1 / 37

Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Minist

Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Ministrave, Itali. Modelet dhe Strategjitë për Partneritetet Publike Private (PPP): përvojat nga Italia

tamera
Download Presentation

Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Minist

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Ministrave, Itali ModeletdheStrategjitëpërPartneritetetPublike Private (PPP): përvojatnga Italia Seminar RajonalmbiKonçesionet/ PartneritetinPublik-PrivatTiranë, 11 Dhjetor 2007

  2. Axhenda • Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat • Ndryshimet në Kuadrin Ligjor për PPP-të (2006 - 2007) • Aktiviteti i UTFP-së “në terren”: kuadri institucional • PPP-të Italiane nën një vështrim të shpejtë • Rruga për të ecur përpara: Përkushtimi i UTFP-së për të ardhmen e afërt

  3. Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat

  4. Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat

  5. Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat • Vendimi i EUROSTAT-it mbi trajtimin e kontabilitetit të PPP-ve (2004) • Aktivet e përfshira në një Partneritet Publik-Privat duhen klasifikuar si aktive jo-qeveritare, dhe për këtë arsye duhen regjistruar jashtë bilancit për qeverinë, nëse plotësohen të dyja kushtet e mëposhtme: • Partneri privat mbart riskun e kontruksionit, dhe • Partneri privat mbart të paktën njërin prej këtyre dy risqeve, atë të disponueshmërisë ose riskun e kërkesës • “Risku i Konstruksionit” që mbulon raste si dorëzimin me vonesë, mos-respektimin e standardeve të specifikuara, kostot shtesë, mangësitë teknike, dhe efektet e jashtme negative. • “Risku i disponueshmërisë” ku partneri mund të mos jetë në pozicion për të dorëzuar volumin për të cilin është kontraktuar apo për të përmbushur standardet e sigurisë apo të çertifikimit publik që kanë lidhje me ofrimin e shërbimeve për përdoruesit përfundimtarë, siç është specifikuar në kontratë • “Risku i kërkesës” që mbulon ndryshueshmërine e kërkesës (më e lartë apo më e ulët nga ajo e pritshme) pavarësisht nga menaxhimi i partnerit privat

  6. EU legislative frameëork: a focus on steps • Fleta e Gjelbërt mbi PPP-të dhe Ligjin Komunitar për Kontratat Publike dhe Konçesionet (2004) • Përkufizimi i PPP-ve: mënyra bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve publike dhe sektorit të biznesit që kanë për qëllim qoftë financimin, ndërtimin, rikonstruksionin, menaxhimin apo mirëmbajtjen e një infrastrukture ose ofrimin e një shërbimi • Fleta e Gjelbërt trajton tema të ndryshme që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me aspektin e prokurimit publik të PPP-ve, dhe në veçanti: • Kuadrin për proçedurat e përzgjedhjes së partnerit privat, dhe, në mënyrë të veçantë, avantazhet në këtë kontekst të proçedurës së dialogut konkurrues e prezantuar në Direktivën e re mbi prokurimin publik; • Organizimin e PPP-ve me iniciativën e sektorit privat; • Kuadrin kontraktual dhe amendimet e kontratës për kohëzgjatjen e PPP-ve; • Nën-kontraktimin

  7. Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat Komunikimi i BE-së mbi PPP-të dhe Ligji i BE-së mbi Prokurimin Publik dhe Konçesionet (2005) “PPP-të nuk përbëjnë një zgjidhje mrekullie: për secilin projekt është e nevojshme të vlerësohet nëse partneriteti shton me të vërtetë vlerë për shërbimin specifik apo punët publike në fjalë, krahasuar kjo me opsione të tjera si për shembull arritjen e një kontrate më tradicionale” Klasifikimi i PPP-ve • PPP-të Kontraktuale Akordimi i Konçesionit • PPP-të Institucionale Thememelimin e një sipërmarrjeje të përbashkët ndërmjet një partneri publik dhe atij privat për të ofruar shërbime publike “Konsultimi (p.sh. Fleta e Gjelbërt)tregoi kërkesën për një mjedis ligjor të qëndrueshëm, konsistent për akordimin e një konçesioni në nivel BE-je, veçanërisht për të ulur kostot e transaksionit (duke ulur riskun ligjor) dhe në mënyrë më të përgjithshme për të rritur konkurrencën” Masat vijuese (follow-up) në fushën e PPP-ve

