590 likes | 1.05k Views
Kapitulli 3 Parë. Cikli i Kontabilitetit dhe Regjistrimi i Ngjarjeve Ekonomike. Qëllimi i kësaj ligjerate. Identifikimi i hapave në ciklin e kontabilitetit Përshkrimi i Librit Kryesor dhe i llogarive me formën T Të kuptojmë se si rriten dhe zvoglohen llogaritë në bilancin e gjendjes
E N D
Kapitulli 3 Parë Cikli i Kontabilitetit dhe Regjistrimi i Ngjarjeve Ekonomike
Qëllimi i kësaj ligjerate • Identifikimi i hapave në ciklin e kontabilitetit • Përshkrimi i Librit Kryesor dhe i llogarive me formën T • Të kuptojmë se si rriten dhe zvoglohen llogaritë në bilancin e gjendjes • Të kuptojmë se cka është sistemi i regjistrimit të dyfisht në kontabilitet • Të shpjegojmë qëllimin e regjistrimit në ditar dhe relacioni i tij me librin kryesor • Shembull praktik
Cikli i kontabilitetit • Për shkaqe praktike, bizneset nuk i përgatisin pasqyrat financiare të reja pas secilit transaksion financiar. Por, i grumbullojnë efektet e transaksioneve individuale në regjistrat e kontabilitetit. Pastaj të dhënat prej këtyre regjistrave shfrytëzohen për përgatitjen e pasqyrave financiare. • Procesi (hapat) i regjistrimit të transaksioneve financiare, klasifikimit të tyre dhe i përmbledhjes së tyre në pasqyra financiare në intervale të rregullta quhet Cikli i Kontabilitetit.
Hapat e ciklt të kontabilitetit 1. Regjistrimi i transaksioneve në ditar 2. Dergimi i transaksioneve nga ditari në librin kryesor dhe në kontot përkatëse 3. Përgatitja e bilancit provues 4. Rregullimi e llogarive në fund të përiudhës llogaritëse 5. Përgatitja e bilancit provues të rregulluar 6. Përgatitja e pasqyrave financiare 7. Regjistrimi dhe dërgimi i hyrjeve mbyllëse 8. Përgatitja e bilancit provues pas mbylljes së llogarive Sot ne do të flasim për dy hapat e parë të ciklit
Cka është Ditari? • Në sistemet bashkëkohore të kontabilitetit, cdo infromatë lidhur me transaksionet afariste fillimisht regjistrohet në regjistrin e kontabilitetit që quhet Ditari. • Ditari paraqet regjistrimin kronik (ditë-për-ditë) të transaksioneve afariste. • Të dhënat e regjistruara në ditar pastaj transferohen dhe regjistrohen në Librin Kryesor.
Si duket Ditari? • Shembull nga Autoservisi i Natës • Transaksioni nr: 1 me 20 janar:Altini ka startuar biznesin duke depozituar në BRK 80,000 EUR në llogarinë e kompanisë, para që i ka grumbulluar me rastin e emetimit të aksioneve. Ditari Data Emri i LLogarisë dhe Përshkrimi Debi Kredi ----------------------------------------------------------------------------------------- 20 janar, 07 Paraja e gatshme………………………………………………80,000 Kapitali aksionar………………………………………..…………80,000 Pronarët investojnë paranë e gatshme në biznes
Cka është Llogaria Individuale? • Llogaria individuale është mjet përmes të cilit mblidhen në një vend të gjitha informatat rreth ndryshimeve në një llogari specifike të pasqyrave financiare (asete, detyrime. etj). Psh, në llogarinë e parave të gatshme regjitrohen të gjitha hyrjet në para të gatshme sikurse edhe daljet. • Në formën e saj më të thjesht, një llogari individuale ka vetëm tri elemente kryesore: • (1) titullin; • (2) anën e majtë, e cila quhet ana debi; dhe (3) ana e majtë, e cila quhet ana e kredisë. • Kjo formë e llogarisë quhet llogaria T, për shkak se i përngjan shkronjës T.
