150 likes | 377 Views
Edukimi për qytetari demokratike dhe Edukimi për të drejta të njeriut Të drejtat e njeriut në veprim. 14 janar 2014 Gjilan M elinda Mula. Projekti “ Edukimi për qytetari demokratike dhe Edukimi për të drejta të njeriut ”.
E N D
Edukimi për qytetari demokratike dhe Edukimi për të drejta të njeriut Të drejtat e njeriut në veprim • 14 janar2014 GjilanMelinda Mula
Projekti “EdukimipërqytetaridemokratikedheEdukimipërtëdrejtatënjeriut” Projekti implementohet që nga viti 2012 nga: Këshilli i Evropës The EuropeanëengerlandCenter Minsitria e Arsimit të Malit të Zi Në trajnimin e mbajtur në Cetinjë më 22-29 qershor 2013 me temën “Të drejtat e njeriut në veprim” morën pjesë 13 shkolla nga 11 shtete. Shkollat pjesëmarrës ishin: Shkolla e Mesme Profesionale “Mehmet Isai” në Gjilan Shkolla fillore dhe e mesme u ultë “BedriGjinaj” në Mitrovicë të përkrahuar nga Qendra për Arsim e Kosovës NGO “ Koralet” nga Mitrovica,
Synimi i programit të trajnimit: Synimi: Aftësimi i pjesëmarrësve për të përfshirë parimet e EQD dhe EDNj në kurrikulën e tyre shkollore, si dhe në organizimin dhe udhëheqjen demokratike të shkollës. Gjatë trajnimit në Cetinjë përfaqësuesit e Shkollës “M. Isai” dhe KEC përgatitën planin e veprimit, i cili përfshinte: Hartimin e një pyetësori Shpërndarja e pyetësorit Mbledhja dhe analiza e të dhënave Prezantimi i rezultateve Prezantimi i parimeve themelore të EQD dhe EDNJ Prezantimi i zbatimit praktik të një teknike në klasa e cila mundëson përfshirjen e parimeve të EQD dhe EDNj në kurrikulën shkollore
Pyetësori Llojet e pyetësorëve: Pyetësori për mësimdhënës përmbante 44 pyetje Pyetësori i modifikuar për nxënës përmbante 41 pyetje U plotësua nga: 14 mësimdhënës 143 nxënës Fushat e hulumtimit: Liria e shprehjes së mendimit Organizimi i orëve të mësimit Organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore dhe në komunitet Funksionimi i organeve të shkollës Respektimi i dinjitetit të nxënësve
Fusha 1 – Liria e shprehjes së mendimit -vazhdim Rezultatet në përgjigjet lidhur me mënyrat e ndryshme që zbatohen për të inkurajuar shprehjen e lirë të nxënësve.
Fusha 1- Liria për të bërë pyetje në çdo moment të orës mësimore Nëse nuk janë plotësisht të lirë të bëjnë pyetje në çdo moment të orës mësimore, atëherë lind pyetja: Si mund të jenë të suksesshëm këta nxënës në përvetësimin e njohurive dhe zhvillimin e shkathtësive gjatë procesit mësimor?
Fusha 1 – Liria e shprehjes Mbi 50% e të gjithë anketuarve, si te mësimdhënësit ashtu dhe te nxënësit, pajtohen plotësisht se mësimdhënësit ofrojnë mundësi që nxënësit të kërkojnë informacione shtesë nga shokët dhe shoqet e tyre. Ndërsa, nevojën për të diskutuar aspekte të ndryshme me interes gjatë orës së mësimit nuk e përkrahin 40% e mësimdhënësve. Mbi 50% të gjithë të anketuarave janë shprehur se pajtohen plotësisht se mësimdhënësit gjatë diskutimeve mbështesin hapur grupin me të cilin ndajnë mendime të njëjta. Nga përgjigjet shihet se ende në shkollën e mesme të lartë “Mehmet Isai” në Gjilan nuk është krijuar një atmosferë e sigurt që nxënësit të ndjehen të lirë për të pyetur kur kanë paqartësi gjatë orëve mësimore, ose për të dhënë lirisht mendimin e tyre.