  8. Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat • Rezoluta e Parlamentit të BE-së mbi PPP-të dhe ligjin e BE-së mbi Prokurimin Publik dhe Konçesionet (2006) • “Thirrje ndaj Komisionit për të shqyrtuar seriozisht interesat e vetëqeverisjes rajonale dhe për të përfshirë përfaqësues rajonalë si edhe interesat lokale në hartimin e rregullave në të ardhmen” • “Kundërshton krijimin e një regjimi të veçantë ligjor për PPP-të por gjykon se ekziston nevoja për iniciativa legjislative në fushat e konçesioneve dhe për qartësimin në lidhje me PPP-të e institucionalizuara (PPPI-të)” • “Kundërshton themelimin e një agjencie Europiane për PPP-të, por mirëpret mënyra të tjera të ndarjes së përvojave në lidhje me praktikat më të mira dhe më të këqija, si për shembull krijimin e rrjetit të autoriteteve kombëtare dhe rajonale përgjegjëse për menaxhimin e PPP-ve” • Thirje ndaj Komisionit për të qartësuar kushtin e “kompleksitetit ligjor dhe financiar” në të cilin është e mundur të adoptohet një skemë e dialogut konkurrues • Gjykon se një përqasje e tërësishme për prokurimin (koncepti i ciklit jetësor) dhe konkurrimi ndërmjet pjesëmarrësve në tender mbi baza novacioni rezulton me përfitime në efektshmëri, kur projektet kryhen në partneritet, ndarja e riskut optimizohet dhe ekzistojnë specifikime funksionale dhe një mekanizëm stimulues pagesash

  9. Ndryshimet në kuadrin ligjor të PPP-ve (2006 - 2007)

  10. Ndryshimet në kuadrin ligjor për PPP-të - 2006 Dekreti legjislativ no. 163/2006 “Teksti i Konsoliduar për Prokurimet Publike” Rregullat e reja zbatojnë direktivat e prokurimit të BE-së (17&18/2004) dhe zëvendësojnë direktivat e mëparshme, duke konsoliduar kështu në 257 nene kuadrin ligjor që ka lidhje me punët publike, shërbimet dhe furnizimet qoftë në aktivitetet tradicionale apo në ato speciale • NENI 30 Përkufizimi i konçesioneve të shërbimit • NENI 58 Dialogu konkurrues. Një proçedurë fleksibël për akordimin e kontratave komplekse nga ana teknike, ligjore, ose financiare e përshtatshme veçanërisht për një skemë PPP-je • NENI 61 Akt i veçantë për zhvillimin e infrastrukturës së banimit me skemë PPP-je • NENI 142 Konçesioni me iniciativë publike • NENI 153 Konçesioni me iniciativë private

  11. Ndryshimet në kuadrin ligjor për PPP-të - 2006 Ligji nr. 286/2006 dhe Ligji i Buxhetit 2007 - “Rregullat e reja për Kontratat e Konçesionit të Autostradave” Këto rregulla përbëjnë një model të vlefshëm për çdo kontratë të mundshme konçesioni: • Krijimin e një enti të përkushtuar publik që do të monitorojë dhe kontrollojë detyrimet e konçesionarit përgjatë gjithë konçesionit • Marrjen e një sërë masash penalizuese sipas shkallës së shkeljeve deri në anullimin e plotë të konçesionit • Nxjerrjen në pah të fitimeve shtesë që kanë lidhje me shfrytëzimin e aktiviteteve dytësore • Rikthimin e fitimeve shtesë që nuk janë drejtpërsëdrejti të lidhura me riskun që aktualisht mbartet nga konçesionari • Rritje të tarifës të lidhur drejtpërsëdrejti dhe proporcionalisht me investimet e planifikuara dhe ato të kryera aktualisht Ligji i Buxhetit 2007 – Dhënia me qera (Leasing) • Futja në përdorim e Leasing-ut si një mjet i disponueshëm për ndërtimin, blerjen, menaxhimin, ose mirëmbajtjen e një infrastrukture.

