130 likes | 935 Views
Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina. Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 4. Dallja nga kriza dhe nxitja e ekspansionit ekonomik. Dallojme dy metoda te daljes nga kriza ekonomike: a) Me iniciativen e kapitalit privat dhe b) Me intervenimin e shtetit
E N D
Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 4
Dallja nga kriza dhe nxitja e ekspansionit ekonomik Dallojme dy metoda te daljes nga kriza ekonomike: a) Me iniciativen e kapitalit privat dhe b) Me intervenimin e shtetit a) Dalja nga kriza me iniciativen e kapitalit privat u praktikua nga kriza e pare dhe deri te kriza e vitit 1929-33, kur edhe kishte sukses kjo metode Ne kohen e depresionit tregjet mbushen me mallra, oferta e tyre eshte e madhe, kurse kerkesa bjen ne piken me te ulet
Pronaret e firmave te shtyre nga konkurrenca si edhe nga etja per fitime sa me te larta detyrohen te nxjerrin nga perdorimi makinat moralisht te amortizuara dhe t’i zevendesojne me ato më moderne Ky zevendesim mundeson nje zhvillim te metejshem dhe nje ngritje te produktivitetit Kjo menyre e nxjerrjes se ekonomise nga kriza dha fryt deri ne krizen e vitit 1929-33, kur u paraqit domosdoshmeria e intervenimit te shtetit
b) Intervenimi i shtetit Gjithe potenciali luftarak i vendeve kapitaliste nderluftuese menjehere pas Luftes se I-re Boterore u orientua per prodhim te mallrave ne treg Mirepo, tregu as qe ishte i afte te absorboje tere kete mall, çka e shkaktoi krizen me te madhe boterore e cila pati pasoja katastrofale per kapitalistet dhe shtresat e gjera popullore
John Maynard Keynes Emri i Kejnsit eshte i lidhur ngushtë me teorine makroekonomike moderne Ne krizen ek. te vitit 1929-33 erdhi ne shprehje gjenialiteti i Kejnsit, ku nepermes te kritikes shkencore qe i beri ekonomise politike vulgare i revidoi parimet e doktrines “laisser faire” dhe te mekanizmit te tregut te lire Kejnsi parashtroi kerkesen per intervenimin e shtetit ne ekonomi, prandaj edhe konsiderohet si ideolog i kapitalizmit shtetëror
Nder shume shkrime te tij, vend te vecante fitoi vepra me titull “The general theory of Employment, Interes and Money (Teoria e pergjithshme mbi punesimin, kamaten dhe parane) me te cilen Kejnsi beri nje kthese vendimtare ne zhvillimin e mendimit ekonomik modern
Intervenimi i shtetit kishte per qellim: Te ndikoje dhe te siguroje nje vellim te domosdoshem investimesh per te ruajtur nivelin e riprodhimit shoqeror. Keto investime shteti u detyrua t’i siguroje nga kapitali privat aksionar ose nga mjetet e veta investive Ne SHBA, sipas Planit New Dill te Presidentit Ruzvelt, nxjerrja e ekonomise nga kriza u be sidomos duke aktivizuar investime joprodhuese(ndertimi i rrugeve, urave, aeroporteve, etj.)
Ne kete menyre, nuk u prodhuan produkte te reja qe te keqsonin gjendjen ne treg edhe ashtu kritike. Ne anen tjeter fuqia punetore e papune tani punesohet dhe ndikon ne rritjen e kerkeses ne treg • Te orientoje investimet private apo shteterore ne ato dege dhe veprimtari kyçe te ekonomise, per te cilat nuk kishte interesim kapitali privat, si, ne miniera, energjetike, hekurudha etj. ku koeficienti i rrotullimit te kapitalit ishte teper i ngadalshem dhe norma e fitimit ishte me e ulet
Te ruaje dhe te nxis punesimin, qofte ne veprimtari prodhuese apo joprodhuese Me masa proteksioniste doganore te ruaje ekonomine e vendit nga konkurenca e jashtme, dhe duke stimuluar eksportin te beje liferimin e mallrave te pashitura ne tregjet e huaja
Per realizimin e qellimeve te cekura shteti ndermori keto masa: 1.Masat fiskale-shteti permes tatimeve merrte deri ne 90% te fitimeve te firmave, poashtu shpalli huane shteterore per te grumbulluar mjete monetare per realizimin e qellimeve te parapara 2. Shtetezimi-I degeve kyçe te ekonomise (komunikacioni, energjetika, minierat,etj.), me ç’rast u formua sektori shtetror ne ekonomi
3. Politika e kreditimit dhe e normes se kamates si instrumente te rendesishme per orientimin e aktiviteteve ekonomike dhe joekonomike 4. Porosite shteterore per produkte te ndryshme (ushtarake, ndertimet e infrastruktures, etj.) 5.Investimet joprodhuese ne ndertimin e objekteve qe rrisin punesimin si dhe fuqine blerese te shtresave te gjera 6. Subvencionimi i bujqesise dhe çmimet e garantuara te produkteve bujqesore
Militarizimi i ekonomise – apo shnderrimi i industrise se konsumit te gjere ne industri ushtarake per qellime lufte Me ane te ketyre masave shteti arriti te nxjerre ekonomine nga kriza, por jo edhe t’i eliminoje pergjithmone, por vetem perkohesisht