1 / 22

Bilanci i pagesave

www.valmirnuredini.tk. Bilanci i pagesave. Bilanci i pagesave. Me rastin e tregtisë mes Kosoves dhe vendeve të tjera, për shembull, shumë lloje të transaksioneve financiare regjistrohen në një përmbledhje që njihet si bilanci i pagesave.

ave
Download Presentation

Bilanci i pagesave

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. www.valmirnuredini.tk Bilanci i pagesave

  2. Bilanci i pagesave • Me rastin e tregtisë mes Kosoves dhe vendeve të tjera, për shembull, shumë lloje të transaksioneve financiare regjistrohen në një përmbledhje që njihet si bilanci i pagesave. • Në këtë kapitull, do të shqyrtojmë aspektet monetare të tregtisë ndërkombëtare duke marrë parasysh natyrën dhe rëndësinë e bilancit të pagesave të një vendi. www.valmirnuredini.tk

  3. Bilanci i pagesave • Bilanci i pagesave është regjistrimi i transaksioneve ekonomike mes banorëve të një vendi dhe vendeve të tjera të botës. • Vendet i mbajnë regjistrat e bilanceve të tyre të pagesave për një periudhë njëvjeçare. • Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera i mbajnë këto regjistra edhe në baza tremujore. www.valmirnuredini.tk

  4. Transaksionet ndërkombëtare • Me transaksion ndërkombëtar nënkuptojmë këmbimin e mallrave, shërbimeve apo aseteve mes banorëve të një vendi dhe atyre të ndonjë vendi tjetër. • Por, çfarë nënkuptojmë me fjalën banor? • Banorët përfshijnë bizneset, individët dhe agjencitë qeveritare, të cilat e bëjnë vendin në fjalë vendbanimin e tyre ligjor. • Edhe pse ndonjë korporatë konsiderohet të jetë banore e një vendi në të cilin është e inkorporuar, dega e saj në një vend tjetër nuk konsiderohet si banore e atij vendi. www.valmirnuredini.tk

  5. Kontabiliteti i dyfishtë • Aranzhimi i transaksioneve ndërkombëtare në llogarinë e bilancit të pagesave kërkon që çdo transaksion të regjistrohet si kreditim apo debitim. • Transaksioni kreditues është ai i cili rezulton në një arkëtim të një pagese nga të huajt. • Transaksioni debitues është ai i cili rezulton në një pagesë për të huajt. Ky dallim sqarohet atëherë kur supozojmë që transaksionet kryhen mes banorëve të SHBA-ve dhe të huajve dhe kur të gjitha pagesat financohen ose kryhen në dollarë. www.valmirnuredini.tk

  6. Transaksioni kreditues • Nga perspektiva e SHBA-ve, transaksionet në vijim janë transaksione (+), të cilat rezultojnë në arkëtimin e dollarëve nga të huajt: • Eksportet e mallrave tregtare • Transaksionet dhe arkëtimet nga udhëtimet • Të ardhurat e arkëtuara nga investimet e bëra jashtë vendit • Dhuratat e pranuara nga banorët e huaj • Ndihma e dhënë nga qeveritë e huaja • Investimet në Shtetet e Bashkuara nga banorët e huaj www.valmirnuredini.tk

  7. Transaksioni debitues • Në anën tjetër, transaksionet në vijim janë transaksione debituese (-) nga pikëpamja e SHBA-ve për shkak se ato përfshijnë pagesat që duhen bërë të huajve: •  Importet e mallrave tregtare • Transaksionet dhe shpenzimet e udhëtimit • Të ardhurat e paguara për investimet e të huajve • Dhuratat për banorët e huaj • Ndihma e dhënë nga qeveria e SHBA-ve • Investimet në vendet e huaja nga banorët e SHBA-ve www.valmirnuredini.tk