  12. Ndryshimet në kuadrin ligjor për PPP-të - 2007 Ligji nr. 223/2006 dhe Dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave 1/31/2007 • Transferimi i UTFP-së nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financës tek Presidenca e Këshillit të Ministrave duke pasuar kështu transferimin e Komitetit Ndër-Ministror të Planifikimit Financiar (CIPE)

  13. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së : kuadri institucional

  14. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Formulimet politike 2000-2003 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar • “Përfshirja e sektorit privat në financimin, ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të infrastrukturave dhe në ofrimin e shërbimeve publike është një prioritet për Italinë e Jugut dhe për të gjithë Vendin”. Pranohet se Pjesëmarja e Sektorit Privat (“PSP”) në shërbimet publike sjell projektim, ndërtim dhe aftësi më të mira operacionale, që përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për përdoruesit përfundimtarë.” 2001-2004 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar • Qeveria pret të financojë 9 miliardë Euro në infrastrukturë të re nëpërmjet fondeve private. • Sektori privat pritet të ofrojë financim të borxhit si edhe pjesëmarrje me kapital. 2002-2006 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar • Theks i fortë në investimet në infrastrukturë si një prej motorëve kryesorë të zhvillimit ekonomik. • Sektori privat pritet të luajë një rol thelbësor në ndërtimin, financimin dhe menaxhimin e infrastrukturave të reja, duke kontribuar kështu 25 miliard Euro për një periudhë pesë vjeçare. • Progres i mëtejshëm në proçesin e liberalizimit dhe privatizimit të shërbimeve publike. 2007-2011 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar • ”Optimizimi i bashkë-financimit privat dhe rregullimi i tarifave do të mundësojnë kështu përshpejtimin dhe zgjerimin e prioriteteve” 2008-2011 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar • “Është e nevojshme – brenda kufijve të burimeve të disponueshme financiare – të krijohet një kuadër rregullator në koordinim me kuadrin rregullator rajonal për vënien në zbatim të programeve strategjike, kryesisht me qëllim rritjen e ofertës për shtëpitë e banimit, për t’u ndërtuar këto jo vetëm me fonde publike por edhe nëpërmjet PPP-ve”

  15. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional • E frymëzuar nga Task Forca Britanike PFI • E themeluar me ligj • Konsultime të mëparshme me palët kryesore të interesit • Grup prej 15 profesionistësh: Ekspertizë ligjore, financiare dhe teknike e zgjedhur nga sektori privat edhe nga sektori publik. Task-Forca – Organizimi

  16. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Roli Arsimor • Promovimi i teknikave të PPP-ve • Zhvillimi i Metodologjisë për PPP-të • Identifikimi i projekteve PPP që kanë funksionuar për t’i replikuar ato më pas • Bazë të dhënash me marrëveshjet e suksesshme PPP Roli i Asistencës • Asistencë në lidhje me PPP-të për administratat qendrore, rajonale dhe lokale • Nga identifikimi i projekteve të përshtatshme deri tek vlerësimi i ofertave • Aftësi dhe ekspertizë shumë-disiplinare Roli i “Hartimit të Politikave” • Përmirësimi i kuadrit ligjor • “Praktikat më të mira” (standardizimi i praktikave dhe i kontratave) Task-Forca - Misioni

  17. Përcaktimi i përvojave të suksesshme Promovimi i një fryme të re në lidhje me PPP-të Zhvillimi i aftësive PPP të nëpunësve të përkushtuar në çdo nivel qeverisës Zbatimi i Kuadrit Rregullator “10 ÇESHTJE LIGJORE” PROJEKTE PILOT “KESHILLI 4P” RRJETI PPP I TASK FORCES UDHEZIMET PPP SKEMA E DIALOGUTKONKURRUES EUROSTATI Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional REZULTATET TONA

  18. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Përvojat e suksesshme • PROJEKTET PILOT që kanë për qëllim të mbështesin promovimin e teknikave të PPP-ve. Ky është një prej aktiviteteve kryesore të UTFP-së dhe zhvillon projekte të përzgjedhura pilot në shkallë kombëtare. • UTFP-ja i ka shoqëruar projektet pilot, duke kontribuar dhe dokumentuar përvojën e projektit, duke ndihmuar kështu në zgjidhjen e pyetjeve (ligjore, financiare, etj.), të cilat kanë dalë gjatë proçesit të projektit dhe duke ofruar kështu rezultate për projektet e ardhshme PPP. • Projektet e përzgjedhura PPP kanë qenë si më poshtë: • Salerno-Rexhio Kalabria (Autostradë); • Terminalet Intermodale Roma-Napoli-Milano (Infrastrukturat logjistike); • Torino-Lione (Hekurudhë); • Quadrilatero Marke-Umbria (Autostradë).

