260 likes | 372 Views
Trajnim për Statistikat nga UNODC Prishtinë, 1- 3 Dhjetor 2010. Situata dhe Qeverisja. Situata e Krimit. Krimi ekziston në të gjitha shoqëritë. Mekanizma për të luftuar krimin ekzistojnë gjithashtu në të gjitha vendet.
E N D
Trajnim për Statistikat nga UNODC Prishtinë, 1- 3 Dhjetor 2010 Situata dhe Qeverisja
Situata e Krimit • Krimi ekziston në të gjitha shoqëritë. • Mekanizma për të luftuar krimin ekzistojnë gjithashtu në të gjitha vendet. • Ka mënyra për të parandaluar krimin dhe procedura për të trajtuar rastet e shkelësve që kryejnë krime. • Njohuri të mira mbi përmasat e krimit dhe mbi mënyrat si trajtohen shkelësit e ligjit janë thelbësore për të menaxhuar dhe zhvilluar agjensitë e drejtësisë.
Ka shumë lloje të ndryshme krimi • Krimi personal përfshin dhunë trupore: vrasje, plagosje e rëndë dhe e lehtë. • Vjedhja përfshin vjedhjen kundër personave ose organizatave: ose duke vjedhur para kesh, materiale apo sende në pronësi, ose me tipe të ndryshme mashtrimi. • Krime të tjera përfshijnë shkeljen e rregulloreve: psh: qarkullimit, licensimit, tregtisë. • Veprime që shkelin kodet morale të një vendi konsiderohen gjithashtu si krime: psh. konsumimi i drogës, akte seksuale deviante, sjellje anti-fetare.
Viktimat/Te demtuarit e krimit • Ka shumë lloje të ndryshme viktimash • Familje & Individë: Turistë • Firma, përfshirë dyqane dhe fabrika • Departamente qeveritare: Organe tatimore • Një mënyrë për të numëruar krimet është duke kryer studime mbi viktimat. Ky quhet Studim Viktimizimi • Një studim i tillë viktimizimi kryhet mbi bazën e grupeve (shembuj) • Zakonisht kryhet nga Zyra Qendrore e Statistikave ose nga një agjensi e veçantë e ngritur për këtë qëllim.
Studimet dhe Statistikat Policore • Numri i krimeve ndryshon duke kaluar nga një agjensi në një tjetër. • Një studim viktimizimi i ZQS mund të vlerësojë që 1 milion krime u kryen kundër viktimave brenda një viti. • Shumë nga këto nuk raportohen në polici për arsye të ndryshme. • Policia mbledh shifrat e krimit që u raportohen atyre. • Këto shifra janë më pak se numrat e viktimizimit dhe mund të jenë rreth 200,000 çdo vit.
Statistikatat e Prokurorisë dhe Gjykatave • Jo për të gjithë krimet e raportuar në polici çështja shkon në prokurori. • Nga 200,000 krime policia vendos të çojë në prokurori ndoshta 50,000. • Nga këto, prokurori do të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht disa çështje dhe vendos të ndjekë ndoshta vetëm 25,000. • Fuqia e prokurorit për të përfunduar një çështje ndryshon nga një vend në një tjetër. Vetë prokurori mund të vendosë një dënim në ndoshta 5,000 raste. • Pjesa tjetër, ndoshta 20,000, i kalon gjykatës për gjykim. • Gjykata merr një vendim për ndoshta gjysmën e këtyre: 10,000 çështje.
Statistikat e mbledhura nga agjensitë • Statistikat përshkruajnë proceset në çdo agjensi, tregojnë si ato ndërlidhen dhe si lidhen burimet me ngarkesën e punës • Policia, Prokuroria, Gjykatat, Paraburgimi dhe Burgjet mbajnë regjistra të plotë të shkeljeve dhe shkelësve të ligjit • Secila agjensi ka gjithashtu regjistra të stafit të punësuar dhe burimeve që përdorin për të kryer punën e tyre. • Regjistrat e secilës agjensi përfshijnë datat e veprimeve dhe mundësojnë llogaritjen e vonesave për secilën çështje.
Qeverisje mbi Statistikat • Për të përmirësuar vlerën e statistikave mbi krimet dhe drejtësinë, për qëllime operacionale dhe përcaktimin e politikave, ka nevojë që mbledhja, analizimi dhe publikimi i tyre të jenë të koordinuara ndërmjet agjensive • Për të bërë këtë mund të përdoren klasifikime të përbashkëta, procedura përzgjedhjeje dhe sisteme të kompjuterike . • Praktikat e mira statistikore mund të ndahen me të tjerët. • Mesazhet e nxjerra nga statistikat mund të ndahen midis agjensive. • Mund të ketë një përqasje të përbashket për analizën. • Mund të ketë një përqasje të përbashkët për publikimin, që do të rrisë dobinë e statistikave dhe ekzistenca e tyre mund të bëhet e njohur më gjerësisht për publikun.
