450 likes | 784 Views
E N D
Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Konceptet e kontabilitetitTema II-te: Llogariadheelementet e sajLeksioni 4a-Ndertimiibilancit, forma,plote e llogarise.b- Kontabiliteti ne kushtet e perdorimittekompjuterave.Pseduhetinformatizimiikontabilitetit; Cfareperfaqesonnje program kontabiliteti, situata ne Shqiperi; Burimetnjerezoredheinformatizimi I kontabilitetit, mungesa e pregatitjes se specialistevetekontabilitetit ne perdorimin e ketyreprogrameve, kualifikimi I kontabilisteve.Leksione 2 oreSeminare 2 oreLaborator 1 ore
Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.
LLOGARIA DHE ELEMENTET E SAJ ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Ndertimi I bilancit te llogarive Kontabiliteti ne kushtet e informatikes • Teprica e llogarive • Llogaria e rezultatit • Terminoliogjia kontabël e përdorur • Ndërtimi i bilancit të thjeshtë • Shembuj praktikë • Forma e plotë e llogarive • Pse duhet informatizuar kontabiliteti • Çfarë përfaqëson një program kontabiliteti • Përdorimi i programeve të kontabilitetit • Skema e organizmit të kont. të inform.
Ndërtimi i bilancit . Ai ndërtohet nisur nga libri i madh dhe është një listë e përgjithshme e llogarive që lejon të bëhet përmbledhja për secilën prej tyre: • tepricat fillestare (në rastin e një kontabiliteti që tashmë ekziston në lidhje me të mëparshmit); • lëvizjet e periudhës së llogarive; • tepricat përfundimtare. Për ta ndërtuar bilancin,para së gjithash duhet përcaktuar teprica e secilës llogari të përdorur në kontabilitet. Shuma neto e një llogarie në një datë të dhënë është e barabartë me diferencën midis totalit të përdorimeve dhe totalit të burimeve. Kjo diferencë quhet teprica e llogarisë. N.q.se totali i përdorimeve është më i madh se totali i burimeve, teprica do t’i korrespondojë një përdorimi (aktivi); në të kundërt, n.q.se totali i burimeve është më i madh se totali i përdorimeve, teprica do t’i korrespondojë një burimi (pasivi). Në rast barazimi, llogaria quhet e mbyllur. Nxjerrja e tepëricave të llogarive në njësinë ekonomike të zotitMikel. LIBRI I MADH Kujtojmë: e djathta e secilës llogari rregjistron përdorimin, e majta rregjistron burimin. Në paraqitjen e këtij bilanci të parë të thjeshtuar, TP do të thotë: teprica Përdorime TB do të thotë: teprica Burime
Këtu vërejmë që nxjerrja e tepricës së një llogarie, bëhet gjithmonë në anën e kundërt.
Bilanci i njësisë ekonomike (01.01.200x-31.01.200x) Administratori Mikeli
Pas ndërtimit të këtij bilanci ne mund të konstatojmë që,dy kolonat e para te totaleve përmbajnë tërësinë e lëvizjeve përdorime ose burime dhe është e barabartë me atë të ditarit. Dy kolonat e fundit jënë tepricat e secilës llogari të njësisë ekonomike. Ky bilanc i thjeshtë tashmë do të na lejojë të ndërtojmë llogarinë e rezultatit dhe bilancin përfundimtar të njësisë ekonomike të Zotit Mikel,sikurse i kemi ndërtuar gjatë bilanceve të njëpasnjëshëm dhe variacioneve të tyre. Llogaria e Rezultatit
Bilanci • Terminologjia kontabël e përdorur zakonisht. • Sikurse do ta studiojmë më pas, çdo pol i analizës së një fluksi, mund të jetë në funksion të veprimeve të kryera, pika e nisjes (burimi), ose pika e mbërritjes (përdorimi, destinacioni). • Gjithashtu ne kemi mësuar se llogaria përbëhet nga dy kolona që lejojnë të rregjistrohet qoftë origjina e fluksit, qoftë destinacioni i tij; paraqitja më e thjeshtë e një llogarie, bëhet në formën e një T-je, ku pjesa e majtë i rezervohet përdorimeve dhe pjesa e djathtë burimeve. Nisur nga kjo etapë, ne do të flasim në vazhdim për : • debinë për përdorimet ( atë që merr, polin e mbërritjes) në të majtë; • Detyrime për burimet (origjinën, atë që jep, polin e nisjes) në të djathtë;
Ne mund të paraqesim skematikisht llogarinë kështu: Destinacioni Përdorime Origjina Burime Emri i llogarisë • Poli që merr • Poli i mbërritjes • = • Debi • Poli që jep • Poli i nisjes • = • Kredi DEBITIM i një llogarie do të thotë rregjistrim i një shume në debi të saj. KREDITIM një llogarie do të thotë rregjistrim i një shume në kredi të saj. Llogaritë aktive tepricën e tyre fillestare e kanë në Debi (shumën që marrin nga bilanci i celjes). Gjatë periudhës ushtrimore në debi të tyre rregjistrohen shtesat e zërave të aktivit duke ju shtuar tepricës fillestare që është paraqitur në debi. Ndërsa veprimet që shkaktojnë pakësime të zërave të aktivit pasqyrohen në Kredi të llogarive të aktivit. Llogaritë e aktivit në fund të periudhës mund të dalin të barazuara ose me tepricë debitore.
