350 likes | 1.14k Views
Psikologji komunikimi. Leksioni i tretë. 3 kategori t ë sjelljes s ë njeriut: Sjellje komunikative: sjellja e lidhur me shk ë mbimin e informacioneve, t ë p ë rfshir ë n ë p ër dorimin e nj ë kodi
E N D
Psikologji komunikimi Leksioni i tretë
3 kategori të sjelljes së njeriut: • Sjellje komunikative: sjellja e lidhur me shkëmbimin e informacioneve, të përfshirë në përdorimin e një kodi • Sjellje ndërvepruese: sjellja e perceptuar konkretisht nga çdo pjesëmarrës në ndërveprim • Sjellja informative: sjellja që përbën informacion të vërtetë dhe jo urë kalimi për një informacion tjetër Van Cranach
Komunikimi gjuhësor pikë së pari është një komunikim qëllimesh (Parisi, 1974) Allwood: 3 lloje qëllimesh në komunikim: • Qëllimet në lidhje me përmbajtjen komunikative • Statusi komunikativ • Qëllimet instrumentale Koncepti i qëllimshmërisë
Dallojmë tre përmasa që janë të pranishme në një akt komunikimi: • Shprehëse: dërguesi dërgon informacione për identitetin e tij fizik e shoqëror dhe shpreh dëshira, emocione, shpresa etj. • Evokative: influencë mbi marrësin me qëllim për t’i ndryshuar bindjet • E detyrimit: mesazhi paralajmëron marrësin për detyrimet qe ai ka ndaj dërguesit Në lidhje me përmbajtjen komunikative
Dy dukuri: • Vetëdija komunikative: shkalla e qëllimshmërisë apo e pjesëmarrjes së ndërgjegjes në komunikim • Përzgjedhja e informacionit: informacioni që duhet transmetuar përzgjidhet në sajë të shkallës së rëndësisë së tij. Për ta evidentuar përdoret intonacioni dhe rendi i fjalëve Në lidhje me statusin komunikativ
Shërben si lidhës dhe ndërthurës i qëllimeve të dy llojeve të mësipërm. Qëllimshmëria instrumentale është e lidhur ngushtë me formën që merr sjellja dhe mënyrën sesi ajo i përshtatet kontekstit. Në lidhje me qëllimet instrumentale
Proces dinamik, aktiv, kompleks, i vetëdijshëm që kërkon vëmendje të përqëndruar dhe përpjekje për të mbledhur të dhënat e nevojshme rreth kuptimit të mesazhit. • Pas perceptimit dhe dëshifrimit dekodimi ka të bëjë me rindërtimin e kuptimit që synonte të jepte akti i dhënies së mesazhit. Pra, dekodimi nënkupton njohjen e gjuhës dhe sjelljes së tjetrit. • Njohja perceptive ndihmohet edhe nga njohja semantike. Procesi i dekodimit
Shoqërohet nga një proces përzgjedhjeje, organizimi dhe interpretimi të shenjave dhe përcaktohet nga: • Faktori i ndjeshmërisë fizike të individit • Faktori i vëmendjes përzgjedhëse. Pra, nga përzgjedhja që i bëhet sinjalit në një situatë të caktuar. • Faktori i kategorizimit. Ka të bëjë me regjistrimin e të gjithë sinjaleve (proces i pandërgjegjshëm), dhe një proces i mëpasshëm që e quajmë sintezë, që ka të bëjë me përqëndrimin e vëmendjes mbi disa sinjale. Procesi i dekodimit
Bën përzgjedhjen e sinjaleve dmth., cilësimin e tipareve të veçanta; • Proces krijues. Marrësi «krijon» duke i dhënë një kuptim mesazhit me mënyrën sesi i sheh dhe organizon shenjat; • Varet nga konteksti dhe personaliteti i marrësit. Kategorizimi
Është mjedisi fiziko-mjedisor që mundëson transmetimin e një informacioni ose të një mesazhi. Ështëçdo lloj sjelljeje e cila merr vazhdimisht një kuptim nga një dërgues apo marrës. • Kanali mund të jetë verbal dhe joverbal, i dëgjimit, pamor, olfativ, i të prekurit. • Fraser: kanal zanor-dëgjimor dhe kanal pamor-gjestual. Kanali
