200 likes | 530 Views
K2. Kontabiliteti i të ardhurave kombëtare. Teoria makroekonomike merret …. Për të kuptuar tërësisht përcaktimin e këtyre variabileve, duhet të kuptojmë se çka janë ato dhe si maten në praktikë. www.valmirnuredini.tk. Produkti i brendshëm bruto dhe produkti i brendshëm neto.
E N D
K2 Kontabiliteti i të ardhurave kombëtare Teoria makroekonomike merret …. Për të kuptuar tërësisht përcaktimin e këtyre variabileve, duhet të kuptojmë se çka janë ato dhe si maten në praktikë. www.valmirnuredini.tk
Produkti i brendshëm bruto dhe produkti i brendshëm neto Llogaritja e produktit të brendshëm bruto Produkti i brendshëm përfaqëson vlerën .. Ai përfshin vlerën e të mirave të prodhuara, si p.sh. shtëpitë, kompakt disqet, dhe vlerën e shërbimeve, si p.sh. udhëtimet me tren dhe leksionet e gjuhës angleze. www.valmirnuredini.tk
Të mirat përfundimtare dhe vlera e shtuar • Të mirat përfundimtare Në GDP përfshihen vlerën e të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara. Këmbëngulja në të mirat dhe shërbimet përfundimtare bëhet thjeshtë për të qenë të sigurt që nuk kemi llogaritje të dyfishtë. www.valmirnuredini.tk
Vera e shtuar Në praktikë, llogaritja e dyfishtë shmanget duke vepruar me vlerën e shtuar. Në çdo nivel të përpunimit të një malli llogaritet si pjesë e GDP vetëm vlera që i shtohet në këtë nivel. www.valmirnuredini.tk
Shembull te vlera e shtuar: www.valmirnuredini.tk
Produkti aktual GDP përbëhet nga vlera e produktit të prodhuar aktualisht. Si rrjedhim, transaksionet e të mirave ekzistuese përjashtohen si p.sh., pronësitë e vjetra ose shtëpitë ekzistuese. www.valmirnuredini.tk
Çmimi i tregut Të mirat që përfshihen në GDP vlerësohen me çmimet e tregut. Çmimi i tregut të shumë produkteve përfshin taksat indirekte. Çmimi i trgut = çmimi neto + taksat indirekte Çmimi netopërfaqëson koston e faktorëve të prodhimit që është shuma që marrin faktorët e prodhimit që përdoren për prodhimin e mallit. www.valmirnuredini.tk
GDP dhe GNP GNP=GDP +të ardhurat e njerëzve që punojnë jashtë atij vendi –të ardhurat e të huajve që punojnë në atë vendi(dhe që të ardhurat i dërgojnë në vendet e tyre). www.valmirnuredini.tk
Produkti i brendshëm bruto dhe neto Produkti i brendshëm neto (NDP) është i barabartë me GDP minus konsumin e kapitalit, pra amortizimin. NDP= GDP– amortizimi Prandaj, NDP mat më saktë sasinë neto të të mirave të prodhuara në vend në një periudhë të dhënë – ai paraqet vlerën totale të produktit minus vlerën e sasisë së kapitalit të konsumuar për prodhimin e këtij produkti. Në përgjithësi, në ShBA amortizimi zë rreth 11% të GDP, prandaj NDP është zakonisht rreth 89% e GDP. www.valmirnuredini.tk
GDP real dhe nominal GDP nominal mat …. GDP nominal ndryshon nga një vit në tjetrin për dy arsye: • Arsyeja e parë është se prodhimi i të mirave ndryshon fizikisht, (ndryshojnë mallrat fizikisht, prej 2 në 3) dhe • Arsyeja e dytë është se çmimet e tregut ndryshojnë, (GDP nominal me çmimet e periudhës së tanishme edhe çmimet ndërrojnë nga viti në vit). • Punësimi www.valmirnuredini.tk
Tabela 1.GDP real dhe GDP nominal, shembull: * Matur me çmimet e vitit 1987 www.valmirnuredini.tk