Si duket një llogari në formë të shkoronjës T? • Llogaria në formë të shkronjës T Titulli Ana majtë, Ana djathë, apo apo Debi Kredi Në sistemin kompjuterik të kontabilitetit, natyrisht, elementet e secilës llogari regjistrohen dhe formatizohen në mënyrë elektronike.
Hyrjet në Debi dhe Kredi • Shuma e regjistruar në anën e majtë, apo në debi, quhet hyrje Debi. Ngjashëm, ndonjë shumë që regjistrohet në anën e djathtë, apo në kredi, quhet hyrje Kredi. • Me fjalë të thjeshta, debi do të thotë ana e majtë e llogarisë, kredi do të thotë ana e djathtë e llogarisë.
Shembull Konkret? • Për ta ilustruar regjistrimin e debive dhe kredive në një llogari, mund ta marrim shembull të transaksioneve me para të gatshme (cash) të firmës Autoservisi … nga ligjerata e kaluar. Kur të gjitha transaksionet në cash regjistrohen në llogarinë e parave të gatshme, pranimi i parave të gatshme regjistrohet në anën debi, ndërsa pagesat në anën kredi. Këtu mund të regjistrohen edhe datat, sikurse në këtë shëmbull: Paraja e gatshme 1/20 80,000 1/21 52,000 • 1/26 600 1/22 6,000 • 1/31 2,200 1/27 6,800 • 1/31 200 • 1/31 1,200 • 1/31 Balanci 16,600
Përcaktimi bilancit në Llogaritë T • Bilanci i një llogarie në formën T paraqet diferencën në mes të hyrjeve të debisë dhe kredisë. Nëse totali i debisë tejkalon totalin e kredisë, llogaria ka bilanc debi; nëse totali i kredisë tejkalon totalin e debisë, llogaria ka bilanc kredie. • Në fakt, balanci debi apo kredi futet në fund të transaksioneve dhe paraqet një “start freskues” për hapjen e re të llogarisë në periudhën vijuese.
Cka është Libri Kryesor? • Regjistrimi që shfrytëzohet për të regjistruar transaksionet financiare tek llogaritë individuale, rritjet dhe zbritjet e tyre quhet “llogari individuale”. • Ndërsa, krejt grupi i llogarive që mbahet së bashku në një regjistrim kontabiliteti quhet Libri Kryesor.
Libri Kryesor Data Emri i Llogarisë dhe Nr.Ref Debi Kredi Balanci Përshkrimi
Vazhdim! • Pesë llogaritë më të shpeshta individuale • Regjistrimi dyfisht i kontabilitetit • Shembull konkret regjistrimit në ditar dhe llogari T
Asetet Shpenzimet Të hyrat Detyrimet Ekuiteti Debi Kredi Kredi Debi Kredi Pesë llogaritë kryesore
Bilancet debitore në llogaritë e aseteve • Të gjitha llogaritë e aseteve normalisht kanë bilanc debie. është e vështirë të mendohet që një aset sic është toka të ketë bilanc kredie, pasi që kjo do të thoshte se firma ka harxhuar më shumë tokë se sa që e ka blerë. (për disa asete si paraja e gatshme, është e mundur të ketë bilanc kredie – por bilanci i tillë është i përkohshëm). • Fakti që asetet renditen në anën e majtë të bilancit të gjendjes është e përshtatshme për të mbajtur në mendje rregullin se rritja e asetit regjistrohet në anën e majtë (debi) dhe se një llogari e asetit normalisht ka bilanc debie (dora e majtë). Llogari e aseteve Debi, Kredi regjistr. rritja regjistr. zbritja
