160 likes | 319 Views
NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT , TË GJITHËMËSHIRSHMIT!. E vërteta rreth martesës “m ut’a ” (Dallimi mes martesës sheriatike dhe asaj “ m ut’a”).
E N D
E vërteta rreth martesës “mut’a”(Dallimi mes martesës sheriatike dhe asaj “mut’a”)
Shiitët pretendojnë se kurorëzimi “mut’a” (i përkohshëm) është i lejuar dhe i aprovuar në sheriatin tonë. Kjo është në kundërshtim me atë që është vërtetuar dhe beson Ehli Sunetidhe Xhemati. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Pejgamberi (salallahualejhi ue selem) e bëri të ndaluar kurorëzimin “mut’a” në betejën e Hajberit.” Në vazhdim paraqitet dallimi mes kurorëzimit sheriatik dhe atij “mut’a”.
1. Koha 2. Shkurorëzimi 3. Përgjegjësi 4. Numri i grave 5. Dëshmitarët 6. Mbrojtja dhe përkujdesja ndaj saj 7. Kontrata martesore 8. Vazhdimësia 9. Vendbanimi 10. Drejtësia *Për shpjegim të zgjeruar kliko mbi çështjen e caktuar.
E sa i përket kundërshtimit tonë në atë që janë argumentuar disa prej dijetarëve të tyre në fjalën e Allahut:“(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga Allahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj (me nikah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nukka pengesë për ju, pas përcaktimit (të nikahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. Allahuështë i Gjithëdijshmi, i Urti....” (Nisa, 24) se Allahu para kënaqësisë me to ka përmendur mbrojtjen e tyre. Allahu thotë në të njëjtin ajet “…të mbrojtura dhe jo zinaqare.” Tek shiitët nuk është kusht mbrojtja e gruas.