1 / 44

Vendosja individuale dhe grupore Besnik Krasniqi

Vendosja individuale dhe grupore Besnik Krasniqi. Vendosja individuale dhe grupore. Dallohen për nga numri i pjesëmarrësve në vendimmarrje. Nuk ka rregull të caktuar se cili lloj i vendosjes. Varet nga: Nga lloji i vendimit i cili merret (strategjike, taktike dhe operative ose rutinore)

Download Presentation

Vendosja individuale dhe grupore Besnik Krasniqi

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Vendosja individuale dhe grupore Besnik Krasniqi

  2. Vendosja individuale dhe grupore Dallohen për nga numri i pjesëmarrësve në vendimmarrje. Nuk ka rregull të caktuar se cili lloj i vendosjes. Varet nga: • Nga lloji i vendimit i cili merret (strategjike, taktike dhe operative ose rutinore) • Nga dija dhe aftësia e marrësit të vendimit • Nga koha që e ka në dispozicion marrësi i vendimit

  3. Personat me dituri e përvojë të kufizuar: vendosje grupore për të bartur përgjegjësite. Disa vendime kërkojnë hulumtime dhe ekipe profesionale andaj vendime grupore. Koha: në mungesë të kohës merren vendime individuale, dhe anasjelltas. Vendimet me rëndësi të madhe mirren nga grupet.

  4. Vendosja individuale Vendimi merret nga individi. Kryesisht me vendime rutinore të rëndësive më të vogla. Por ndodh edhe e kundërta. • Vendosja individuale: e shpejtë ose e ngadalshme: varet nga dija dhe karakteristikat e tjera të individit. Kështu, njerëzit me qëndrime dhe bindje më të forta në jetë do të vendosin shpejt dhe me një siguri më të madhe. Personat stabil dhe të qetë mendohen të jenë më të përshtashëm për vendosje individuale afatgjate.

  5. Nga aspekti i menaxherit që vendos: Vendosja individuale: a) Qasja racionale, dhe b) Perspektivë racionale e kufizuar. • Qasja racionale do të thotë vendosje në kushte ideale. Mirëpo, në praktikë në shumicën e rasteve kushtet nuk janë ideale dhe nuk disponojmë me të gjitha informacionet e nevojshme. Po ashtu, edhe të gjitha parametrat për vendosje nuk janë të sigurt, prandaj në shumicën e rasteve marrin vendime në kushtet e racionalitetit të kufizuar.

  6. Perspektiva racionale e kufizuar Katër lloje të personave, të cilët marrin vendime individuale: • Personat iracional: i cili propozon një vendim të caktuar, përkundër ekzistimit të frikës nga rezultatet e atij vendimi dhe vështirësive me të cilat ballafaqohet. Ato janë vendime që janë zhvilluar në luftëra të pavetëdijshme. • Personat kreativ: Vendimet te këta persona janë udhëhequr me dëshirën për përparim dhe afirmim individual. • Personat kalsikë ose racionalë, respektivisht ekonomikë. Pra, personat që janë plotësisht të informuar dhe ekonomikisht të motivuar për marrjen e vendimeve në kushte objektive. Këtyre personave u janë të njohura të gjitha alternativat e mundshme dhe ata e zgjedhin alternativën më të mirë racionale. • Personat administrativë: të marrjes së vendimit në kushtet e racionalitetit të kufizuar. Ata gjatë vendosjes përcaktohen për alternativën e parë të pranueshme.

  7. Varësisht nga rreziku menaxherët: • Në ata që u ikin problemeve, Duke marrë parasysh se nuk dëshirojnë rreziqe, gjithmonë e zgjedhin alternativën me pasoja të njohura. • Në ata që i zgjidhin problemet, Ata që i zgjidhin problemet, kanë një tolerim mesatar ndaj rrezikut, që do të thotë se kur ballafaqohen me problemin, mundohen ta zgjidhin. • Në ata që i hulumtojnë problemet. Në grupin e tretë, ata që i hulumtojnë problemet janë ata persona te të cilët rreziku gjatë vendosjes paraqet nxitje dhe kënaqësinë e gjejnë gjatë vendosjes në kushtet e paqartësisë.

