180 likes | 478 Views
Pasues dhe oponente te teorise strukturale. Teori te personalitetit. Psikologjia individuale. Alfred Adler Termi psikologji individuale mund të përdoret dhe më gjerësisht për atë që njihet si psikologjia diferenciale ose psikologjia e diferencave individuale.
E N D
Pasues dhe oponente te teorise strukturale Teori te personalitetit
Psikologjia individuale • Alfred Adler • Termi psikologji individuale mund të përdoret dhe më gjerësisht për atë që njihet si psikologjia diferenciale ose psikologjia e diferencave individuale. • Në temën e tij të 1920 Adler zhvendosi bazën e teorisë së tij psikologjike nga seksi dhe nga dëshira seksuale, të cilat ishin pikat e forta të Freudit. Ai u dha më shumë rëndësi faktorëve socialë.
Adler • Sipas Adler një person fiton tiparet e personalitetit të tij nga faktorët e jashtëm. Karakteri i individit formohet nga reagimi i tij ndaj influencës së këtyre elementëve në këtë mënyrë: • Kompensimi • Dorezimi • Post-kompensimi
Adler • 1. Kompensimi- nëse një person vuan nga një gjendje jo e favorshme, qëllimi i tij/saj është t’u japë fund këtyre situatave të disfavorshme sepse e bëjnë të ndihet inferior ndaj të tjerëve. Kush është i aftë të bëjë këtë bëhet i suksesshëm në jetën e tij sociale dhe individuale.
Adler • 2. Dorëzimi – në këtë grupim janë ata që u dorëzohen situatave të disfavorshme dhe bëhen njësh me to. Këta njerëz janë shumica. Qëndrimi i botës për ta është një pozicion simpatie, pa interes.
Adler • 3. Post-kompensimi – pastaj kemi personat që bëhen aq të fiksuar me idenë e kompensimit sa bëhet objektivi primar i tyre. Ata janë neurotikët. Pra, faktorët e jashtëm janë vitalë në karakterin e individit. Pikëpamja adleriane jo vetëm që është shpluhurosur kohët e fundit por është pjesë e domosdoshme e të gjitha trajtimeve psikiatrike dhe terapive.
Adler • Koncepte inovative pa mistere dhe situata mistike për lexuesin • Adler ishte i pari që vuri re se fëmija sidomos në fazën e parë të jetës, është në një gjendje paaftësie, papërshtatshmërie, parealizueshmërie, duke shfaqur kërkesa për ndihmë.
Kompleksi i inferioritetit • Një term i përdorur qëllimisht për të treguar atë gjendje të zakonshme fiziologjike, paaftësie dhe pasigurie që shfaq fëmija në përballje me botën akoma të panjohur, në të cilën jetojnë të mëdhenjtë, më të fortët dhe më ekspertët.
Nëse kushtet ambientale janë të favorshme, fëmija do i kalojë me sukses, në mënyrë graduale, këto siklete inferioriteti, paralel me zhvillimin psikosomatik, me proçesin e të mësuarit dhe me integrimin social, fillimisht të kolauduar në rrethin familjar dhe dalëngadalë edhe jashtë familjes. Nëse në të kundërt stimujt do të jenë negativë, ose do të perceptohen si të tillë, me shumë mundësi do të verifikohet një përforcim i ndjenjës normale të inferioritetit, derisa të bëjë personin të rrëshkasë në mënyrë fatale drejt kompleksit të inferioritetit, që është gjithmonë patologjik.
Psikologjia individuale • Nuk është e mundur të analizohet një qenie njerëzore në një gjendje izolimi social, duke qenë se çdokush nga ne domosdoshmërisht, bën pjesë në një kontekst social. Kjo pikë dallon psikologjinë individuale nga ajo e Freudit, sepse në teorinë psikanalitike klasike raportet sociale, me përjashtim të atyre me prindërit, anashkalohen, mënjanohen
Psikologjia individuale • Për Adlerin raportet sociale janë thelbësore dhe duhet të merren në konsideratë si pjesë përbërëse të jetës psikike të individit. • Individual: një individualiteti psikik unik dhe të papërsëritshëm që, për arsye mbijetese, duhet të hyjë e të bëjë pjesë në një strukturë komunitare të formuar nga njësi të tjera psikike, edhe ato unike dhe të papërsëritshme
Psikologjia individuale • Dy njësitë që Adleri i theksoi si themelore janë vullneti i pushtetit (aspirata e superioritetit) dhe ndjenja sociale • Ato kanë si detyrë garancinë e mbijetesës së qenies njerëzore
Kompleksi i inferioritetit • Nëse prurjet ambientale janë të favorshme, sikleti i inferioritetit mund të kapërcehet; nëse stimujt janë negativë ose perceptohen si të tillë, ose verifikohen frustrime sistematike (poshtërime, përballje zhvlerësuese, kompetitivitet...), mund të përcaktohet një detyrim ose një transformim i ndjenjës së zakonshme të inferioritetit në një kompleks inferioriteti.
Ndjenja sociale • Një njësi që ka njeriu dhe që tregon se çdo njeri ka nevojë të bashkëpunojë me njerëzit dhe të marrë pjesë në mënyrë solidale në emocionet e tyre • Me ndjenjë sociale kuptohet dëshira e harmonisë në kolektiv. Konsiderohen si vitale ndjenja e dashurisë, miqësisë dhe bashkëveprimit me të tjerët.
Ndjenja sociale • Është një njësi e lindur që i referohet konceptit ideal të shoqërisë subspecieaeternitatis, nën formën e përjetësisë • Orienton vullnetin e pushtetit, ndjenjën e superioritetit, pra, por gjithashtu është e ndikuar nga kjo në sensin evolutiv • Ndjenja sociale dhe aspirata e superioritetit janë dinamikisht të ndërthurura
Terapia adleriane • Objektiv: reintegrimin social, aktiv të individit. • Pranimi i normave dhe vlerave që janë ideale të kolektivitetit janë kusht i nevojshëm për një personalitet të shëndetshëm • Individualizmi konsiderohet si një ndërtim personal dhe antisocial
Ndjenja e inferioritetit • Nënkuptohen ndjenjat e pasigurisë dhe frikës që rrjedhin nga rrethana negative, ngjarje me intensitet të veçantë që influencojnë ekzistencën e personit.
Terapia • Ndërhyrja psikoterapeutike ka si qëllim të gjejë, të zbulojë sjelljet artificiale, të rreme, dhe “të shtirurit neurotik” të individit, duke ndihmuar personin të orientojë energjinë e vet drejt një stili jete më social dhe bashkëveprues.