190 likes | 420 Views
Ç’FARË MUND TË BËNI PËR 10 MINUTA??!!. Www.Nur-Islam.Tk Nur-islami@hotmail.com. Ç’ka është “Ez-Zeman”-koha?.
E N D
Ç’FARË MUND TË BËNI PËR 10 MINUTA??!! Www.Nur-Islam.Tk Nur-islami@hotmail.com
Ç’ka është “Ez-Zeman”-koha? • Koha është sikurse pasuria,që të dyja duhet të ruhen në harxhimin dhe rregullimin e tyre…pra,nëse është e mundur që pasuria të mblidhet,të akumulohet apo të shpenzohet,ndërsa me kohën ndodh e kundërta,çdo minutë dhe çdo çast(moment) të ikën dhe nuk të kthehet më asnjëher.
Ç’ka është “Ez-Zeman”-koha? • Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:“Veprat më të dashura janë ato që vazhdojnë edhe nëse janë pak” (Transmeton Muslimi) • Ndërkaq All-llahu s.v.t ka thënë: “Une nuk i krijova xhinët dhe njerëzitë për tjetër pos që të më adhurojnë” (Dharijat:56)
Përse jemi të krijuar ?!! • Kush e sheh gjendjen e njerëzve sot do të përgjigjet në pyetjen e parashtruar se ne jemi të krijuar për të ngrëne,pirë,dëfryer,luajtur,për të ndertuar kate dhe pallate….dhe kjo në të shumtën e rasteve është e vërtet,ndërsa i Lartësuari ka thënë: “Une nuk i krijova xhinët dhe njerëzitë për tjetër pos që të më adhurojnë” (Dharijat:56)
Namazi i Duhasë (paradites) • Në më pak se 10 minuta mund që të marrësh abdest e pastaj të falësh namazin el-Evabin,pra namazin e duhasë.Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Namazi el-Evabin(namazi i duhasë) është kur të djeg dielli(nxehë) devetë e vogla”Ndërkaq Ebu Hurejre r.a. ka thënë: “Më ka këshilluar Halili(miku im) Pejgamberi s.a.v.s. me tre gjëra:”Agjërimi i tri ditëve gjatë muajit,dy rekate të duhasë dhe ta fali namazin e vitrit(tek) para se të flej”
Leximi i Kur’ani Kerimit • Kur’ani kerimi është libri i Allahut xh.sh dhe drita e Tij e qartë.Në të ka udhëzim dhe shërim.Ndonjëher kalon një kohë e gjatë duke mos lexuar Kur’an,përveç asaj që lexohet në namaze.Për këtë na ka lajmëruar Allahu xh.sh në Kur’anin Famëlartë: “E i dërguari tha: "O Zot imi, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!" (Furkan:30)
Leximi i Kur’ani Kerimit • E në këto 10 Minuta ke mundësi që të lexosh së paku 5 faqe të plota nga ai,pra mund të bësh hatme Kur’anin me këtë metodë brenda 120 ditëve(çdo katër muaj-tre herë gjatë vitit)
Salavatet mbi Pejgamberin s.a.v.s. • Në salavatet që i dërgojmë Pejgamberit a.s. ka shpërblime të mëdha dhe dobi të shumta. VËLLA MUSLIMAN..! Mos u bë nga Koprracët të cilët i ka përshkruar Pejgamberi s.a.v.s. me fjalën e tij:“Koprrac është ai i cili kur përmendet emri im nuk çon salavate mbi mua” (Transmeton Tirmidhiu)
Namazi i Xhenazes(të vdekurit) • Një numër i madh i njerëzve distancohet nga falja e namazit të xhenazes,e ndoshta xhenazja falet në xhaminë të cilën gjendet jo larg vendbanimit,mirpo nuk shkon dhe shpëton nga ky shpërblim i madh.Ndërkaq shpërblimi për këtë është shumë i madh ngase Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush prezanton në faljen e Xhenazes e ka një kirat,dhe kush merr pjesë edhe në varrimin e saj ka dy kirate” I Thanë: “ E qka janë dy kirate?” Tha: “Si kurse dy kodra të mëdha”
Përmendja e Allahut s.v.t(DHIKRI) • Për 10 minuta dhe në çdo gjendje…në veturë apo në shkollë,ulur apo duke ecur,mëngjes apo mbrëmje…ke mundësi të përmendësh Allahun s.v.t. • Allahu s.v.t.thotë:“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues. (El-Ahzab:41-43) Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! (Ali-Imran:190-191)
FËMIJET • Për 10 Minuta nëna apo babai kanë mundësi ti tubojnë fëmijët e tyre në një tubim familjar të përbashkët ku do të rrëfejë tregime të Pejgamberit s.a.v.s.,shokëve të tij… në këto tubime duhet të dominojë sjellja e butë,mirëqenia,të tregohen rrëfime të ndryshme,si dhe fjalë të ëmbla.