  8. Përparësitë e vendosjes individuale • Vendosja individuale është proces më i shpejtë në krahasim me vendosjen grupore. • Disa vendime kërkojnë mendimin e një personi/profesionisti. • Eviton problemet që mund të paraqiten në grup e që ngadalësojnë procesin e vendosjes.

  9. Dobësitëe vendosjes individuale • Kapaciteti i kufizuar në numrin e alternativave të shqyrtuara. • Mungesa e bashkimit të ideve të punëtorëve me njohuri e përvojë të ndryshme. • Bizneset me probleme komplekse që kërkojnë njohuri të llojllojshme.

  10. Vendosja grupore • Vendosja grupore paraqet mënyrën e vendosjes afariste, ku vendimet i marrin një grup i caktuar i njerëzve. • Kuvendi i aksionarëve, komisionet e ndryshme. • Më demokratike por më e ngadaltë dhe e shtrenjtë.

  11. Për marrjen e vendimeve në grup: Lye (1994) • Legjitimitetit: përhrahja më e madhe: vendosja individuale mirret që personi ka marrë vendim në mënyrë autokratike dhe mund të jetë pengesë për implementim. • Kualiteti i vendimit: mëndohet se janë më kualitative se kurr mirren nga një individ. • Nevoja për vendime inovative: grupet sjellin kreativitet • Informacionet: grumbullimi dhe analizimi i tyre. • Morali/satisfaksioni në punë

  12. Kundër marrjes së vendimeve në grup: • Presioni i kohës • Dija unike (p.sh. e një eksperti) • Konfidencialiteti/fshehtësia/mirëbesimi • Përgjegjësia e marrjes së vendimeve në grup është më e vogël se sa vendosja individuale.

  13. Karakteristikat e grupit • Interesi i përbashkët, • Anëtarët e grupit duhet të komunikojnë në mes vete, • Anëtarët e grupit i ndajnë rolet ndërmjet vete për realizimin e qëllimeve të grupit, • Secili grup sipas rregullit është nëngrup i ndonjë grupi më të madh, kurse mund t’i ketë edhe nëngrupet e veta, • Se anëtarët e grupit duhet t’u përmbahen normave të përcaktuara të sjelljeve në grup. - Duhet të jenë mirë të informuar për problemin; kush janë anëtarë (nëse persona të nivelit të njejtë po me qëndrimet të kundërta)

  14. Normat grupore • Për të arritur qëllimet në organizatë dhe për të kontrolluar aktivitetet antarëve disa rregulla/normaformale e joformale në bazë të të cilave anëtarët supozohet të sillen. • Koheziviteti grupor (fitohet me kohë): aftësinë e grupit të qëndroj së bashku që tregon lojalitet. Eksperimenti i Asch (1951) ilustron fuqinë e grupit për imponimin e koncensusit/pajtueshmërisë brenda grupit.

  15. Eksperimenti i Asch-it 37% e personave që kanë qenë objekt i observimit janë pajtuar me gjykimin e grupit krahasuar në vend të preferencës individuale.

  16. Grupet efektive dhe joefektive

  17. Komunikimi në grup(llojet e rrjeteve komunikuese) • Me orientim kah qendra: pak informata, shpejtësi në vendimmarrje, probleme më të lehta, ndërlikohet me rritjen e grupit dhe informatave. • Rrjeti qarkor: decentralizuar, më pak eficient ngase grupi i paorganizuar, komunikimi më I shpejtë, kryesisht probleme të ndërlikuara. • Rrjeti i ndërlidhur: diskutim dhe participim, punë më e mirë . • Rrjeti Y zinxhiror