  19. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Asistenca mbi PPP-të për administratat qendrore, rajonale dhe lokale • UTFP-ja ka për qëllim të mbështesë promovimin e teknikave PPP në çdo nivel. • Në përputhje me ligjin ajo mbështet administratën “sipas kërkesës” në çdo fazë të proçedurës si më poshtë: • Planifikimin tre vjeçar të infrastrukturës • Vlerësimin e propozimeve (ligjore, financiare, etj.) • Pregatitjen e dokumentacionit për tender • Marrëveshjen kontraktuale • Zbatimin e kontratës Ndërmjet Qershorit 2004 dhe Dhjetorit 2006 UTFP-ja ka asistuar 74 administrata publike dhe ka mbështetur 110 projekte. Kërkesat kanë ardhur: • 84% nga administratat lokale • 9% nga administratat rajonale • 7% nga administratat qendrore • Më tepër se 330 projekte të asistuara gjatë jetëgjatësisë së UTFP-së që prej vitit 2000

  20. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Asistenca për infrastrukturën strategjike

  21. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Fryma e re për PPP-të Këshilli 4P (Këshilli i Promovimit të Partneriteteve Publike Private) u themelua nga UTFP-ja në vitin 2004. Organizata përbëhet nga përfaqësues të sektorit publik dhe atij privat. Këshilli dhe UTFP-ja kryejnë studime, publikojnë kokluzione, moderojnë forume për diskutime mbi zhvillimin e teknikave të PPP-ve. Këshilli gjithashtu ofron mbështetje për nëpunësit politikë dhe vendimmarrësit në shqyrtimin dhe krijimin e partneriteteve me sektorin privat. UDHEZUESI MBI PPP-të është një prej detyrave të veçanta të UTFP-së. Qëllimi i këtyre udhëzimeve është të ndihmojnë në garantimin e suksesit të projekteve të ardhshme PPP. UTFP-ja harton udhëzime mbi: * Testimin e PPP-ve * Analizën e Riskut dhe Klasifikimit të Projektit; * Pjesëmarrjen Private në Infrastrukturë; * Krahasuesin e Sektorit Publik (“PSC”) * Studimet e Fizibilitetit

  22. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Zhvillimi i aftësive PPP • Rrjeti i Task Forcës (“Rrjeti”) u krijua nga UTFP-ja. Rrjeti dhe UTFP-ja hartojnë: • Propozime zgjidhjesh për përmirësimin e kushteve të kuadrit PPP; • Proçedura dhe mjete uniforme për zbatimin e projekteve PPP; • Programe trajnimi për përfaqësuesit e sektorit publik.

  23. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Zbatimi i kuadrit Rregullator 10 ÇËSHTJE LIGJORE për të përmirësuar pjesëmarrjen e sektorit privat në financimin, ndërtimin dhe vënin në shfrytëzim të infrastrukturës dhe të shërbimeve publike. Ky dokument rekomandon propozime zgjidhjesh me “ligj-të butë” për të hequr barrën më të madhe në kuadrin legjislativ kombëtar si edhe ka për qëllim përdorimin e duhur të skemave PPP. Një SKEMË DIALOGU KONKURRUES si një mundësi e disponueshme për të përzgjedhur rastin e biznesit nga ana e sektorit publik. Zbatimin e Vendimit të EUROSTAT-it Nr. 11, Shkurt 2004 mbi trajtimin e kontabilitetit në llogaritë kombëtare të kontratave të ndërmarra nga njësitë qeveritare në kuadrin e PPP-ve.

