1 / 23

Makroekonomi II Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

Makroekonomi II Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina. Ekonomiksi përbëhet nga dy pjesë:. Mikroekonomia dhe Makroekonomia. www.valmirnuredini.tk. Dallimi në mes të Mikroekonomisë dhe M akroekonomisë ?. www.valmirnuredini.tk.

webb
Download Presentation

Makroekonomi II Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Makroekonomi IIProf.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

  2. Ekonomiksi përbëhet nga dy pjesë: • Mikroekonomia dhe • Makroekonomia www.valmirnuredini.tk

  3. Dallimi në mes të Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë? www.valmirnuredini.tk

  4. Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjentëve individual ekonomik: si konsumatorëve, firmave si dhe agjencive qeveritare,etj. Çka do të thotë se studion sjelljet në nivel të ndërmarrjes.Makroekonomiamerret me studimin e sjelljes së ekonomisë në tërësi, me studimin e agregateve ekonomik, si: produkti i përgjithshëm, papunësia, inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i jashtëm, etj. Thënë shkurt, makroekonomia trajton çështje dhe probleme ekonomike kryesore të një vendi. www.valmirnuredini.tk

  5. Ekzistojnë dy shkolla të mëdha të mendimit makroekonomik: • Shkolla klasike – neoklasike, dhe • Shkolla kejnsiane – neokejnsiane. www.valmirnuredini.tk

  6. Shkolla neoklasike (klasike) Teoria makroekonomike neoklasike është zhvilluar gjatë viteve 70’, por ajo ka pasur ndikim edhe gjatë viteve 80’. Sipas neoklasikëve (klasikëve): - ekonomia është çdo herë në punëzënie të plotë, - ekziston shfrytëzim i plotë i kapaciteteve dhe - ekonomia është çdo herë në ekuilibër. Ata gjithashtu deklarojnë, që ndërhyrjet e qeverisë në ekonomi vetëm i përkeqësojnë gjërat, do të thotë që ishin kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe se gjendjet e disekuilibrit tejkalohen shpejt nëpërmjet mekanizmave përshtatës të tregut. www.valmirnuredini.tk

  7. Supozimet kryesore të shkollës neoklasike janë: • Agjentët ekonomikë maksimizojnë • Pritjet janë racionale • Tregjet pastrohen www.valmirnuredini.tk

  8. Agjentët ekonomikë maksimizojnë Familjet dhe firmat marrin vendime optimale. Vendimet optimale- më të mira të mundshme. Ata gjatë marrjes së vendimeve përdorin të gjithainformacionet që i kanë, dhe marrin vendimin. www.valmirnuredini.tk

  9. Pritjet janë racionale Do të thotë se ata statistikisht përdorin informacionin që disponojnë dhe bëjnë parashikimin më të mirë për të ardhmen. Shkolla neoklasike shpesh quhet edhe shkolla e pritjeve racionale. Pritjet racionale- momenti më i përshtatshëm për blerje, p.sh. zbritjet sezonale…etj. www.valmirnuredini.tk

  10. Tregjet pastrohen - Pagat dhe çmimet ndryshojne per te arritur ekujliber. - Nuk ekziston papunesi jovullnetare. - Do te zbriten çmimet e te mirave qe jane ne tepricë ne rafte. www.valmirnuredini.tk

  11. Shkolla kejnsiane (neokejnsiane) Deri në vitet e 80’ teoria neoklasike kishte ndikim të madh në teorinë makroekonomike, derisa paraqitet brezi i ri i shkencëtarëve, “kejnesianistët e rinj”. Ata kishin pikëpamje të kundërta me klasikët, ata argumentojnë se: - tregjet shpesh herë nuk pastrohen edhe kur individët kujdesen për interesat e veta dhe - qeveria duhet të ndërhyjë në ekonominë e një vendi. www.valmirnuredini.tk

  12. Konceptet kyçe të makroekonomisë Konceptet kyçe të makroekonomisë janë: • Produkti i Brendshëm Bruto, • Inflacioni, • Rritja ekonomike, • Punëzënia dhe papunësia, • Cikli i Biznesit. www.valmirnuredini.tk

  13. Produkti i Brendshëm Bruto Produkti i brendshëm Bruto (GDP) përfaqëson vlerën e të gjitha të mirave dhe shërbime përfundimtare të prodhuara në një ekonomi në një periudhë të caktuar kohore. Në këtë rast, duhet bërë dallimi në mes të GDP real dhe atij nominal. • GDP nominal mat vlerën e produkteve për një periudhë të caktuar kohore, me çmimet e periudhës në të cilin prodhohet produkti (çmimet e tanishme). • GDP real mat produktin total të prodhuar në një ekonomi, për një periudhë të caktuar kohore, por duke marrë parasysh çmimet e vitit bazë (të dhënë-mundet me qene viti paraprak ose cili vit caktohet si vit bazë). www.valmirnuredini.tk

