E N D
IKONAT DHE VEPRIMET ME DRITARE
IKONAT–përdoren për të simbolizuar komandat , elementet, apo objektet e ndryshme në të gjitha programet e natyrës Windows. Këto janë vizatime të imëta me pamje të ndryshme dhe deri diku të standardizuara. Megjithate ikonat mund t`i përdorë shfytëzuesi sipas dëshirës. Ikona shërben për aktivizimin e komandës, apo objektit që e paraqet. Duke shtypur mbi ikonë do të aktivizohet komanda e caktuar. Pra, çdo ikonë do të hapet duke shtypur mbi të . Zakonisht llojet e caktuara të ikonave shërbejnë per prezantimin e objekteve të caktuara.Nëse treguesi i miut mbahet mbi emrin e ikonës, ajo do të marr ngjyrë të kaltër dhe nën të do të shfaqet përmbajtja e ikonës. Nëse shtypet mbi ikonë do të hapet dritarja përkatëse.
Rregullimi i pozitës së ikonave : Nëse në cilado pjesë e desktopit, jashtë ikonave, shtypet me tastin e djathte, shfaqet një meny me ndihmën e të cilës rregullohet mënyra e vendosjes së ikonave në desktop. Disa prej opcioneve te menysë (ato te cilat kane nga nje trekëndësh të plotë ) kanë edhe nënmenytë e tyre, të cilat fitohen atëherë kur të zgjedhet ai opcion.
Hapja e menysë së ikonave : nëse me maus pozicionohemi mbi ikonë dhe shtypim tastin e djathtë, do të shfaqet një meny që ka të bëjë me ikonën përkatëse dhe e cila i ofron disa mundësi.
Dritaret dhe veprimet me to – Në vazhdim do të prezentohet një dritare (My computer), përmes të cilës do të sqarohen të gjitha elementet e saj si dhe veprimet me to.
Shërben për minimizimin e dritares deri në madhësi të ikonës shiriti i titullit, përmes të cilit lëvizet dritarja në cilëndo pjese te ekranit shiriti i menyve shiriti i veglerive shiriti i objektit të zgjedhur Shërben për rikthimin e madhësisë paraprake Shërben përmbylljen e dritares shiriti rrëshqitës shiriti i veprimeve pjesa për ndryshim proporcional të madhësisë së dritares ikonat e programeve
Lëvizja e dritares nëpër ekran: Për këtë qëllim treguesi i miut duhet të vendoset në shiritin e titullit të dritares dhe të mbahet i shtypur tasti i majtë. Në drejtimin në të cilin e lëvizim miun, lëviz edhe dritarja. Nd[rrimi i gjerësisë së dritares: Për këtë qëllim duhet të pozicionohemi diku në konturën e jashtme të dritares, gjithë derisa treguesi i miut të marrë kahjën e shigjetës së dyfisht. Ashtu si e lëvizim miun, ashtu ndryshojnë edhe dimensionet e dritares.
Minimizimi, rikthimi i gjerësisë paraprake dhe mbyllja e dritares : Për këtë qëllim përdoren tre katrorët e vegjël, të vendosur në këndin e majtë të epërm në shiritin e titullit të dritares. Nëse me miun shtypet mbi të parin, dritarja merr dimensionin minimal. Me të dytin kthehen përmasat paraprake të dritares, ndërsa me të tretin mbyllet tërësisht.
Ikona e dritares së minimizuar