Debi Llog. Aktive Kredi Pakesimet Teprica fillestare Shtesat Lëvizja Debitore Lëvizja kreditore Teprica Debitore Llogaritë e shpenzimeve funksionojnë njësoj si llogaritë aktive. Llogaritë e pasivit terpicën e tyre fillestare e kanë në Kredi (shumën që marrin nga bilanci). Gjatë periudhës ushtrimore në kredi të tyre rregjistrohen shtesat e zërave të pasivit duke ju shtruar tepricës fillestare që është paraqitur në kredi. Ndërsa veprimet që shkaktojnë pakësime të zerave të pasivit pasqyrohen në Debi të llogarive të pasivit. Llogaritë e pasivit në fund të periudhës ushtrimore mund të dalin të barazuara (kur lëvizja debitore është e barabartë me lëvizjen kreditore) ose me tepricë kreditore. Debi LLOG.BURIMEVE Kredi Pakesimet Teprica fillestare Shtesat Lëvizja Debitore Lëvizja kreditore Teprica Kreditore
Llogaritë e të ardhurave funksionojnë njësoj si llogaritë pasive. Zbatimi i parimit kontabël të kredisë / debisë në njësinë ekonomike të zotit Mikel: Duke rimarrë shembullin që na shërbeu si bazë për fillimin kontabël, tashmë ne do të mund të përdorim terminologjinë kontabël të kredisë/debisë. Përmbledhja e veprimeve të njësisë ekonomike: 1. krijimi i njësisë, derdhje kapitali 4 000 lekë të depozituara në bankë; 2. huaja e kontraktuar 3 000 lekë me një bankë (huaja ishte xhiruar direkt në bankë); 3. blerja e një materiali informatik me para në dorë 5 000 lekë; 4. shitje shërbimesh me para në dorë për 800 lekë; 5. blerja e lëndëve të para për 300 lekë me para në dorë; 6. realizimi i një shitje shërbimesh për 1 000 lekë me likuidim të mëvonshëm; 7. kontratë siguracioni multirisk për 200 lekë me likuidim të mëvonshëm; 8. arkëtimi i gjysmës së detyrimeve nga klienti 500 lekë; 9. pagimi i gjysmës së borxhit furnitorë (100 lekë); 10. pagimi i huasë për 110 lekë të ndarë në 100 hua dhe 10 interesa; 11. llogaritet amortizimi i aktiveve të qëndrueshme 150 lekë; 12. bëhet inventari i lëndeve të para të papërdorura dhe rezulton 40 lekë gjëndje në fund të periudhës.
100 150 40 DITARI
100 150 40
Tani mbartim nga ditari veprimet në librin e madh njëlloj si më parë por duke përdorur terminologjinë kontabël. Llogaria Banka D Llogaria Huamarrje K D Blerje L.Para K D Llogaria Kliente D Shpenz. Siguracione K D Llogaria te ardh. K D Llogaria Kapital K D Llogaria aktive afatgjata K D Gjendje L.Para K D Ndry.Gjen L.Para K D Shpenz. financiare K D Shpenz. amortizimi K Llogaria Furnitore
Llogaria e Rezultatit Bilanci Përfundimtar
Nga ky shembull ne shohim mirë që nuk ka ndryshuar asgjë në paraqitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare të njësisë ekonomike të Mikelit. Llogaritë e ndryshme përkatëse, lejojnë për njësinë ekonomike të ndërtohet sikurse më parë, situata e saj pasurore. Ne mund të themi që ajo posedon një AAGJ(Konpjuter) me vlerë aktuale 4 850 lekë, një inventar me vlerë 40 lekë, një të drejte ndaj klientëve prej 500 lekë, gjëndje në bankë 2 790 lekë dhe detyrim ndaj Bankës për huanë 2 900 lekë , 100 lekë detyrim një furnitori, që kapitali (borxhi i njësisë ekonomike kundrejt krijuesit të saj pronarit për kapitalin e investuar) është 4 000 lekë dhe që ka realizuar një rezultat (fitim) prej 1 180 lekë. Këto gjëndje llogarishë duhet të evitojnë konfuzionin përsa i përket llogarisë banka. Në fakt, duke rregjistruar lëvizjet e keshit, veprimet e të cilave janë të ndryshme (parà për arkën, dhe për bankën), llogaritë ARKA dhe BANKA megjthatë funksionojnë në të njejtën mënyrë. Si njëra dhe tjetra debitohen kur rregjistrojnë një hyrje (të ardhura), dhe kreditohen kur rregjistrojnë një dalje (shpenzim). Por ato debitohen dhe kreditohen dhe kur kanë lëvizje të parave midis tyre, të dredhjeve apo tërheqje,duke përdorur llogarinë 581 “Xhirime të brendshme”, për të mos dyfishuar vlerat në ditar të veçantë si të arkës dhe të bankës. Kështu p.sh, kur njësia ekonomike tërheq një shumë të caktuar parash me çek nga banka, ajo kryen dy veprime të kontabilitetit:
a) bën hyrje në arkë me mandat arkëtimi duke kryer këtë veprim kontabël: M.A b) bën dalje nga banka me çek duke kryer këtë veprim kontabël. Në rastin konkret llogaria 581 “Xhirime të brëndshme” mbyllet dhe ne kemi një veprim të debitimi dhe një veprim kreditimi, debi llogaria “Arka” dhe kredi llogaria “Banka”. Në kushtet e marrëdhënieve të bankës më njësitë ekonomike (Njësia ekonomike është klientë i bankës), duhet te mbajnë parasysh edhe veprimet që banka bënë në kontabilitetin e saj për llogari të klientit (depozituesit).
