210 likes | 513 Views
MBROJTJA GJYQESORE NE PROCEDURAT E PROKURIMEVE PUBLIKE. Sr xh an Sh imac, M.S. Kryetar i Gjykates se Larte Tregtare te Republikes se Kroacise KONFERENCE NDERKOMBETARE MJETET JURIDIKE NE PROCEDURAT E PROKURIMEVE PUBLIKE Dubrovnik, 24-25 Ma j 2007.
E N D
MBROJTJA GJYQESORE NE PROCEDURAT E PROKURIMEVE PUBLIKE Srxhan Shimac, M.S. Kryetar i Gjykates se Larte Tregtare te Republikes se Kroacise KONFERENCE NDERKOMBETARE MJETET JURIDIKE NE PROCEDURAT E PROKURIMEVE PUBLIKE Dubrovnik, 24-25 Maj 2007
Mbrojtja e te drejtave ne procedurat e prokurimeve publike • Mbrojtja administrative e te drejtave • Mbrojtja gjyqesore e te drejtave
Mbrojtja administrative e te drejtave MBIKQYRJE ADMINISTRATIVE E LIGJSHMERISE - Mbrojtja e te drejtave ne proceduren para klientit duke paraqitur ankese per vendimin e tij (mjet administrativ). - Mbrojtje e te drejtave para Komisionit shteteror per mbikqyrjen e prokurimeve publike (ne tekstin e metejshem: Komisioni shteteror) – duke paraqitur ankese. MBIKQYRJE ADMINISTRATIVE E LIGJSHMERISE - Zyra e qeverise Kroate per prokurime publik (permes peticioneve dhe iniciativave per mbikqyrje). - Zyra e Revizorit Gjeneral (kontrolli i perdorimit te financave dhe ligjdhmerise te tranzaksioneve financiare). - Mbikqyrje e brendshme e buxhetit.
Mbrojtje gjyqesore e te drejtave • Ne proceset gjyqesore administrative • Ne kerkesa per zhdemtim • Ne kundervajtje dhe verpa penale • Ne raste para Gjykates kushtetuese te Republikes se Kroacise
Procese administrative gjyqesore • Mbrojtje gjyqesore, ne pajtim me nenin 72 te Ligjit per Prokurime Publike, sigurohet me padi administrative para Gjykates Administrative te Republikes se Kroacise. • Sigurohet permes paraqitjes te padise kunder vendimit te Komisionit shteteror. • Pale ne nje kontest administrativ eshte Komisioni Shteteror, jo klienti.
Procedurat para Gjykates administrative • Kontestet ligjore administrative jane parapare per te vleresuar ligjshmerine e vendimeve te Komisionit Shteteror, dhe ne menyre indirekte, edhe vendimet e klientit ne procedurat e prokurimeve publike. • Vendimet e Gjykates Administrative te Republikes se Kroacise jane ligjerisht te detyrueshme ne baze te Ligjit administrative. • Vendimet e Gjykates administrative konsiderohen paragjyqesore (pasi i percaktojne faktet e ligjshmerise te veprimeve te klientit) ne konteste te mundshme qe kane te bejne me kerkesa per demshperblim.
Kerkesa per demshperblim • Rregulloret qe drejtojne procedurat e prokurimeve publike nuk permbajne dispozita te vecanta ligjore per kompensimin e demeve qe mund te dalin nga nje procedure e tille – pra ne raste te tilla, aplikohen regullore te pergjithshme me te cilat rregullohen demshperblimet, vecanerisht ato qe jane te perfshira ne Ligjin per Kontrata.
Kerkesa per demshperblim • Pala, te drejtat e te ciles jane shkelur qoft me vendimin e klientit ose me vendimin detyres se Komisionit shteteror mund te paraqes kerkese per kompensim per demet e pesuara me keto vendime. • Kerkesat per kompensim paraqiten ne Gjykatat komunale.
Kerkesa per demshperblim • I akuzuari ne nje kerkese per zhdemtim mund te jene klienti dhe Republika e Kroacise, por Komisioni shteteror mund te mos permendet ne menyre te drejtperdrejte ne padine (Neni 10(4) i Ligjit per Komisionin Shteteror – “Republika e Kroacise do te jete pergjegjese per detyrimet e Komisionit shteteror.”). • Kerkesa per demshperblim mund te paraqitet para se te skadojne kufizimet e kerkesave te tilla.