  18. Dijet e anëtarëve të grupit Kualiteti dhe shpejtësia e vendimmarrjes Dijet e anëtarëve: • Komplementare • Konkurrente (homogjeniteti më i dobët, vendosja zgjat më shumë dhe dyshimi në vendimin e marrë) • Të njejta (vendimi mirret shpejt por rrezik nëse zgjidhet alternativa më e mirë)

  19. Problemet e vendosjes grupore • Polarizimi në mes të anëtarëve të grupit, • Mendimi grupor, dhe • Participimi në procesin e vendosjes

  20. Polarizimi në mes të anëtarëve të grupit, Tendenca për një zgjidhje më të skajshme sesa mesatarja e gjykimeve individuale të anëtarëve. Polarizimi i anëtarëve të grupit më së shpeshti mund të ndodh: • nëse me mendimin e ndonjë anëtari të grupit pajtohen edhe anëtarët e tjerë të grupit, atëherë ai insiston edhe më tepër në mendim të vetin, pa marrë parasysh se a është ai i drejtë apo jo, • nëse në grup ka anëtarë, të cilët nuk kanë mendim të qartë të vetin, kurse dikush tjetër mendimin e vet e arsyeton në mënyrë shumë sugjestive dhe bindëse, atëherë shpesh të tjerët i bashkangjiten, • nëse ndonjë person i aftë pasivizohet për shkak të motivimit të dobët, duke ditur se grupi mban përgjegjësinë pa marrë parasysh se ai ndryshe do ta zgjidhte problemin.

  21. Mendimi grupor –(Group thinking) Sindromi “sindromi i mendimit grupor Mendimi grupor paraqitet si antipod i polarizimit në mes të anëtarëve të grupit dhe vjen si rezultat i mbikohezivitetiti të anëtarëve të grupit. • Mendimi grupor ndodhë atëherë kur anëtarët e grupit i kushtojnë rendësi më të madhe mbajtjes së atmosferës së këndshme në grup dhe mbajtjes së moralit se sa arritjes së vendimeve efektive. • Dëmtues ngase qëllim bëhet arritja e qëllimit dhe raportet e mira brenda grupit duke rritur gjasat për vendime të gabuara.

  22. Mendimi grupor –(Groupthink) • Lidhmëria e madhe e anëtarëve të grupit. • Ndjenja e paprekshmërisë së anëtarëve të grupit, • Optimizmi i madh që dominon në mes të anëtarëve të grupit. • Eliminimi i të gjitha informacioneve të reja, të cilat mund t’i sjellin në pikëpyetje vendimet e marra më parë, • Besimi i pakufizuar i anëtarëve të grupit në moral të grupit i cili nuk vihet në shqyrtim, • Presioni i madh në ndonjë anëtar të grupit, i cili ka mendim të kundërt nga anëtarët e tjerë, • Minimizimi i kundërargumenteve për ndonjë vendim, që vendimi të cilin e paraqet shumica të duket më i miri, • Përqëndrimi i grupit në një alternativë dhe përjashtimi i alternativave të tjera, • Lënia anash e vlerësimit të alternativave që janë përjashtuar. • Hudhja (nga ana e grupit) e mendimit meritor të profesionistëve, nëse ai është në kundërshtim me atë që ka vendosur grupi.

  23. Zvogëlimi i efektit negativ të mendimit grupor • Krijimi i një klime ku liri për krtikë u ipet të gjithë anëtarëve të grupit • Vërtetimi i vendimit nga ekspertë jashtë ndërmarrjes. • Formimi i grupeve paralele për vendim të njejtë

  24. Participimi i punëtorëve në vendosje • Teoria bashkëkohore e menaxhmentit insiston në inkuadrimin gjithnjë e më të madh të punëtoëve në procesin e vendosjes (rrit motivin për punë) • Zgjatja e procesit të vendosjes. • Varet nga stili i menaxherit (demokratik apo autokratik të vendosjes).

