330 likes | 2.16k Views
BAZAT E KONTABILITETI Pasqyrat Financiare. Mësimdhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa. Pasqyrat Financiare Parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare Biznesi ka dy objektiva primare: Realizimin e profitit, dhe Të mbeturit solvent (me aftësi pagimi të faturave për mallra dhe shërbime)
E N D
BAZAT E KONTABILITETIPasqyrat Financiare Mësimdhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa
Pasqyrat Financiare Parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare Biznesi ka dy objektiva primare: • Realizimin e profitit, dhe • Të mbeturit solvent (me aftësi pagimi të faturave për mallra dhe shërbime) Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlerësojnë profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit
Pasqyrat financiare zakonisht na paraqiten në disa forma: • Bilanci – paraqet një listë të aseteve, të detyrimeve dhe të ekuitetit të pronarëve për periudhen specifike kohore, • Pasqyra e të ardhurave – paraqet përmbledhjen e të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhë specifike kohore, • Raporti i fitimeve të mbajtura – paraqet përmbledhjen e fitimeve të mbajtura të korporatës për periudhen specifike kohore, • Raporti i rrjedhjes së parasë – paraqet përmbledhjen e të pranuarave të gatshme (cash) dhe pagesave për periudhen specifike kohore
Ekuacioni i kontabilitetit të dyfishtë • Te ky sistem, dy hyrje krijohen për secilin transaksion, një hyrje në debi në një llogari dhe hyrja tjetër si kredi në llogarinë tjetër.
Mjetet Burimet e financimit Asetet = Detyrimet Ekuiteti i pronarëve Mjetet për Përdorim në gjenerim të të ardhurave Kërkesat e Kreditorëve Ndaj burimeve Kërkesat e Pronarëve Ndaj burimeve
BILANCI Bilanci përfaqëson tërësinë e aseteve(aktiva) dhe të detyrimeve (pasiva), si dhe diferencën e tyre që përfaqëson vlerën neto, të cilën një biznes e ka në një moment të caktuar. ASETET – janë burimet ekonomike, të cilat janë të kontrolluara apo në pronësi nga kompania. Ato mund të jenë: • Asete RRJEDHËSE, grup në të cilin hyjnë asetet që munden lehtë të shndërrohen në para të tilla si: paraja, llogaritë e arkëtueshme, dëftesat e arkëtueshme, inventari i mallit(stoqet) apo edhe asetet e parapaguara sic janë sigurimi i parapaguar. • Asetet FIKSE përfshijnë tokën, ndërtesat dhe pajisjet. Në këtë grup hyjnë edhe asetet e paprekshme, si:patentat, licencat, të drejtat e autorit, emri I mirë. në bilanc, asetet duhet të jepën vë vlerë monetare (euro,dollar)
DETYRIMET– janë obligime për të paguar para. Mund të ndahen: • Detyrimet afatshkurtra, të cilat përfshijnë llogaritë epagueshme, dëftesat e pagueshme (shuma borgj ndaj bankës apo të tjerëve), pagat e pagueshme dhe taksat e pagueshme • Detyrimet afatgjata, të cilat përfshijnë borgjet afatgjata sic janë kreditë afatgjata EKUITETI i PRONARËVE– kërkesat e mbetura ndaj aseteve të biznesit pas mbulimit të detyrimeve,paraqesin ekutetin e pronarëve(të biznesit individual dhe të ortakëritë apo ekuitetin e aksionarëve ( të shoqëritë aksionare) Ekuiteti i pronarëve shpreh asetet neto: Totali i aseteve – Totali i detyrimeve = Asetet neto
Arsyja pse quhet bilanc i gjendjes është sepse të dy anët janë të balancuara, përkatësisht: Asetet = Detyrimet Ekuiteti
AsetetDetyrimet Paraja 40€ Llogari të pagueshme 50 € Llogari të pranueshme 100€ Dëftesa të pagueshme 150 € Toka 200 € Totali i aseteve 340 € Ekuiteti i pronarëve Rezervat e kapitalit 100 € Fitimi i mbetur 40 € 140 € Totali i detyrimeve dhe ekuitetit të pronarëve 340 € Duhet të barazohen
Kompania “Standard Benz” në fillim të vitit ka pasur këtë gjendje: • Paraja 10.000, llogarëi të arkëtueshme 30.000, malli 35.000, toka 125.000, ndërtesat 220.000, pajisjet 100.000, llogari të pagueshme 22.000, pagat e pagueshme 5000, Huaja bankare 38.000, rezervat e kapitalit 410.000, fitimet e mbajtura 45.000. • Në bazë të këtyre zerave perpiloni bilancin e gjendjes së kësaj kompanie?
