220 likes | 444 Views
Analizë e politikave publike. Leksioni 2– Hyrje në proceset e politikave publike Lënda: Analizë Politike dhe Vlerësim programesh Nga Denis Mari (Qeverisje Lokale Viti I II Msc). Analiza politike në proceset e politikëbërjes.
E N D
Analizë e politikave publike Leksioni 2– Hyrje në proceset e politikave publike Lënda: Analizë Politike dhe Vlerësim programesh Nga Denis Mari (Qeverisje Lokale Viti I II Msc)
Analiza politike në proceset e politikëbërjes • Analiza politike është veprimtaria e të grumbulluarit të dijeve e njohurive, për dhe gjatë procesit të vendimarrjeve politike. • Gjatë krijimit të njohurive mbi politikëbërjen, analistët politikë studiojnë shkaqet, pasojat, dhe performancën e programeve dhe të politikave publike. • Njohuri të tilla mbeten gjithsesi të cunguara nëse këto analiza nuk merren parasysh nga politikanët dhe nga publiku, të cilit politikanët dhe politikat në fjalë duhet t’i shërbejnë.
Procesi i hetimit (investigimit) të politikave • Gjatëkëtyre 15 javëve (samëtëshkurtra!!) do tëmundohemitëofrojmënjëmetodologjitëanalizavepolitike. Metodologjianëfjalëkonsistonnënjëbashkësistandartesh, rregullash e procedurashqëkanësiqëllimtëkrijojnë, tëanalizojnënëmënyrëkritikedhetëkomunikojnë, dijet e mbledhurambipolitikëbërjen. • Zgjidhja e problemeveështënjë element kyçimetodologjisësëpërdorurnëanalizatpolitike. (Dmth do t’apërdorimshpeshgjatëseminareve) • Analizapolitikekërkongjithashtuqëstudentitëjetënëgjendjeqëpërveçzgjidhjesëproblemeve, t’iformulojëato (problemet), nëmënyrëqëtëstërvitetaftësiapërtëparashikuarrastetëtilla.
Metodologjia e analizës politike • Metodologjia e analizës politike huazon dhe integron elementë jo vetëm nga Sh. P por edhe nga: • Sociologjia • Psikologjia • Ekonomia • Filozofia
Metodologjia e analizës politike (vazhdim) • Analiza politike është nga njëra anë përshkruese, pra është në kërkim të marrëdhënies shkak-efekt që politikat publike krijojnë. • Nga ana tjetër është gjithashtu normative pasi krijon, dhe kritikon (në rrafshin shkencor!) arritjet dhe rezultat e politikave të shkuara, të tashme dhe mundohet të parashohë efektet e politikave të ardhshme.
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Njohuritënëlidhje me politikat, presupozojnëdomosdoshmërinë e njëzgjedhje midis vleravetëtillasishëndeti, mirëqenia, siguria, drejtësia, baraziadheliria. • Zgjedhja midis këtyrevleravenukështëpëranalistinnjëvendimthjeshtteknikpornjëvendiminatyrës morale. Nëkëtëkëndvështrim, analizapolitikenaparaqitetdhesinjëforme e aplikuar e etikës. • Njëaspektshumëirëndësishëmi AP ështëkrijimiinjëbazedijeshqëpërmirësojnëefiçencën e zgjedhjesmespolitikavetëndryshmengaana e politikanëve.
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Ajo çka do të nënkuptohet më fjalën njohuri në këtë kurs është: Hipoteza të mundshme, që ndryshojnë nga të vërtetat absolute, ose që janë gjithnjë të vërteta nëse plotësohen disa kritere paraprake. • Është kjo arsyeja pse dhe treguesit statistikorë që do të shqyrtoni në detyrat tuaja gjatë seminareve, kanë një rol thjesht plotësues, përforcues.
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Me fjalë të tjera, analiza politike ka krjuar një trung teorish, metoda të ndryshme që pranohen pak a shumë nga shumica e studiuesve. • Kësaj i bashkëngjitet dhe një traditë kritike që i drejtohet aspekteve politike, ideologjike dhe etike dhe që analiza politike i nxjerr në pah.
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Një aspekt kyç i punës kërkimore shkencore është rritja e nivelit të ndërlikimit të objektit të studimit, në 40 vitet e fundit. . • Thelbi i metodologjisë së analizës politike është cilësuar nga studiuesit si një formë e ‘multiplizmit’ kritik.
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Sipas multiplizmit kritik, të verifikuarit nëse një premisë është e mundshme për t’u realizuar (jo e sigurtë, thjesht e mundshme) është karakteistika përcaktuese e dijes dhe një standort bazë në analizën politike. • Analisti nuk merr në shqyrtim rastet që mbështesin apo vërtetojnë hipotezën e ngritur. Detyra e tij është të identifikojë, vlerësojë dhe eliminojë të gjithë shpjegimet e tjera të mundshme. Është një formë e studimit pra, përmes një procesi të gjatë eliminimi.
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Standarti tjetër i rëndësishëm i multiplizmit është rëndësia e politikës që po merret në shqyrtim, impakti i saj. • Njohuritë janë të tilla vetëm në rast se ato ndihmojnë në formulimin dhe zgjidhjen e problemeve, doradorës që me këto probleme ndeshen nga politikëbërësit dhe nga njerëzit të cilëve këto politika u drejtohen. (këtu përfshihen dhe votuesit e marxhinalizuar!!)