Bilancet kreditore në llogaritë e detyrimeve dhe ekuitetit • Rritjet që ndodhin në llogarit e detyrimeve dhe ekuitetit regjistrohen në anën e djathtë – kredi, ndërsa zvoglimet regjistrohen në anën e majtë – debi. Marrëdhënjet në mes hyrjeve në këto llogari dhe gjendjen (pozitën) e tyre në bilancin e gjendjes mund ta përmbledhim kështu: • (1) detyrimet dhe ekuiteti i takojnë anës së djathtë të bilancit të gjendjes, • (2) cdo rritje e detyrimeve dhe ekuitetit regjistrohet në anën e djathtë (kredi) të llogarisë, dhe • (3) detyrimet dhe ekuiteti normalisht kanë bilanc kredie (dora - djathtë). Llogari e detyr & ekuit Debi, Kredi regjistr. zbritja regjistr. rritja
Formulim i qartë i rregullit debi dhe kredi • Shfrytëzimi i debisë dhe kredisë për të regjistruar ndryshimet në asete, shpenzime, detyrime & ekuitet, si dhe të hyrave mund të përmbledhet më këtë: Asetet & shpenzimet Det.& Ekuitet & Hyrat Normalisht kanë bilanc kredie. Rritjet regjistrohen në anën e djathtë – kredi, zbritjet në anën e majtë – dedi. Normalisht kanë bilanc debitor. Rritjet regjistrohen në anën e majtë – debi, zbritjet në anën e djathtë – kredi.
Formulim i qartë i rregullit debi dhe kredi Asetet = Detyrimet + Ekuiteti Rriten kur kreditojnë Zvoglohen kur debitojnë + kur kreditojnë Rriten kur debitojnë Zvoglohen kur kreditojnë RIDE! - Me divident - Me shpenzime + Me te hyra
Kontabiliteti i dyfisht – barazimi i debive dhe kredive • Rregullat për debi dhe kredi janë të disajnuara ashtu që cdo transaksion regjistrohet në shuma të njëjta në debi dhe kredi. Arsya për këtë buron në bazë të rregullës së ekuacionin të kontabilitetit. Assets = Detyrimet + Ekuiteti Bilanci Debi = Bilanci Kredi • Për të mbetur ky ekuacion në balancë, cdo ndryshim në anën e majtë (asetet) duhet të shoqërohet me ndryshim të njëjtë në anën e djathtë (ose detyrime ose ekuitet). • Ky sistem shpesh herë quhet sistemi i regjistrimit të dyfisht. Fraza regjistrim i dyfisht i referohet nevojës për regjistrim të dyfisht të hyrjeve debitore dhe hyrjeve kreditore, të barabarta në shuma të parave. Të gjitha organizatat afariste e shfrytëzojnë këtë sistem.
Shembull praktik • Firma “Autoservisi i Natës”
Transaksioni 1 • me 20 janar:Altini ka startuar biznesin duke depozituar në BRK 80,000 EUR në llogarinë e kompanisë, para që i ka grumbulluar me rastin e emetimit të aksioneve.
Transaksioni nr: 2 • me 21 janar:Altini ka blerë tokë prej 52,000 EUR. Blerja është bërë me para të gatshme.
Transaksioni nr: 3 • me 22 janar:Altini ka blerë ndërtesë në shumë prej 36,000 EUR. Blerja është bërë me para të gatshme në shumë prej 6,000EUR, ndërsa për pjesën tjetër Altini ka lëshuar një fletëobligacion.
Transaksioni nr: 4 • me 23 janar:Altini ka blerë vegla dhe pajisje me kredi (veresije) në shumë prej 13,800 EUR.
Transaksioni nr: 5 • me 24 janar:Altini ka shitur disa nga pajisjet e blera më parë sipas cmimit të blerë më parë në shumë prej 1,800 EUR. Pagesa do të bëhet pas 45 ditëve.
Transaksioni nr: 6 • me 26 janar:Altini ka pranuar 600 EUR para të gatshme nga llogaritë e arkëtueshme nga shitja e pajisjeve me datë 24 janar.