  25. Teknikat e vendosjes grupore • “Stuhia e truve” (Brainstorming) • Teknika nominale grupore, dhe • Teknika Delfi.

  26. Brainstormingu • Paraqet metodë të vendosjes, e cila bazohet në diskutimin intensiv, respektivisht në diskutime në mes anëtarëve të grupit. Kështu, secili anëtar i grupit ofron zgjidhje alternative të problemit pa marrë parasysh se a janë ato reale. • Ekzistojnë disa procedura bazike për të aplikuar “brainstormingun” si teknikë, këto janë: • Është I bazuar në lirinë maksimale të shprehjes me një qasje komplet informale • Qëllimi I fazës iniciale është kuantiteti i ideve të gjeneruara, jo kualiteti I tyre. D.m.th. brainstormingu bazohet në inkurajimin e antarëve të grupit për të dhënë lirshëm ide sipas parimit se kuantiteti çon në kualitet • Asnjë ide nuk kritikohet ose refuzohet në këtë faze, pa marrë parasysh sa të pakuptimta mund të jenë. • Antarët e grupit duhet të inkurajohen që të elaborojnë ose të ndërtojnë zgjidhjen e mundshme mbi idetë e prezentuara nga antarët tjerë të grupit. • Nuk ka komente lidhur me asnjë ide individualisht, përderisa të gjitha idetë të gjenerohen.

  27. Teknika nominale grupore Nominale: anëtarët veprojnë në mënyrë të pavarur e as nuk kanë nevojë të jenë në të njejtin vend. Disa faza: • Udhëheqësi i grupit e përshkruan problemin, të cilin grupi duhet ta zgjidhë, • Secili anëtarë i grupit i mbledh idetë e veta për zgjidhjen e problemit që përshkruhet, • Secili anëtar i grupit ia parashtron idetë e veta grupit, • Të gjitha idetë regjistrohen, kurse secili anëtar i grupit dëshiron atij regjistrimi t’i shtojë një ide plotësuese të veten, • Fillon votimi preliminar mbi idetë. Secili anëtar i grupit bën rangimin e disa ideve sipas shikimit të vet mbi zgjidhjen e problemit, • Zhvillohet shqyrtimi mbi listën e ideve të seleksionuara. Nëse nuk merret vendim, faza e 5 dhe e 6të përsëriten derisa të merret vendimi përfundimtar. Ajo ide e cila ka rënditje më të lartë miratohet.

  28. Teknika Delfi Shfrytëzim në mënyrë sistematike i ekspertëve që të stimulohet e ardhmja, respektivisht që në bazë të mendimeve të ekspertëve nga lëmi të ndryshme të fitohet fotografia e ardhmërisë dhe në bazë të saj të merret vendimi. Vendosja përmes metodës Delfi zhvillohet në këtë mënyrë: 1. Ai i cili e realizon hulumtimin përcakton grupin e ekspertëve nga fusha të ndryshme shkencore. 2. Formulohet pyetësori në të cilin parashtrohen pyetje të rëndësishme për marrësin e vendimeve. Nga ekspertët kërkohen zgjidhjet e mundshme për problemin e paraqitur në pyetësor. 3. Ekspertët e mbushin pyetësorin dhe e kthejnë në adresë të organizatorit të hulumtimit. 4. Përpunimi i pytësorëve të arritur dhe rezultatet me pyetësorë të rinj u dërgohen përsëri ekspertëve. 5. Ekspertët përsëri përgjigjen në pyetësorë. Vazhdon kështu derisa të arrihet konsensusi.

  29. Metodat e vendosjes grupore

  30. Metoda 1: Marrja e vendimeve nga autoriteti pa diskutim grupor • Lideri i grupit i merr të gjitha vendimet pa konsultimin adekuat me anëtarët tjerë të grupit. • Metodë e shpeshtë e marrjes së vendimeve në ndërmarrje. • Eficiente sepse kërkon pak kohë për tu marrë vendimi. • Nuk është efektive sepse përfshirja e anëtarëve të tjerë të grupit që është edhe qëllim i vendosjes grupore është e vogël. • Edhe kur lideri i grupit është i aftë të marrë vendimin grupi duhet të jetë ai i cili duhet të marrë vendimin. • Nëse supozojmë që lideri është vendimmarrës i mirë, mund të ndodhë që anëtarët e grupit mos ta kuptojnë vendimin e marrë, prandaj, mund të mos jenë në gjendje ta implemntojnë.

