1 / 9

Falimentimi dhe riorganizimi

Falimentimi dhe riorganizimi.

vevina
Download Presentation

Falimentimi dhe riorganizimi

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Falimentimi dhe riorganizimi Ligjet e tregut kanë mënyrën e tyre te veprimit. Bizneset ndëshkohen mjaft rreptë, nësë ata që nuk dinë ose nuk munden me iu përshtatë këtyre ligjeve. Në mjediset tregtare flitet shumë shpesh për vështirësi, për mistere të biznesit, dhe pa dyshim në shumë raste edhe për falimentime. Falimentimi përkthehet ne gjuhën e financës si humbje dhe si i tillë ai ndodh vetëm një herë në jetën e firmave.

  2. Falimentim i biznesit ndodh kur burimet e firmës tejkalojnë vlerën e tregut të aktiveve të saj.Falimentim biznesi, kemi kur firma ka pamundësi paguese teknike. Pamundësia paguese teknike nënkupton, pamundësine e pagesës së detyrimeve të saj. Kur një firmë(shoqëri) dështon, ajo mund të riorganizohet ose shpërbehet,varësisht ngarrethanat ku ajo ndodhet.

  3. Shenjat e falimentimit të mundëshëm, duhet të dallohen dhe mundësisht të mënjanohen. Disa nga faktorët sasior që përdoren për të parashikuar dështimin e firmës janë: • Raporti i ulët ”fluksi i arkës/detyrimet gjithsej”; • Raporti i lartë”borxh/kapital i vet” dhe borxh/aktive gjithsej”; • Kthimi i ulët nga investimi; • Fitimet marxhinale të ulta apo te paqëndrueshme; • Koeficienti Beta i lartë; • Ulja e pagesës së dividentit; • Rritja e konsiderueshme e WACC, etj.

  4. Një tregues sasior i përgjithshëm, i përdorur për të parashikuar dështimin është treguesi Z i Altmanit, i cili bazohet në shumën e ponderuar të raporteve financiare. • Rezultati i treguesit Z:1,80 ose ma pak, propabiliteti i falimentimit shumë i lartë; • Rezultati i treguesit Z: 1,81-2,7- tregon propabilitet të falim. të lartë; • Rezultati i treguesit Z: 2,8-2,9 -tregon propabilitet të falim. të mundshëm; • Rezultati i treguesit Z: 3,0- ose më i madh tregon propabilitet të pamundur.

  5. Faktorët cilësor për parashikimin e falimentimit janë: • Sistemi i dobët i kontabilitetit dhe raportimit financiar si dhe pamundësia e kontrollit të kostove; • Industria në rënie; • Shkalla e lartë e konkurrencës • Pamundësia për të siguruar financim dhe njëherit për të përmbushur detyrimet e matura; • Menaxhimi i dobët; • Sigurimet e pamjaftueshme; • Veprimet mashtruese; etj.

  6. Shmangia e falimentimit apo minimizimi,mundësohet duke operuar në drejtim të duhur për një biznes të suksesshëm. Zgjidhja vullnetare me kreditoret i lejon shoqërisë(firmës) të kursejë shumë prej kostove të falimentimit, duke mundësuar rikoperimin e disa investimeve të saj. Për të vazhduar puna e firmës respektivisht për të ekzistuar ajo duhen bërë marrëveshtjet si: • Shtyrja e afatit të borxheve; • Shlyerja e pjesshme e borxheve; • Integrimi i dy të parave.

  7. Riorganizimi për shkak të falimentimit Nëse nuk miratohet asnjë zgjedhje vullnetare, kreditorët e vendosin firmën në falimentimose e riorganizojnë atë. Ligji i falimentimit përshkruan rrugën ku kalon riorganizimi i një biznesi të falimentuar. Kemi dy lloje të kërkesës së riorganizimit: • Vullnetare, dhe • Jovullnetare.

  8. Pesë hapat e riorganizimit janë: • Kërkesa për riorganizim paraqitet në gjykatë • Gjykata miraton kërkesëndhe cakton një kujdestar ose i lejon kreditorët të zgjedhin ata se kush do të merret me sistemimin e aktiveve; • Kujdestari i paraqet gjykatës një plan të riorganizimit; • Plani i jepet kreditorëve dhe aksionarëve të firmës për miratim; • Debitori paguan shpenzimet e palëve per shërbime gjyqësore.

  9. Në planin e riorganizimit nga kujdestaria kërkohet që: • Të vlerësoj shoqërinë • Të rikapitalizojë shoqërinë • Të ndërroj borxhin aktual me letra tjera me vlerë. Likuidimi gjatë falimentimit Shoqëria e cila ka falimentuar mund të likuidohet sipas ligjit të falimentimit. Elementet e likuidimit janë: • Gjykimet ligjore • Përparësia e pretendimeve, dhe • Shpërbërja

More Related