  14. 6,000 5,000 GDP real (dollarGDP real (dollarë të vitit 1987) 4,000 3,000 2,000 GDP nominal 1,000 500 100 1985 1960 1965 1970 1975 1980 1990 GDP nominal është rritur më shpejt se GDP real sepse janë rritur çmimet ( Burimi: DRI/Mc Graw Hill) www.valmirnuredini.tk

  15. Inflacioni dhe GDP Kur GDP nominal rritet shumë më shpejt se ajo real në një ekonomi, atëherë kemi inflacion. Dhe diferenca midis ritmeve të rritjes së GDP real me atë nominal ndodh sepse çmimet e të mirave dhe shërbimeve janë rritur apo ka pasur inflacion. Me inflacion kuptojmë rritjen e vazhdueshme të çmimeve të nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Te ngritja e nivelit të çmimeve kemi parasysh ngritjen në nivelin mesatar. Deflacioni- rënja e çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse. Desinflacioni- rënja e çmimeve mesatare por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraprake. www.valmirnuredini.tk

  16. GDP nominal dhe GDP real-shembull www.valmirnuredini.tk

  17. Rritja dhe GDP real Rritmi i rritjes së ekonomisë përfaqëson normën me të cilën rritet GDP reale. Tani bëhet pyetja se kush e shkakton rritjen e GDP real? Ekzistojnë dy arsye që shkaktojnë rritjen e GDP real, ato janë: • Arsyeja e parë e ndryshimit të GDP real është se ndryshon sasia e disponueshme e burimeve në një ekonomi (burimet ndahen në kapital dhe punë), • Arsyeja e dytë e ndryshimit të GDP real është se efiçienca me të cilin përdoren faktorët e prodhimit mund të ndryshojë. Përmirësimet e efiçiencës quhen rritje të rendimentit, do të thotë që të njëjtët faktorë të prodhimit, mund të japin më shumë produkt. www.valmirnuredini.tk

  18. Punëzënia dhe papunësia Punëzënia dhe papunësia janë ndër konceptet më të rëndësishëm makroekonomik. Ajo pjesë e forcës punëtore që nuk është e zënë me punë, përbën të papunët. Raporti midis numrit të të papunëve dhe forcës punëtore, e shprehur në përqindje përbën normën e papunësisë. www.valmirnuredini.tk

  19. Kush konsiderohet si i papunë? Të papunë konsiderohen ata persona që nuk janë në punë por që kërkojnë punë në mënyrë aktive, ose presin të rikthehen në punë. Një person është i papunë nëse nuk punon dhe: • ka bërë përpjekje specifike për të gjetur punë gjatë 4 javëve të fundit; • është pushuar nga puna dhe pret përsëri të thirret në punë; • është duke pritur të njoftohet për punë të re në muajin e ardhshëm. Të punësuarit plus të papunët e përbëjnë forcën punëtore. Të gjithë të tjerët që janë në moshë për punë dhe janë të papunë dhe nuk bëjnë pjesë në forcën punëtore ose të papunëve, ata konsiderohen jashtë forcës punëtore (pensionistët, studentët, etj.). www.valmirnuredini.tk

  20. Cikli i biznesit dhe hendeku i prodhimit Luhatjete ekonomisë, herë në ekspansion e herë në recesion, që karakterizohen respektivisht nga lëvizjet në ngritje dhe në ulje të produktit total, inflacionit, normës së interesit dhe punësimit krijon të ashtuquajturit cikle të biznesit. www.valmirnuredini.tk

  21. Me cikël të biznesit kuptojmë modelin e zgjerimit dhe të ngushtimit, pak a shumë të përsëritshëm të aktivitetit ekonomik rreth shtegut të rritjes potenciale. www.valmirnuredini.tk

  22. GDP real Hendeku i prodhimit Kulmi Prirja- GDP potencial Kulmi Pika më e ulët Rritja Rrënja Pika më e ulët Gjatësia e ciklit Koha Cikli i biznesit dhe hendeku i prodhimit www.valmirnuredini.tk

  23. Hendeku i prodhimit mat hendekun (shmangien, diferencën) në mes prodhimit aktual dhe prodhimit që do të mund të prodhonte ekonomia me përdorimin e plotë të burimeve ekzistuese. Dallimi në mes produktit aktual dhe atij potencial: • Produkti potencial përfaqëson nivelin e prodhimit në punëzënien e plotë. • Produkti aktual është niveli i prodhimit i cili aktualisht prodhohet në një ekonomi. www.valmirnuredini.tk

More Related