510 likes | 1.42k Views
Kontabiliteti teori dhe praktikë,sistem informacioni dhe konceptet bazë të tij. Ç’është kontabiliteti ? Kush ka nevojë për kontabilitet ? A është profesion apo shkencë ? Cili është roli I tij në shoqëri-shtet ? Mosnjohja e konatbilitetit a paraqet mister për joekonomistët ?.
E N D
Kontabiliteti teori dhe praktikë,sistem informacioni dhe konceptet bazë të tij Ç’është kontabiliteti ? Kush ka nevojë për kontabilitet ? A është profesion apo shkencë ? Cili është roli I tij në shoqëri-shtet ? Mosnjohja e konatbilitetit a paraqet mister për joekonomistët ?
Kontabiliteti dhe rëndësia e informacionit kontabël • Paraqet informacionin më të rëndësishëm per biznesin dhe për të gjitha nivelet e menaxhmentit e vendimmarrjes • Informacion I rëndesishëm I regjistrimit të ngjarjeve kontabël për të gjithë të involvuarit ne biznesin përkatës : • Menaxhmenti , aksionerët ,furnitorët ,bankat shteti ,bleresit ….
Koncepti bazë I kontabilitetit Koncepti bazë I kontabilitetit është I lidhur me konceptin bazë të një biznesi –njësie ekonomike funksionale . Në kontabiliet koncepti I njësisë përdoret në kuptimin e njesise kontabël që është njësia ekonomike dhe që është objekt I proceseve kontabël . Njësitë – ndërmarrjet mund të jenë private,shteterore,institucionale ,banka agjenci,OJQ ….
Informata për drejtuesit – menaxhmentin • Informata përmes pasqyrave financiare • Fitimi ,humbja • Shpenzimet • Rritja/zvoglimi I kapitalit dhe aseteve • Detyrimet afatshkurtëra-afatgjata • Llogaritë e arkëtueshme /kërkesat • Llogarite e pagueshme /detyrimet afatshkurtëra • Likuiditeti • Kosto direkte dhe indirekte e produktit …
Informatat kontabël për të tjeret Aksionerët dhe investitorët : p.sh.sa është vlera e aksioneve,shpërndarja e dividendes(fitimit aksionar),koeficienti I levërdisë investive… Furnitorët dhe kreditorët e ndryshëm :gjendjen financiare dhe aftësinë e kthimit te borgjeve dhe mundesinë për pagese të detyrimeve për furnizimet Kthimi dhe aftësia e kthimit te kredisë , huase apo detyrimeve tjera.
Informata kontabël për shtetin-autoritetin tatimor Shuma e tatimeve dhe taksave per t’u paguar sipas rezultateve te deklaruara në librat kontabël Paraqitja e qarkullimit - prodhimit real të periudhës së deklarimit Në përgjithësi zbatimi I politikave fiskale të rregulluara me Ligjet dhe Rregulloret tatimore
Ndarja e pergjithshme e përdoruesve të informacionit kontabël • Përdorues të brendshëm • Menaxhmenti • Aksionerët (kur janë pronarë) • Punonjesit (me kompetencë) • Perdorues të jashtëm • Aksioneret (kur nuk jane pronarë ) • Bankat • Shteti • Entet statistikore,sindikatat,mediat etj .
Perkufizimi I kontabilitetit Fillim i regjistrimit te aktivitetit ekonomik Me 1494 Luka Paciolo-italian vuri parimet bazë të regjistrimit te dyfishtë të një ngjarje financiare . Kontabiliteti përkufizohet si gjuha e biznesit sepse I pari I ka,,degjuar” dhe ,,parë” informatat e ngjarjeve qe kanë ndodhur brenda biznesit përkates . Kontabiliteti mban në kontinuitet llogarinë financiare të biznesit duke dhënë informata të përshtatshme në kohë dhe hapsirë për biznesin dhe të tjerët.
Furnizimi me informata përmes sistemit te kontabilitetit
Evaluimi I definicionit mbi kontabilitetin Ne vitin 1940 definicioni mbi kontabilitetin ishte : Kontabiliteti është art I regjistrimit,klasifikimit dhe përmbledhjes në menyrë të plotë dhe sipas vleres monetare të veprimeve që janë të shprehura finaciarisht dhe interpretimi I tyre” Me 1970 ;Kontabiliteti përkufizohet si aktivitet shërbimi dhe informacioni financiar
Kontabiliteti si shkencë Bordi mbi parimet e kontabilitetit dhe studiues të caktuar e përkufizojnë kontabilitetin si : ,,Kontabiliteti është ajo degë e shkencës që merret me matjen,grumbullimin ,regjistrimin ,përpunimin dhe paraqitjen e informacionit kryesisht financiar ,për të informuar te gjithe te interesuarit dhe te ndihmon në menyrë efikase në drejtimin dhe funksionimin e njësive ekonomike dhe që lehtëson komunikimin me disa funksione speciale.
