200 likes | 673 Views
Të ardhurat. Tregjet e aktiveve. Tregu i mallrave. Tregu monetar. Tregu i obligacioneve. Kërkesa agregate Produkti. Kërkesa Oferta. Kërkesa Oferta. Normat e interesit. Politika Monetare. Politika Fiskale. Modeli IS – LM.
E N D
Të ardhurat Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar Tregu i obligacioneve Kërkesa agregate Produkti Kërkesa Oferta Kërkesa Oferta Normat e interesit Politika Monetare Politika Fiskale Modeli IS – LM Kështu që, modeli IS – LM paraqet raportin në mes pjesës “reale”dhe “monetare” të ekonomisë.
Tregjet e aktiveve dhe kurba LM Tregjet e aktiveve janë tregjet ku tregtohen paraja, obligacionet, aksionet, shtëpitë dhe format e tjera të pasurisë. Aktivet ndahen në : • Aktivet financiare, dhe • Aktivet reale. Pastaj një nënndarje e mëtejshme përcakton katër kategori të aktiveve në ekonomi:: • Paraja, • Aktivet që sjellin interes (obligacionet) • Titujt e pronësisë ose aksionet, • Aktivet reale.
Paraja dhe depozitat tjerë Stoku monetar i mirëfilltë përbëhet prej aktiveveve që mund të përdoren menjëherë. Paraja përfshin paranë në dorë (kartëmonedhat dhe monedhat) si dhe depozitat mbi të cilat shkruhen çeçe.
Obligacionet Një obligacion është letër me vlerë që i sjell mbajtësit të tij të ardhura të përvitshme, në bazë të përqindjeve fikse të caktuara më parë. Obligacioni përbën një detyrim afatgjatë për ndërmarrjen ose shtetin.
Aksionet Aksioni është një titull pronësie ndaj një pjese të pasurisë së shoqërisë ( korporatës ), një letër me vlerë që vërteton se një individ ka investuar vlerën nominale të aksionit dhe se ka të drejtë të marrë pjesë në fitimin e shoqërisë aksionare, në përputhje me vlerën nominale. Aksionarët marrin një pjesë të fitimit të shoqërisë aksionare në formën e dividendit, do të thotë e hyra që realizohet nga aksionet quhet dividendë.
Aktivet reale Aktivet reale ose aktivet konkrete janë makineritë, toka, ndërtesa, të mirat afatgjata të konsumit ( automobilat, makinat larëse, etj.), etj. Këto aktive sjellin një të ardhur që ndryshon nga e ardhura tjetër
Kufizimi buxhetor i pasurisë Çdo individ duhet të vendosë se si do të shpërndajë pasurinë financiare të tij ose të saj, midis llojeve alternative të aktiveve, se a do të mbajnë para apo obligacione Secila prej tyre i ka anët e veta pozitive dhe negative. Me para në dorë kryhen më shpejt pagesat, por nuk sjellin kurrfarë interesi, ndërsa te obligacionet është e kundërta. Vendimi për formën në të cilën do të mbahen aktivet, quhen vendime portofol.
Kërkesa nominale dhe reale për para Kërkesa nominale për para paraqet kërkesën e individit për një njësi të dhënë eurosh. Kërkesa reale për para paraqet kërkesën e individit për para të shprehur në numrin e njësive të të mirave që mund të blejë paraja. Kërkesa nominale Kërkesa reale për para = Niveli i çmimeve
p.sh. nëse kërkesa nominale për para është 100E dhe niveli i çmimeve është 2E për mall – gjë që thotë se shporta përfaqësuese e të miave kushton 2E – atëherë kërkesa reale për para është 50E të mira. Nëse më vonë, çmimi i të mirave dyfishohet 4E për mall dhe gjithashtu kërkesa për para nominale dyfishohet në 200E, ndërsa kërkesa reale për para mbetet e pandryshuar në 50 të mira.
Bilancet reale të parasë Bilancet reale të parasë – shkurt bilancet reale – përfaqësojnë sasinë e parasë nominale pjesëtuar me nivelin e çmimeve. Kërkesa reale për para quhet kërkesa për bilance reale ( L ). Në mënyrë të ngjashme, mbajtjet reale të obligacioneve përfaqësojnë sasinë nominale të obligacioneve pjesëtuar me nivelin e çmimit.
pasuria reale financiare është thjesht, pasuria nominale, WN, pjesëtuar me nivelin e çmimeve, P. L + DB = Një vendim për të mbajtur më shumë bilance reale është gjithashtu vendim për të mbajtur më pak pasuri reale në formën e obligacioneve. WN P
Sasia totale e pasurisë reale financiare në ekonomi përbëhet prej bilanceve reale të parasë dhe të obligacioneve reale ekzistuese. Prandaj pasuria reale financiare totale është e barabartë me: +SB ku M përfaqëson stokun e bilanceve nominale të parasë dhe SB përfaqëson vlerën reale të ofertës së obligacioneve. WN M = P P
Kufizimi buxhetor i pasurisë Kufizimi buxhetor i pasurisë nënkupton që kur tregu monetar është në ekuilibër ( L = M / P ) edhe tregu i obligacioneve është në ekuilibër ( DB = SB ).