Fusha 2 – Organizimiiorëvetëmësimit Zbatimi i metodave të reja në klasë: bëhet ndonjëherë pajtohen ¼ e mësimdhënësve, ndërsa bëhet ndonjëherë pajtohen 43.4% e nxënësve. bëhet rrallë ose asnjëherë janë shprehur 18.2% e nxënësve. ½ e mësimdhënësve të anketuar e pranojnë se ndonjëherë dhe rrallë kërkojnë që nxënësit të japin komente lidhur me përgjigjet e shokëve dhe të shoqeve të tyre, ndërsa mbi 60% e mësimdhënësve mendojnë kështu 85.6% e tyre s’janë të gatshëm të ndryshojnë rrjedhën e procesit mësimor si rezultat i zgjatjes së diskutimeve në klasë. 1/3 e mësimdhënësve nuk i shohin fare nxënësit si partnerë në procesin mësimor, ndërsa ½ e nxënësve të anketuar mendojnë kështu
Fusha 3 – Organizimiiaktivitetevetë lira Mbi 2/3 e mësimdhënësve dhe nxënësve të anketuar e pranojnë se shkolla i kushton rëndësi vetëdijesimit të nxënësve për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, por vetëm 1/3 e tyre mendojnë se shkolla është e gatshme t’i mbështesë ato. Përdorimin e metodës koncensuale për zgjedhjen e aktiviteteve të lira, e pranojnë plotësisht ½ e mësimdhënësve ¼ e nxënësve
Fusha 4 – Funksionimi i organeve të shkollës Fuksionimi i pavarur i organeve të shkollës
Fusha 4 – Funksionimi i organeve të shkollës Për zgjedhjen e pavarur të Këshillit të Shkollës pajtohen plotësisht: ½ e mësimdhënësve ½ e nxënësve Për zgjedhjen e pavarur të Këshillit të Klasës pajtohen plotësisht: 2/3 e mësimdhënësve ½ e nxënësve
Fusha 5 – Respektimi i dinjitetit të nxënësve Trajtimi i nxënësve në mënyrë të barabartë nga mësimdhënësit.
Rekomandimet Përfshirje e mësimdhënësve në programe të ndryshme për zhvillim profesional, qoftë për zbatimin e metodave, teknika dhe strategjive të reja të mësimdhënies dhe të nxënit, si dhe për vijimin e programeve të tjera që kanë të bëjnë me udhëheqjen efektive të shkollave, për EQD/EDNj, multi-kulturalizimin, bashkëpunimin me komunitetin, etj. Shtim i bashkëpunimit në mes të mësimdhënësve për të përmirësuar qasjen ndaj nxënësve dhe për të përmirësuar procesin mësimor. Përkrahje e nxënësve për të zgjedhur në mënyrë të pavarur këshillat e klasave dhe Këshillin e shkollës, me qëllim që të përzgjidhen përfaqësuesit që vërtetë mbrojnë interesat e tyre. Themelimi i komiteteve dhe klubeve të ndryshme të shkollës, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të nxënësve, organizimin e aktiviteteve të ndryshme të cilat ndihmojnë zhvillimin e shkathtësive të nxënësve. Përkrahje e organeve të shkollës për të bërë në mënyrë të pavarur punën e tyre. Organizim më të madh të aktiviteteve të lira, të cilat mundësojnë përfitimin e njohurive nga ana e nxënësve, zhvillim të shkathtësive të tyre, si dhe krijim të vlerave për të qenë qytetarë aktiv që i shërbejnë ndërtimit të një shoqërie demokratike. Intensifikim të bashkëpunimit me prindër dhe komunitet, si palë më interes që ndihmojnë në përmirësimin e suksesit të nxënësve në shkollë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, etj