  24. Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional Aktor tjetër publik Shoqëria për veprim “Cassa Depositi e Prestiti” (CDP S.p.A.) është një kompani me kapital të përbashkët me prejardhje nga transformimi i një sektori publik të themeluar në vitin 1850. Kapitali aksioner i përket 70% Ministrisë Italiane të Ekonomisë dhe Financës dhe 30% fondacioneve bankare Italiane Misioni i CDP-së është të nxisë kryerjen e investimeve publike, punëve lokale për infrastrukturë publike dhe punë të mëdha publike me interes kombëtar, duke garantuar kthime të investimit për aksionerët e saj ndërkohë që ruan ekuilibrin afatgjatë financiar dhe ekonomik. Një “fushë biznesi” specifike e CDP-së i është përkushtuar financimit të punimeve, impianteve, rrjeteve dhe pajisjeve për ofrimin e shërbimeve publike. CDP-ja mund të sigurojë fonde nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë, borxhit dhe operacioneve të tjera financiare pa garanci Shtetërore. Në mënyrë që të kryejë këto operacione CDP-ja mund të përdorë fonde që vijnë nga hedhja në treg e produkteve specifike financiare Fondi Italian i Infrastrukturës Sgr

  25. Një vështrim mbi PPP-të Italiane

  26. Një vështrim mbi PPP-të Italiane • Rritja konstante e tregut të PPP-ve krahasuar me tregun e infrastrukturës publike 2004 – 2007 • Viti 2007 tregon një rritje koherente krahasuar me 2006

  27. Viti 2006 Numri Vlera n° % € % Faza I - Njoftimi i Informacionit Paraprak (NIP) 474 34.67% 6,257,062,501 39.13% 9.36 % Faza II – Ftesa për tender 128 3,709,129,895 23.20% 62.33% NIP Total + tendera me iniciativë private) 602 44.04% 9,966,192,396 Konçesione punimesh me iniciativë publike 263 19.24% 1,953,711,108 12.22% Konçesione shërbimi 384 28.09% 3,773,836,436 23.60% PPP të tjera 118 8.63% 295,385,127 1.85% TOTALI 1,367 100% 15,989,125,067 100% UTFP-ja në infopieffe.it Të dhënat (Ovbservatori Kombëtar i PPP-ve) Një vështrim mbi PPP-të Italiane Struktura e Tregut të PPP-ve - 2006 • Konçesion punimesh me iniciativë private është proçedura me shtrirje më të madhe qoftë në lidhje me numrin, qoftë në lidhje me vlerat • Konçesionet e shërbimeve përbëjnë 23.6% të vlerës totale të tregut të PPP-ve • Konçesionet e punimeve me iniciativë publike përbëjnë 12.2% të vlerës totale së tregut të PPP-ve • Mënyra të tjera PPP-sh paraqesin vetëm një pjesë tepër të vogël të tregut

  28. Janar - Gusht 2007 Numri Vlera n° % € % 434 40.45% 9,252,414,966 65.72% Faza I - Njoftimi i Informacionit Paraprak (NIP) Faza II – Ftesa për tender 106 9.88% 3,766,361,980 26.75% Total PIN + tender under private initiative 540 50.33% 13,018,776,946 92.47% 160 14.91% 655,051,436 4.65% Konçesione punimesh me iniciativë publike Konçesione shërbimi 310 28.89% 284,532,172 2.02% PPP të tjera 63 5.87% 120,360,102 0.85% 1,073 100% 14,078,720,656 100% TOTALI Semestri II 2007 NIP-et ANAS Vlera Value % 1 Lidhje rrugore nga porti i Ankonës me rrugët kryesore 472,100,000 11.63% 2 Lidhje rrugore San Vittore(A1) – Bojano-Campobasso 1.460,100,000 35.97% , 3 Lidhje rrugore Catania-Ragusa 1,268,583,843 31.25% 4 Lidhje rrugore Caianello-Benevento 708,378,318 17.45% 5 Impiant Mirëmbajtjeje dhe Menaxhimi për Tunelet e Rajonit të Lombardisë 150,000,000 3.70% TOTALI 4,059,162,161 100% Një vështrim mbi PPP-të Italiane Struktura e Tregut të PPP-ve - 2007 Projektet Kryesore që kanë rritur vlerat NIP në vitin 2007