Llogaritë e Mjeteve Monetare Arka, Banka ose Debi Llogari çeqesh postale Kredi Debitim i një llogarie bankare do të thotë rregjistrim i një hyrje parash. Kreditim i një llogarie bankare do të thotë rregjistrim i një dalje parash. Duhet nënvizuar se banka bën kontabilitetin e saj dhe jo atë të të tretëve (të veçantë apo të njësisë ekonomike) me të cilët ajo ka marrëdhenie. N.q.se pranojmë idenë që banka është një njësi ekonomike më vete, që ka nevojë për lëndë të para për të shitur shërbime në një treg, konstatojmë që kjo lëndë e parë e saj janë thjesht monedhat. Ashtu si çdo njësi ekonomike, banka u bën thirrje furrnitorëve të cilët nuk janë gjë tjetër veçse depozituesit.... Shembull Zoti Mikel, tregtar, depoziton 1 000 lekë në llogarinë e tij të hapur në Bankën X. Megjithëse kjo shumë i përket atij, tregtari ynë është një furnitor monedhash meqenëse ai zmadhon kështu burimet e bankës. Duke ngritur hipotezën e thjeshtë që banka ka një llogari të “inventarit të monedhave”, ajo do të mund të rregjistrojë në kontabilitetin e saj veprimin e mëposhtëm:
Zoti Mikel depoziton 1 000 lekë në llogarinë e tij bankare. Banka X Debi Inventari i monedhave Kredi Llogaria e Z. Mikel Debi Kredi Depozitues të tjerë 5 000 1 000 Zoti Mikel kryen një tërheqje nga llogaria e tij në bankë prej 600 lekë Llogaria e Z. Mikel Debi Kredi Banka X Debi Inventari i monedhave Kredi Depozitues të tjerë 5 000 1 000 N.q.se pas këtij veprimi, banka do t’i dërgojë Z. Mikel një nxjerrje llogarie, ky i fundit mund të konstatojë që në librat e bankës, llogaria e tij fillimisht është kredituar për 1 000 lekë kur ai ka depozituar, pastaj është debituar për 600 kur ai ka kryer tërheqjen e parave. Teprica e llogarisë së tij është kreditore 400, gjë që do të thotë, që ai ka një gjendje llogarie. Më në fund, imagjinojmë që Zoti Mikel ka nevoja të mëdha financiare... Ai do t’i drejtohet bankës së tij dhe i kërkon një tërheqje prej 800 lekë në cash të cilën banka e pranon.
Kontabiliteti i bankës atëhere do të jetë i mëposhtmi: Zoti Mikel kryen një tërheqje prej 800 lekë Llogaria e Z. Mikel Debi Kredi Banka X Debi Inventari i monedhave Kredi Zoti Mikel ka depozituar 1 000 lekë pastaj ka tërhequr 600 lekë. Ai ka ndërkohë një gjendje në bankë prej 400 lekë. Zoti Mikel tërheq 800 lekë. Llogaria e tij bankare atëhere mbetet e zbuluar për 400 lekë dhe përfaqëson kështu një tepricë debitore. Situata ka ndryshuar rrënjësisht. Në fakt, Z. Mikel nuk është më furnitor, por klient i bankës. Teprica e llogarisë së tij, që tashmë është debitore, tregon shumën e zbulimit që banka i ka dhënë atij. Sigurisht, ky zbulim,paguhet... Rikujtojmë që banka mbanë kontabilitetin e saj dhe jo atë të të tretëve. Gjithashtu ajo rregjistron në llogaritë e saj marrëdhëniet që ajo mban me të tretët. Këto janë të dy natyrave: të tretët i sjellin asaj burime (d.m.th. parà) dhe në këtë rast ajo krediton llogarinë e tyre. Ose të tretët i marrin para dhe në këtë rast ajo debiton llogarinë e tyre.