  31. Metoda 2: Marrja e vendimeve nga eksperti • Vendimet grupore mund të merren edhe duke i lejuar ekspertit më të çmuar në grup të vendos se çfarë duhet të bëjë grupi. • Procedura e kësaj metode është që grupi zgjedh ekspertin, dhe i lejon atij që ta studioj çështjen. • Grupi nuk diskuton çështjen mirëpo i mundëson ekspertit të vendos vetë. Negative • Identifikimi i ekspertit në grup mund të jetë rezultat i ndikimit të një anëtari në grup.

  32. Metoda 3: Vendosja duke u bazuar në mesataren e opinioneve individuale • Kjo metodë bazohet në atë se së pari pyeten të gjithë anëtarët e grupit për opinonet e tyre lidhur me zgjidhjen e problemit dhe më pastaj arrihet një mesatare e rezultateve të tyre. • Kjo metodë është e ngjashme me vendosjen sipas votimit të shumicës (që duhet të ketë 50% të votave) mirëpo nuk do të thotë që domosdoshmërisht vendimi të përcaktohet nga shumica. • Pa diskutim aktiv të drejtëpërdrejt të anëtarëve të grupit • Vetëm me anë të dhënies së opinoneve.

  33. Metoda 4: Marrja e vendimeve nga autoriteti pas diskutimit grupor • Kjo metodë është mjaft e shpeshtë në botën e biznesit. Këtu grupi nuk gjeneron ide dhe se lideri i caktuar merr vendimin. • Lideri thërret mbledhjen e grupit dhe prezenton problemin për tu zgjidhur dhe dëgjon diskutimet e grupit derisa të bindet se çfarë duhet të jetë vendimi. Pastaj ai komunikon vendimin grupit. • Dëgjimi i diskutimeve të grupit zakonisht e ngrit kualitetin e vendimit të marrë nga lideri. • E metë kryesore e kësaj metode është se anëtarët nuk marrin pjesë në marrjen e vendimit gjë që i zvogëlon përpjekjet e tyre për diskutim konstruktiv.

  34. Metoda 5: Marrja e vendimeve nga një pjesë e vogël e grupit • Një pjesë e vogël e antëarëve të grupit të cilët përbëjnë më pak se 50% të grupit mund të marrin vendime të ndryshme legjitime dhe jolegjitime. • Një nga mënyrat legjitime të marrjes së vendimeve është që vetëm disa anëtarë veprojnë si një bord ekzekutiv të cilët marrin pothuajse të gjitha vendimet më të rëndësishme të grupit. Për shembull dy anëtarë të grupit mund të vijnë deri të një marrëveshje për një veprim të caktuar, sfidojnë pjesën tjetër të grupit. • Problemi qëndron në atë se edhe pse vendimi mund të merret nga një grup i vogël i anëtarëve shumica mund të mos jetë e dedikuar në implementimin e vendimit. • Kjo metodë: koha e shkurtër. Mirëpo, në përgjithësi një mënyrë e tillë e vendimmarrjes nuk është metodë e mirë.

  35. Metoda 6: Marrja e vendimeve me votim të shumicës • Më së shpeshti përdoret në SHBA. • Procedura e saj është që të diskutohet një çështje aq kohë sa të sigurojë së paku 51 % të anëtarëve që të vendosin mbi një çështje. • Kur kemi të bëjmë me zbatimin e kësaj metode duhet të kemi parsysh se disa anëtarë mund të bëjnë « luftë » për të siguruar mbështetje brenda grupit.