  29. Vitet 2004 - 2007 Numri 2004 2005 2006 Jan.-Aug.2007 Konçesionet e Punimeve - Me iniciativë private- Neni. 153 L.D. 163/06 841 750 602 540 - Me iniciativë publike- Neni. 144 L.D. 163/06 280 183 263 160 Konçesione shërbimi 345 506 384 310 PPP të tjera 181 260 118 63 TOTALI 1,647 1,699 1,367 1,073 Vitet 2004 - 2007 Vlera 2004 2005 2006 Jan.-aug.2007 Konçesionet e Punimeve 8,600,827,804 - Me iniciativë private- Neni. 153 L.D. 163/06 8,373,091,089 9,966,192,396 13,018,776,946 - Me iniciativë publike- Neni. 144 L.D. 163/06 1,299,204,932 1,953,711,108 655,051,436 2,212,337,948 Konçesione shërbimi 2,375,834,680 4,245,291,833 3,773,836,436 284,532,172 PPP të tjera 6,509,390,247 1,817,677,214 295,385,127 120,360,102 TOTALI 18,557,520,948 16,876,134,799 15,989,125,067 14,078,720,656 Një vështrim mbi PPP-të Italiane Tendencat e PPP-ve 2004-2007 • Një treg fiziologjikisht në ngadalësim

  30. Një vështrim mbi PPP-të Italiane Vlera Mesatare e NIP-it

  31. Një vështrim mbi PPP-të Italiane Sektorët sipas Vlerave Mesatare

  32. Rruga drejt së ardhmes: Angazhimet e UTFP-së për të ardhmen e afërt

  33. Rruga drejt së ardhmes Probleme të përgjithshme për të ardhmen (e afërt) : • Zbatojeni metodologjinë e PPP-ve në mënyrë sistematike. Shmangi politikat ndalo-dhe-shko; • Plotësoni “ndryshimin kulturor” në Administratën Publike: “Nga pronësia mbi asetet tek ofrimi i shërbimit”; • Përmirësoni kompetencat dhe aftësitë teknike (know-how) të Administratës Publike për shqyrtimin dhe vlerësimin e metodologjisë së PPP-ve.

  34. Rruga drejt së ardhmes Çështjet ligjore për të ardhmen (e afërt) : • Uleni kohëzgjatjen totale dhe kompleksitetin e proçesit të akordimit të çdo PPP-je (nga proçedurë me tre faza në proçedurë me një fazë), duke patur parasysh mundësitë e çështjeve më të fundit të BE-së (p.sh. proçedura e “dialogut konkurrues”); • Kini parasysh opsionin për të hartuar një kuadër ligjor të posaçëm për kontratat e PPP-ve.

  35. Rruga drejt së ardhmes Çështjet financiare për të ardhmen (e afërt): • Rritja e efektshmërisë në shpenzimet publike nëpërmjet reduktimit të pagesave paraprake në favor të pagesave me bazë disponueshmërie; • Reduktim i nevojës për grante publike duke prezantuar alternativa të tjera financimi: • Fondet e Kapitalit Privat (Fin.OPI, CdP SpA, Fondacionet Bankare, fondet e veçanta – Galaxy -) • Pjesëmarrjet e publikut (shih Fondi për Investimet në Kujdesin Shëndetësor të kryera nga Rajoni i Toskanisë, me këshillën e Merrill Lynch) • Fonde qarkulluese, me kapital të pjesshwm dhe mezzanine • Mjete të reja financiare, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare dhe të BE-së (p.sh. Instrumenta garancie, financim me kapital i riskut, menaxhuar nga EIB-ja) • Në prokurimin e PPP-ve, krijoni lidhje të kontratës së konçesionit me evidencat e mbylljes financiare; • Implementoni një treg dytësor në kapitalin PPP/PFI

  36. Rruga drejt së ardhmes Çështjet operacionale për të ardhmen (e afërt) : • Zbatoni një kontroll të fortë projekti për projektet PPP gjatë fazës së ndërtimit; • Kryeni në mënyrë sistematike vlerësim të saktë të riskut dhe të shpërndarjes së tij • Nëse është e mundur përfshirje më e madhe e Komisionit të BE-së dhe të EIB-së në PPP (EPEC) • Nevoja për të patur një panoramë të qartë të riskut të transferuar tek Qeveria nga operacionet PPP

  37. KONTAKT UNITA’ TECNICA FINANZA di PROGETTO Presidency of the Council of Ministers Head Office - Via della Mercede, 9 – 00187 Rome, Italy Tel. +39 06 6779 6394 – Faks. +39 06 6779 6573 – www.utfp.it Gabriele PASQUINI– Këshilltar Ligjor Tel. +39 06 6779 6534 Mob. + 39 335 58.58.313 Email: g.pasquini@governo.it

More Related