210 likes | 475 Views
Kapitulli 4 Analiza e brendshme. Strategic Management: Concepts & Cases 12 th Edition Fred David. Element ë t e mjedisit t ë brendsh ë m t ë organizat ë s jan ë : struktura,resurset dhe kultura. Struktura ka t ë b ë j ë me kordinimin e roleve dhe marr ë dh ë nieve brenda firm ë s.
E N D
Kapitulli 4 Analiza e brendshme Strategic Management: Concepts & Cases 12th Edition Fred David
Elementët e mjedisit të brendshëm të organizatës janë: struktura,resurset dhe kultura. • Struktura ka të bëjë me kordinimin e roleve dhe marrëdhënieve brenda firmës. • Nëse struktura përputhet me ndryshimet në strategji ajo përbënë një fuqi për firmën. • Në rast të kundërt ajo përbënë një dobësi • Strukturën duhet shiqu në katër dimensione: • Përqëndrimi • Specializimi • Fleksibiliteti • Formalizmi
Pikëpamje e bazuar në resurse • Resurset fizike • Resurset njerëzore • Resurset financiare • Resurset të paprekshme • Studimi i resurseve bëhet në disa faza : • Analiza e zinxhirit të vlerës • Krahasimi • Identifikimi i faktorëve kyç
Resurset e organizatës • Resursetfizike. Ka tëbëjnë me përcaktimin e pajisjevedhemakinerivenëdispozicion. • Resursetnjerëzore. Kanëlidhje me numrindhellojin e profesionevesidhe me përputhjen e këtyreresurseve me vendet e punës. • Resursetfinanciare. Përfshinburimetdhepërdorimin e parave, sigurimin e kapitalit, manaxhimin e paraveetj. • Resurset e paprekshme.Emriimarkës,imazhiikompanisë. • Të rralla (tëcilatfirmatkonkurruesenukiposedojnë) • Vështirë imitohen • Vështirë zëvendësohen
Analiza e zinxhirit të vlerës • Zingjiri i vlerës është rrjedhë e aktiviteteve të organizatës dhe si këto aktivitete krijojnë vlerë për konsumatorin • Është gjetja e rrugës së lidhjes të resurseve të organizatës me rezultatin strategjik. • Aktivitetet primare të organizatës grupohen në pesë fusha kryesore: logjistika e brendshme,logjistika e jashtme, marketingu dhe shitjet, dhe shërbimi. • Në logjistikën e brendshme përfshihen aktivitet që kanë të bëjnë me marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e inputeve • Logjistika e jashtme magazinon dhe shpërndan produktin tek klientët • Marketingu dhe shitjet sigurojnë mjetet me anën e të cilave konsumatorët njohin produktin apo shërbimin. • Shërbimi mbulon të gjitha aktivitetet që rrisin ose ruajnë vlerën e produktit/shërbimit, të tilla si instalimet, riparimet, trajnimi, rezervat etj.
Këto të fundit ndahen në katër lloje: • Furnizimi. Ky i referohet procesit të blerjes së imputeve për aktivitetet primare. • Zhvillimi i teknologjisë. • Menaxhimi i resurseve njerëzore. rekrutimin, trajnimin, zhvillimin dhe shpërblimin e punonjësve të organizatës. • Infrastruktura. • Përdorimi i resurseve • Analiza e resurseve nuk duhet të mjaftohet me studimin e resurseve por të shkojë më tej, të vlerësojë si janë përdorur këto resurse. • Kontrolli i resurseve
Analiza krahasuese • Analiza historike • Analiza historike studion shfrytëzimin e resurseve të një organizate në krahasim me vitet paraardhëse. • Krahasimi me normat e industrisë • Krahasimi i shfrytëzimit të resurseve të kompanisë me ato të industrisë, duhet patjetër të krahasohen edhe sasia edhe cilësia e këtyre resurseve • Analiza e praktikës më të mirë • Është të përcaktohet praktika më e mirë dhe të krijohen standarte të rezultatit që kanë lidhje me praktikën më të mirë. • Standartet, objektiva që duhen arritur gjatë zbatimit të aktiviteteve kyçe të vlerës.
Identifikimi i faktorëve kyç Aspekti i fundit i analizës së resurseve është identifikim i faktorëve kyç. • Vlerësim i hollësishëm i fuqive dhe dobësive kryesore të organizatës dhe rëndësisë strategjike të tyre. • Kërcënimet dhe shanset e mjedisit të jashtëm me fuqitë dhe dobësitë e mjedisit të brendshëm të firmës. • Procesi i ballafaqimit të këtyre faktorëve shpesh emërohet analiza SWOT.