Transaksioni nr: 7 • me 27 janar:Altini ka paguar 6,800 EUR para të gatshme në emër të llogarisë së pagueshme kur ka blerë pajisjet dhe veglat me datë 23 janar.
Transaksioni nr: 8 • me 31 janar:Altini ka realizuar dhe regjistruar të hyra në shumë prej 2,200 EUR, të hyra që janë arkëtuar si para të gatshme.
Transaksioni nr: 9 • me 31 janar:Altini ka paguar në cash 1,400 EUR si shpenzime operative dhe atë 200EUR si shpenzime të mirëmbajtjes dhe 1,200 EUR për paga të punëtorëve.
Kapitulli 3 Pjesa e Dytë Cikli i Kontabilitetit dhe Regjistrimi i Ngjarjeve Ekonomike
Çka është e Fitimi Neto? • Fitimi/Humbja (profiti neto) është i barabartë me pjesën e të hyrës që i mbetet firmës pasi të zbriten kostoja dhe shpenzimet tjera prej të hyrave totale. • Të hyrat – Kostoja/Shpenzimet = Fitimi Neto (Profiti) • Fitimi/Humbja neto paraqet rritjen e ekuitetit të pronarit që rezulton prej operacioneve afariste • Fitimi/Humbja neto nuk përbëhet vetëm prej parasë së gatshme (keshit) apo ndonjë aseti specifik. • Fitimi/Humbja neto paraqet rritjen në ekuitetin e pronarit dhe se nuk ka lidhje direkte me keshin, sepse edhe firmat që operojnë me profit mund të mbesin pa para të gatshme.
Fitimi i Mbetur • Pjesa e Profitit (fitimit) të mbetur që paraqitet tek bilanci i gjendjes paraqet totalin e fitimit të firmës që është mbledhur/akumuluar gjatë tërë jetës së saj afariste, minus shumën e shpërndarë për aksionarët apo pronarët e firmës, e që quhet divident. • Shkurt, Profiti i Mbetur paraqet pjesën e fitimit që firma e mbanë me qëllim që të financoj rritjen e saj. • Shumë korporata sot në botë janë të këtilla (të pasura, zhvilluara), sepse vazhdimisht kanë rritur pjesën e fitimit të mbetur, që më vonë e kanë angazhuar në investime profitabile.
Pasqyra e të Ardhurës: përsëritje • Pasqyra ë të Ardhurës është pasqyrë financiare që tregon të hyrën, shpenzimet dhe fitimin neto të një entiteti të biznesit (firmës) për një përiudhë specifike kohore. • Në këtë pasqyrë tregohet fitimi neto që është qëllimi final i firmës. Fitmi neto (profiti) përcaktohet duke krahasuar çmimet e mallrave, apo shërbimeve të shitura për një përiudhë me koston dhe shpenzimet tjera për prodhimin dhe shitjen e atyre mallrave dhe shërbimeve. • Termet teknike që përdoren në këtë pasqyrë quhen: E Hyra (revenue) dhe Shpenzimet. • Si rezultat, kontabilistët thonë që, fitimi neto është i barabartë me të hyrën e përgjithshme nga veprimtaria minus shpenzimet. Kur shpenzimet kalojnë të hyrën, kemi si rezultat humbjen neto.
E hyra duhet të matet për një përiudhë specifike • Fitimi neto duhet të matet për një përiudhë të caktuar kohore. Kjo ndodhë kështu sepse, ne nuk mundemi të vlerësojmë fitimin neto, nëse nuk e llogarisim atë për një përiudhë specifike. • P sh, kur një menaxher thotë se kemi pasur profit prej 10,000 EUR, profitabiliteti i biznesit nuk është i qartë. Ne nuk dijm nëse profiti prej 10,000 EUR është realizuar për një javë, muaj, apo vit? Pra, profiti i firmës (biznesit) matet për përiudha llogaritëse (parimi i përiudhës llogaritëse). • Kohëzgjatja e përiudhës llogaritëse varet nga ajo se sa shpesh menaxherët, pronarët, investitorët dhe njërëzit tjerë të interesuar kërkojnë të informohen për suksesin (performancën) e firmës. Çdo biznes përgatit pasqyrën vjetore të të ardhurës, dhe shumica prej tyre i pergatitin ato në çdo tre muaj.
