1 / 35

Prodhimi, financimi, administrimi dhe shpërndarja e arsimit

Prodhimi, financimi, administrimi dhe shpërndarja e arsimit. Tema 4. PËRMBAJTJA. Arsimi – mall I vlerës së veçantë Modelet e ndërhyrjes së shtetit në rregullimin e shpërndarjes së arsimit Reformimi i sektorit publik 4. Efiçensa. Arsimi shkollor – mall i vlerës së veçantë.

toby
Download Presentation

Prodhimi, financimi, administrimi dhe shpërndarja e arsimit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prodhimi, financimi, administrimi dhe shpërndarja e arsimit Tema 4 Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  2. PËRMBAJTJA • Arsimi – mall I vlerëssëveçantë • Modelet e ndërhyrjessështetitnërregullimin e shpërndarjessëarsimit • Reformimiisektoritpublik 4. Efiçensa Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  3. Arsimi shkollor – mall i vlerës së veçantë. • Mirëqënia sociale maksimizohet nëpërmjet arritjes së efiçensës ekonomike dhe drejtësisë sociale(ose barazisë). • Rëndësia e arsimimit në jetën e njerëzve nuk duhet të shkatërrojë apo t’i mbivendoset dimensioneve ekonomike, nuk duhet të kapërcejë dimensionet ekonomike. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  4. Arsimi shkollor – mall i vlerës së veçantë. • Burimet e depozituara për arsimin nuk mund të përdoren për qëllime të tjera. Nëse ne nuk shpenzojmë asgjë për arsimin, fëmijët do të mbeten të paarsimuar dhe analfabetë; nëse e gjithë e ardhura kombëtare shpenzohet në arsim, atëhere nuk do të mbetet asgjë për ushqim apo kujdes shëndetsor. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  5. Arsimi shkollor – mall i vlerës së veçantë. • Efiçensa duhet të aplikohet tek shuma e burimeve e përcaktuar për arsimin(efiçensa makro); • Tek ndarja e burimeve ndërmjet llojeve të ndryshme dhe niveleve të arsimit(mikro efiçensa). • Koncepti i barazisë është më i papërcaktuar, jo në kuptimin që individët duhet të ëprfitojnë aq arsim sa dëshirojnë, por nëse individët A dhe B kanë aftësi dhe dëshira të njëjta, atëhere ata duhet të përfitojnë të njëjtin nivel arsimor, pavarësisht nga faktorë të tjerë si të ardhurat etj. Ky përkufizim i barazisë ka meritën sepse të paktën eleminon skarcitetin. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  6. Arsimi shkollor – mall i vlerës së veçantë. •  Çështja që mbetet për t’u diskutuar është mënyra e financimit. • Nëse arsimi është alokuar në mënyrë efiçente nga tregu atëhere qëllimi i barazisë arrihet nëpërmjet shpërndarjes së të ardhurave. • A alokohet shërbimi në mënyrë efiçente? Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  7. Analiza e kostove dhe përfitimeve • Problemet nuk ekzistojnë në llogaritjen e kostos sepse ne njohim koston direkte të sistemit shtetëror arsimor si edhe komponentët e tij • Problemet ekzistojnë në matjen e përfitimeve. • Konsiderohen tre lloje problemesh në matjen e përfitimeve: Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  8. Analiza e kostove dhe përfitimeve • Koncepti i një arsimi të mirë • Vlerësimi i arsimit të përmirësuar • Lidhja shkakësore ndërmjet arsimit dhe prodhimit individual. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  9. Ç’kuptojmë me arsim të mirë? • Familjet kanë dhe pikëpamje të ndryshme mbi përmbajtjen, disiplinën, vendin që duhet të zenë format e edukimit, të drejtat dhe detyrat etj. • Proçesi i arsimit është vetëm një pjesë e rezultatit, pjesa tjetër varet nga prodhimtaria e rritur individuale dhe përfitimet e dobishme në të ardhmen. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  10. Arsimi dhe prodhimtaria- lidhja shkak/pasojë • Modeli I kapitalit njerëzor: Kërkesa për arsim/përfitimi i dobishëm. • Argumentohet se një individ i cili përfiton më shumë arsim bëhet më i aftë dhe më produktiv. • Arsimi konsiderohet si një formë e investimit, përfitues në atë që ai rrit të ardhurat në të ardhmen më shumë se kostot fillestare. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  11. Arsimi dhe prodhimtaria- komente? • Nëse arsimi përfshin trajnim professional( si për shembull mjekësia) atëhere ekziston një lidhje e drejtëpërdrejtë me prodhimtarinë. • Në praktikë, aftësitë dhe karakteristikat e punës janë heterogjene, duhet të kombinohet puna dhe profesionisti, duke rritur mundësitë për –rikthimin të vlerës së investuar (shpërblim). Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  12. Arsimi dhe prodhimtaria- komente? •  Prodhimtaria individuale nuk rritet përtej një niveli themelor, • Firmat vërtet kërkojnë punonjës të nivelit të lartë të kualifikimit, por janë të paafta, përpara se t’i punësojnë ato, të dallojnë punonjësit me aftësi të larta nga ata me aftësi të ulta. • Informacion jo i barabartë sepse një pjesë e tregut ka më shumë informacion se pjesa e tjetër. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  13. Arsimi dhe dobishmëria shoqërore •  Një qytetar i arsimuar që në të ardhmen arrin të fitojë shumë, është një taksapagues i mirë, pra arsimi shndërrohet në një aksion vlera e të cilit vjen duke u rritur • Shoqëria civilizohet • Faktor që ndikon në përgjegjshmërinë shoqërore dhe zhvillimin e kapitalit shoqëror. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  14. Arsimi dhe rritja ekonomike • Nuk është e qartë: Niveli I rritjes ekonomike në çdo vend varet nga rritja në sasi dhe cilësi e kapitalit , nga rritja sasiore dhe cilësore e forcave të punës si edhe nga një numër faktorësh jo ekonomikë. • Arsimimi ndikon vetëm mbi një prej këtyre faktorëve: cilësinë e forcave të punës. • A mund të ndahet ky faktor nga ndikimi I faktorëve të tjerë? - thuajse e pamundur, megjithë përpjekjet. • Mgja provohet dhe argumentohet se asnjë vend nuk ka arritur një shkallë të caktuar zhvillimi ekonomik, pa arritur më parë një shkallë të cakturar nivelin arsimor të shoqërisë. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  15. 2. Arsyet për ndërhyrje – Efiçensa • Informacioni perfekt: A kanë konsumatorët e arsimit informacion perfekt rreth natyrës së produktit, dhe për më tej, rreth të ardhmes? • Njohuria mbi natyrën e produktit sigurisht nuk është perfekte. • Fëmijët (konsumatorët kryesore) nuk janë të mirë-informuar. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  16. 2. Arsyet për ndërhyrje – Efiçensa • Në sistemin e tregut vendimet I marrin prindërit, të paktën për arsimin fillor. • Por prindërit mund të kenë informacion jo perfekt ose ata mund të mos konsiderojnë interesin më të mirë të fëmijës, por atë të familjes në përgjithësi, duke përfshirë edhe vehten e tyre. • Nocioni I produktit në arsim është më kompleks se sa tek kujdesi shëndetsor. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  17. Arsyet e ndërhyrjes dhe nevojës për rregullim Dyçështjejanëmëtëdiskutueshmet: • Oferta e arsimit – sasiadhecilësia • Disponueshmëria, aksesipërmestregutprivat Ngapergjigjet, varetmënyra e financimittëarsimit. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  18. 3. Tipet e ndërhyrjes – tregu privat • Sigurimi nëpërmjet tregut të lirë: Probleme: informacioni jo perfekt dhe fuqia e pabarabartë, si edhe prezenca e faktorëve të jashtëm dhe monopolet. • Sistem krejtësisht privat është teorikisht i pamundur dhe në praktikë nuk ekziston në asnjë vend. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  19. 3. Tipet e ndërhyrjes - miks • Përfshirja e përzierë publike dhe private: • Problemet: A mund të sigurohet një paketë efiçente dhe e barabartë në të cilën shteti rregullon arsimin dhe e mbështet atë (subvencionon) plotësisht ose pjesërisht, por prodhimi realizohet në sektorin privat. • Kjo është mënyra në të cilën veprojnë funksionojnë universitete në shumë vende si edhe propozimet për të përfshirë në këto lloj organizimesh edhe shkollat ( për shembull modelet me fatura). Child poverty 23 November 2005 Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  20. 