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Rregullatëpërgjithshmepëranalizëpolitikesipasparimevetëmultiplizmit. • Mënyrëveprimi e shumëfishtë. • Nënkuptonpërdorimin e mënyravetëshumëllojshmematjejetëhipotezavepolitikëbërëse (policy construct) • Punëkërkimore me metodatëshumëfishta. • përdorimiishumëmetodavepërtëvëzhguarprocesetdherezultatet e politikavetëndryshme. • Sintezë e shumëfishtëanalitike. • Sintezadhevlerësimikritikianalizavenëdispozicionpërprogrameapopolitikatëngjashme. • Analizë me ndryshoretëshumëfishta. • Përdorimiishumëndryshoreve (variablave) nëmodeletpolitikeqëmerrennëshqyrtim.
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Rregullatëpërgjithshmepëranalizëpolitikesipasparimevetëmultiplizmit (vazhdim) • Analizë e samëshumëpalëvetëinteresuara (grupeinteresi, shoqëricivile, institucione). • Shqyrtimiikuadritinstitucionaldheinteresavetësamëshumëpalëvetëinteresuara. • Analizëngakëndvështrimetëshumëfishta • Përfshirjanëprocesin e analizëstëpërspektivavetëndryshme; etike, politike, organizative, ekonomike, sociale, kulturoredheteknike. • Komunikimemultimediale. • Përdorimingaana e strategjistëve e komunikimevetëshumëfishtaështëthelbësorepërtëgarantuarqënjohuritë e zhvilluaratëjenëtërëndësishmenëhartimin e politikave.
Metodologjia e analizëspolitike(vazhdim) • Zakonisht është e pamundur që të merren në shqyrtim të gjithë variablat e sipërpërmendur, për arsye kohe e buxheti. • Për më tepër, në varësi të fazës në të cilën po shqyrtohet politika në fjalë, disa nga këto variabla mund të mos jenë më të rëndësishme. • Metodat e shumëfishta kërkojnë kohë, buxhete dhe burime njerëzore të mëdha. Por duke e trajtuar problemin nga një mori kënvështrimesh të ndryshme, ato pakësojnë ndjeshëm gabimet në vlerësimin e politikave.
Informacioni me rëndësi për hartimin e politikave • Metodologjia e shumicës së analizave politike është e konceptuar që t’u përgjigjet pesë pyetjeve: • ç’lloj problemi hasim? • Problematikat specifike të politikave që po shqyrtohen. • çfarë është ndërrmarrë në të shkuarën për të zgjidhur problemin dhe cilat kanë qenë rezultatet? • Rezultatet e politikave • Sa të rëndësishme janë për ne këto rezultate të shkuara për të zgjidhur problemin e tashëm? • Performancë e politikave.
Informacioni me rëndësipërhartimin e politikave (vazhdim) • Cilat janë alternativat politike të mundshme që disponojmë për të zgjidhur problemin dhe cilat janë rezultatet e tyre të mundshme? • Përpjekje për të parashikuar të ardhmen e politikave. • Cilat alternativa duhen përzgjedhur për të zgjidhur problemin? • Veprime politike.
STRUKTURIMI I PROBLEMIT • Mund të ofrojë njohuri të vlefshme për procesin e politikëbërjes që vë në pikëpyetje premisat e përcaktimit të problemit duke e bazuar procesin e politikëbërjes tek nocioni i agenda-setting. • Ndihmon në zbulimin e premisave të fshehta, diagnostikimin e shkaqeve për problematikat sociale, përcaktimin e objektivave, sheshimin e mosmarrëveshjeve dhe hartimin e opsioneve të reja për politikëbërje.
PARASHIKIMI • Mund të ofrojë njohuri të rëndësishme për politikëbërjen, sidomos përsa i përket gjendjes së situatës politike në të ardhmen si pasojë e adoptimit të një politike të caktuar (ose kur nuk ndërrmerret asgjë). Këto shqyrtohen në fazën e formulimit të politikave. • Parashikimi mund të shqyrtojë situata të ardhshme; të mundshme, të dëshirueshme, të vlerësuara, të japë një mendim për pasojat e filan politike, të parashikojë pengesat që mund të dalin në zbatim, dhe të vlerësojë “përmbushshmërinë” politike, pra mbështetjen dhe kundërshtimet që do të shfaqen për programin në fjalë.
REKOMANDIMI • Krijon njohuri të rëndësishme për avantazhet dhe kostot e alternativave të shqyrtuara gjatë parashikimit duke ndihmuar kështu politikëbërësit në fazën e adoptimit të politikave. • Rekomandimi ndihmon në vlerësimin e niveleve të pasigurisë, riskut politik, faktorëve ndikues të jashtëm, përcakton kriteret për bërjen e një zgjedhjeje përfundimtare dhe rekomandon strukturat që duhet të jenë përgjegjëse për zbatimin e politikës së përzgjedhur.
MONITORIMI • Monitorimi ofron njohuri të rëndësishme në lidhje me pasojat e politikave të zbatuara më parë në një sektor të caktuar. Kësisoj i ndihmon politikëbërësit në fazën e zbatimit të politikave. • Monitorimi gjithashtu ndihmon në përcaktimin e shkallës së përputhshmërisë me rregullat e ligjet, zbulimin e efekteve të padëshiruara të politikave, identifikimin e pengesave në fazën e zbatimit (teknike) dhe identifikon përgjegjësit e devijimit nga politika e synuar.
VLERËSIMI • Vlerësimi ofron njohuri të rëndësishme rreth mospërputhjes midis politikës së synuar dhe asaj të zbatuar realisht. Kësisoj u ofron politikëbërësve një ndihmë të madhe në fazën e vlerësimit të politikave. • Vlerësimi jo vetëm ofron përfundime për të përcaktuar shkallën e zgjidhjes së problemeve, por kontribuaon dhe në qartësimin, konsolidimin ose dhe kritikën e vlerave që janë në bazë të politikës së adoptuar, ndihmon në riformulimin e politikave dhe hedh bazat për ristrukturimin/zgjidhjen e problematikave shoqërore nëpërmjet veprimtarisë politike.