Detyrimet baze per deme ne procedurat e prokurimeve publike • Kontraktuese – dalin si pasoje e shkeljes se kontrates. • Jashte kontraktuese – dalin pavaresisht nga detyrimet kontraktuese.
Parasupozim i detyrimit per demet • Ekzistenca e nje pale e cila me kontrate eshte pergjegjese per demet – pala demtuese dhe pala e demtuar. • Veprimi demtues i pales demtuese – pala demtuese duhet te kryej veprime demtuese. • Demi – pesohet nga pala e demtuar. • Lidhje e rastesishme – mes veprimeve demtuese si shkak dhe demit si rezultat. • Joligjshmeria e veprimeve demtuese – element objektiv (veprimet demtuese e shkelin rregullin ligjor), element subjektiv (veprime demtuese te cilat ndodhin me gabim te pales demtuese)
Deme • DEM I KONSIDERUESHEM - Dem apo humbje – zvogelim i prones te dikuj - Humbje e profitit – ndalim i fitimit te zmadhuar • DEMI SI PASOJE - Shkelje e personalitetit ligjor
Zhdemtim i terthorete • Ne raste te shkeljes se vullnetit te mire dhe te drejta te tjera si person ligjor, gjykata, nese e vlereson se shkeljet jane te konsiderueshme dhe rrethanat jane te tilla, ai do te urdheroj kompensim perkates financiar, pavarsisht nga kompensimi i demit substantiv, si dhe ne raste kur ky i dyti nuk eshte paguar (Neni 1100(3) i Lgjit per Kontrata, (Official Journal), no. 35/05). • Shkeljet e siperpermendura jane shkelje te – vullnetit te mire, reputacionit dhe emrit, vecanerisht emrit te kompanise se personit ligjor.
Detyrimi i deshmise per demet e pesuara • Detyrimi i deshmise per ekzistencen e demit dhe shkeljes i mbetet kerkuesit – pala e demtuar. • Demi apo humbja perfshihet ne koston e pergatitjes se dokumentacionit te thirrjes publike dhe pergaditjes se ofertes. Lehte deshmohet, por eshte minimal. • Veshtiresite paraqiten gjate perpjekjeve per te deshmuar fitimin e humbur, fitime te cilat i demtuari do t’i fitonte nese punet zhvilloheshin ashtu si duhej, d.m.th. nese i demtuari do te ishte zgjedhur ne thirrjen publike ne pajtim me kushtet te percaktuara ne thirrjen publike dhe me ligj • Nese ka me se dy ofertues, ankuesi shpeshhere hase ne veshtiresi te konsiderueshme per te deshmuar se oferta e tij duhej te zgjidhet ne vend te asaj tjetres.
Raste ku pergjegjesia per demet supozohet se ekziston Shembull 1. • Dy ofertues te plotefuqishem aplikojne ne thirrjen e hapur • Klienti seleksionon ofertuesin i cili, sipas kritereve te thirrjes publike, nuk ka dhene oferten me te mire • Klienti refuzon kundershtimin e ofertuesit tjeter i cili ka dorezuar oferte shume me te favorshme • Komisioni shteteror gjithashtu refuzon ankesen • Klienti lidh kontrate me ofertuesin e seleksionuar me te dobet • Ofertuesi me i favorshem ka sukses me ankesen e paraqitur para Gjykates administrative te Republikes se Kroacise (vendimi i Komisionit shteteror anulohet) • Komisioni shteteror refuzon vendimin per seleksionim e sjell nga klienti • Klienti sjell nje vendim te ri per te zgjedhur ofertuesin realisht me te favorshem • Kerkese per demshperblim • Paguhet kompensim per demet dhe fitimin e humbur.