  8. Kontabilitetit të dyfishtë • Ndonëse flasim në lidhje me transaksionet debituese dhe kredituese, çdo transaksion ndërkombëtar përfshin një këmbim të aseteve dhe në këtë mënyrë ka anën kredituese dhe atë debituese. • Çdo regjistrim kreditues balancohet nga një regjistrim debitues, dhe anasjelltas, ku regjistrimi i çdo transaksioni ndërkombëtar rezulton në dy regjistrime barazuese. • Me fjalë të tjera, llogaritë e pagesave shfrytëzojnë sistemet e kontabilitetit të dyfishtë www.valmirnuredini.tk

  9. Shembulli 1 • IBM-ja i shet një importuesi gjerman kompjuterë në vlerë prej 25 milionë dollarë. • Pagesa bëhet përmes kambialit, i cili e rrit bilancin e bankave të Nju Jorkut në bankat e tyre korresponduese në Bon. • Meqenëse eksporti përfshinë transferimin e aseteve amerikane në një vend të jashtëm për të cilat do të pranohet pagesa, ai regjistrohet në bilancin e pagesave të SHBA-ve si transaksion kreditues. • Arkëtimi i pagesës nga ana e IBM që mbahet në bankën gjermane klasifikohet si lëvizje financiare afatshkurtër për shkak se janë rritur kërkesat financiare të Shteteve të Bashkuara ndaj bankës gjermane. www.valmirnuredini.tk

  10. Regjistrimet në bilancin e pagesave të SHBA-ve do të dukeshin si vijon: ________________________Kredi (+) Debi (-) Eksportet e mallrave 25 millionë $ Lëvizja financiare afatshkurtër 25 millionë $ www.valmirnuredini.tk

  11. Shembulli 2 • Një banor amerikan i cili posedon obligacione të emetuara nga një kompani japoneze pranon pagesa të interesit në vlerë prej 10.000 $. • Me rastin e pagesës, rriten bilancet e zotëruara nga bankat e Nju Jorkut në bankat e tyre partnere në Tokio Ndikimi i këtij transaksioni në bilancin e pagesave të SHBA-ve do të ishte si vijon: __________________________Kredi (+) Debi (-) Eksportet e shërbimeve 10.000 $ Lëvizja financiare afatshkurtër 10.000 $ www.valmirnuredini.tk

  12. Bilanci i pagesave • Këta shembuj ilustrojnë se si çdo transaksion ndërkombëtar ka dy anë të barabarta, kreditin dhe debitin. • Nëse i mbledhim të gjitha kreditimet si plusa dhe debitimet si minusa, rezultati neto është zero, që nënkupton se shuma totale e kreditimit gjithmonë duhet të jetë e barabartë me shumën e debitimit. • Kjo do të thotë se llogaria totale e bilancit të pagesave duhet që të jetë gjithmonë e balancuar. Nuk ekziston një gjë e tillë si suficit apo deficit i bilancit të pagesave. www.valmirnuredini.tk

  13. Bilanci i pagesave • Edhe pse i tërë bilanci i pagesave numerikisht duhet të barazohet, nukdo tethotqeduhet të barazohen edhe nënllogaritë e pasqyrës. • Për shembull, eksporti i përgjithshëm i mallrave mund të jetë apo mos jetë i balancuar me importin e përgjithshëm të mallrave. • Suficiti ndodhë kur bilanci në një nënllogari (apo në të gjitha nënllogaritë) është pozitiv, ndërsa deficiti ndodhë kur bilanci është negativ. www.valmirnuredini.tk

  14. Struktura e bilancit të pagesave • Llogaria afatshkurtër (rrjedhëse) • transaksione të mallrave, • shërbimeve, rrjedhave të të ardhurave dhe • transfereve të njëanshme • Llogaria e kapitalit dhe e financave • Investimet direkte • Letrat me vlerë • Detyrimet e bankës www.valmirnuredini.tk

  15. Llogaria afatshkurtër (rrjedhëse) • Tregtia e mallrave përfshin të gjitha mallrat që Shtetet e Bashkuara i eksportojnë ose importojnë, siç janë • prodhimet bujqësore, • makineria, automjetet, • karburanti, • elektronika, tekstili dhe të tjera të ngjashme. • Vlera në dollarë e eksporteve të mallrave regjistrohet si plus (kredi) dhe vlera në dollarë e mallrave të importuara regjistrohet si minus (debi). • Kombinimi i eksporteve dhe importeve të mallrave krijon bilancin tregtar të mallrave (suficitapo deficit) www.valmirnuredini.tk