3. Tipet e ndërhyrjes • Disa kushte: Shtetit i duhet të rregullojë arsimin në një osë në disa fusha: pjesëmarrja në arsimin e detyrueshëm deri në një moshë të caktuar, gjerësia dhe larmia e programit, kualifikimi minimal për mësuesit, çertifikimi i shkollës, inspektimi për të siguruar cilësinë e duhur të arsimit etj. Child poverty 23 November 2005 Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  21. Tipet e ndërhyrjes - Prodhimi, alokimi dhe financimi publik • A është më pak efiçente dhe e pabarabratë se sa lloji i organizimeve të shpjeguara më parë? • A janë të aftë prindërit të marrin vendime më të mira për fëmijët e tyre se sa shteti? • A është kjo e vërtetë edhe për familjet e mesme apo me të ardhura të ulta? 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  22. Tipet e ndërhyrjes - Prodhimi, alokimi dhe financimi publik • Përgjigja tek pyetja e parë është empirike. • Përgjigja tek pyetja e dytë është e natyrës politike. • Argumentat e paraqitura mbi dështimin e tregut sipas këndvështrimit të efiçensës janë të fuqishme për të argumentuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes qofte edhe vetëm për arsyet e drejtësisë sociale ( ri-shpërndarja, rritja e mundësive edhe për ata me të ardhura të ulta). 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  23. 4. Modeli Britanik • Themelimin e një programi kombëtar, • Menaxhimin lokal të shkollave si edhe fleksibilitet financiar • Procedura të reja për për madhësinë e shkollave. • Nxitje e konkurencës. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  24. Arsimi fillor – model I përzier • Sistemi I faturave: Idea është se çdo prind merr një faturë të vlefshme për arsimin e fëmijëve, për çdo fëmijë që është në moshë shkollore. Kjo mbështetje është në formën e një granti të cilën prindërit mund t’a konvertojnë në mallra sipas kërkesës së shkollës të cilën ata kanë zgjedhur për fëmijën e tyre. • Skema e faturave pranohet që rrit efiçensën, realizon pavarësinë e konsumatorit si edhe redukton rrezikun e ndërhyrjeve politike. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  25. Arsimi fillor – model I përzier • Prindërit zgjedhin shkollën e fëmijës. Arsimimi prodhohet privatisht dhe në baza konkuruese, kështu që shkollat janë të përgjegjshme përpara kërkesave të prindërve dhe gjithashtu shmang pabarazinë sepse prindërit të cilët i dërgojnë fëmijët në shkolla private janë të lirë nga detyrimet e taksave. •  Çështja më e debatueshme është mënyra e marrjes së vendimit nga ana e prindërve mbi zgjedhjen e shkollës në të cilën do të studjojnë fëmijët, gjë e cila varet nga niveli i njohurive dhe informacionit që prindërit kanë. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  26. Arsimi I lartë – model I përzier • Faturat: faturat në arsimin e lartë shihen si një instrument i cili lejon decentralizimin dhe në raport me planifikimin e centralizuar i jep më shumë frymëmarrje efiçensës. • Qeveria nuk financon më institucionet arsimore dhe në vend të tyrefinancon studentët. Studentët konsiderohen si konsumatorë të arsimit. • Pyetje: A janë në gjendje studentët, a janë të informaur mirë për të bërë zgjedhje racionale për jetën e tyre?. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  27. Arsimi I lartë – model I përzier • Nuk është e njëjta çështje si edhe për informacionin e prindërve sepse studentët kanë mundësi më të mëdha, për shkak të afrimit me teknologjinë por edhe për shkak të mundësisë për t’i kushtuar kohën e duhur kërkimit të informacionit të përshtatshëm që të përfitojnë nga informacioni, më shumë se sa prindërit e tyre. • Numri i universiteteve është më i vogël se numri i shkollave të arsimit të detyrueshëm gjë e cila e lehtëson kërkimin e informacionit. • Pavarësia e konsumatorit konsiderohet si faktori më themelor dhe instrumenti më i dobishëm për rritjen e efiçensës. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  28. Arsimi I lartë – model I përzier • Kredi studentore: Janë organizuar si një paradhënie bankare e cila do të kthehet dhe përmasa e kthimit lidhet me shumën e marrë si edhe me periudhën e përdorimit, por jo me gjendjen financiare të konsumatorit. • Megjithatë huamarrja për studimet universitare shoqërohet me një shkallë të lartë rrezikshmërie meqenëse ata që vendosin të marrin hua në momentin e huamarrjes nuk kanë informacionin e mjaftueshëm për të ditur se si do të shkojë ardhmëria e investimit që ata po bëjnë, veçanërisht nëse ata vijnë nga familje në të cilat numri i të arsimuarve është i ulët. • Rrezikshëmria është më e madhe për ata që vijnë nga shtresa të ulta shoqërore si edhe për gratë. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  29. Arsimi I lartë – model I përzier • Huamarrja është e rrezikshme në afatgjatë edhe për atë që jep kredinë, bankën sepse derisa nuk ka garanci kapitale ose financiare, rikthimi është i rrezikuar. • Për shkak të rreziqeve që ekzistojnë kosto administrative është e lartë me qëllim që të rritet efiçensa e aktivitetit(huamarrjes). 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  30. Arsimi I lartë – model I përzier • Skema Kombëtare e sigurimit të kredive: • Kredia është shtesë mbi fondin e shpenzimeve themelore të jetesës • Kredia jepet me interes 3 përqind • Ripagimi i kredisë do të jetë në formën e një shtese mbi kontributin e sigurimeve shoqërore kombëtare, një kredi e indeksuar e barabartë me gjysmën e grantit të mirëmbajtjes që do të ripaguhet nga një i sapo graduar me të ardhura mesatare, për 25 vjet me 1 përqind shtesë mbi kontributin e sigurimeve shoqërore. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  31. Arsimi I lartë – model I përzier • Ripagimi shtesë do të hiqet sapo që individi të paguajë kredinë si edhe interesin. Skema kështu ofron një mundësi në të cilën asnjë nuk do të paguajë më shumë se sa ka marrë kredi. • Meqë ripagimet mbajnë një interes real dhe janë të sigurta, është e mundur që studentët të huajnë edhe nga sektori privat. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  32. Arsimi i lartë – model i përzier • Skema ka disa avantazhe: • Adminstrimi është i thjeshtë • Siguria e pagesës • Fonde nga shoqëritë/firmat private • Efiçensa mikro e garantuar • Varësia nga kontributi i prindërve, e reduktuar. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  33. Konkluzione • Shumë nga supozimet e nevojshme për efiçensën e tregut bien, dështojnë, për shkak të problemeve më të mëdha si informacioni jo perfekt, tregjet jo perfekte të kapitalit si edhe efektet e jashtme. • Nga pikëpamja e konceptit të barazisë, është thuajse e sigurtë se sasia dhe cilësia si edhe shpërndarja e arsimit varen nga gjendja social ekonomike e familjeve. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  34. Konkluzione • Për këtë arsye, ndërhyrja thelbësore publike është e domosdoshme, megjithëse kriticiteti i problemit nuk është i të njëjtit nivel si çështja e kujdesit shëndetsor. • Kjo është edhe arsyeja se pse nuk ka asnjë vend në të cilin arsimi të jetë krejtësisht privat. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

  35. Konkluzione • Sistemet shkollore arsimore janë gjerësisht të rregulluara dhe financuara në mënyrë publike, të udhëhequra nga parimi i shpërndarjes më të mirë. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009

More Related