Problemet e matjes së GDP Në mënyrë të veçantë, ekzistojnë katër probleme kryesore: • Shumë produkte maten jo saktë sepse nuk tregtohen në treg. p.sh., puna vetë në shtëpi. • Llogaritja e saktë e përmirësimit të cilësisë së të mirave dhe produkteve është e vështirë. • Disa aktivitete të matura duke ia shtuar GDP real, në fakt, paraqesin përdorimin e burimeve për të shmangur ose kufizuar “të këqijat” ose dukuritë negative, si p.sh., krimi ose rreziqet për sigurimin kombëtar. • Llogaritë nuk marrin parasysh ndotjen dhe degradimin e ambientit. www.valmirnuredini.tk
Matja e GDP Gjatë matjes së GDP na paraqiten dy probleme: • Ekonomia e fshehtë, dhe • Rishikimet e GDP dhe saktësia e vlerësimeve të GDP. www.valmirnuredini.tk
Ekonomia e fshehtë Shembuj të transaksioneve që krijojnë të mira dhe shërbime dhe që mund të mos përfshihen në GDP e matur janë: kryerja e një pune të dytë për para në dorë, puna e zezë pas hyrjes ilegale në një vend, pjesëmarrja në një punë ndërkohë që merret asistencë për papunësinë, tregtia ilegale e drogës, puna për bakshishe që nuk raportohen, shitja pa faturë e domateve të prodhuara në shtëpi. Aktivitetet e ndryshme të ekonomisë së fshehtë shkaktohen, kryesisht, sepse njerëzit të shmangin pagimin e taksave prandaj këto aktivitete duhet të përfshihen në GDP. www.valmirnuredini.tk
Rishikimet e GDP dhe saktësia e vlerësimeve të GDP Për një periudhë të dhënë ekzistojnë disa vlerësime të GDP I pari që raportohet është i ashtuquajturi vlerësim fillestar i një tremujori të dhënë që jepet tre javë pas përfundimit të tremujorit. Pastaj, këto të dhëna rishikohen një muaj më vonë(vlerësim paraprak) dhe, edhe një herë një muaj më vonë(vlerësimi përfundimtar). Pastaj të dhënat rishikohen çdo qershor për tre vjet dhe pas kësaj bëhet, çdo pesë vjet, një rishikim i plotë i të gjithë të dhënave të GDP, i ashtuquajturi rishikim bankëprovë. www.valmirnuredini.tk
Indekset e çmimeve Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, tregues të drejtpërdrejt të tij shërbejnë indekset e çmimeve. ekzistojnë tre lloje të indekseve të çmimeve: • Deflatori i GDP. • Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI), • Indeksi i çmimeve të prodhuesit, dhe www.valmirnuredini.tk
Deflatori i GDP Llogaritja e GDP real na jep një masë të dobishme të inflacionit të njohur si deflatori i GDP. Deflatori i GDP përfaqëson raportin në mes GDP nominal dhe GDP real. www.valmirnuredini.tk
Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) mat koston e blerjes të një shporte fikse të mirash dhe shërbimesh. Indeksi i çmimeve të konsumatorit ndryshon nga deflatori i GDP për tri arsye: • Deflatori i GDP përfshin në vete të gjitha produktet dhe shërbimet, ndërsa CPI vetëm disa, • CPI mat çmimin e një shporte të mirash dhe shërbimesh që është e njëjtë për çdo vit, • CPI përfshin edhe çmimet e importeve, ndërsa deflatori iGDP përfshinë vetëm çmimet e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në vend. www.valmirnuredini.tk
Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI) Indeksi i çmimeve të prodhuesit mat koston e të mirave fillestare (inputeve). PPI sinjalizon shumë më herët për rritjen e çmimeve se sa CPI, sepse PPI ka te bëjë me koston e të mirave fillestare dhe nëse kemi rritje të çmimeve të të mirave fillestare atëherë edhe prodhuesit do të rrisin çmimet e produkteve finale, dhe për këtë arsye PPI sinjalizon më herët për inflacionin. www.valmirnuredini.tk