Roli i Zyrës Qendrore të Statistikave (ZQS) • Zyra Qendrore e Statistikave (ZQS) është vendi ku përqëndrohet përvoja statistikore në secilin vend. • ZQS duhet pra të ketë një rol qendror në zhvillimin e statistikave të krimit dhe drejtësisë. • ZQS mund të ndihmojë: • Për të lehtësuar diskutimet mbi çështje të përbashkëta • Për të ndarë praktikat e mira ndërmjet agjensive të drejtësisë • Për të zhvilluar kapacitetet statistikore në agjensitë e ndryshme të drejtësisë. • ZQS mund të kryesojë Komitetin e Statistikave
Nevoja për një Ligj mbi Statistikat • Një Ligj mbi Statistikat u jep ZQS dhe agjensive të drejtën për të mbledhur të dhëna mbi krimin dhe drejtësinë: • Nëpërmjet studimeve të individëve dhe organizatave • Nëpërmjet regjistrave të mbajtur nga agjensitë • Nga sistemet e informacionit që kanë agjensitë • Shumë vende e kanë tashmë një ligj të tillë • Nëse nuk ekziston, një ligj i tillë duhet të vendoset me kompetencat e Parlamentit dhe të negociohet përmes ZQS. • Ligji do të bënte të mundur që të mblidheshin, analizoheshin dhe publikoheshin statistikat e domosdoshme dhe të vlefshme mbi krimin dhe drejtësinë.
Nevoja për një Komitet të Statistikave mbi Krimin dhe Drejtësinë • Diskutimet mbi çështje të statistikave të përbashkëta duhet të zhvillohen në një komitet apo forum të ngjashëm • Të gjitha agjensitë për krimin dhe drejtësinë duhet të jenë të përfaqësuara në këtë forum • Komiteti duhet të zotërojë burime të mjaftueshme dhe të drejtohet në një nivel të lartë, në mënyrë që vendimet e tij të merren seriozisht nga drejtuesit e lartë brenda agjensive për krimin dhe drejtësinë • Roli i tij duhet të jetë i përcaktuar qartë dhe progresi i menaxhuar nga drejtuesit e lartë.
Sugjerime për punën e zakonshme të komitetit të statistikave • Komiteti duhet të blidhet të paktën tre herë në vit • Në çështjet e përhershme duhet të përfshihen raporte nga secila agjensi mbi: • Progres mbi zhvillimet në mbledhjen e statistikave • Progresin për unifikimin e klasifikimeve • Progresi për analizat dhe publikimet e reja • Përdorimet e statistikave për qëllime operacionale / politika veprimi • Zhvillimet në infrastrukturë, përfshirë pjesëtarë të rinj të stafit, trainim të përmirësuar, analiza të reja, sisteme të reja komjuterike. • Protokollet dhe dokumentacionet e mbledhjeve duhet të vendosen në faqen statistikore në internet (web sites), për të inkurajuar transparencën.
Sugjerime për aktivitete më pak të shpeshta të komitetit të statistikave • Zhvillon një studim me drejtues të lartë, për të parë se çfarë statistikash do të ishin të dobishme për zhvillimin e politikave, por që nuk janë ende të disponueshme. • Publikon kodet që përdoren nga agjensi të ndryshme për të paraqitur ndryshimet dhe për të inkurajuar harmonizimin. • Fton një zyrtar të lartë, në nivelin e Gjyqtarit ose Komisionerit, i cili i drejtohet komitetit të statistikave me pikëpamjet e tij mbi statistikat. • Merr në shqyrtim statistika mbi krimin dhe drejtësinë nga vende të tjera, për të inkurajuar zhvillimin e praktikave të mira. • Bashkëpunon me vende të tjera të rajonit që kanë probleme të njëjta.
Nevoja për Klasifikime të Përbashkëta • Klasifikimet e përbashkëta janë të rëndësishme, por secili vend duhet të vendosë për prioritetin që u jepet atyre. • Pyetjet e mëposhtme bëjnë vlerësimin e prioritetit mbi klasifikimet e përbashkëta: - Çfarë problemesh shkakton mungesa e klasifikimeve të përbashkëta? - Çfarë mund të bëhej më mirë nëse do të kishte klasifikime të njëjta? - Sa kushton (trainime, forma të reja, programe të rinj) për të shkuar drejt klasifikimeve të përbashkëta? - Sa kohë do të duhej për të realizuar klasifikime të përbashkëta?