DUAJA(Lutja) • Duaja është ibadet i madhërishëm në të cilën njeriu e ndjen dobësin e tij dhe nevojën e tij për Krijuesin dhe Zotin e tij.Pejgamberi s.a.v.s. ka thenë:“Duaja(lutja) është ibadet” • I Lartmadhëruari ka thënë:“Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". (Furkan:74) • Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju. (Nahl:28) • "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh". (Ali-Imran:8)
MBAJTJA E LIDHJEVE FAREFISNORE • Mbajtja e lidhjeve farefisnore është nga qështjet e mëdha,dhe cilësitë fisnike ndaj së cilës janë neglizhentë dhe indiferentë një numër i madh i njerëzve me pretekst se janë me kohë të ngushtë dhe të zënë me problemet e kohës. • I Lartësuari thotë:“O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” En-Nisa:1
Kaseta,CD Islame • Kaseta.CD Islame është begati nga ana e Allahut s.v.t. për këtë ummet,mjet i shpejtë dhe i lehtë në arritjen e dijes sherijatike,përforcimin e imanit dhe udhëzimin në hak. Për 10 minuta ju mund që të dëgjoni edhe një ligjërat shumë të mirë islame.
Dhikri(Përmendja) pas namazit • Njeriu habitet dhe quditet kur sheh dhe gjen në mesin tonë njerëzitë të cilët i dijnë dhikret pas namazit,dhe i sheh se si veprojne dhe bëjne dhikre dhe lutje për këtë qështje të cilat nuk janë të transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. Pra Muslimanit i takon që pasi të mësoj përmendësh dhikrin pas namazit ta thotë për 10 minuta.
KËSHILLA • Për të këeshilluar muslimanin në këtë kohë ka shumë mënyra,metoda,rrugë dhe mjete…p.sh. Këshillimi nëpermjet telefonit,postës elektronike(emailit),internetit,faksit, e kjo i takon çdo muslimani dhe muslimaneje.
TELEFONI • Të shumë janë njerëzitë që e kalojnë kohën në biseda të zbrazta telefonike të cilat ndoshta zgjatin edhe me orë të tëra,e jo rrallëherë në këto ka edhe gibet,thashëthëme,e më së paku pra është humbja e kohës.Ndërsa muslimani ka mundësi të përfitojë nga telefoni për mbajtjen e lidhjeve farefisnore,për tu lajmëruar të afërmve apo për të udhëzuar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja apo për të lajmëruar ligjëratën Islame.
PËRSE KËTO MINUTA TË CAKTUARA ? • Dhjetë minuta nga jeta yte o vëlla i dashur maten me arë dhe flori,dhe janë sa të jetë jeta yte…a nuk po e sheh? Se jeta yte nuk është tjetër veçse moment,çast dhe minutë…nëse i mbledhë ato përbëjnë orët,ditët dhe netët…pastaj ato janë në fund të fundit vitet e tua të cilat edhe nëse zgjaten nuk i kalojnë të shtatëdhjetat apo dhjetë vite më pak….Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Jeta(ymri) i ummetit tim është ndërmjet gjashtëdhejtave dhe shtatëdhjetave e të paktë janë ata që e kalojnë këtë.
Www.Nur-Islam.Tk • Kete prezantim e pergatiti web faqeja Islame Www.Nur-Islam.Tk nderkaq teksti eshte shkeputur nga Libri “Çka mund te besh per 10 minuta? Nga KlubiStudentor. • Shperndaje kete prezantim sa me shume vetave,mos shfrytezo internetin per gjera te kota…