160 likes | 446 Views
Zhvillimi psikomotor. Leksioni 5. Studimi i evolucionit të motricitetit (lëvizshmërisë) të fëmijës në raport me zhvillimin psikik nxjerr në pah: rëndësinë e ndërveprimeve psikike dhe motore tek individi në përgjithësi dhe tek fëmija në veçanti.
E N D
Zhvillimipsikomotor Leksioni 5
Studimi i evolucionit të motricitetit (lëvizshmërisë) të fëmijës në raport me zhvillimin psikik nxjerr në pah: rëndësinë e ndërveprimeve psikike dhe motore tek individi në përgjithësi dhe tek fëmija në veçanti. • Aktiviteti motor, “instrument” esencial në njohjen dhe zotërimin e ambientit nuk mund të konsiderohet duke u nisur vetëm nga pikëpamja neuro-fiziologjike; ai është gjithashtu pasqyrim i jetës psikike. Zhvillimipsikomotor
Trajtonfushenmotore • Fushen e nderveprimevepsikike • Lidhjet ndërmjet motricitetit dhe inteligjencës, janë shumë komplekse. Eksperienca kalon fillimisht nëpërmjet trupit dhe inteligjenca ndërtohet nëpërmjet veprimit, ka theksuar Wallon. Psikomotriciteti
Lidhje e ngushte me afektivitetin • H.Wallon e ka dëshmuar këtë kur flet për “dialogun tonik” në marrëdhënie me Tjetrin, që “paraprin dialogun verbal”. • Aktiviteti motor është shumë i varur nga partneri që ka lidhje, nga burimi i stimulimeve dhe shkëmbimeve afektive, nga modeli i imitimit dhe identifikimit që ai përfaqëson. • Shkurt, jeta relacionale është motivim i fuqishëm në zhvillimin psikomotor. Psikomotriciteti
Të fituarit e një funksioni varet nga përpunimi i strukturave anatomike që janë të domosdoshme. • Evolucioni i motricitetit dhe modifikimi i disa reflekseve, si ai i Babinsky, shkojnë paralel me maturimin progresiv. Ligjet e psikomotricitetit
Ligji I diferencimit • Ligji I variabilitetit • Ligjicefalokaudal • Ligjiproksimodistal • Ligji I kushtevetejashtme Evolucioni
Motorika globale përbëhet nga shkarkesa të përgjithësuara në të gjithë trupin dhe veçanërisht tek gjymtyrët e foshnjës që në mënyrë progresive përsoset, merr formë, diferencohet në aktivitete gjithnjë e më të lokalizuara, fine dhe të adaptueshme përgjatë zhvillimit. Ligji I diferencimit
Progresione të shpejta, pastaj stanjacione dhe bile disa herë regresione të vërteta që i paraprijnë një transformimi të menjëhershëm të të gjithë ansamblit. • Njihen gjithashtu në këtë progresion, ndryshime të papritura, faza kapitale ku një transformim funksional duket se ndodh menjëherë. Ligji I variabilitetit
Muskujt e aksit të trupit sa më afër ekstremitetit cefalik të ndodhen, aq më shpejt janë në kontroll të vullnetshëm: së pari muskujt okular, pastaj muskujt e qafës (mbajtja e kokës), së fundi muskujt e trungut (qëndrimi ulur). Ligjicefalokaudal
Tregon të njëjtën gjë për muskujt e gjymtyrëve, d.m.th. që muskujt të cilët ndodhen më pranë ekstremitetit cefalik, do të vihen më shpejt në kontrollin e vullnetshëm: kontrolli i motricitetit të rrënjëve të gjymtyrëve i paraprin atyre të ekstremiteteve distale. Ligjiproksimodistal
Nevojë per stimulimet nga ambienti i jashtëm për t’u realizuar plotësisht. • Organizimi funksional i strukturave nervore kërkon një jetë relacionale. Kushtet e jashtme
Tonusi i tij muskular në nivelin e gjymtyrëve është i tipit “hipertoni fiziologjike” që i jep një rezistencë e cila mposhtet me hope, në qoftë se tentojmë t’i shtrijmë gjymtyrët që janë përgjithësisht të fiksuara në përthyerje. Në të kundërt, koka është e lëvizshme duke ndjekur sipas gravitetit pozicionet e përkuljes së trungut. I porsalinduri
Përbëhet në fazën aktive, nga lëvizje të çoroditura të gjymtyrëve, të papërshtatura, anarkike, bilaterale, por pa një simetri të vërtetë me gjymtyrët e sipërme ose shpesh të alternuara me gjymtyrët e poshtme. • Në nivelin e fytyrës, kemi parë që, që në javën e parë ekziston një lëvizshmëri që ende nuk ka vlerën e komunikimit për fëmijën, por mund të merret si e tillë nga nëna, e që është e përbërë nga mimika pakënaqësie e kënaqësie. Motricitetispontan
Lidhjesjellore • Sjelljeteverejtura ne lindjeqemundtezhdukenosetezhvillohen me vonedheteformojnebazen e sjelljeveteqellimshme • Tretiperefleksesh: • Refleksetembrojtjesdheteshmangies • Reflekseadaptimitetonusit postural oseshprehesteformaveelementaretezhvendosjes • Reflekseorientimidrejtngacmimit Reflekset primitive
Refleksi Moro • Refleksi I ngjeshjes pas gjirit • Refleksetbuzoretethithjes Reflekset