Kuptimi i termave “E Hyra” dhe “Shpenzimet” • E hyra paraqet shumën e mallrave dhe shërbimeve të shitura për një përudhë të caktuar kohore. Kjo gjë arrihet me shitjen e mallrave dhe shërbimeve tek klientët me ç’rast firma ose inkason para të gatshme (cash), ose i realizon ato përmes llogarisë së arkëtueshme (borxhit që na kanë të tjerët). • Realizimi i parave të gatshme dhe llogarive të arkëtueshme ndikon në rritjen e aseteve në një anë, nuk ka kurrfar ndikimi në detyrime, ndërsa ndikon në rritjen e ekuitetit të pronarit, me ç’rast mundësohet edhe barazimi me rrijen e aseteve. • Si konkluzion, rritja e të hyrës ndikon në rritjen e ekuitetit të pronarit, që vie si rezultat i operacioneve profitabile të biznesit. • E hyra definohet në mënyra të ndryshme varësisht nga natyra e biznesit: firmat që shesin mallra i quajnë ato: Të Hyrat ngaShitjet, apo Të Hyrat nga Veprimtaria. Firmat që kryejnë shërbime i quajnë: Të Hyrat nga Shërbimet, Autoservisi i Natës i quan ato si: Të hyrat nga shërbimet e riparimit të makinave, etj.
Kur duhet të njihet një e hyrë? • Principi i njohjes së të hyrës/ardhurës, thotë që një e hyrë duhet duhet të njihet si e tillë kur mallrat janë shitur, apo shërbimet janë kryer. Në këtë pikë firma veç ka shitur mallrat dhe shërbimet e veta. • Të hyrat nuk mund të njihen si të tilla para shitjes së mallrave/shërbimeve, porse vlera e tyre vetëm se mund të vlerësohet. • Pas shitjes së mallrave/shërbimeve, krejt çka mbetet është mbledhja/inkasimi i vlerës nga klienti.
Shpenzimet • Shpenzimet paraqesin koston e mallrave të shitura dhe shërbimeve të kryera gjatë processit të realizimit të të ardhurës. • Shëmbujtë: kostoja e rrogave të punëtorëve, koston e marketingut, qeraja, shpenzimet e mirëmbajtjes, amortizimit të ndërtesave, makinave, teknologjisë, mjeteve të zyrës, etj. Me një fjalë, në shpenzime hyjnë të gjitha kostot që bëhen me qëllim të atraktimit dhe shërbimit të klientëve dhe në këtë mënyrë të realizoj të ardhura. • Shpenzimet shpesh quhen edhe ‘kostoja e bërjes së biznesit”, që do të thptë kostoja e nevojshme për të kryer punët e biznesit. • Një shpenzim gjithmonë ndikon në zvoglimin e ekuitetit. Efekti që ndodh gjatë shpenzimit është ose (1) ulje e asetit, ose (2) rritje e detyrimit.
Parimi i përputhjes • Ekziston një raport i rëndësishëm në mes të të hyrës dhe shpenzimeve. • Shpenzimet bëhen me qëllim të krijimit të të hyrës. Për ta matur fitimin neto për një përiudhë, e hyrra duhet të krahasohet karshi të gjitha shpenzimeve të shkaktuara për krijimin e asaj të hyre. • Koncepti i krahasimit,përputhjes së të hyrës me shpenzimet ndryshe quhet edhe parimi i përputhjes.
