180 likes | 651 Views
USHT - FSHMN – Informatike fisnik.dalipi@unite.edu.mk. Softver Sistemor. Permbajtja. Konceptet e Sistemeve Operative (OS) Definicione, roli, perkrahja hardverike, histori, krahasime Proceset, nderprerjet, rrethanat e vecanta, thirrjet sistemore, strukturat
E N D
USHT - FSHMN – Informatikefisnik.dalipi@unite.edu.mk Softver Sistemor M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Permbajtja • Konceptet e Sistemeve Operative (OS) • Definicione, roli, perkrahja hardverike, histori, krahasime • Proceset, nderprerjet, rrethanat e vecanta, thirrjet sistemore, strukturat • Memorja, particionet, memorja virtuale, faqezimi • Sistemet e fajllave, struktura, implementimi, siguria • Hyrje/Dalje, pajisjet, drajveret • Blokimi (deadlock), detektimi, menjanimi • Bazat e procesimit paralel Literatura • A.S. Tanenbaum, Modern Operating Systems, Prentice Hall 1992 • Silberschatt A. & Galvin P.B., Operating System Concepts, John Wiley & Sons, 1998 • Miroslav Hajdukovic, Operativni Sistemi (problemi i struktura), Novi Sad 2004 M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Ndarja e softverit M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Sistemi kompjuterik Programet aplikative Programet sistemore Hardveri M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Çfarë është OS • Është program që ndërmjetëson në mes programeve aplikative dhe hardverit • Programe që sigurojnë apstrahim e që e thjeshtëzojnë zhvillimin e aplikacioneve: • Fajlla në vend të bajtëve në disk • Regjione memoruese në vend të bitëve në RAM • Procese për aktivizim të aplikacioneve Program që mundësojnë programet të funksionojnë pa konflikte • udhëheq politikë mbrojtjeje • Shfrytëzon masa sigurie Programe që mundësojnë shfrytëzim efikas të hardverit (resurseve) M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Çfarë është OS • Bashkësi programesh që udhëheqin me punën e SK (Sistemit Kompjuterik) me qëllim të shfrytëzimit optimal të resurseve dhe lehtësim maksimal të punës së përdoruesve • Softver që i apstrahon dhe i drejton resurset e SK • Bashkësi programesh që e lehtëson zhvillimin e aplikacioneve • Ka funksion të menaxhimit të pjesëve përbërëse të KS siç janë procesori, kontroleri dhe memorja • Krijon për përdoruesin e SK një mjedis ideal pune duke e transformuar atë nga një makinë që operon me bite dhe bajte në një makinë që operon me fajlle dhe procese M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Disku Memorja Procesori Rrjeti Monitori Tastatura Mausi Fajllat Programe Shpejtësia Komunikimi Dritare, grafika Hyrje Lokator Hardveri dhe OS M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Pyetje themelore tek OS • Struktura – si është i organizuar OS? • Ndarja – si ndahen resurset në mes përdoruesve? • Emërtimi – si emërtohen resurset nga ana e përdoruesve apo programeve? • Mbrojtja – si mbrohen përdoruesit/programet nga njëri tjetri? • Siguria – si të mundësohet puna private dhe siguria? • Performanset – përse është kaq i ngadalshëm? • Rezistimi ndaj gabimeve – si të ju qasemi gabimeve? • I hapur – si të shtojmë mundësi të reja? M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Pyetje themelore tek OS • Komunikimi – si të shkëmbehen informatat? • Konkurenca – si të nisen dhe të kontorllohen aktivitetet paralele? • Fuqia – çfarë ndodh kur kërkesat për resurse zmadhohen? • Qëndrueshmëria – si të krijohen të dhëna që i gjallërojnë proceset prej të cilave janë krijuar? • Distribuimi – qasje deri te bota e informatave • Përllogaritje – kush i pagon harxhimet e resurseve dhe si të kontrollohet shfrytëzimi i resurseve? M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
5 vështrime të OS • Kemi 5 vështrime ndaj OS • Vështrim nga ana e hardverit • Vështrim nga ana e krijuesit të OS • Vështrim nga ana e programerit të aplikacioneve • Vështrim nga ana e përdoruesit të fundit • Vështrim nga ana e sistem administratorit M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Nga hardveri Sistemi Operativ është softver që komunikon direkt me hardverit duke përfshirë këtu: • boot procesin • Pajisjet (I/O) dhe si i shfrytëzon këto OS • Interaksioni ndërmjet hardverit dhe OS M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Nga ana e krijuesit të OS Ky vështrim kryesisht ka të bëjë me vetë OS, strukturën e tij interne, efikasitetin, performansat, strukturën e të dhënave etj. • Si mund ta bëjmë OS më efikas? • Si mund ti shtojmë më shumë funksione? • Si ti gjejmë bug-et? Ta bëjmë më të përdorshëm, më të hapur etj. Shpesh herë ky vështrim bëhet aq shumë i orientuar sa që harron se çfarë duhet OS të bëjë dhe për se është sajuar (psh. UNIX) M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Nga ana e programerit të aplikacioneve OS i ngjan një biblioteke me një bashkësi mirë të definuar aplikacionesh (programesh): • Cilat apstrakcione të OS janë të disponueshëm? • Sa mirë është strukturuar interfejsi për zhvillimin e aplikacioneve? Mos jetë as shumë i ulët as shumë i lartë. • Sa është i bartshëm? • Ruajtja e investimit intelektual – të mos ndërtohet program për çdo verzion të OS M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Nga ana e përdoruesit të fundit OS është vetëm një program dhe ndodh që të duhet të reinstalohet • Nuk duhet të bjerë ose ti nxjerr në pah aspektet e këqija të makinës • Duhet ta ruaj investimin bë softverin aktual dhe aplikacionet • Përdoruesi kujdeset për aplikacionet, e jo për OS • OS i mirë është ai që është më transparent (në kushtet tona: kasoftver pa pagesë dhe që gjindet lehtë) Bëni një krahasim në mes Windows, Apple/OS & Linux M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Nga ana e sistem administratorit OS është program që mundëson shfrytëzim efikas të resurseve • Si mund të ndiqet shfrytëzimi i resurseve? • Sa është i lehtë reinstalimi i OS dhe softverit? • Siguri në punë dhe nga sulmet • I hapur M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Historia e OS • Makinat e para 1940-1950 • Nuk ka OS, makinat programohen në mënyrë direkte • Makinat e hershme 1940-1955 • Monitore – programe të vogla për udhëheqje të pajisjeve • OS e paketuara (Batch) -1950 e më vonë • Hyrja dhe dalja përpunohet veçantas nga procesimi qendror • OS me shpërndarje kohore (Time sharing) 1960 – • Shumë përdorues e shfrytëzojnë makinën interaktivisht (MVS, VMS, ...) • OS të bartshëm(portable) 1970 – • UNIC • PC OS, 1974- • Apple II, etj M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10
Historia e OS • MSDOS 1980- • Revolucioni i PC • OS me dritare (Windowing) 1980 – • Apple (MacOS) & Xerox (Pilot OS) • OS të hapur 1985 – • Linux, NetBSD, FreeBSD • OS të distribuar 1985 – • UNIX, Novell, Windows M-r. Fisnik Dalipi USHT 2009-10