Kontabiliteti si tërësi mjetesh dhe procedurash përbëhet nga : Aktiviteti I regjistrimit të informacionit dhe ngjarjes financiare Përpunimi I informacionit në formë të caktuar Komunikimi I informacionit të përpunuar në forma e afate të caktuara për përdoruesit e tij .
Pra Kontabiliteti mund të përkufizohet si :Proces I vrojtimit matjes,vlerësimit,interpretimit dhe komunikimit të informacionit financiar për qëllime të kontrollit financiar dhe marrjes se vendimeve efektive të drejtimit ekonomik të njësisë ekonomike ”(Prof.Dr.Sotiraq Dhamo)
Vështirësitë në studimin dhe punën e kontabilitetit Paraqet analize,sinteze,procedure ,informacion ,raportim …me saktësi Hapin e sigurte nga indentifikimi I nevojës për regjistrim kontabël deri ne raportimin perfundimtar (Pasqyrat Financ.) Njohja me praktikat kontabël Kontabiliteti nuk rrit-zvogelon vleren – ai konstaton gjendjen
Vështirësi tjera Zbatimi I standardeve dhe unifikimi I ambientit ligjor Eliminimi I divergjencave kontabel ndermjet periudhave te caktuara kohore Terminologjia adekuate Standardizimi I Planit kontabel Çështje - probleme tjera
Natyra , kuptimi dhe zhvillimi I terorive te kontabilitetit Teoria e kontabilitetit gjate zhvillimit ka evoluar ne proporcion te drejte me zhvillimet dhe ngjarjet e realiteteve te reja në fenomenet dhe marrëdhëniet ndermjet tyre . Sipas Hendrikson ,,Teoria e kontabilitetit mund te arsyetohet si arsyetim logjik ne rrjetin e parimeve që japin një kuader te pergjithshem te referencave me te cilat praktika e kontabilitetit mund te vlerësohet dhe të drejtoj ne zhvillimin e praktikave te reja .
Klasifikimi baze I teorive te kontabilitetit sipas nivelit te parashikimit Ekzistojnë tri teori kyesore : Teorite e struktures ose tradicionale (reagimi dhe raportimi I kontabilistëve në situata të caktuara).E preferojnë kontabilistët që merren me praktikat kontabël . Teorite interpretuese-semantike .Kjo teori nënkupton gjetjen e nje lidhje midis matjes kontabel dhe konceptit ekonomik e fizik te fenomenit te botes reale
Teorite pragmatike te sjelljes .Kjo teori vë theksin në efektet e pasqyrave për sjelljen e vendimeve të ardhshme. Sipas kësaj teorie informacioni kontabel duhet të determinojë sjelljet e ardhshme të shrytëzuesve të brendshëm dhe të jashtem të informacionit.
Teoria e metodes deduktive dhe induktive kontabel • Metoda deduktive : • Konsiston ne nxjerrjen e parimeve logjike që japin bazat per aplikime konkrete ose praktike. • Formulim I përgjithshem e specifik I objektivave të raportimit financiar • Pasqyrë e përgjithshme e ambientit ekonomik,financiar,ligjor,politik ,sociologjik … • Rrjet I rregullave te detyrueshme për të drejtuar procesin (aspekti ligjor,standardet ,…
Formulim I parimeve dhe rregullave unike • Aplikim I parimeve në situata të veçanta dhe perpilim I procedurave.
Metoda induktive Kjo metodë konsiston në identifikimin dhe vëzhgimin përmes matjeve të veçanta për të ardhur te konstatimet reale financiare . Përmes kesaj metode të vezhgimit bëhet analizë për të ardhur te konkluzionet e reja dhe mbi bazën e tyre te ndërtohen parime dhe praktika kontabël të pranueshme për biznesin –njësinë ekonomike .
Mënyrat kryesore të zhvillimit të teorive të kontabilitetit • Mënyra deskriptive (përshkruese) • Bazohet në praktiken kontabël aktuale • Sipas kësaj mënyre nga aspekti praktik duhet të zhvillohet aspekti teorik I kontabilitetit . • Tenton të spjegoj se si informacioni financiar ka ndikuar te përdoruesit e brendshem dhe të jashtëm
Mënyra e dobishmerisë së vendimeve Influencimi shfytezuesve dhe vendimarresve në sjelljen e vendimeve mbi informacionin e dobishmerisë . Procesi I sistematizimit dhe grumbullimit të informacionit kontabël në një moment të caktuar raportues do të jetë me efekt të caktuar për dobishmërinë dhe kualitetin e marrjes se vendimeve .
