300 likes | 609 Views
Prodhimi, financimi, administrimi dhe shpërndarja e shërbimeve publike. Tema 2. PËRMBAJTJA. Kuptimi mbi ndërhyrjen e sektorit publik në sigurimin e shërbimeve publike Modelet e prodhimit dhe shpërndarjes të shërbimeve publike Reformimi i sektorit publik 4. Roli i sektorit privat.
E N D
Prodhimi, financimi, administrimi dhe shpërndarja e shërbimeve publike Tema 2 Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
PËRMBAJTJA • Kuptimimbindërhyrjen e sektoritpubliknësigurimin e shërbimevepublike • Modelet e prodhimitdheshpërndarjestëshërbimevepublike • Reformimiisektoritpublik 4. Roliisektoritprivat Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Ndërhyrja e sektorit publik në sigurimin e shërbimeve publike • Cili sektor duhet të ketë përgjegjësinë e sigurimit të shërbimeve publike? • Cilat shërbime publike duhet të realizohen nga sektori publik? • Cila fazë e sigurimit të shërbimit duhet të sigurohet nga sektori publik? Prodhimi? Financimi? Administrimi? Shpërndarja? Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Ndërhyrja e sektorit publik në sigurimin e shërbimeve publike • Po sektori privat a mund të jetë i përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e shërbimeve publike? • A mund të kombinohen rolet? Në ç’mënyrë? Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Cili quhet modeli më I mirë? • Kriteri i vlerësimit të përshtatshmërisë së modelit varet nga fakti se sa modeli i përzgjedhur ndikon në rritjen e mirëqënies individuale dhe shoqërore për çdo anëtar të shoqërisë. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Ç‘është mirëqënia individuale? Mirëqenia individuale është rezultat i pasurisë dhe i të ardhurave të individit. Nëse simbolet përfaqësojnë mirëqenien individuale (M), të ardhurat individuale nga paratë (P) dhe të ardhurat individuale nga kapitali (K) apo pasuria, atëhere: . Individi përfiton edhe nga të ardhurat dhe pasuria e shoqërisë nëpërmjet shërbimeve shoqërore të nevojshme për ekzistencën e tij, atëhere mirëqenia reale e individit është sa mirëqenia që ai krijon vetë (M) shumëzim koeficientin e përfitimit nga mirëqenia e përgjithshme (): Mi = M . Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Ç‘është mirëqënia shoqërore? Ndërsa mirëqenia shoqërore e një grupi individësh përfaqësohet nga: s • n, dmth Ms = Mi i, sa shuma e mirëqënieve individuale shumëzuar me koeficientin e përfitimit nga pasuria shoqërore. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Cilat janë burimet e mirq.indiv? • Tregu i punës, nëpërmjet të ardhurave nga paga b) Pensionet private që përfshijnë sigurimin privat vullnetar si edhe kursimet individuale c) Mirëqënia vullnetare e cila krijohet në familje dhe jashtë saj, nëpërmjet kohës dhe donacioneve që individëtvullnetarisht i kushtojnë të tjerëve në shenjë bamirësie. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
A është mall mirëqënia shoqërore? Mirëqenia sociale përfaqëson një tërësi shërbimesh sociale të cilat i ofrohen klientit sepse kërkohen prej tij. është mall, atëhere është e qartë se ekziston një treg, ku ky mall tregtohet me një çmim të caktuar që varet nga raporti i kërkesës me ofertën. Mirëqënia sociale nuk është një mall i zakonshëm. Mirëqënia sociale është “mall publik” sepse zotëron cilësitë që karaktërizojnë mallra të këtij lloji, Treg i veçantë – faktor elementi- lojë politike, marëdhëniet reciproke ndërmjet votuesve dhe politikanëve. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
A duhet të përfshihet sektori publik në sigurimin e shërbimeve publike? • Shërbimeve publike - çdo shërbim që sigurohet për një numër të madh qytetarësh, në të cilin ekziston një rrezik potencial për dështim të tregut 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