Përfshin një aparat fizik që transmeton mesazhe të kodifikuara; • Koncepti i aftësisë së kanalit: i referohet sasisë së informacionit që ai mund të transmetojë në një njësi të caktuar kohe; • Koncepti i shpejtësisë së kanalit: ka të bëjë me efektshmërinë e kanalit për të tejçuar informacionin në lloje të ndryshme komunikimi (kv-kjv). Kanali
Është situata e cila ndikon dukshëm në tërësinë e aspekteve të sjelljes. Sistem i vogël ndërveprimi i drejtpërdrejtë, i pranuar nga gjithë pjesëmarrësit. Bashkësi të organizuara që funksionojnë si sisteme referimi për përbërësit e tyre. • Përbëhet nga: mjedisi, pjesëmarrësit dhe qëllimi. Ky i fundit është koncepti më i rëndësishëm dhe vë në lëvizje dy të tjerët Konteksti
Udhëheqës i veprimtarisë subjektive në një shkëmbim komunikativ, i vendosur në dy nivele. • Si bashkësi e llojeve të aktivitetit në përgjithësi • Si bashkësi e llojeve të aktivitetit në lidhje me një aspekt të veçantë të bisedës. Kjo ndarje lejon analizën e ndryshimeve të llojit gjuhësor dhe jashtëgjuhësor sipas situatave Qëllimi i kontekstit
Fenomen gjuhësor që lejon anëtarët e një komuniteti dy ose me shumë gjuhësh të kalojnë nga një gjuhë apo dialekt në një tjetër. • Cazacu: 2 nivele kontekstesh: • Konteksti eksplicit (kv dhe kjv) • Konteksti implicit (më i gjerë). Përmban gjithçka që njeh marrësi, në lidhje me dërguesin Code-switching (Ndryshimi i gjuhës)
Përcakton zgjedhjen e një fjale të caktuar. Duke i saktësuar kuptimin; • Individualizon kuptimin, duke zgjedhur nocionin më të veçantë nga tërësia e nocioneve; • Plotëson kuptimin, me anë të ngjyrimeve të ndryshme të gjithçkaje rreth fjalës; • Mundëson kuptimin e fjalës ose e krijon vetë kuptimin e fjalës. Pra, mbush boshllëqet e fjalës; • Shndërron kuptimin. 5 funksionet e kontekstit
Mesazhi: ide, ndjenja, mendime, shprehje, sjellje, qëndrime të dërguara nga një person dhe të marra nga një tjetër • Tre lloje mesazhesh: • Verbale • Joverbale • Vokale Komunikimi proces i dërgimit dhe marrjes së mesazhit
Mesazhi dërgohet me anë të fjalëve • Pjesë e komunikimit verbal. • Një mesazh verbal i suksesshëm është kur edhe dëgjuesi është aktiv (ndjek dhe kupton) Mesazhet verbale
Pjesë të komunikimit joverbal • Nuk përdoren fjalët. Tejçohet me anë të lëvizjeve, gjesteve, pozicionit. • Plotësues i komunikimit verbal; • Ka fuqi të ndryshojë kuptimin e komunikimit verbal; • Shpreh suksesshëm emocionet. Mesazhet joverbale
Përfshin lëvizjet e trupit • Shprehjet e fytyrës • Pauzat • Pamja e jashtme, veshja • Plotëson, modifikon, mbështet dhe forcon komunikimin verbal • Mund të krijohet nga ambienti Komunikimi joverbal
Kryhen me anë të zërit • Zëri, psherëtimat, mërmëritjet, hezitimet, ritmi i zërit • Ndikohet nga gjendja emocionale Mesazhet vokale
Mesazhi verbal – përmbajtja • Mesazhi joverbal – forma • Mesazhi vokal – emocioni • Kombinimi i dy të parave është një mjet i fuqishëm në transmetimin e informacionit Mesazhet
Efikas Joefikas Komunikimi
Përfshin një dërgues të qartë • Procesin e dërgimit të mesazheve • Procesin e marrjes së mesazheve • Dëgjues aktiv (ndjek dhe kupton) Komunikimi efikas
Ndikohet nga sjellja e marrësit • Marrësi ndikohet nga statusi i dërguesit • Respekti • Interesi • Kemi kur nuk ndërpresim tjetrin edhe nëse nuk jemi dakord • Shënimet • Aftësi e dërguesit të tërheqë vëmendjen dhe interesin e tjetrit • Eliminim i fjalëve (mesazheve) të panevojshme, të tepërta Komunikimi efikas
Qëllimi i bisedës • Organizimi i mendimeve • Dëgjimi i feedback • Eliminimi i fjalëve të përsëritura (jo gjithmonë, varet nga aftësia e dërguesit për të kuptuar ku humbet interesin e marrësit) Faza të komunikimit efikas