110 likes | 512 Views
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK. MARKETINGU NDËRKOMBËTAR II Niveli: Master 7 Prof. dr. Ali Jakupi. MARKETINGU NDËRKOMBËTAR DHE NDËRMARRJET E KOSOVËS. Kosova gjendet në një tran z icion specifik. Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës karakterizohet me sinusoidë të theksuar.
E N D
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK MARKETINGU NDËRKOMBËTAR IINiveli: Master7Prof. dr. Ali Jakupi
MARKETINGU NDËRKOMBËTAR DHE NDËRMARRJET E KOSOVËS • Kosova gjendet në një tranzicion specifik. • Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës karakterizohet me sinusoidë të theksuar. • Politikat makroekonomike, strategjitë e zhvillimit ende nuk janë definuar dhe nuk e kanë gjetur vendin e vet meritor.
SPECIFIKAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR NË EKONOMINË E KOSOVËS • Në rrjedhat politike, të transicionit, të pavarësimit, për të manaxhuar me vetveten, marketingu ndërkombëtar është një lloz shtytës, për të hapur rrugë për në tregjet e Evropës dhe më tej. • Implementimi i marketingut ndërkombëtar në bizneset e Kosovës më tepër është neglizhencë, injorancë, se sa mungesë e parave. • Është e shfaqur mungesa e ekspertëve dhe e shkencëtarëve të marketingut, në veçanti të marketingut ndërkombëtar. • Si pasojë e gjithë kësaj tregu i Kosovës gjatë këtyre viteve të pas luftës, ka tiparet e një tregu blerës.
NDIKIMI I MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR NË NXITJEN E ZHVILLIMIT TË EKONOMISË SË KOSOVËS • Ekonomia e Kosovës ka qenë më e zhvilluar në krahasim me të sotmen, në një periudhë të shkurtër të autonomisë, kur vendimmarrjet për investime, për strukturën ekonomike kishin adresën tek autoritetet kosovare. • Ndikimi i MN në nxitjen e zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, mund të realizohet nëpërmjet: • programeve atraktive të ndërmarrjeve, produkteve dhe shërbimeve që i absorbojnë tregjet e huaja, • në produktet ekologjike, • në veprimtaritë shërbyese, • në internacionalizimin e bizneseve, të markave të produkteve dhe të ndërmarrjeve.
NEVOJA DHE MUNDËSITË E APLIKIMIT TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR NË NDËRMARRJET E KOSOVËS • Në rrafshin e marketingut ndërkombëtar, në ndërmarrjet e Kosovës ekziston një vakuum i plotë, një mangësi e pajustifikueshme. • Nevojat për implementimin e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrjet e Kosovës janë plotësisht transparente. Mangësia e koncepteve të avancuara shpie deri të lëngimi i bizneseve, i stagnimit në zhvillim dhe të pengimi i afirmimit. • Derisa nevojat janë koherente dhe të shfaqura botërisht, mundësitë hasin në elemente të limituara. • Marketingu ndërkombëtar e ka vendin dhe rolin e vet në të gjitha sektorët.
KRIJIMI I MUNDËSIVE TË EKONOMISË SË KOSOVËS PËR INKORPORIM NË PROCESIN E GLOBALIZIMIT • Mundësitë mund të përmblidhen në këtë mënyrë: • Globalizimi është një proces gjithëpërfshirës, i përbërë nga shumë procese tjera, • Globalizimi është karakteristikë dhe simbol i kohës, përkatësisht i nivelit të arritur tekniko-teknologjik, por edhe i kundërthënieve prezente në shoqërinë njerëzore në botë; • Globalizimi nuk përhapet dhe zhvillohet në mënyrë seleksionuese, duke eliminuar ose toleruar pjesë të caktuara të globit;
Globalizimi nuk ka koncept paraprak, për t’u kornizuar territorialisht, sipas veprimtarive apo sektorëve. Veprimet e këtij procesi janë burim i aspiratave të grupeve më të vogla, për t’u përhapur në mënyrë masive; • Globalizimi është një skemë e re, që i paraprin Rendit të Ri Botëror. • Ekonomia e Kosovës për të qenë e inkorporuar qëndrueshëm në procesin e globalizimit, paraprakisht duhet të hyjë së paku në fazën iniciale të industrializimit. • Realiteti i ri imponon nevojën për akomodime, gjetje të strategjive për të mbijetuar, si dhe të strategjive tjera, të cilat do të jenë në funksion të përfitimeve, aq sa është e mundur nga ky proces.
Modeli i marketingut ndërkombëtar në ndërmarrjet e Republikës së Kosovës