680 likes | 976 Views
Psikologji komunikimi. Leksioni i tetë. Gjendje mendore dhe neuropsikologjike e paracaktuar nga eksperienca dhe q ë ushtron ndikim dinamik mbi individin duke e p ë rgatitur n ë m ë nyr ë t ë ve ç ant ë ndaj nj ë numri t ë caktuar objektesh apo ngjarjesh
E N D
Psikologji komunikimi Leksioni i tetë
Gjendje mendore dhe neuropsikologjike e paracaktuar nga eksperienca dhe që ushtron ndikim dinamik mbi individin duke e përgatitur në mënyrë të veçantë ndaj një numri të caktuar objektesh apo ngjarjesh • Pra, është një pozicion i marrë prej individit për një objekt të caktuar (rrjedh nga sjelljet) • Është i orientuar dhe luan rol në situatën e komunikimit të individëve dhe grupeve • Janë predispozicione për të vepruar dhe për të përkufizuar një tip të caktuar marrëdhënieje Nocioni i qëndrimit
Tre funksione: • Funksion konjitiv (qëndrimet organizojnë perceptimet) • Energjitik ose tonik (qëndrimet përcaktojnë intensitetin dhe natyrën e motivacioneve) • Rregullator (qëndrimet unifikohen me opinionet e një individi, ruajnë koherencën e brendshme të opinioneve dhe sjelljeve, dhe janë të afërta me përfaqësimet përbëjnë filtra interpretimi për realitetin ku jetojmë Funksioni i qëndrimeve
5 tipe të mëdha qëndrimesh • Qëndrimi i interpretimit • Qëndrimi i vlerësimit • Qëndrimi i ndihmës ose këshillës • Qëndrimi i pyetjes dhe anketimit • Qëndrimi i kuptueshmërisë Tipologjitë e qëndrimeve ndërindividuale
Konsiston në verbalizimin ndaj tjetrit të arsyeve të fshehura që nënkuptojnë atë që ai do të thotë ose do të bëjë • Interpretimi shpjegon që kemi një interpretues dhe një të interpretuar • Krijon ose përforcon një diferencë statusi mes aktorëve shkëmbyes • Krijon një marrëdhënie hierarkie dhe varësie • Interpretimi i A bllokon të shprehurit (interpretimin autentik) të B parimi i parë, parimi i mos-interpetimit Qëndrimi i interpretimit
I interpretuari mund të reagojë me refuzim. E quajmë kundër-varësi dhe shprehet me agresivitet • I interpretuari reagon me mbyllje apo bllokim të shprehjes së tjetrit. Rrjedh nga fakti që interpretimi mund të jetë i drejtë ose fals. • Interpretimi fals shpreh pakuptueshmërinë e tjetrit • Interpretimi i drejtëështë tipi i interpretimit të dyshimtë, dhe nxit mekanizmin e mbrojtjes Pasojat e qëndrimit të interpretimit
Interpretimi luan rol pozitiv me kusht që ai të jetë formuluar në një moment kur tjetri mund ta degjojë, pra t’i përshtatet. • Është plotësues dhe jo themelor • Pra, pasoja e parë: kundër-varësia; agresiviteti; prishja e komunikimit, e klimës • Pasoja e dytë: bllokimi i interpretimit të drejtë apo fals të të shprehurit • Pasoja e tretë: kanalizimi i bisedës së tjetrit interpretimi si manipulim Qëndrimi i interpretimit
Konsiston në formulimin e një gjykimi pozitiv ose negativ në lidhje me atë që tjetri shpreh apo bën • Vlerësimi na shpjegon që kemi një vlerësues, gjykues dhe një të vlerësuar ose të gjykuar • Krijon një dallim statusi mes pjesëmarrësve • Krijon marrëdhënie varësie • Parimi i dytë: parimi i mos-vlerësimit A vlerëson (poz/neg) B, duke e penguar B të shprehet në mënyrë autentike Qëndrimi i vlerësimit
