1 / 16

Sistemi Financiar

Sistemi Financiar. Çka është Sistemi financiar. Sistemi finaciar përfshin tregjet, institucionet ndërmjetësuese, dhe institucionet e tjera financiare të përdorura që kryejnë vendimet financiare të familjeve, firmave të biznesit dhe qeverisë.

marsha
Download Presentation

Sistemi Financiar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. SistemiFinanciar

  2. Çka është Sistemi financiar • Sistemi finaciar përfshin tregjet, institucionet ndërmjetësuese, dhe institucionet e tjera financiare të përdorura që kryejnë vendimet financiare të familjeve, firmave të biznesit dhe qeverisë. • Tregu për një instrument të veçantë ka një lokacion gjeografik specifik si Bursa e New Yorkt- New York Stock Exchange. • Tregu mund të mos ketë lokacion të veçantë – Over- The Counter market (telefon-ekraneve të kompjuterit). • Tregjet financiare dhe institucionet ndërmjetësuese janë të lidhura ndërmjet rrjetit të telekomunikimit ndërkombëtar kështu që transferi i pagesave dhe shitblerja e lertave mund të bëhet brenda një ore. • Ndërmjetësuesit financiar janë definuar si firma ku biznesi i tyre kryesor është të sigurojë produkte dhe shërbime financiare. • Ata përfshijnë: Bankat, Kompanitë Investive, si dhe Kompanitë e Sigurimit . • Produktet e tyre janë: Llogaritë e tërheqshme me çek, Kredi Komerciale, Hipotekore, Fondetet e përbashkëta të investimeve etj.

  3. Tregu Financiar • Tregu financiar përfaqëson atë formë të organizimit ku bëhet blerja dhe shitja e mjeteve financiare. • Tregu financiar si treg i obligacioneve dhe aksioneve është i rëndësishëm në kanalizimin e fondeve dhe agjent ekonomik me tepricë të mjeteve financiare që nuk i përdorin momentalisht në mënyrë produktive paratë te ata që kanë mungresë të mjeteve financiare.

  4. Subjektet me Tepricë dhe Mungesë të mjeteve financiare • Qëllimi i tregut financiar është që të kanalizojë kursimin e mjeteve nga STM te SMM Për investime produktive dhe për konsum. • Subjektet me tepricë të mjeteve (STM) kanë të ardhura më të mëdha se shpenzimet në një periudhë dhe si rrejdhojë e kësaj ata mund të kursejnë. • Subjektet me mungesë të mjeteve (SMM) kanë shpenzime më të mëdha se të ardhurat në një periudhë të caktuar.

  5. Financimi Direkt - Indirekt • Financimi Direkt është kur SMT blejnë instrumente financiare në mënyrë direkte, instrumente financiare nga SMT-të. • Financimi Indirekt është atëherë kur paraja rrjedh nga SMT nëpërmjet ndërmjetësuesve financiar te subjektet me mungesë të mjeteve financiare.

  6. Funksionet e Tregut financiar • Funksioni i kursimit • Funksioni i pasurisë • Funksioni i likuiditetit • Funksioni i kreditit • Funksioni i pagimit • Funksioni i rrezikut • Funksioni politik

  7. Funksioni i Kursimit • Tregu financiar dhe institucionet sigurojnë një kanal për kursimin publik. • Obligacinet, Aksionet, Depozitat dhe Instrumentat e tjera të shitura në tregun financiar mundësojnë – FITIM.

  8. Funksioni i Pasurisë • Për familjet dhe firmat që vendosin të kursejnë Instrumentet financiare të shitura në tregun financiar mundësojnë një mënyrë të shkëlqyeshme për ruajtjen e pasurisë gjersa fondet nevojiten për shpenzime në periudhën e ardhshme. • Përderisa, ne duhet të vendosim se si të ruajmë pasurinë në gjëra, si vetura etj,. Gjërat e tilla i nënshtrohen amortizimit (zhvlerësimit) dhe shpesh mbartin rrezikun e madh të humbjes. • Nonëse Obligacionet, Aksionet dhe Instrumentet financiare nuk konsumohen gjatë kohës dhe zakonisht gjenerojnë të ardhura dhe normalisht rreziku i humbjes është shumë më i vogël se format e tjera të pasurisë.

