1 / 8

Integrimi gjinor në arsim

Integrimi gjinor në arsim. Pabarazitë gjinore në arsim ndikojn ë në : i punësim, ndarjen gjinore në punë e profesione , hendeku n gjinor në paga, qëndrimet dhe sjelljet gjinore, pjesëmarrj en në politik ë dhe mënyrat e jetesës si të burrave ashtu edhe grave.

ofira
Download Presentation

Integrimi gjinor në arsim

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Integrimi gjinor në arsim

  2. Pabarazitë gjinore në arsim ndikojnë në: i punësim, ndarjen gjinore në punë e profesione, hendekun gjinor në paga, qëndrimet dhe sjelljet gjinore, pjesëmarrjennë politikë dhe mënyrat e jetesës si të burrave ashtu edhe grave. • Arsimi është element themelor në zemër të fuqizimit të autoritetit të grave dhe të ndryshimit të stereotipeve tradicionale gjinore. • Arsimi është pika më e rëndësishme hyrëse për arritjen e barazisë gjinore.

  3. Çështjet dhe sfidat kryesore në integrimin gjinor në sektorin e arsimit përfshijnë përfshijnë: • krijimin e një panorame të qartë të roleve dhe shkallëve të përfshirjes gjinore në nivele të ndryshme, duke përdorur të dhëna të veçanta për të dy sekset. • identifikimin e faktorëve të mundshëm që lidhen me ndonjë hapësirë ose pabarazi gjinore të identifikuar dhe planifikimin për eleminimin e këtyre faktorëve; • vlerësimin e nevojave specifike arsimore për djemtë dhe vajzat, gratë dhe burrat dhe planifikimin në mënyrë specifike për t’i trajtuar këto nevoja; dhe • sigurimin e një ndarje të barabartë të përgjegjësive të grave dhe burrave në hartimin, planifikimin, vendimarrjen, menaxhimin, administrimin dhe shpërndarjen e burimeve në fushën e arsimit dhe sigurimin e përfitimeve të njëjta për ta.

  4. Rolet dhe stereotipet gjinore:Programet shkollore dhe trajnimi i mësuesve Synimete integrimit gjinor janë: • të eliminohen stereotipet gjinore nga materialet mësimdhënëse dhe përmbajtja e programeve shkollore. • Të promovohet këndvështrimi gjinor në sistemin arsimor. • Të identifikohen dhe eliminohen tendenciozitetet brenda klasës që favorizojnë ose djemtë ose vajzat, ose që shpërblejnë apo ndëshkojnë sjelljet e një gjinie. • Të identifikohet dhe eliminohet diskriminimi i tërthortë.

  5. Pse ka rëndësi? • Drejtësia: Trajtimi i drejtë dhe i barabartën në klasë u mëson fëmijëve parimet e barazisë përmes modelit. E kundërta, mungesa e trajtimit të drejtë krijon idenë se barazia mund të jetë një parim teorik, por jo i zbatueshëm në jetën e përditshme. • Llogaridhënia: Meqë arsimi në pjesën më të madhe financohet nga burime publike, mësuesit, administratorët dhe hartuesit e politikave arsimore janë përgjegjës, si para prindërve, ashtu edhe para shoqërisë, për tu dhënë të rinjve cilësinë më të lartë të mundshme të arsimimit.

  6. Pse ka rëndësi? • Reaksion zinxhir: Sterotipet dhe rolet tradicionale gjinore trashëgohen brez pas brezi, por rrallë vihen në pikëpyetje për sa i përket përfitimeve apo pengesave që përbëjnë për zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe të begatë. Stereotipe të tilla mund të kufizojnë në masë të madhe potencialin njerëzor. • Efektiviteti dhe efikasiteti: Eliminimi i pengesave të dukshme dhe të padukshme ndaj pjesëmarrjes të vajzave dhe djemve në çdo degë arsimi që preferojnë, rrit, në fakt efikasitetin e përdorimit të burimeve njerëzore. Njerëzit bëhen më prodhues nëse bëjnë diçka për të cilën kanë interes personal.

  7. Ndërhyrje dhe pika hyrëse të mundshme • Udhëzues dhe materiale metodologjike: Hartuesit e politikave dhe/ose mekanizmat gjinore duhet të garantojnë ekzistencën e detyrimit për përfshirjen e këndvështrimit gjinor në programet shkollore në nivelin fillor, të mesëm dhe të lartë. Për më tepër, duhen hartuar udhëzime dhe materiale metodologjike për ndjeshmërinë gjinore, për t'u përfshirë në programin e shkollave pedagogjike. • Ndryshime në kurikulum dhe tekste: Së pari, duhen marrë masa për të eliminuar ndarjen gjinore në lëndët e përgjithshme si gjuha dhe letërsia, historia, shkenca, biologjia, etj. Së dyti, duhet të nxitet bërja e ndryshimeve që nga çerdhja, deri në nivelin universitar. Pikat hyrëse për këto ndryshime janë: studime të teksteve dhe kurikulumit për të zbuluar tendenciozitetin gjinor; fushata avokacie drejtuar ministrive të arsimit; fushatat në media për të rritur ndjeshmërinë e publikut; fushata publike për prindërit; krijimi i teksteve alternative; etj.

  8. Ndërhyrje dhe pika hyrëse të mundshme • Bashkëpunimi me qeveritë vendore dhe bordet e shkollave: Ndërsa politikëbërësit në nivel kombëtar kanë shpesh përgjegjësinë e hartimit të politikave dhe udhëzuesve për kurikulumet kombëtare, zbatimi konkret ka shumë mundësi të jetë detyrë e nivelit lokal dhe institucioneve shkollore. Prandaj, është e rëndësishme që punonjësit e bordeve të shkollave dhe qeverive vendore të trajnohen dhe t'u ofrohet mbështetje në nismat për integrimin gjinor. • Seminare trajnimi për mësuesit: Megjithëse më e mira do të ishte që mësuesit të trajnohen për ndjeshmërinë gjinore që në shkollë, trajnimi i mësuesve, mund të jetë një masë më pak e kushtueshme për mbushjen e boshllëqeve. • Studime për praktikat e mësimdhënies: Duhet të merren në shqyrtim qëndrimet e mësuesve dhe nxënësve, për të pasur një tablo të qartë të problemit në kontekste të ndryshme.

More Related