Gjithashtu është mjaft e qartë për njësinë ekonomike,që në kontabilitetin e saj, mund të konstatojë një marrëdhënie reciprociteti midis llogarisë së bankës të mbajtur nga njësia ekonomike dhe llogarisë së njësisë të mbajtur nga banka. Rakordimi i këtyre dy kontabiliteteve, (pra kontabilitetit për vepimet e bankës që mban vetë njësia ekonomike dhe kontabilitetit për veprimet e bankës që mban vetë banka) përbën një mjet efikas për kontrollin e veprimeve të keshit të ruajtur në bankë. 2.1. Forma e plotë e llogarisë. Siç e pamë dhe në çështjen e mëparshme ishte përdorur forma T e llogarisë. Në fakt llogaria ka një formë më të plotë dhe më të komplikuar. Kjo sepse ajo duhet të ndërtohet në formë të tillë që të ketë mundësi që të shënohet informacioni i domosdoshëm për çdo veprim ekonomik. Informacioni që duhet të paraqitet në llogari përfshin tregimin e shumave të veprimit, të datës së veprimit, të përshkrimit të veprimit, të dokumentit justifikues të kryerjes së veprimit, etj. forma e plotë e llogarisë mund të jetë e njëanshme ose e dyanshme. Për të ilustruar këto dy forma të llogarisë po jepet forma e plotë e dyanshme e llogarisë “Mjete monetare” dhe forma e njëanshme e llogarisë “Kapitali i pronarit”.
Forma e dyanshme e llogarisë Forma e njëanshme e llogarisë
Siç shihet, emri i llogarisë paraqitet në krye të saj. Secila kolonë shërben për të dhënë një informacion të caktuar. P.sh. kolona e datës jep informacion mbi datën, muajin dhe vitin kur ka ndodhur veprimi, etj. Secila formë e llogarisë ka anët e saj pozitive dhe negative. Në formën e plotë të dyanshme ka mundësi për dhënien e një informacioni përshkrues në lidhje me veprimin e kryer më të gjërë. Por sidomos për llogaritë që kanë shumë veprime nga një anë e tyre dhe pak në anën tjetër të tyre, p.sh llogaritë e të ardhurave, të shpenzimeve, etj. për shkak të mbylljes serive më dy vija paralele, ndodh që njëri krah të mos përdoret e të shkojë dëm duke rritur kështu koston e mbajtjes së kontablitetit. Kurse në formën e njëanshme kjo anë negative eleminohet. Por nga ana tjetër duke qënë se kolonat debi e kredi janë shumë afër, forma e plotë e njëanshme e logarisë përmban rrezikun e kryerjes së gabimeve duke regjistruar shifrat në një kolonë në vend të një kolone tjetër. Por ky rrezik eleminohet me një punë regjistruese më të kujdesshme. Forma e njëanshme e llogarisë është aktualisht formë më e përdorshme për shkak të lehtësirave që ajo ofron. Në kushtet e përdorimit të kontablitetit të kompjuterizuar përdoret forma e njëanshme. Çështja 3-të. Kontabiliteti në kushtet e përdorimit të kompjuterave. Bizneset janë sot në botë përdoruesit dhe përfituesit kryesorë të teknologjisë së informacionit. Kompjuterat, interneti dhe tregtia online (e-commerce) janë bërë absolutisht të nevojshëm për shumë biznese. Kjo bën që të ekzistojë një lidhje e ngushtë midis botës së biznesit dhe njësive ekonomike që prodhojnë zgjidhje informatike për të (business solutions).
Përdorimin kryesor dhe më të rëndësishmin, kompjuterat dhe programet kompjuterike, e gjejnë në fushën e kontabilitetit. Programet e para që janë ndërtuar për ti ardhur në ndihmë njësive kanë qenë programet e kontabilitetit. Dhe kjo është mëse e kuptueshme, pasi vëllimi i punës në njësitë e mëdha e bënte të pamundur përpunimin në kohën e duhur, të asaj sasie gjigante informacioni financiar, qoftë duke patur në dispozicion edhe një sasi të madhe njerëzish. Një gjë e tillë, shkaktonte vonesa në raportimin financiar dhe mundësi të mëdha për gabime. Kështu lindën programet e para të kontabilitetit që kryenin veprime të thjeshta (regjistrimin në debi-kredi të veprimeve, mbartjen e tyre në ditar e në librin e madh dhe gjenerimin e pasqyrave financiare). Aktualisht këto lloj programesh të thjeshta përdoren kryesisht për qëllime edukative nëpër shkolla dhe universitete. Sot në botë numërohen me mijëra programe për mbajtjen e kontabilitetit dhe raportimin financiar, nga më të thjeshtët deri te më kompleksët, që kanë të integruar brenda tyre jo vetëm modulin e kontabilitetit por dhe module të tjera për manaxhimin e shitjeve, të kontratave, marketingut, taksave, burimeve njerëzore etj. 3.1. Pse duhet informatizuar kontabiliteti ? Informacioni i duhur në kohën e duhur,informacioni i dites, është sot një nga çelësat e suksesit të njësive ekonomike. Që përdoruesit e informacionit kontabël të marrin vendime, nevojitet një informacion i saktë dhe real për gjendjen e njësisë ekonomike. Fillimisht shumica e njësive lindin si biznese të vogla, kryesisht familjare ose personale. Në këtë moment pronari nuk e ndien shumë nevojën e një sistemi kontabiliteti. Ai në këtë fazë e njeh në çdo çast gjendjen e njësisë së tij.
