130 likes | 890 Views
Paketa e gjelbër - mundësi për aktivitete në/për komunitetin. Evis Mastori Instituti i Zhvillimit të Arsimit 24 Nëntor 2010. Aktorët që marrin pjesë në realizimin e veprimtarive mjedisore në shkollë. Familja Nxënësit Shkolla Komuniteti. Nxënësit. Partneriteti shkollë-komunitet.
E N D
Paketa e gjelbër - mundësi për aktivitete në/për komunitetin Evis Mastori Instituti i Zhvillimit të Arsimit 24 Nëntor 2010
Aktorët që marrin pjesë në realizimin e veprimtarive mjedisore në shkollë Familja Nxënësit ShkollaKomuniteti Nxënësit
Partneriteti shkollë-komunitet • Partneriteti shkollë – familje "Të gjithë po kërkojmë reformë në arsim...Nëse duam të ngremë diçka solide, duhet të kthemë kokën nga themeli - shtëpia"Frobel • Partneriteti shkollë – komunitet i gjerë
Veprimtaritë e Paketës së gjelbër – instrument për realizimin e partneritetit shkollë - komunitet • Komunikimi – informimi • Puna në shtëpi • Vullnetarizmi • Vendimmarrja • Bashkëpunimi me komunitetin
Shembuj veprimtarish nga Paketa e Gjelbër Si të kursejmë ujin në shtëpi • - Tabela mbi kursimin e ujit • - Plan familjar për të kursyer ujin • -Vizitë në një impiant të pastrimit të ujërave të përdorura. Diskutim me specialistët e bashkisë që janë përgjegjës për mbrojtjen e ujërave. • - Organizimi i një Dite (ose Javë të Ujit). Bashkëpunimi me masdian për të bërë publike në komunitetin vendas nismën e ndërmarrë.
Bimët mjekësore • - Nxënësit sigurojnë informacion nga prindërit dhe gjyshërit mbi përdorimin e bimëve mjekësore për shërimin e sëmundjeve të ndryshme; ose intervistë me ndonjë mjek popullor për të rrëfyer mbi përvojat e tij me bimët mjekësore.
Misioni i shkollës në përmbushjen e partneritetit Njohje e partneritetit Planifikim Praktikë Rezultat
Projektet komunitare mjedisore • Vlerësim i nevojave • Përcaktim i pikësynimeve afatgjatë • Përcaktim i synimeve afatshkurtër • Hartim i planit të veprimtarive • Identifikim i burimeve • Përcaktimi i detyrave • Realizimi i veprimtarive • Vlerësimi • Përmirësimi i programit
Shembuj veprimtarish me prindërit • Seanca trajnimi me prindërit për informimin për çështje të edukimit mjedisor në shkollë; • Letra informuese të fëmijëve drejtuar prindërve për probleme që i shqetësojnë; • Broshura e fletushka me informacion për çështje të mjedisit; • Detyra shtëpie të cilat angazhojnë nxënësit në bashkëbisedim me anëtarët e familjes; • Programe të përbashkëta edukimi për prindërit e nxënësit me qëllim këmbimin e informacionit dhe ruajtjen e lidhjeve me familjen; • Vizitë në klasat e nxënësve, pjesëmarrje në veprimtaritë për mjedisin.
Shembuj veprimtarish me komunitetin e gjerë • Shkollat mund të nxisin gazetat lokale të botojnë artikuj lidhur me shqetësimet për mjedisin që kanë rëndësi për familjet dhe bashkësinë; • Hapni në gazetën e shkollës faqe për mjedisin ku njerëzit mund të shkruajnë letra me pyetje dhe informacion rreth mjedisit; • Inkurajoni grupet lokale, organizatat e firmat të organizojnë programe për mjedisin; • Inkurajoni punonjësit e mjekësisë të angazhohen si këshilltarë për programet tuaja dhe ato të komunitetit; • Krijoni klubet e mjedisit; • Krijoni Grupet e Prindërve për Mjedisin.