1 / 11

Argumente n ë qiej e n ë tok ë

Argumente n ë qiej e n ë tok ë. Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. ( Kur’an, 3:190).

nevin
Download Presentation

Argumente n ë qiej e n ë tok ë

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Argumente në qiej e në tokë Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. (Kur’an, 3:190)

  2. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që mendon ka argumente. (2:164)

  3. Thuaj: "Vështroni me vëmendje ç'ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson. (10:101) Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilat i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare. (12:105)

  4. All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që më vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë). (16:65) Ai është që bëri natë e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendoj apo të falënderoj, argument. (25:62)

  5. Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz. Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon. (30:21-23)

  6. Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri sa t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? (41:53) Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t'i bashkojë kur do që të dëshirojë. (42:29)

  7. Për besimtarët ekzistojnë argumente në qiej dhe në tokë. Për një popull që sinqerisht është i bindur ka argumente edhe në krijimin tuaj dhe në krijimin e shtazëve të përhapura. Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me të, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente. (45:3-5)

  8. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni duke e parë? (51:20-21)

  9. Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit… (40:56)

  10. Argumentet Tona i besojnë në të vërtetë ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe nuk bëjnë kryelartësi. (32:15)

  11. www.admirim.blogspot.com 2006

More Related