Rregulli i debisë dhe kredisë për të ardhurën dhe shpenzimet • Të hyrat rrisin ekuitetin e pronarit; dhe si të tilla regjistrohen në anën kredi. • Shpenzimet zvoglojnë ekuitetin e pronarit; dhe si të tilla regjistrohen në anën debi.
Dividenti • Dividenti paraqet shpërndarjen e aseteve (zakonisht para të gatshme) nga korporata tek aksionarët. • Në një kuptim, dividenti është i ngjashëm me shpenzimin, sepse kur shpërndahet i zvoglon edhe asetet edhe ekuitetin. • Megjithatë, dividenti nuk është shpenzim, dhe ai nuk zbriten nga e hyra kur e fitojmë fitimin neto në pasqyrën e të ardhurës. • Arsyeja pse dividenti nuk konsiderohet shpenzim është sepse ai nuk shfrytëzohet për të realizuar të hyrë. • Dividenti thjeshtë është shpërndarje e profitit për pronarët e korporatës.
Regjistrimi i transaksioneve të Pasqyrës Së Të Ardhurës: ilustrim • Regjistrimi i transaksioneve të Pasqyrës Së Të Ardhurës: ilustrim me shembullin e “Autoservisit të Natës”. • Regjistrimi i transaksioneve në ditar. • Rexhistrimi i transaksioneve në llogari individuale dhe librin kryesor • Bilanci provues
Regjistrimi i transaksioneve të Pasqyrës Së Të Ardhurës: ilustrim • Me 31 janar 2007, është regjistru e hyrë në shumën prej2,200 €, e cila është inkasuar në para t’gatshme (cash). • Me 31 janar janë paguar me cash pagat e punëtorëve për janar në shumë prej 1,200 €.
Regjistrimi i transaksioneve të Pasqyrës Së Të Ardhurës: ilustrim • Me 31 janar janë paguar me cash shenzimet e mirëmbajtjes në shumë prej 200 €. • Me 1 shkurt i është paguar gazetës Koha Ditore 360 € në para t’gatshme (cash) për publikimin e reklamës që është publikuar gjatë muajit shkurt.
Regjistrimi i transaksioneve të Pasqyrës Së Të Ardhurës: ilustrim • Me 2 shkurt është blerë hapsirë tek Radio Prizreni për emetimin e reklamës së radios në shumë prej 470 €, pagesë e cila do të bëhet brenda 30 ditë. • Me 4 shkurt është blerë material harxhues të punës (vaj për lyerje, shampon për larje duarsh, shampon për pastrim makine, etj), që i kanë kushtuar 1,400 €. Pagesa do të bëhet brenda 30 ditëve.
Regjistrimi i transaksioneve të Pasqyrës Së Të Ardhurës: ilustrim • Me 15 shkurt janë inkasuar 4,980 € para të gatshme për riparimin e makinave të Korporataës “ALBA”. • Me 28 shkurt ia kemi faturuar firmës “DONIKA” 5,400 € për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave gjatë muajit shkurt. Marrëveshja me firmën “DONIKA” është që pagesa në para të gatshme të bëhet me 10 mars, 2007.
Regjistrimi i transaksioneve të Pasqyrës Së Të Ardhurës: ilustrim • Me 28 shkurt janë paguar rrogat me cash punëtorëve për muajin shkurt në shumë prej 4,900 €. • Me 28 shkurt është regjistruar një faturë për shpenzimet e mirëmbjatjes gjatë muajit shkurt në shumë prej 1,600 €. Shuma totale duhet të paguhet deri me 15 mars.
Regjistrimi i transaksioneve të Pasqyrës Së Të Ardhurës: ilustrim • Me 28 shkurt “Autoservisi i Natës” deklaron dhe paguan dividentin pronarëve të firmës në shumë prej 40 cent për aksion – totali 3,200.3 € (0.40 X 8,000 = 3,200.3 €).