Mënyra empirike Përqëndrohet në studimet empirike Bazohet në metodat ekskluzivisht shkencore Teknikat e sofistikuara Statistikat Aplikim e softwereve Etj …
Mënyra normative Bazohet në teorite normative te rregullimit te sistemit kontabël Përdor modelet krahasuese të raportimit Bazohet më shumë në konceptin ,,Ç’farë duhet të jetë se sa ç’farë është ”
Mënyra e mirëqenies Merr në konsideratë ndikimin e marrjes së vendimeve në mirëqenien sociale . Per objektiv ka maksimizimin e mirëqenies sociale përmes së cilës përkufizohen dobishmëritë materiale të anëtarëve të shoqërisë.
Llojet e kontabilitetit • Kryesisht ndahet në : • Kontabilitetin Financiar • Kontabilitetin e kostos –material • Kontabilitetin e drejtimit –menaxherial • Kontabilitetin Tatimor
Kuptimi I Kontabilitetit Financiar • Kontabiliteti gjithëpërfshirës I të gjitha aktiviteteve afariste e financiare të lidhuara direkt dhe indirekt në tërë procesin afarist të njësisë ekonomike . • Pagesat mbi furnizimet ,faturimet nga shitja ,faturat mbi shpenzimet ,pranimi I letrave me vlerë ,arkëtimet,detyrimet ,tatimet …janë ngjarje që ndodhin përditë dhe si të tilla duhet të regjistrohen,sistemohen,ruhen,raportohen në formë të rezultateve dhe pasqyrave .
Roli dhe qëllimet e kontabilitetit financiar • Paraqet instrument informativ • Kujtesë e shkruar-faktuar e veprimeve • Siguron bazë për përpilimin e pasqyrave financiare • Siguron bazën e referimit mbi detyrimet fiskale-tatimore dhe deklarimeve mbi të ardhurat dhe shpenzimet e periudhës .
Llojet e profesionit kontabël • Kontabilistët privatë-individual brenda biznesit • Kontabilistët publikë funksionojne si zyrë të veqanta jashtë biznesit • Kontabilistët e institucioneve dhe OJQ-ve (përpilimin dhe raportimet e ndryshme që janë të lidhuara edhe proceset buxhetore • Edukatorët kontabël –agjencione të ndryshme • SKAK-u, AFAS-I etj .
Format e organizimit ligjor të njësive të biznesit dhe kontabiliteti I tyre • Biznesi me një pronar • Biznesi me ortakëri –partnerships • Shoqeritë e kapitalit –në formë të shoqërive me pergjegjësi të kufizuar ,ortakeritë,aksionerët
Procesi I matjes se kontabilitetit • Matja e veprimit ekonomik • Blerja dhe shitja e mallrave dhe efekti I tyre I ndryshimit • Pagesa e detyrimeve , pagesa e shpenzimeve ,marrja falas e asetit … • Hapja dhe konfigurimi I llogarive kontabel • Matja në njësi vlere monetare
Pyetjet me te shpeshta në regjistrimin e kontabilitetit financiar • Ç’farë do të matet ? • Kur do të bëhet regjistrimi ? • Ç’farë vlere do të vendoset për objektin e matur ? • Cila është kostoja historike • Klasifikimi I llogarive kontabël sintetike /analitike
Pasqyrat kryesore kontabël • Pasqyra e Bilancit te Gjendjes • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve që njihet si Bilanci I suksesit • Pasqyra mbi ndryshimet në kapital • Pasqyra mbi rrjedhen e parasë- qe njihet si Cash Flow
Struktura e Bilancit te Gjendjes • Aktiva • Pasuria xhiruese-rrjedhëse (paraja,kërkesat ,llogaritë e arketueshme,letrat me vlerë,stoqet,lënda e parë ,repromateriali,rezervat … • Pasuria joxhiruese (toka,objektet,makineria,paisjet ...) • Pasiva • Detyrimet afatgjata(kredite afatagj.,huatë…) • Detyrimet afatshkurtëra(kredite afatkurtera,llogarite e pagueshme …) • Kapitali I pronarit (rezervave ,fitim I mbajtur…)
Ekuacioni Kontabel • Pasuria ose Aktiva=Detyrimet +Kapitali , Pasuria –Detyrimet =Kapitali I pronarit
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve • Shpreh raportin ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve në një periudhë të caktuar . • Ndryshe quhet edhe Bilanci I Suksesit • Te ardhurat-shpenzimet=ardhura neto
Karakteristikat cilësore të informacionit te Pasqyrave Financiare • Kuptueshmëria • Rëndësia për vendimmarrje • Besueshmëria • Krahasueshmëria
Dy Supozimet kryesore te ndertimit te Pasqyrave Financiare 1.Biznesi ne vijimesi (going concern) qe nenkupton se : • Biznesi nuk ka qellim per te likuiduar njesine • Te pushoj aktivitetin biznesor • Nuk ka alternative tjeter 2.Kontabilteti Rrites (accrual accounting) se te ardhurat njihen kur ndodhin dhe jo kur arketohen dhe shpezimet njihen kur paguhen e jo kur ndodhin …