A duhet të përfshihet sektori publik në sigurimin e shërbimeve publike? • Sektorit publik - tërësia e institucioneve që marrin përgjegjësinë e sigurimit të shërbimeve publike. • Organizatat publike - pjesëzat përbërëse të sektorit publik. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Cilat janë format e përfshirjes sektorit publik? • Ndërhyrja tek oferta • Ndërhyrja tek kërkesa • Përfshirja për shkak të paaftësisë për të paguar shërbimin 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Cilat janë format e përfshirjes sektorit publik? • Përfshirja për shkak të mungesës së informacionit: • Përfshirja për shkak të respektimit të parimit të barazisë 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Cilat janë arsyet e përfshirjes sektorit publik? • Arsyet për përfshirjen e sektorit publik ndryshojnë sipas tipologjisë së shërbimeve publike dhe influencojnë llojin e kërkuar të përfshirjes. • Në disa shërbime të rëndësishme arsyet rrjedhin kryesisht nga oferta – nga teknologjia. Kështu në transport si edhe në shërbimet e furnizimit me energji, ujë dhe gaz, në të cilat ekzistojnë elementët e rrjeteve dhe monopoleve natyrore, roli primar i sektorit publik është që të kapërcejë dështimin e tregut të konkurencës së lirë, dmth parandalimin e abuzimit me shpërndarjen e fuqive në treg. • Kjo mund të marrë formën e kontrollit direkt mbi prodhimin dhe investimin, megjithëse shumë vende kanë privatizuar shërbimet në vitet e fundit. Por edhe nëse kapitalet zotërohen nga privatë, dhe shërbimet financohen nëpërmjet pagesave të individëve-konsumatorë për ato që ato zgjedhin të konsumojnë, ekziston nevoja për rregullimin e cmimeve. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Cilat janë arsyet e përfshirjes sektorit publik? Për shërbimet e tjera, arsyeja kryesore e ndërhyrjes lidhet me kërkesën. Atëhere kur nuk është e mundur që të merret kontribut direkt nga konsumatorët sic është rasti I mallrave publike të papërjashtueshme si mbrojtja e vendit apo forcimi I ligjit, qeveria financon drejtëpërsëdrejti shërbimin, duke paguar në emër të të gjithë qytetarëve. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Cilat janë arsyet e përfshirjes sektorit publik? Zakonisht, qeveria edhe I prodhon këto shërbime, së paku në forcimin e ligjit dhe mbrojtjen e vendit, roli I qeverisë është themelor. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Cilat janë arsyet e përfshirjes sektorit publik? Barazia në mundësinë e përdorimit? Barazia tek përdorimi i produktit? Qeveria ka përgjegjësinë e sigurimit të përdorimit të produktit 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
A mund të gjykojmë mbi efektivitetin e shërbimeve? • Efiçensa – Përqindja e PBB që i kushtohet shpenzimeve për mirëqënien shoqërore (makro), Mënyra se si ndahen burimet ndërmjet përfitimeve në para me përfitimet në shërbime,(mikro) Funksionet e shtetit të mirq. në praktikë.(realizimi I funksioneve nxitëse) Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
A mund të gjykojmë mbi efektivitetin e shërbimeve? 2) Barazia - a)Mbështetja e nivelit të jetesës: Reduktimi i varfërisë, Sigurimi i nivelit ekzistues të jetesës, Qëndrueshmëria e të ardhurave; b)Reduktimi i pabarazisë: Barazia vertikale - sistemi duhet të rishpërndajë të ardhurat në favour të grupeve me të ardhura më të ulta, Barazia horizontale: diferencat në përfitime duhet të marrin në konsideratë moshën, madhësinë e familjes si edhe diferencat në trajtimin mjekësor për shkaqe të arsyshme si psh nëse pacienti ka anëtarë të tjerë të familjes në varësinë e tij. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
A mund të gjykojmë mbi efektivitetin e shërbimeve? c)Integrimi social: Dinjiteti - përfitimet në para dhe kujdesi shëndetsor duhet të shpërndahen me qëllim që të siguroijnë ruajtjen e dinjitetit të individit; Solidariteti Social - përfitimet në para si edhe kujdesi shëndetsor duhet të nxisin Solidaritetin social. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
A mund të gjykojmë mbi efektivitetin e shërbimeve? 3) Zbatueshmëria administrative: Qartësia, thjeshtësia- Sistemi duhet të jetë i thjeshtë në funksionim dhe sa më pak i kushtueshëm nga pikëpamja administrative, me kosto sa më të ulët administrative Mungesa e abuzimit: përfitimet duhet të jenë sa më pak të hapura ndaj abuzimit Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Sektori Publik? Përbëhet nga aktivitetet ekonomike që kontrollohen nga qeveria, shumica e të cilave janë shërbime publike. Debate: Kosto e lartë?Cilësi e ulët? Organizatat publikisht të kontrolluara mund t’ju mungojnë insiativat për të kontrolluar kostot ose sigurojnë cilësinë e shërbimit dhe të përgjigjen nevojave të qytetarëve. 