Klasifikime të veçanta që nevojiten • Të dhënat gjeografike duhet të jenë në përputhje me kufijtë rajonalë, në mënyrë që të llogariten nivelet e krimit dhe krahasohen me të tjera të dhëna sociale • Llojet e shkeljeve duhet të përputhen në gjithë agjensitë (shih faqen në vijim) • Grup-moshat duhet të përputhen në të gjitha agjensitë. • Te perfunduarat duhet të regjistrohen në mënyrë konstante në gjithë agjensitë. • Institucione të drejtësisë të tilla si drejtori policie, gjykata etj.
Klasifikimet e shkeljeve dhe rregullat e numërimit • Grupimi i zakontë i llojeve të shkeljeve bëhet mbi bazat e mëposhtme: • Me përdorim dhune (Vrasje, Grabitje me dhunë, Plagosje) • Grabitje prone (Shtëpie, Biznesi) • Vjedhje (persona, shtëpi, biznese, automjete, mallra, etj) • Krime me dhunë seksuale (Përdhunime, sulme seksuale, të tjera) • Mashtrime ( të drejtpërdrejta, mashtrime kompjuterike) • Dëmtim kriminal • Shkelje të rregullave të qarkullimit (të rënda, të lehta, administrative) • Prishje të rendit publik (trazira, rrahje, gjendje e dehur) • Të tjera • Po aq i rëndësishëm sa klasifikimi i zakonshëm është edhe nevoja për të patur rregulla të qëndrueshme të numërimit, të vendosura në nivel qendror, që zbatohen nga të gjithë dhe që modifiohen herë pas here.
Nevoja për të ndryshuar klasifikimet Klasifikimetmundtëndryshohennëse: • Miratohenligjetërejangaparlamenti: psh. konsiderimisikrimitrafikimittëqënievenjerëzore: piraterisë: pastrimittëparave: përdorimittëdrogës. • Teknologjitërejasjellinndryshimenëkrime: psh. kryhenkrimetëreja duke përdorurcelularëosekompjutera. • Ka ndryshimenësjelljetsociale: njërritje e ndjeshme e turizmit: ndryshimiskemavetëpunësimitqësjellinsipasojëlëvizjenmasivetëshumëtërinjvedrejtqytetevetëmëdha. • OKB kërkontëmonitorohenkrimetëreja. • Komitetiistatistikaveduhettëvërejëndryshimet e ligjevedheteknologjive, qëtëjenëtëgatshëmtëndryshojnëklasifikimet e tyre tëshkeljevepërt’upërshtaturkëtyrendryshimeve.
Trainim për Statistikat – nevojat për trainim bazë • Stafi i Statistikave duhet të trainohet mjaftueshëm për punën që u duhet të bëjnë. • Trainimi organizohet në mënyrë më të efektshme nëse ofrohet nëpërmjet ZQS. • Personat që kanë për detyrë kryesore të mbledhin të dhëna kanë nevojë vetëm për trainim bazë. • Kjo përfshin trainimin për të përdorur rregulla të numërimit, për të plotësuar raporte të zakonshme, për të futur të dhëna në EXCEL në disa raste, ose për të nxjerrë të dhëna si shembuj nga regjistrat manualë.
Trainim për Statistikat: I Avancuar • Duhet trainim më i avancuar për ato të dhëna të nxjerra nga zona të ndryshme gjeografike, për të përgatitur tendencat, grafikë dhe komente • Në disa raste do të duhet një analizë më e detajuar, e cila do të ofrohet në mënyrën më të mirë nga ana e ZQS. • Kjo do të përfshinte bashkërendimin, parashikimin dhe integrimin e të dhënave nga agjensi të ndryshme. • Duhet të tregohet kujdes që trainimi i ofruar të përshtatet me punën që bëhet dhe me burimet, psh. sistemet kompjuterike që janë të disponueshme.
Trainim për Statistikat – Zhvillimi i Trainimit • Kosto është më e ulët nëse trainimi është i koordinuar nga qendra, dhe kjo ndoshta bëhet më mirë nëpërmjet Zyrës Qendrore të Statistikave. • Duhet të përdoren ambjente të mira të zonës. • Qendra të policisë, gjyqësorit ose burgjeve • Kolegje që ofrojnë trainime mbi statistikat • Qendra rajonale që japin leksione të zgjeruara mbi statistikat • Me ndihmën e ZQS, mund të ngrihen kurse të specializuara që përqëndrohen në fusha të statistikave mbi drejtësinë dhe krimin që janë përmendur më parë.