Shembull 2. • Klienti vendos te zgjedh ofertuesin me te mire • Kundershtimi i ofertuesit tjeter hidhet poshte • Komisioni shteteror po ashtu refuzon ankesen • Ne kete menyre, vendimi i seleksionimit behet perfundimtar dhe i detyrueshem • Perkunder plotesimit te gjithe kritereve per lidhjen e kontrates/dokumentit per lidhjen e transaksionit ligjor, klienti terhiqet nga lidhja e kontrates me ofertuesin me te mire • Ne kete faze, klienti ka per detyre te lidh nje kontrate me ofertuesin me te mire – ky eshte nje detyrim ligjor, dhe klienti mund te refuzoj te pranoj oferten,te anuloj seleksionimin,dhe te terhiqet nga lidhja e kontrates vetem ne raste te mashtrimit, ndikim mbi seleksionimin, dhenje e provizionit, privilegje dhe beneficie te tjera apo fshehje ose dhenje te te dhenave te gabuara, etj. (Neni. 68 i Ligjit per Prokurime Publike). • Ne rast se nuk plotesohen kushtet e parapara me nenin 68 te Ligjit per Prokurime Publike, ofertuesi i seleksionuar mund te paraqet kerkese per zhdemtim.
Shembulli 3. • Sipas rregulles kur paraqitet nje mjet juridik (ankese ose kerkese per zhdemtim), me kete ndalohet lidhja e kontrates me ofertuesin e selektuar, edhe pse ka perjashtim nga kjo rregull • Ekziston mundesia ligjore per aprovim te jazhtezakonshem te vazhdimit te procedurave te prokurimeve publike edhe nese eshte paraqitur nje ankese ose nje kerkese per zhdemtim. Komisioni shteteror vendos mbi kete ekskluzivisht me kerkese te klientit por vetem ne raste kur ka mundesi te supozuar se klienti ka pesuar deme disproporcionale (interpretim i kufizuar) • Kjo eshte nje lloj procedure bashkimi, d.m.th. Procedure e bashkuar me ankesen, dhe vendimi qe rrjedh nga kjo eshte i ngjashem me vendimi ne procedure sigurie (masa te perkohshme) • Vendimi ne kete procedure sillet para perfundimit te procesit te apelit ku ligjshmeria per vendimin e seleksionimit ku behet vleresimi i procedures per prokurimet publike. • Aprovimi i vazhdimit te prokurimit ne kete faze te procedures per prokurime nenkuptone aprovim per klientin te lidh kontraten me ofertuesin e seleksionuar para se te sillet vendimi perfundimtar i sleksionimit. • Kunderligjshmeria ne proceduren e prokurimit publik qe mund te zbulohet nga Komisioni shteteror ose nda Gjykata administrative hap rrugen per nje pale te pakenaqur te paraqet padi dhe te anuloj kontraten te lidhur ne kete menyre dhe te marr kompensim per demet.
Mundesia per te kerkuar zhdemtim? • Kerkesat per zhdemtim te paraqitura kunder klienteve jane shume te rrala • Arsyet per kete jane zakonisht: - deshira e ofertuesve per te mbajtur mardhenje te shendosha me klientet ne te ardhmen, edhe atehere kur te drejtat e tyre jane te shkelura ne nje thirrje publike te caktuar, per shkak te frikes per humbjen e mundshem te nje biznesi te ardhshem.
Mbrojtja gjyqesore ne kundervajtje dhe lende penale • Mbojtja e te drejtave dhe vlerave te mbrojtura ne procedurat e prokurimeve publike mund te sigurohet permes proceseve per kundervajtje dhe vepra penale (gjykata komunale). • Kjo nuk eshte ceshtje e mbrojtjes te te drejtave subjektive individuale, por e vlerave publike, themelore mbrojtja e te cilave eshte percaktuar ne rregulloret per kundervajtje dhe kodin penal. • Rrjedhimisht, iniciativa per kete lloj te mbrojtjs ligjore ne procedurat e prokurimeve publike permes mbikqyrjes parasegjithash eshte detyre e Zyres se prokurimeve publike, Zyra e revizorit te pergjithshem dhe , natyrisht, Prokuroria publike e Republikes se Kroacise.
Mbrojtja juridike kushtetuese ne procedurat e prokurimeve publike • Ne procedurat e prokurimeve publike, shkelja e te drejtave kushtetuese ashtu si percaktohet ne Kushtetuten e Republikes se Kroacise, nuk mund te perjashtohet. • Mbrojtja juridike kushtetuese sigurohet nga Gjykata kushtetuese e Republikes se Kroacise. • Parakushti per ushtrimin e mbrojtjes juridike kushtetuese eshte qe paraprakisht te jene shfrytezuar te gjitha llojet e mbrojtjes juridike.