Por me rritjen e aktivitetit, dalin probleme të tilla si: dokumentimi i çdo transaksioni, ndjekja e debitorëve, vlerësimi i gjendjes së magazinës dhe i artikujve me qarkullim më të madh, ndërlikimi i marrëdhënieve me shtetin dhe sidomos me administratën tatimore etj, që e bëjnë absolutisht të domosdoshëm ndërtimin e një sistemi kontabiliteti. Megjithatë, meqënëse edhe në këtë fazë vëllimi i dokumentacionit ende nuk është shumë i madh, përsëri shumë njësi nuk e ndiejnë nevojën për ta informatizuar kontabilitetin. Domosdoshmëria për kalimin në një sistem të kompjuterizuar të kontabilitetit vjen e bën trysni kur puna rritet mjaft dhe lind vështirësia për të prodhuar informacion. Në këtë fazë kontabilisti e ka shumë të vështirë të përpunojë gjithë atë numër dokumentash, të regjistrojë, të mbledhë e të zbresë dhe të nxjerrë pasqyrat financiare. Shumë kontabilistë e fillojnë punën e tyre me kompjuterin jo me programe specifike të ndërtuar posaçërisht për këtë punë. Një pjesë e mirë punon me programe të tjera, siç janë: Excel dhe Access. Këto programe mundësojnë regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave, por nuk janë të dizenjuara posaçërisht për mbajtjen e kontabilitetit dhe i duhet vetë kontabilistit ti përshtasë ato. Kjo i bën këto lloj sistemesh jo fleksibël, aq sa kontabilisti mund të ndeshet me vështirësi të mëdha në qoftë se aktiviteti i biznesit bëhet kompleks. Ndërsa programet specifike të kontabilitetit janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që përputhen me mënyrën e punës së një kontabilisti. Ato krijojnë mundësinë të regjistrohen dokumente dhe të kryhen mbartje në regjistrat përkatës (ditar, libri i madh etj), deri nxjerrjen e Bilancit dhe pasqyrave financiare. 3.2. Çfarë përfaqëson një program për mbjatjen e kontabilitetit ? Puna në shërbimin e kontabilitetit është e organizuar në mënyrë të tillë: regjistrohen dokumentat bazë sipas llojit të tyre në regjistra të veçantë, p.sh: dokumentet e arkës, faturat e blerjes dhe faturat e shitjes, dokumentet e magazinës, pagat etj.
Kështu krijohen regjistra (ditarë) për çdo lloj veprimi / dokumentacioni, p.sh Ditari i Arkës, Ditari i Shitjeve, Ditari i Blerjeve, Libri i Invenatrit (Magazinës), Libri i Pagave etj. Më pas regjistrimet kalojnë në një ditar përmbledhës (centralizator) dhe që andej mbarten në kartelat e llogarive të veçanta (Libri i Madh). Kjo është një punë kolosale dhe që brenda ka rrezikun e shumë gabimeve. Nga Libri i Madh, tepricat (saldot) e llogarive, nxirret bilanci vërtetues, që paraqet lëvizjet dhe gjendjet përfundimtare të çdo llogarie. Duke grupuar llogaritë, nxirren pasqyrat financiare (Bilanci, Të Ardhura e Shpenzime etj). Po këtë rrugë që ndjek informacioni në sistemin manual (regjistrime me dorë) të kontabilitetit, ndjek edhe në rastin e një programi kompjuterik për kontabilitetin. Me përdorimin e një programi kontabiliteti, e vetmja gjë që duhet të bëjë kontabilisti është të hedhë dokumentet – bazë (justifikues) në program. Mbartja e tyre nëpër libra dhe nxjerrja e pasqyrave kryhet automatikisht nga programi. Kështu kemi në dorë produktin e kontabilitetit vetëm duke dhënë inputet, pa qenë nevoja të kryejmë vetë të gjithë proçesin regjistrues dhe llogaritës. Një program kontabiliteti është i përbërë nga një bashkësi skedarësh, ku mbahen të regjistruar dokumentet që janë hedhur në program. Programi krijon nga një dosje të veçantë për secilën njësi të hapur dhe nga një nëndosje për secilin vit të njësisë. Në secilin vit mbahet i regjistruar në skedarë të veçantë çdo lloj dokumentacioni, p.sh: skedari i blerjeve, i shitjeve, i magazinës etj, si dhe një skedar përmbledhës për kontabilitetin (Libri i Madh). Kur kërkohet një informacion nga programi, ky konsulton bazën e të dhënave dhe, pasi gjen aty informacionin e kërkuar në bazë të filtrave të dhënë, shfaq në ekran raportin e dëshiruar.
