1 / 15

Cikli i Prokurimit Publik

Cikli i Prokurimit Publik. 1 Identifikimi i nevojave dhe planifikimi. FUSHA E ZBATIMIT. Çdo kontrate për punë, shërbime, dhe mallra apo kombinimi i tyre;. Procesi i prokurimit.

isla
Download Presentation

Cikli i Prokurimit Publik

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Cikli i Prokurimit Publik 1 Identifikimi i nevojave dhe planifikimi

  2. FUSHA E ZBATIMIT • Çdo kontrate për punë, shërbime, dhe mallra apo kombinimi i tyre;

  3. Procesi i prokurimit • Procesi i prokurimit është një cikël që fillon me identifikimin e nevojave, identifikimin e tregut, kryerjen e procedurës së prokurimit dhe përfundon me ekzekutimin e kontratës.

  4. Fazat e procesit nga planifikimi deri në zbatimin e kontratës publike 1) planifikimi; 2) zhvillimi i procedurës së prokurimit; dhe 3)zbatimi i kontratës. Të treja këto faza janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën dhe mosrealizimi me sukses i njërës prej tyre, ndikon drejtëpërsëdrejti në suksesin e fazës pasardhëse.

  5. Planifikimi i prokurimit • Sipas legjislacionit shqiptar, hapat që ndiqen gjatë fazës së planifikimit dhe përgatitjes për procesin e prokurimit, janë: 1. Identifikimi i nevojave; 2. Përgatitja e specifikimeve 3. Studimi i Tregut; 4. Hartimi i projekt buxhetit; 5. Miratimi i buxhetit; 6. Plani i prokurimit (kur-çfarë – regjistri i parashikimit);

  6. Planifikimi i prokurimit(vazhdim) 7. Rishikimi i tregut dhe perllogaritja e fondit limit me të cilin do shpallet procedura e prokurimit, duke bërë analizë të kostos dhe specifikimeve teknike të mallit, shërbimit, apo punës që do të kryhet;

  7. Procesi i identifikimit të nevojave dhe buxheti • Procesi i planifikimit të nevojave ndërmerret nga vetë autoritetet kontraktore. Ky proces fillon në mes të muajit Shkurt, ku autoritetet kontraktore fillojnë të përgatitin nevojat për buxhet për vitin pasardhës, ku përfshihen edhe nevojat për prokurim. Njësitë përgjegjëse për buxhetin në institucionet respektive analizojnë dhe vlerësojnë kërkesat, të cilat miratohen nga titullari i institucionit. Datat dha fazat kyçe janë: - Fundi i muajit Prill: Përgatitja dhe dërgimi në Ministrinë e Financave të një projekt buxheti fillestar nga Autoritetet Kontraktore;

  8. Procesi i identifikimit të nevojave dhe buxheti (vazhdim) • 11 Qershor: Data e fundit për Ministrinë e Financave për të paraqitur projekt buxhetet në Komitetin e Planifikimit Strategjik në Këshillin e Ministrave; • 31 Gusht: Dita e fundit për dërgimin e planifikimit përfundimtar të buxhetit, nga Autoritetet Kontraktore në Ministrinë e Financave; - Dhjetor: Miratimi i buxhetit nga Parlamenti;

  9. Procesi i identifikimit të nevojave dhe buxheti (vazhdim) Janari i vitit pasardhës: Autoritetet Kontraktore dërgojnë në Ministrinë e Financave një planifikim të detajuar se si do të përdoren fondet e miratuara. Ky planifikim i detajuar miratohet nga Ministria e Financave dhe më pas Autoritetet Kontraktore dërgojnë regjistrin vjetor të planifikimit të procedurave të prokurimit publik për vitin në vijim, në Agjencinë e Prokurimit Publik, deri në datën 20 Janar.

  10. Procesi i identifikimit të nevojave dhe buxheti (vazhdim) Bazuar në regjistrat e planifikimit të dërguara nga Autoritetet Kontraktore, APP-ja përgatit një regjistër kombëtar planifikimi për procedurat e prokurimit dhe e publikon atë në faqen e internetit të APP-së gjatë muajit Shkurt, duke i bërë publike për të gjithë të interesuarit.

  11. Përllogaritja e vlerës së kontratës Përcaktimi i vlerës së një kontrate publike bazohet në shumën e plotë të pagueshme pa TVSH, të përllogaritur nga autoriteti kontraktor në çastin e botimit të njoftimit të kontratës, ose në çastin e fillimit të procedurës së prokurimit, në rastet kur nuk kërkohet një botim i tillë. Përllogaritja merr parasysh shumën e plotë të vlerësuar për t’u paguar, duke përfshirë çdo formë obsioni apo rinovimi të kontratës.

  12. Përllogaritja e vlerës së kontratës (vazhdim) Në përllogaritjen e vlerës limit të kontratës, autoriteti kontraktor duhet të ketë parasysh: - çmimet e botuara nga INSTAT-i, ose/dhe çmime të tjera zyrtare, të njohura nga institucionet përkatëse (si për shembull, nga organet tatimore a doganore, dhomat e tregtisë, në manuale etj); ose/dhe - çmimet e tregut; ose/dhe - çmimet e kontratave të mëparshme, të realizuara nga vetë apo nga autoritete të tjera kontraktore; ose/dhe - çmimet ndërkombëtare, të botuara.

  13. Përllogaritja e vlerës së kontratës (vazhdim) Autoriteti kontraktor, në çdo rast, analizon koston e mallrave, të shërbimeve dhe punëve, që do të prokurohen, duke krahasuar elementet e mësipërme dhe specifikimet teknike të mallrave, punëve dhe shërbimeve përkatëse dhe, në çdo rast, i dokumenton ato.

  14. Autoriteti kontraktor, në rastet e procedurave të prokurimit për kufijtë e lartë monetarë, mund ta konvertojë vlerën limit të kontratës me një monedhë ndërkombëtare, të përzgjedhur prej tij. Kursi i këmbimit do të jetë ai i Bankës së Shqipërisë, në datën në të cilën dërgohet për botim njoftimi i kontratës.

  15. FALEMINDERIT!

More Related