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Organizatat publike? Organizatat publike - mekanizëm që shpërndan shërbime Publike, Problem: Duke shpërndarë shërbimin mund të kenë informacion më të mirë se çdo agjensi qeveritare. Ky dallim i lejon ato që të nxisin, prezantojnë qëllime që mund të mos përkojnë plotësisht me objektivat e shoqërisë. Modeli I vjetër I krijimit të një agjensie të sektorit publik e cila pritet që të realizojë objektivat e kërkuara e vetme, nuk pranohet më lehtësisht, pa shqetësim. Është thelbësore që të kuptohet se si mund të ndërtohen aktivitetet me qëllim që të shpërndahet informacioni korrekt nga agjentët e autorizuar për shpërndarjen dhe për të vendosur strukturat të tilla që inisiativat e ndërmarra nga agjentët të përkojnë me objektivat e shoqërisë. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Organizatat publike? • Studimi I organizatave publike përcakton strukturat e përshtatshme për shpërndarjen e shërbimeve publike: • Cilat janë motivet e të punësuarve dhe si mund të maksimizohet përgjegjshmëria dhe përpjekjet e tyre? • Si duhet të alokohen fondet tek organizatat kur blerësi i parë është qeveria? 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Organizatat publike? • A duhet të krijojmë presion konkurues tek organizatat? Nëse po, kur duhet t’a bëjmë këtë nëpërmjet presionit të tregut privat dhe kur nëpërmjet ushtrimeve udhëzuese të shoqëruara edhe nga financimet? • A duhet të blejë qeveria shërbime apo edhe kapitale fizike? • Kur është e përshtatshme që të bashkëpunohet me organizata fitim prurëse dhe kur me organizata jo fitim prurëse? 23 November 2005 Child poverty Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Kufijtë e sektorit publik? • Për të ilustruar kompleksitetin e çështjeve të pronësisë dhe kontrollit në prodhimin e shërbimeve publike, konsiderojmë një qeveri G e cila dëshiron që arsimi të sigurohet për një grup të caktuar konsumatorësh. Arsimi prodhohet duke përdorur dy elementë: një shkollë(ndërtesa) dhe mësuesit. P është një kompani private. Në parim, secili nga format që vijojnë është e mundshme. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Kufijtë e sektorit publik? A. G zotëron shkollën, punëson mësuesit dhe prodhon arsimin. B. P zotëron shkollën, të cilën e ka marrë me qira nga G, punëson mësuesit, prodhon arsimin dhe e shet atë tek G. C. G zotëron shkollën, të cilën e ka marrë me qira nga P. P punëson mësuesit, prodhon arsimin dhe e shet atë tek G. D. P zotëron shkollën, punëson mësuesit, prodhon arsimin dhe e shet atë tek G. E. P zotëron shkollën, punëson mësuesit, prodhon arsimin dhe e shet atë direkt tek konsumatori. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Kufijtë e sektorit publik? A është qartësisht shpërndarje nëpërmjet sektorit public. D është model I prodhimit në formë private në bashkëpunim me qeverinë e cila nuk ka asnjë rol përveç atij të blerjes së shërbimit të siguruar nga sektori privat. E është organizimi krejtësisht privat I shpërndarjes së shërbimit(megjithëse qeveria ende mund të luajë një rol të konsiderueshëm në hartimin e standarteve, dhe P mund të jetë një organizatë jo fitim prurëse). Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Kufijtë e sektorit publik? B dhe C është e vështirë që të përcaktohen. Në B, qeveria merr përsipër burimet, fizike dhe njerëzore. Qeveria ka të drejtën të kontrollojë këto burime dhe të vendosë se si duhet të përdoren ato për të prodhuar arsimin, I cili është subject I natyrës kontraktuale të huamarrjes së ndërtesës. Megjithëse ajo nuk zotëron kapitale fizike, ajo mund të ketë të drejtën e kontrollit për periudhën në të cilën shkolla është nën qiradhënie. Në këtë kuptim ne mund të themi se arsimi është prodhuar në mënyrë publike. Megjithatë nëse kontratat janë të pakompletuara, pronësia ushtron një influencë të fuqishme mbi produktin. Të njëjtat argumenta aplikohen edhe në rastin C. Arsimi është prodhuar në mënyrë private, por përsëri kjo varet nga natyra e kontratës së qiradhënies. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009
Debati mbi sektorin publik? Vini re se I gjithë debati”publike kundrejt private”është kryesisht I vendosur nën kufizimin e pronësisë, jo të pronësisë së vetë kapitaleve fizike të cilat përcaktojnë nëse prodhimi është public ose privat. Debati qëndron në atë që kush ka të drejtën të kontrollojë substancën. Për këtë arsye struktura kontraktuale është e rëndëssishme. Dr.Arlinda Ymeraj - 2009