Kërkesa për para Kërkesa për para paraqet kërkesën për bilance reale, sepse njerëzit e mbajnë paranë për ato që do të blejnë. Sa më i lartë të jetë niveli i çmimeve aq më shumë bilance reale duhet të mbajë një person, për të qenë i aftë të blejë një sasi të mirash. Nëse dyfishohet niveli i çmimeve, atëherë një individ duhet të mbajë dy herë më shumë bilance nominale që të jetë në gjendje të blejë të njëjtën sasi të mirash.
Kërkesa për bilance reale varret nga niveli i të ardhurave reale dhe norma e interesit. Nga niveli i të ardhurave varret sepse individët e mbajnë paranë për të financuar blerjet e tyre, të cilat, nga ana e tyre varrën nga të ardhurat. Varret nga norma e interesit sepse, sa më e lartë të jetë norma e interesit aq më pak para do të mbahen në dorë, për çdo nivel të ardhurash, dhe e kundërta.
Kërkesa për bilance reale rritet me rritjen e nivelit të të ardhurave dhe ulet me rritjen e normës së interesit. Si rrjedhim kërkesa për bilance shkruhet: L = k Y – h i k,h > 0 Parametrat k dhe h pasqyrojnë ndjeshmërinë e kërkesës për bilance reale, respektivisht, ndaj nivelit të të ardhurave dhe normës së interesit. Një rritje të normës së interesit me 1% redukton kërkesën reale për para me h euro realë.
Oferta e parasë, ekuilibri i tregut monetar, dhe kurba LM Kurba LM ose kurba e ekuilibrit të tregut monetar, tregon të gjitha kombinimet e normave të interesit dhe të niveleve të të ardhurave, të tilla që kërkesa për bilance reale është e barabartë me ofertën.
Përfitimi i kurbës LM Pika E1 ne grafikun b) e ka një pikë korresponduese në grafikun a), dhe atë pikën E1 me normë të interesit i1 dhe produkt Y1. Pika e re E2, e ka pikën tjetër koresponduese në grafikun majtas. Me rritjen e të ardhurave prej Y1-Y2, kemi zhvendosjen e pikës ekuilibruese E1-E2. Me normë të interesit i1 kërkesa për bilance reale është L1, dhe kemi pikën ekuilibruese E1. E2 E2 i2 i2 E1 E1 i1 i1 L2 L1 LM Y1 Y2 M P Bashkimi i dy pikave E1 dhe E2 formon kurbën LM. Rritja e produktit qon në rritjen e kërkesës për bilance reale. Pasi që oferta monetare është e fiksuar atëher kemi zhvendosje të kërkesës për bilance reale L1-L2. Oferta monetare e parasë fiksohet nga Fedi, M, me nivel të çmimeve P.
Pozicioni I kurbës LM Oferta reale monetare mbahet konstante përgjatë kurbës LM. Kjo nënkupton që një ndryshim në ofertën reale monetare e zhvendos kurbën LM. Zhvendosja është e paraqitur në figurën 2.
Tani oferta monetare rritet prej në M’/P, të cilën e paraqesim nëpërmjet zhvendosjes djathtas të kurbës së ofertës monetare. Në nivelin fillestar të ofertës reale monetare, M ∕ P, ekuilibri vendoset në pikën E1, në normë interesi i1. Pika korresponduese në kurbën LM është E1. LM i i LM’ E1 E1 i2 i2 E2 E2 i1 i1 L1 Ne pjesën a) kemi kërkesën për bilance reale të parasë L1 për një nivel të dhënë të të ardhurave Y1 me interes i2 Y1 M ∕ P M ‘∕ P Të ardhurat, produkti ( a ) Bilancet reale ( b ) Në nivelin fillestar të të ardhurave Y1, norma ekuilibër e interesit bie në i2.Në panelin e majtë, pasqyrojmë pikën E2 si pikë të kurbës së re LM, që i korrespondon stokut më të lartë të parasë. Pozicioni I kurbës LM Kështu që, një rritje në stokun real të parasë zhvendos kurbën LM poshtë në të djathtë.