1. Grumbullimi i një llogarie të arkëtueshme. Nëse “Standard Benzi” mbledh 20.000 nga konsumatorët në formë të llogarive të arkëtueshme (d.m.th. jo një shitje e re, por vetëm grumbullim nga një transaksion i mëparshëm). Gjeni ndryshimin e bilancit?
1. Kjo tregon që paraja (si aset) rritet nga 10.000 në 30.000, ndërsa llogaria e arkëtueshme zvogëlohet nga 30.000 në 10.000. Si rezultat i kësaj, asetet totale nuk ndryshojnë, ndërsa detyrimet dhe ekuiteti i pronarëve mbeten të paprekura. Edhe me tutje asetet mbesin të barabarta me detyrimet plus ekuiteti I pronarëve.
2. Blerja e pajisjeve me kredi. “Standard Benzi” ka blerë 40.000 pajisje, të cilat do t’i paguajë më vonë (duke marrë hua). Perpiloni bilancin e gjendjes së kësaj kompanie me këtë ndryshim?
2. Ky ilustrim tregon se pajisjet (si aset) rriten nga 100.000 në 140.000, ndërsa huaja bankare po ashtu rritet nga 38.000 në 78.000. si rezultat I kësa, si asetet totale, ashtu edhe detyrimet totale rriten për 40.000, kështu që asetet edhe me tutje mbesin të barabarta me detyrimet plus ekuiteti.
3. Ofrimi i shërbimeve konsumatorëve përmes llogarisë. Cfarë do të ndodhë nëse “Standard Benz” kryen punë për konsumatorët në shumën prej 15.000, kurse aot do t’I arkëtonte më vonë?
3. Pra llogaritë e arkëtueshme dhe fitimet e mbajtura janë rritur për 15,000, kjo nënkupton se janë rritur edhe asetet edhe ekuiteti I pronarëve për 15,000. barazimi ende është ruajtur A= D plus E
4. Pagesa e shpenzimeve me para të gatshme. “Standard Benz” ka paguar 4000 shpenzime të pagave për punonjësit?
4. Paraja zvogëlohet për 4,000, po ashtu edhe pagat e punonjësve zvogëlohen për 4,000 si rezultat i pagesës së tyre.
Zberthimi i bilancit në konto Ndërmarrja Standard në fillim të vitit 2009 ka pasur këtë gjendje të mjeteve dhe të burimeve të mjeteve: • Objekte ndërtimore në vlerë prej 52.000€, • Para 1500€, • Xhirollogaria 22.000€, • Llogaritë të pagueshme 3.400€, • Kredia afatshkurtër 2.600€, • Pagat e pagueshme 1.200€, • Llogaritë e arkëtueshme 5.600€, • Malli 2.800€. Në bazë të këtyre zerave, gjeni shumën e kapitalit dhe perpiloni bilancin e gjendjes duke e përdorur ekuacionin e bilancit? Zbertheni bilancin e kësaj ndërmarrje në konto “T”(llogari)?
ZgjidhjeAsetet = Detyrimet plus KapitaliKapitali = Totali i Asetet – Totali i DetyrimetKapitali = 73,900 – 7,200 = 66,700
Është blerë mall në vlerë prej 1400€ me afat pagese; • I kemi paguar furnitoret në vlerë prej 730€ nga parat e gatshme; • Janë tërhequr nga xhirollogaria në të gatshme 850€; • Është paguar borgji ndaj furnitorëve në vlerë prej 2000€ nga kredia e lejuar; Bartni në konto “T” këto transaksione?