290 likes | 407 Views
Fjala për ta Jetuar. Maj 2011. “ Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde ” ( Mt 22,37).
E N D
Fjala për ta Jetuar Maj 2011
“Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde”(Mt 22,37).
Diskutimi se cili është urdhërimi i parë ndër urdhërimet e shumtë të Shkrimit të Shenjtë ishte një temë e zakonshme që shkollat e rabinëve e shtronin në kohën e Jezusit.
Jezusi, që e quanin mësues, nuk e shmang pyetjen që i bëhet: “Cili është më i madhi urdhërim i Ligjit?”. Ai përgjigjet në mënyrë origjinale, duke bashkuar dashurinë e Hyjit me dashurinë e të afërmit.
Nxënësit e tij nuk mund t’i ndajnë kurrë këto dy dashuri, ashtu sikurse në një pemë nuk mund të ndahen rrënjët prej kurorës: sa më fort e duan Hyjin aq më fort rritet dashuria për vëllezërit dhe motrat; sa më fort i duan vëllezërit dhe motrat aq më e thellë bëhet dashuria për Hyjin.
Jezusi, më mirë se kushdo tjetër, e di cili është me të vërtetë Hyji që duhet të duam dhe e di se me ç’lloj dashurie duhet ta duam: është Ati i tij dhe Ati ynë, Hyji i tij dhe Hyji ynë (krh Gjn 20,17). Është një Hyj që e do secilin prej nesh në mënyrë personale; më do mua, të do ty: është Hyji im, Hyji yt (“Duaje Zotin, Hyjin tënd”)
E ne mund ta duam, sepse na ka dashur Ai i pari: dashuria që na është urdhëruar është, pra, një përgjigje ndaj Dashurisë. Mund t’i drejtohemi Atij me të njëjtën afërsi e besim që kishte Jezusi, kur e thërriste Abbà, Atë.
Edhe ne, sikurse Jezusi, mund të flasim shpesh me Të, duke ia paraqitur të gjitha nevojat tona, planet, projektet, duke i rishprehur Atij dashurinë tonë përjashtuese.
Edhe ne duam të presim me padurim që të mbërrijë çasti për t’u vënë në lidhje të thellë me Të me anë të lutjes, që është dialog, bashkim, marrëdhënie e fortë miqësore.
Në ato çaste mund të shfryjmë dashurinë tonë: ta adhurojmë përtej krijimit, ta lavdërojmë të pranishëm kudo në mbarë universin, ta lëvdojmë në thellësinë e zemrës sonë ose të gjallë nëpër tabernakuj, të mendojmë për Të aty ku ndodhemi, në dhomë, në punë, në zyrë, ndërsa gjendemi me të tjerët...
“Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde”.
Jezusi na mëson edhe një mënyrë tjetër për ta dashur Zotin Hyj. Për Jezusin të duash ka kuptimin që të kryesh vullnetin e Atit, duke vënë në gatishmëri mendjen, zemrën, energjitë, vetë jetën: Ai e dhuroi tërësisht vetveten për të plotësuar planin që Ati kishte për Të.
Ungjilli na e paraqet gjithmonë dhe tërësisht të drejtuar kah Ati, gjithnjë në Atin, gjithnjë i përqëndruar për të thënë vetëm ç’ka kishte dëgjuar prej Atit, për të kryer vetëm ç’ka Ati i kishte thënë të bënte.
Edhe neve na kërkon të njëjtën gjë: të duash do të thotë të kryesh vullnetin e të Dashurit, pa masa gjysmake, me gjithë qenien tonë: “me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde”.
Sepse dashuria nuk është thjesht një ndjenjë. “Pse më thirrni: ‘Zotëri, Zotëri!’, e nuk bëni si ju urdhëroj?”, e pyet Jezusi atë që e do vetëm me fjalë.
“Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde”
E atëherë si duhet ta jetojmë këtë urdhërim të Jezusit? Patjetër duke mbajtur me Hyjin një marrëdhënie birërore dhe miqësore, por mbi të gjitha duke bërë atë që Ai dëshiron.
Sjellja jonë kundrejt Hyjit, sikurse ajo e Jezusit, do të jetë të qenët gjithnjë me drejtimin nga Ati, në dëgjim të Tij, në bindje, për të kryer veprën e tij, vetëm atë dhe asgjë tjetër.
Për këtë na kërkohet thellësia më e madhe, sepse Hyjit nuk mund t’i jepet mangut nga gjithçkaja: gjithë zemra, gjithë shpirti, gjithë mendja.
Për ta jetuar vullnetin e tij dhe për t’u përshtatur me të, shpesh do të duhet të asgjësojmë vullnetin tonë, duke sakrifikuar gjithçka kemi në zemër ose në mendje, që nuk ka të bëjë me të tashmen. Kjo mund të jetë një ide, një ndjenjë, një mendim, një dëshirë, një kujtim, një send, një njeri...
Dhe kështu jemi të gjithë, sikurse na kërkohet në çastin e tanishëm. Të flasim, të telefonojmë, të dëgjojmë, të ndihmojnë, të studiojmë, të lutemi, të hamë, të flemë, të jetojmë vullnetin e tij pa u shmagur;
t’i kryejmë të gjitha punët, të pastra, të përsosura, me gjithë zemër, shpirt, mendje; të kemi, si një shtytje të vetme për çdo punë tonën, - dashurinë, në mënyrë që të mund të themi, në çdo çast të ditës:
“Po, Hyji im, në këtë çast, në këtë veprim të kam dashur me gjithë zemër, me gjithë shpirt”. Vetëm kështu mund të themi se e duam Hyjin, se i përgjigjemi Dashurisë së tij ndaj nesh.
“Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde” .
Për ta jetuar këtë Fjalë do të jetë e dobishme, herë pas here, që ta shqyrtojmë vetveten, për të parë nëse Hyji me të vërtetë zë vendin e parë në shpirtin tonë.
Dhe atëherë, për të përfunduar, çfarë duhet të bëjmë në këtë muaj?
Ta zgjedhim sërish Hyjin si idealin e vetëm, si gjithçkanë e jetës sonë, duke e vendosur Hyjin në vendin e parë, duke jetuar me përsosmëri vullnetin e Tij në çastin e tanishëm.
Duhet që të mund t’i themi me sinqeritet: “Hyji im dhe gjithçkaja ime”, “Të dua”, “Jam tërësisht i yti”, “Je Hyj, je Hyji im, Hyji ynë i dashurisë së amshuar!”.
“Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde” . “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, tetor 2002Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org