Ngritja e kapaciteteve kompjuterike • Gjithashtu është e domosdoshme të ngrihen edhe kapacitetet komjuterike. • Gabimi kryesor është përpjekja për të ndërtuar sisteme tepër të sofistikuara. • Idea duhet të jetë ‘Sa më i thjeshtë’ • Sepse komjuterat dhe laptop-ët aktualë janë plotësisht të përshtatshëm, përsa i përket kapacitetit të memories dhe programeve, për të përballuar mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave lokale drejt një pikë qendrore sistemimi. • Personat që mbledhin të dhëna kanë nevojë vetëm për një njohje të përgjithshme me programe të tilla si WORD, EXCEL dhe POWERPOINT. • Statistikat e mira mund të mblidhen pa patur nevojë për një sistem kompleks të menaxhimit të informacionit.
Integriteti i Statistikave Statistikat duhet të jenë në funksion të qëllimit: duhet të kenë tiparet e mëposhtëm për të patur Integritetin e duhur Statistikor: • Të mblidhen në intervale të caktuara kohore: psh. çdo muaj • Të bëhen gati shpejt, sepse vlera e tyre zbehet shpejt • Të jenë të qëndrueshme në vetvete dhe të qëndrueshme edhe në lidhje me të dhënat e mëparshme (psh. të dhënat e policisë duhet të përputhen me të dhënat e burgjeve) • Procedurat e mbledhjes së të dhënave dhe të rishikimit të tyre duhet të jenë të hapura • Të jenë në dispozicion për t’u përdorur nga publiku dhe media.
Evitimi i ndërhyrjeve politike • Statistikat mbi drejtësinë duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet politike, kjo do të thotë: • Statistikat duhen nxjerrë për të gjithë njëkohësisht për të evituar keqpërdorimin politik të shifrave apo fshirjen e tyre • Lind nevoja për të patur një pikë kontakti ku njerëzit të bëjnë pyetje të mëtejshme rreth statistikave • Duhet një politikë e caktuar për nxjerrjen e statistikave më të detajuara sipas një kërkese: psh. për studiuesit shkencorë, edhe duke i bërë të dhënat anonime. • Nëse situata nuk është e tillë, është e rëndësishme të punohet për ta arritur këtë dhe të përgatiten marrëveshje që çojnë drejt pavarësisë së statistikave.
Rëndësia e publikimit të statistikave Parimet kryesore të publikimit të statistikave janë: • Të merret parasysh përdoruesi i të dhënave dhe çfarë duhet të bëjnë më mirë në punën e tyre • Statistikat e publikuara duhet të jenë të besueshme për lexuesit e tyre • Ato duhet gjithashtu të kuptohen qartë • Këto parime nuk janë varura prej teknologjisë apo rezultateve të nxjerra • Prandaj, personi që punon me statistikat duhet të jetë i gatshëm të përsërisë mesazhe dhe të shpjegojë që nga parimet e para kuptimin e shifrave.
Përfshirja e agjensive të tjera të qeverisjes Vende të ndryshme kanë agjensi të ndryshme që mbulojnë çështje të krimit, sigurisë dhe qeverisjes. Aty ku ndodh kështu statistikat e prodhuara brenda këtyre agjensie duhet gjithashtu të jenë të përfshira nën një ombrellë komitetesh dhe diskutimesh, të tilla si agjensitë kryesore të drejtësisë dhe ZQS. Duke marrë si shembull Kenya- n, në diskutimet për statistikat kanë marrë pjesë agjensitë e mëposhtme: • Komisioni Anti-Korrupsion • Autoritetet e Imigracionit • Departamenti për Fëmijët • Komisioni i Zgjedhjeve • Grupi për Reformën Ligjore • Qendra për Kërkime në fushën e Kriminalitetit
Rëndësia e përdorimit të statistikave për operacione dhe hartimin e politikave • StatistikatmbiDrejtësinënëshumëvendeshpeshpërdorenmëpak se duhet, sepserëndësia e tyre përoperacionedhepolitikanukështëkuptuarasnjëherëplotësisht • Përderisastatistikattëfillojnëtëpërdorenmëshumëpërpolitikaveprimidheoperacione, gjasatjanëqëburimetpër to do tëjenëgjithnjëtëkufizuara • Pra, qëllimimëirëndëishëmistatisticienëve, ZQS dheikomitetittëdrejtësisëdhesigurisëështëtëzhvillojnëpërdorimin e statistikavengapolitikë-bërësitnëveçanti.