  36. Metoda 7: Marrja e vendimeve me konsenzus • Konsenzusi është një metodë shumë efektive e marrjes së vendimeve: • Kërkon shumë kohë për implementim. • Konsenzusi ndryshe definohet si një opinion kolektiv i arritur nga një grup i individëve të cilët punojnë së bashku në kushte të cilat ofrojnë një komunikim të hapur dhe në një ambient të përshtatshëm për secilin anëtarë në grup që të ndihet se ka pasur ndikim në marrjen e vendimit. • Nëse vendimi merret me konsenzus të gjithë anëtarët e grupit do të jenë të dedikuar në implementimin e vendimit. • Vendime sinergjike sepse besohet sepse vendimi i sjellë nga grupi është më kualitativ se sa vendimet e marra individualisht nga secili anëtarë.

  37. Vendosja intuitive • Vendosja intuitive është marrje e vendimeve në bazë të intuitës ose ndjenjave të marrësit të vendimeve. Marrësi i vendimeve, i cili merr vendime në këtë mënyrë, në shumicën e rasteve nuk ka mundësi të shpjegojë se pse gjatë vendosjes ka vepruar ashtu siç ka vepruar. • Marrësi i vendimeve në mënyrë të thjeshtë dhe në bazë të ndjenjave zgjedh alternativën për të cilën mendon se është e vërtetë. • Nëse numri i alternativave është i vogël për marrësin e vendimit është më e lehtë vendosja, dhe e kundërta, nëse është numri më i madh i alternativave, vendosja është më e vështirë dhe probabiliteti se do të zgjidhë alternativën e vërtetë është më i vogël. • Në cilësinë e vendosjes intuitive, në rend të parë ndikon numri i alternativave të mundshme, si dhe probabiliteti i paraqitjes së atyre mundësive.

  38. Vendosja intuitive • Hulumtimet në psikologji kanë treguar se disa njerëz posedojnë aftësi të mëdha të vendosjes intuitive. • Për vendosje afariste është vështirë dhe me më pak gjasë që të gjendet zgjidhja nëse mbështetemi vetëm në intuitë, për shkak se te vendosja afariste hasim në një numër të madh të varianteve të mundshme për zgjidhjen e problemit. • Nga kjo del se vendosjen intuitive në vendosjen afariste duhet ta përdorim sa më pak.

  39. Vendosja në bazë të gjykimeve Kjo mënyrë e vendosjes shfrytëzohet në situatat që përsëriten, domethënë në vendosjen e programuar. • Bazohet nëpërvojën dhe dijën për situata të njëjta ose të ngjashme. • Kjo mënyrë e marrjes së vendimit varet se a do të merret vendimi i përsëritur në kushte të njëjta apo përafërsisht të njëjta. • Nëse kushtet kanë ndryshuar, atëherë përvoja nuk mund të na ndihmojë shumë, prandaj vendosja në kushtet e ndryshuara i merr të gjitha elementet e vendosjes intuitive. • Vendosja e këtillë, në bazë të gjykimeve ka mundësi të kufizuara të sëndërtimit, por është relativisht e shpejtë dhe e lirë.

  40. Vendosja në bazë të gjykimeve • Vendosja në bazë të gjykimeve është njëra nga mënyrat më të shpeshta të vendosjes që e përdorin menaxherët dhe bazoeht në përvojën e tyre. • Ka përparësi të madhe, sepse vendosja realizohet shpejt dhe lirë. • Nivelet e ulëta të menaxhmentit. vendime taktike, e veçanërisht vendime operative dhe rutinore.

  41. Vendosja racionale • Qasje analitike • Kur nuk përsëriten situatat • Shtrenjtë dhe e ngadalshme • Identifikimi i problemit • Kufizimet në vendosje (informacioni, koha, kushtet e paqarta, kufizimet personale, mjetet e pamjaftueshme) • Përcaktimi i numrit të alternativave • Vlerësimi i alternativave • Marrja e vendimit

  42. Grupet efektive dhe jo-efektive

More Related