3.3. Situata në Shqipëri. Në Shqipëri përdorimi i programeve kompjuterike për mbajtjen e kontabilitetit sidomos pas vitit 1992 ka ardhur gjithnjë në rritje dhe tendenca është që të rritet më tej. Kjo lidhet me një sërë faktorësh, prej të cilëve ndër më kryesorët mund të përmendim: Futja në masë e kompjuterave nëpër njësi ekonomike e institucione dhe zvogëlimi i punës manuale; Rritja dhe ndërlikimi i aktivitetit të biznesit shqiptar bënë që nevoja për informacion financiar të saktë e të detajuar të bëhet gjithnjë e më e madhe; Mentaliteti i ri i shumë biznesmenëve që kërkojnë gjithmonë teknologjinë më të fundit; Rritja e nivelit të njësive që prodhojnë këto lloj programesh dhe e cilësisë së shërbimit të tyre. Aktualisht në Shqipëri përdoren një shumëllojshmëri programesh, shqiptare dhe të huaja. Kuptohet, eksperienca e programeve të huaja është shumë më e madhe, por ka një problem themelor: këto lloj programesh bazohen në standarte të huaja, përgjithësisht të vendeve ku janë prodhuar dhe ndonjëherë në standarte ndërkombëtare, dhe nuk janë të përshtatshëm për mbajtjen e kontabilitetit sipas rregullave dhe ligjeve shqiptare. Gjithashtu shpesh ato nuk përputhen as me praktikat tregtare shqiptare. Kjo bën që shumica e bizneseve shqiptare të preferojnë programet e prodhuara në Shqipëri, numri i të cilave nga vit në vit është shtuar. Gjithësesi dy janë programet më të përdorura dhe që kanë sot një numër të konsiderueshëm klientësh: “Financa”, i prodhuar nga Infosoft shpk. “Kontabiliteti Alpha”, i prodhuar nga IMB shpk (Instituti i Modelimeve në Biznes); Me kalimin e kohës, tendenca është që të shtohet numri i këtyre lloj programeve. Kjo bën që të shtohet konkurenca dhe, për pasojë, të ulen kostot, që sot variojnë 300 – 600 Euro për një liçensë instalimi (një kompjuter). Në mënyrë skematike organizmi i kontabilitetit të informatizuar paraqitet ne skemën 1.
Skema 1. Organizimi i kontabilitetit të informatizuar .
3.4. Burimet njerëzore dhe informatizimi i kontabilitetit Përdorimi i programeve të kontabilitetit Për ekonomistët në përgjithësi dhe financierët në veçanti, një nga kërkesat – bazë të sotme është përdorimi i kompjuterit për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave të ndryshme ekonomiko – financiare. Mund të njohim programet e MS Office, si p.sh Excelin, por a mjafton kjo? Një vëzhgim i tregut ka treguar se me rritjen e kompleksitetit të njësisë dhe të vëllimit të aktivitetit të tij, mbajtja e informacionit financiar nëpërmjet programeve shumë të përgjithshme, siç mund të jetë Excel apo Access, bëhet shumë e vështirë dhe nuk iu përgjigjet në kohë kërkesave të njësive ekonomike. Për këtë nevojiten njohuritë e duhura për funksionimin dhe përdorimin e programeve specifike. Programet e kontabilitetit e thjeshtojnë shumë punën e kontabilistit, por nuk e mënjanojnë atë. Ka dy lloje përdoruesish, që mund të punojnë me këto programe: • Operatorët, të cilët bëjnë thjesht hedhjen e të dhënave (dokumenteve – bazë) në program. Këta, nuk është e nevojshme të jenë patjetër kontabilistë me kualifikim përkatës, mjafton një kurs i thjeshtë për të mësuar mënyrën e hedhjes së tyre në program. • Kontabilistët, të cilët rol parësor kanë kontrollin e saktësisë së dokumenteve të regjistruar dhe interpretimin e informacionit që programi ofron. Gjithashtu, janë ata, që ndërtojnë strukturën e sistemit të kontabilitetit në njësitë ekonomike. Kjo kërkon njohuri të thelluara në kontabilitet dhe njohje shumë të mira të programit.
