150 likes | 1k Views
Kontabiliteti akrual. Drnt . MSc . Sokol Domniku. Të ardhurat . Termi “të ardhura” përfshijnë të gjitha përfitimet që burojnë nga transaksionet nga veprimtaria ekonomike .
E N D
Kontabilitetiakrual Drnt. MSc. Sokol Domniku
Të ardhurat • Termi “të ardhura” përfshijnë të gjitha përfitimet që burojnë nga transaksionet nga veprimtaria ekonomike. • Termi “të hyra”, është pakëz më i gjerë në kuptimin e përfitimeve, sepse të hyrat përfshijnë edhe të ardhurat që burojnë nga transaksionet jashtë veprimtarisë ekonomike. • Shembull: Ndërmarrja “XX”, ka arritur të shesë 100 dyer dhe 50 dritare, kështu që ka realizuar të ardhura në vlerë prej 20.000€, ndërsa ka shitur edhe 2 mjete transportuese që mendon se nuk kanë jetë të dobishme në vlerë prej 10.000€. Në këtë rast të ardhurat janë 20.000€, ndërkaq të hyrat e përgjithshme janë 30.000€
Ndarja e të ardhurave • Rasti kur bëhet shitja e produktit ose shërbimit. • Rasti kur pranohen paratë për produktin ose shërbimin e pa dhënë për momentin e caktuar. • Rasti kur bëhet shitja e mallit, ndërkaq paratë ende nuk janë arkëtuar.
Ndarja e shpenzimeve • Njohja e shpenzimeve përpara se të realizohen • Realizimi i shpenzimeve, pa u përdorur ose pranuar malli i paguar • Bartjae shpenzimeve nga periudha e kaluar
Shpenzimet e parapaguara • Shembull: a) Kemi blerë një polisë të sigurimit me 1 janar 2005 në shumën prej 1.000€, për periudhën 1 vjeçare. • Kalkulimi:1.000€ x9/12 = 750€ (për vitin 2005) • 1.000€ x 3/12 = 250€ (për vitin 2006)
Shpenzimet e parapaguara • Janë ato shpenzime që paguhen më parë dhe ndodhin në një periudhë tjetër nga blerja e produkteve ose të shërbimeve • Shembull: b) Me datën 31 mars kemi marrë një objekt me qira për 3 muaj, dhe për të cilën kemi parapaguar qiranë në vlerë prej 1.500€
Shpenzimet e shtyra • Shpenzimet e shtyra janë shpenzime që gradualisht akumulohen gjatë periudhës kontabël. • Shembull: a) Me 31 dhjetor 2009 kompania ka përllogaritur pagat në vlerë prej 5.000, me ç’rast ajo nuk ka mundur ti bëjë në muajin aktual, dhe është detyruar ti bëjë në muajin vijues.
Shpenzimet e shtyra • Shembull: b) Kompania ka marrë një kredi në vlerë prej 5.000€ me interes vjetor prej 6%, për një periudhë 18 muajsh.Kalkulimi: 5.000€ x 6% x 1.5 vjet = 450 interesi i pagueshëm total 450/18 = 25€ për muaj
Të ardhurat e shtyra (pafituara) • Janë ato lloj i të ardhurave, me ç’rast arkëtohen paratë, ndërsa produkti ose shërbimi nuk është shitur (dorëzuar). • Shembull: a) Me 1 janar 2009, një konsumatorë ka paguar 600€ për shërbime tre mujore të Internetit.
Të ardhurat rrjedhëse (akruale) • Janë ato të ardhura që fitohen, por që priten të arkëtohen në të ardhmen. • Shembull: a) Kemi nënshkruar marrëveshje për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit për një kompani në vlerë prej 300€ në muaj.