  9. Funksioni i likuiditetit • Tregu financiar mundëson që pasuria që është ruajtur në Instrumente financiare të konvertohet në para të gatshme me një shkallë më të vogël të rrezikut. • Tregu financiar siguron likuiditet për mbajtësit e kursimeve në instrumente financiare. • Paraja konsiston kryesisht në në depozitat në bankë dhe është i vetmi instrument që posedon likuiditet të përkryer. • Paraja zakonisht përfiton normë të ulët të kthimit nga të gjitha llojet e aseteve të treguara në sistemin financiar dhe fuqia blerëse e saj është e ndikuar në mënyrë serioze nga Inflacioni. • Kjo është arsyeja pse kursimtarët zakonisht zvogëlojme kohën e parasë dhe zotërojnë instrumenta financiare , derisa fondet e tyre janë të nevojshëm.

  10. Funksioni i kreditimit • Me qëllim që të ndihmoj rrjedhjen e kursimit në investime, Tregu financiar siguron kredi që të financojë konsumin dhe shpenzimet për investime. • Konsumatorët herë pas here ju nevojiten kredi për blerjen e shtëpisë, veturave, për shkollim, etj. • Firmave – sigurojnë linjë krediti. • Qeverisë – kredi për financimin e pushtetit qëndror dhe lokal.

  11. Funksioni i pagimit • Sistemi Financiar gjithashtu siguron mekanizëm për kryerjen e pagesave për mallra dhe shërbime. • Disa asete financiare kryesisht llogaritë e çekueshme dhe llogaritë NOW shërbejnë si mjet këmbimi në kryerjen e pagesave. • Kartelat Kreditore të lëshuara nga shumë Banka, Unione kreditore dhe Shitoret me shumice u japin konsumatorëve mundësi të menjëhershme në kredi afat shkurtra e që gjithashtu janë shumë të pranuara si një mjet i përshtatshëm i pagesës. • Kartelat plastike dhe mënyra elekrtonike e pagesave, përfshirë dhe terminalet kompjuterike në shtëpi, zyra dhe shitore , janë të përshtatshme të zvendësojnë çeqetdhe paratë prej letre si mënyra e pagimit në vitet e ardhshme.

  12. Funksioni i rrezikut • Tregu financiar iu ofron firmave, konsumatorëve dhe qeverisë mbrojtje kundër rrezikut të jetës, shëndetit, pasurisë dhe të ardhurave. • Kjo është përsosur me shitjen e polisave të sigurimit të jetës dhe aksidenteve.

  13. Funksioni politik • Viteve të fundit, Tregu financiar është kanali kryesor me anë të të cilit Qeveria ka realizuar politikën e saj në përpjekjet për stabilizimin e ekonomisë dhe shmandjen e inflacionit të lartë. • Duke ndryshuar Normat e kamatës dhe mundësinë e sigurimit të kredive , Qeveria mund të ndikojë në huazime dhe në planin e shpenzimeve të agjentëve ekonomik e që në anën tjeter do të ndikojë në rritjen e vendeve të reja të punës, të prodhimit dhe të çmimeve. • Kjo detyrë e stabilizimit ekonomik i është dhënë Kryesisht Bankës Qëndrore.

  14. Tregu i parasë • Është treg afat shkurtër për para ; • Instrumentet e TP konsiderohen me kualitet të lartë likuiditeti ; • Mundëson sektorëve ekonomik të menaxhojnë likuiditetin e tyre ; • Insrumentet e TP konsiderohen kreditë dhe letrat me vlerë me afat maturimi deri në një vit apo më pak ; • Një prej funksioneve kryesore është që të sigurojë financimin e nevojave për kapital funksionues të firmave dhe të furnizoj Qeverinë me financim afat shkurtër në vend të mbledhjes së tatimeve ; • Pjesëmarrës të TP si ofrues të mjeteve janë : • Bankat komerciale, Kompanitë jofinanciare, Dileret e letrave me vlerë dhe kompanitë e tjera . • Kërkues të mjeteve në TP janë : • Thesari i shtetit, Korporatat e mëdha si dhe Dileret e letrave me vlerë.

  15. Instrumentet e Tregut të parasë • Bonat e thesarit - Treasury T – Bills • Fondet federale - Fed Funds • Certefikatat depozitare - Neggotiable Certificate of Depoze • Latrat komerciale - Commerciale paper • Pranimet bankare - Bankers Acceptance • Marrëveshjet riblerëse - RepurchasAgrements

  16. Tregu i kapitalit • Është treg me afat të gjatë ; • Instrumente në TK kanë afat maturimi më shumë se një vit ; • Të financojë nevojat për investime me afat të gjatë të firmave, familjeve dhe qeverisë ; • Mundëson ndërtimin e fabrikave, rrugëve, shkollave dhe shtëpive ; • Pjesëmarrës të TK si ofrues dhe kërkues të mjeteve janë të ndryshëm si : familjet, qeveria si dhe firma të cilat emitojnë letra me vlerë afat gjata.

More Related