3.5. Mungesa e përgatijes së specialistëve të kontabilitetit në përdorimin e këtyre programeve. Për fat të keq, niveli i përdorimit të këtyre programeve në Shqipëri vazhdon të mbetet i ulët. Vetëm një pjesë e vogël e specialistëve të kontabilitetit i njohin dhe i përdorin ato; shumica janë ende në sistemin e vjetër të mbajtjes së kontabilitetit, pra manualisht. Edhe nga përdoruesit, pjesa më e madhe janë në nivelin e operatorit. Kjo vjen kryesisht nga mungesa e informacionit për këto programe dhe sidomos nga fakti që kontabiliteti i informatizuar nuk është përfshirë ose është përfshirë shumë pak apo përkohësisht në programet e shkollave të mesme profesionale e universiteteve që nxjerrin kontabilistë. Kjo bën që studentët, që janë shumë të intëresuar për to, t’u drejtohen kurseve pranë firmave që i prodhojnë këto programe, ose qëndrave të ndryshme private të trajnimit. Jo vetëm kontabilistët që ushtrojnë profesionin e tyre pranë firmave ose si kontabilistë publikë, por edhe inspektorët tatimorë dhe revizorët (audituesit) duhet të kenë njohuri të mira të këtyre programeve. Kjo pasi, nëse inspektori tatimor nuk e njeh programin, shtohet mundësia për evazion fiskal. Po kështu revizori nuk mund të bëjë auditimin e kontabilitetit të një njësie ekonomike që punon me program, nëse ai nuk e njeh atë.
3.6. Kualifikimi i kontabilistëve për përdorimin e programeve të kontabilitetit. Për të përmirësuar nivelin e përdorimit të këtyre programeve nga specialistët e kontabilitetit, kërkohet: • Futja e kontabilitetit të informatizuar në programin e shkollave të mesme profesionale (ekonomike) dhe sidomos në programin e Fakulteteve të Ekonomisë; • Organizimi i kurseve nga Shoqata e Kontabilistëve për njohjen dhe përdorimin e këtyre programeve: • Të kombinuara me kurset për kontabilitetin (nivel operatori) • Kurse të avancuara për kontabilistët publikë (kontabël i miratuar dhe ekspert-kontabël i autorizuar) • Kurse për punonjësit e organeve tatimore dhe për inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit (ka versione të programeve për kontabilitetin dhe për institucionet buxhetore) • Kurse për revizorët. • Organizimin e seminareve të ndryshme me biznesmenë dhe manaxherë biznesi, për të treguar avantazhet e përdorimit të programeve të kontabilitetit etj. • Liçensimi i programeve të kontabilitetit nga ekspertë të liçensuar në këtë fushë, qoftë të atashuar dhe pranë Drejtorisë së Kontabilitetit në Ministrinë e Financës, do të rriste më tej përgjegjësinë dhe cilësinë e programeve në përputhje me standardet e kontabilitetit.
Plani I seminarit dhe ushtrimeve: a) Pyetje 1- Ç`është llogaria? Cilat janë shkaqet që e bëjnë të domosdoshme përdorimin e saj? Cilët janë elementët kryesorë të saj? 2- Ç`është libri i madh? 3- Cila është metoda bazë e kontabilitetit? Si mund të përkufizohet ajo? Cilat janë principet kryesore të saj? 4- Cila është proçedura e regjistrimit të veprimeve duke përdorur bilancet. Të metat e vështirësitë e saj? 5- Cila është proçedura e regjistrimit të veprimeve sipas metodës bazë kontabël? 6- Çfarë kuptoni ju me regjistrim të veprimeve ekonomike? 7- Cilat janë elementët kryesore të llogarisë? 8- Në cilën anë të llogarisë regjistrohen gjendja, shtesat dhe pakësimet e: a) aktiveve b) të detyrimeve c) të kapitalit të pronarit? 9- Çështë dhe përse shërben forma e plotë e llogarisë? Sa llojesh paraqitet ajo? Cilat janë anët pozitive dhe negative të tyre? 10- Pse lindi nevoja e kotabilitetit të informatizuar? Përshkruani anët pozitive, problemet dhe vështirësitë sot në Shqipëri. 11- Cilat janë hapat kryesore për organizimin e kontabilitetit të informatizuar të një njësie ekonomike?