Integrimi i strategjisë dhe kulturës Vlerat Besimet Legjendat Heronjtë Ritet Produktet kulturore Simbolet Ritualet Mitet
Kultura e organizatës • Kultura është një koleksion besimesh, shpresash dhe vlerash të mishëruara në anëtarët e organizatës dhe që transmetohen brez pas brezi. • Kjo krijon normat që përcaktojnë sjelljen e punonjësve të firmës. • Vlerat shpesh janë të shkruara në formën e deklarimeve, misionit, ojektivave apo strategjive. • Besimet janë më specifike. p.sh. një besim që kompania nuk do të bëjë tregti me Vendet Arabe. • Shpresat janë aspekte të cilat anëtarët e organizatës i kanë përfituar nga mjedisi dhe i trashëgojnë nga një brez punonjësish në tjetrin. • p.sh Kompania Delta Airlines ka krijuar një frymë familjare midis punonjësve. Punonjësit zëvendësojnë njëri tjetrin me kënaqësi.
Mënyrat rutinë -si anëtarët e organizatës sillen njëri me tjetrin • Ritualet -promovimi i punonjësve, negociatat me sindikatat përcaktojnë mënyrën e vlerësimit të punëve në organizatë. • Historitë - kanë të bëjnë me jetën e organizatës, që anëtarët i tregojnë njëri tjetrit, punonjësve të rinj, personave jashtë organizatës, • Krijojnë historinë aktuale të organizatës dhe nxjerrin në pah ngjarje apo personalitete të rëndësishme të organizatës. • Aspekte simbolike të organizatës-lloji i gjuhës dhe terminologjia e përdorur • Sistemet e kontrollit-p.sh. i janë nënshtruar kontrollit të përdorimit të fondeve sesa cilësisë së shërbimeve. • Në rast se kultura përputhet me ndryshimet e strategjisë, ajo është një fuqi për organizatën. • Në të kundërtën ajo është një dobësi.
Analiza e brendshme • Informatat për: • Menaxhment • Marketing • Financa/Llogaritje • Prodhim/operacione • Hulumtim/Zhvillim • Sistem informatik të menaxhmentit
Menaxhmenti Faza më e rëndësishme Funksionet Planifikimi Formulimi i strategjisë Organizimi Zbatimi i strategjisë Udhëheqja Zbatimi i strategjisë Personeli Zbatimi i strategjisë Kontrolli Kontrolli i strategjisë
Marketingu Nevojat/dëshirat e konsumatorëve për produkte ose shërbime Definimi Parashikimi Krijimi Plotësimi
Marketingu Funksionet e marketingut • Profili i blerësve • Produktet/shërbimet e shitura (reklamat, promovimi i zbritjeve etj.) • Planifikimi i produkteve dhe shërbimeve (pozicioni i produktit,paketimi,stili,tërheqja e produkteve të vjetra etj. • Çmimi (blerësit, qeveritë, furnizuesit, shpërndarësit dhe konkurrentët) • Shpërndarja (kanalet e shitjes, lokacioni, shpenzimet e transportit) • Hulumtimet e marketingut • Analiza e shanseve
Financat/Kontabiliteti Vendimet për investime (buxhetimi i kapitalit– për projekte, produkte, asete të një organizate) Vendimet për financime (përcaktojnë strukturën e kapitalit të firmës) Vendimet për dividendë (pagesa e përqindjes të fitimit )
Treguesit financiarë • Treguesit e likuiditetit (vlerësojnë aftësinë e firmës në kryerjen e obligimeve) • Treguesit e huas/borxhit (vlerësojnë nivelin në të cilën firma ka qenë e financuar nga huat) • Treguesit e aktiviteteve (vlerësojnë efektivitetin e firmës dhe mënyrën e shfrytëzimit të resurseve) • Treguesit e rritjes (vlerësojnë aftësitë e firmës dhe pozitën e saj në rritjen ekonomike brenda degës)
Prodhimi/operacionet Funksionet e prodhimit: • Procesi • Kapaciteti • Resurset njerëzore • Cilësia
Hulumtimi dhe zhvillimi • Zhvillimi i produkteve të reja para konkurrentëve • Përmirësimi i kualitetit të produktit • Përmirësimi i procesit të prodhimit me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve • Sistemi informatik i menaxhmentit • Sistemet informatike • Sigurimi • Përdorim të lehtë • Tregtia elektronike (E-commerce)
Analiza SWOT • Shanset:Është një situatë e favorshme në mjedisin e jashtëm të një firme. Identifikimi i një segmenti të ri tregu, ndryshimet teknologjike, përmirësimi i marrëdhënieve furnitor-blerës, • Kërcënimet:Një kërcënim është një situatë e pafavorshme në mjedisin e jashtëm të një firme.Hyrja e konkurrentëve të rinj, rritja e ngadalshme e tregut si dhe ndryshimet teknologjike • Fuqitë: Një fuqi është një resurs, avantazh kundrejt konkurrentëve. Imazhi i firmës, udhëheqjen e tregut, relacionet blerës-furnitor. • Dobësitë:është një kufizim apo mungesë në resurse, mjeshtëri dhe kapacitet që dëmtojnë seriozisht rezultatet e firmës. Resurse të dobësive mund të jenë :mjetet e prodhimit,resurset financiare, kapacitetet e menaxhimit, mjeshtëritë e marketingut dhe imazhi i markës.