  16. Bilancit të pagesave dhe Bruto Prodhimit Vendor • Përveç matjes së vlerës së transfereve neto të burimeve, bilanci i mallrave dhe shërbimeve gjithashtu ofron informacione për statusin e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) të një vendi. • Kjo bëhet për shkak se bilanci në llogarinë e mallrave dhe shërbimeve në mënyrë esenciale definohet në të njëjtën mënyrë me eksportin neto të mallrave dhe shërbimeve, e cila është pjesë e BPV-së të një vendi. www.valmirnuredini.tk

  17. Bilancit të pagesave dhe Bruto Prodhimit Vendor • Në një ekonomi me tregti, BPV është e barabartë me shumën e katër llojeve të shpenzimeve në ekonomi, që janë • konsumi, • investimet bruto, • shpenzimet qeveritare dhe • eksportet neto të mallrave dhe shërbimeve. • Faktikisht, eksportet neto paraqesin vlerën e mallrave dhe shërbimeve që janë të prodhuara në vend, por që nuk janë përfshirë në konsumin vendor. • Bilanci pozitiv në llogari tregon një suficit të eksporteve karshi importeve, dhe kjo diferencë duhet t’i shtohet BPV-së

  18. Llogaria e kapitalit dhe e financave • Transaksionet e kapitalit dhe të financave në bilancin e pagesave përfshijnë të gjitha blerjet dhe shitjet ndërkombëtare të aseteve. • drejta mbi patundshmëri, • aksionet dhe obligacionet e korporatës, • letrat me vlerë qeveritare dhe • depozitate zakonshme në bankat komericale. • Llogaria e kapitalit dhe ajo financiare përfshinë transaksionet e sektorit privat dhe ato zyrtare (të bankës qendrore). www.valmirnuredini.tk

  19. Llogaria e kapitalit dhe e financave • Investimi direkt ndodh kur banorët e një vendi blejnë interesat kontrollues (zotërimin apo pronësinë e aksioneve prej 10% apo më tepër) në një ndërmarrje biznesore në një vend tjetër. • Letrat me vlerë janë blerje nga ana e sektorit privat të letrave me vlerë afatshkurtra dhe afatgjata të borxhit, si p.sh. aksionet e thesarit, bonot e thesarit, letrat me vlerë të thesarit dhe letrat me vlerë të ndërmarrjeve private. • Detyrimet e bankës përbëhen nga kreditë, depozitat në vendet e tjera, akceptimet, letrat e huaja komerciale, detyrimet për bankat partnere në vendet e huaja, dhe obligimet e qeverisë së huaj. www.valmirnuredini.tk

  20. Çfarë nënkupton deficiti (suficiti) i llogarisë rrjedhëse? • Duke pas parasysh bilancin e pagesave, llogaria rrjedhëse dhe llogaria e kapitalit dhe e financave janë të lidhura me njëra-tjetrën, ato në mënyrë esenciale janë pasqyrime të njëra tjetrës. • Meqenëse bilanci i pagesave është një sistem i kontabilitetit të dyfishtë, shuma e përgjithshme e debive gjithmonë do të jetë e barabartë me shumën e përgjithshme të kredive. www.valmirnuredini.tk

  21. Si do të financoni deficitin tuaj? • Për të kuptuar këtë nocion më mirë, supozoni se në një vit të caktuar shpenzimet tuaja janë më të mëdha se të ardhurat. • Si do të financoni deficitin tuaj?Shteti? • Përgjigja është përmes huazimit (IMF) ose shitjes së një pjese të aseteve tuaja. • Mund të likuidoni një pjesë të aseteve reale (p.sh. të shisni kompjuterin tuaj personal) ose ndoshta disa prej aseteve financiare. www.valmirnuredini.tk

  22. www.valmirnuredini.tk

More Related