b) Ushtrime 1- Për secilën nga llogaritë e mëposhtme të përcaktohet se në çfarë grupi të llogarive duhet klasifikuar: - Mjete monetare në arkë - Detyrime të furnitorëve - Detyrim për tatim mbi fitimin - Tërheqje e pronarit - Shpenzime page - Të ardhura - Toka - Klient 2- Të tregohet se cila nga llogaritë e mëposhtme është llogari Aktivi(Perdorimi) dhe cila llogari detyrimi(Burimi) apo rezultati (drejtimi): - Makineri dhe pajisje - Të ardhura nga interesat - Tërheqje të pronarit - Llogari të arkëtueshme - Pagat e papaguara - Shpenzime page 3- Llogaria “ Materiale” klasifikohet si llogari: a) Kapitali b) Detyrimi c) Të ardhura d) Shpenzimi e) Aktivi(Perdorimi). 4- Llogaria “ Interesa të paguara” klasifikohet si llogari: a) Detyrimi b) Kapitali c) Aktivi d) Të ardhura e) Shpenzimi. 5- Tregoni se cili nga përcaktimet e mëposhtme është i gabuar: Në Debi të llogarisë regjistrohen: Në Kredi të llogarisë regjistrohen: a- Rritja e një aktivi a) Pakësimi i një aktivi b- Pakësimi i një detyrimi b) Paksimi i një detyrimi c- Pakësimi i kapitalit të pronarit c) Rritja e kapitalit të pronarit 1- Pakësimi i shpenzimeve 1- Rritja e të ardhurave 2- Pakësmi i të ardhurave 2-Pakësimi i shpenzimeve
6- Njësia ekonomike “X” ka kryer veprime gjatë muajit janar 200X, të regjistrohen ato në llogari në formë T-je: a) Është pranuar një faturë për blerjen e materialeve me likujdim të mëvonshëm për 6.000 lekë b) Sipas mandatarkëtimit të arkës janë arkëtuar të ardhura nga shërbimet e kryera për 8.000 lekë c) Sipas mandatpagesës së arkës është paguar për energjinë elektrike të përdorur 2.000 lekë d) Sipas mandatarkëtimit të arkës pronari ka derdhur si shtesë kapitali 100.000 lekë e) Është pranuar fatura e lëshuar nga një klient X për një shërbim të kryer ndaj tij me pagesë të mëvonshme për 8.000 lekë f) Sipas mandatpagesës së arkës është paguar për blerjen e një autoveture nga një individ sipas aktit noterial të shitjes 200.000 lekë g) Pronari ka tërhequr me çek për nevoja personale 30.000 lekë 7-Veprimet e ushtrimit 6 të regjistrohen në llogari në formë të plotë të njëanshme. Vetëm për llogarinë e mjeteve monetare të përdoret forma e dyanshme e llogarisë. Të ndërtohet bilanci me tepricat dhe lëvizjet e llogarive. 8- Njësia ekonomike” X “ shpk gjatë muajit Janar janë kryer veprimet e mëposhtme: a) Janë blerë materiale me para në dorë për 10.000 lekë (Fatura Nr.1, dt.20.01.0X) b) Janë shlyer detyrimet ndaj furnitorëve për 50.000 lekë (M.P.2, dt. 20.01.0X) c) Është shitur një kamion me para në dorë për 100.000 lekë. Në bazë të kontratës noteriale të shitjes. (M.A. Nr.2, dt.20.01.0X) d) Është marrë një hua nga banka për 200.000 lekë (M.A. bankë Nr.1, dt.20.01.0X) e) Pronari ka regjistruar si kapital në natyrë një ndërtesë me vlerë 200.000 lekë (Akt.noterial. Nr.1, dt. 25.01.0x) f) Është blerë më pagesë nga banka një kompjuter për 150.000 lekë (Urdh.Xhir. Nr.10, dt.20.01.0X)
Kërkohet: - Të regjistrohen veprimet në llogari në formë të plotë. - Të mbarten në ditar dhe të ndërtohet bilanci me lëvizjet dhe tepricat e llogarive në fund të periudhës. - Tregoni lidhjet e kontrollit që ekzistojnë midis ditarit, librit të madh dhe bilancit kontabël. 9- Njësia ekonomike “X” shpk me një pronar, paraqitet kjo gjendje e llogarive e tepricave në fund të vitit (31.12.200X): - Detyrime ndaj furnitorëve 200.000 lekë - Ndërtesa 1.500.000 lekë - Banka 1.000.000 lekë - Pajisje zyre 350.000 lekë - Dividentë të pagueshëm 50.000 lekë - Fitimi (neto) 500.000 lekë - Hua bankare 50.000 lekë - Kapitali i pronarit ? - Mallra (gjendje) 200.000 lekë - Të drejta ndaj klientave 250.000 lekë Gjatë vitit ushtrimor 200X në shoqërinë “X” shpk janë kryer veprimet vijuese: a) I janë paguar para pronarit për nevojat e tij personale për 50.000 lekë b) Janë blerë mallra me pagesë të mëvonshme prej 80.000 lekë c) Është paguar nga arka një pjesë e huasë ndaj bankës për 50.000 lekë d) Janë arkëtuar në bankë nga shitja e mallrave 100.000 lekë e) Janë paguar nga arka pagat e punonjësve 50.000 lekë f) Janë arkëtuar në llogarinë bankare nga klientët 70.000 lekë g) Janë paguar dividentët pronarit nga banka 50.000 lekë h) Është blerë një ndërtesë me hua bankare për 200.000 lekë j) Është marrrë hua nga një bankë për pagimin e furnitorëve 80.000 lekë
Kërkohet: - Te regjistrohen veprimet ne ditar. - Të regjistrohen në llogaritë në formë T-je veprimet e vitit ushtrimor 200X me gjendjet e llogarive. - Të ndërtohet bilanci kontabël paraprak vërtetues në fund të peridhës. - Të bëhet artikulli i mbylljes së llogarive të ardhura dhe shpenzime dhe të nxirret rezultati i periudhës ushtrimore. - Të ndërtohet bilanci përfundimtar për periudhën ushtrimore, për veprimet e mbylljes dhe nxjerrjes së rezultatit, me gjendjet e llogarive më 31.12.200X.