Rreziku i parë:bllokim i komunikimit, sidomos kur vlerësimi është negativ: krijon marrëdhënie negative, ul motivimin • Vlerësimi pozitiv lehtëson komunikimin, indukton bisedën përmes seleksionimit. Pasojat e qëndrimit të vlerësimit
Rreziku i dytë: Induktimi përmes seleksionimit korrespondon me atë që quajmë paragjykim pozitiviteti është procesi përmes të cilit individi që merr një gjykim pozitiv seleksionon në mënyrë të pandërgjegjshme informacionet, ndjenjat, elementët që i lejojnë atij të marrë vlerësime pozitive Pasojat e qëndrimit të vlerësimit
Rreziku i tretë: shfaqet përmes interpretimit dhe marrëdhënies së varësisë agresivitet Pasojat e qëndrimit të vlerësimit
Konsiston në propozimin e tjetrit të zgjidhjeve ose elementëve të komunikimit • Manifeston një interes për tjetrin • Këshillimi shpjegon që kemi këshillues dhe të këshilluar • Krijon dallim në status, krijon marrëdhënie varësie Qëndrimi i ndihmës ose këshillës
Pasoja e parë: ndikimi i bisedës, ndikim ndaj tjetrit • Këshilluesi ndikon sepse merr në ngarkim tjetrin dhe problemet e tij • Këshilluesi ndikon duke e zëvendësuar tjetrin, i ul atij mundesitë për ta zgjidhur vetë problemin • Qendërzon shprehjen dhe analizën e problemit të tjetrit • Duhet të flasim për problemin dhe jo për zgjidhjen e tij Pasojat e qëndrimit të këshillimit
Pasoja e dytë: induktimi i komunikimit në kuptimin e zgjidhjeve të propozuara nga këshilluesi • Këshilluesi manipulon, kanalizon dhe ndikon në shprehjen e tjetrit Pasojat e qëndrimit të këshillimit
Pasoja e tretë: është e lidhur me qëndrimin sigurues • Manifeston një mos—llogaritje të asaj që tjetri po jeton • Shpreh nje manifestim te pandergjegjshem agresiviteti bllokim ose nderprerje te shprehjes se tjetrit Pasojat e qëndrimit të këshillimit
Parimi i tretë: rregulli i mos-këshillimit ose i mos-ndihmës ( e pengojmë në autenticitetin e tij) • Nuk e plotëson komunikimin por thjesht e përforcon • Nëse e lëmë të shprehet e ndihmojmë më mirë tjetrin Qëndrimi i këshillës
Konsiston në bërjen e pyetjeve • Ka si objektiv shprehjen e tjetrit i jep përparësi atij që shprehet • Kemi pyetës, anketues dhe të pyetur,të anketuar • Krijon dallim statusi, përforcon varësinë e të pyeturit ndaj pyetësit • Parimi i katërt: mos-limitimi i pyetjeve (jo sistematike por të hapura) kërcënon autenticitetin e të pyeturit Qëndrimi i pyetjeve dhe anketimit
Pasoja e parë: sipërfaqësia e personit të pyetur. Pyetja sjell mosmobilizim konjitiv të të pyeturit ai përqendrohet tek pyetja e radhës pa u thelluar, prandaj themi qëështë situatë sipërfaqësore sepse i pyeturi nuk përfshihet plotësisht Pasojat e qëndrimit të pyetjeve
Pasoja e dytë: kanalizimi dhe manipulimi (i pandërgjegjshëm) i shprehjes së tjetrit • Tre tipet më të shpeshta të pasojës së dytë • Induktimi përmes seleksionimit të pyetjes • Induktimi përmes formulimit të pyetjes • Induktimi përmes vendosjes së pyetjeve Pasojat e qëndrimit të pyetjeve
Bërja e pyetjeve bën të mundur që i anketuari të orientohet apo të shmangë atë që do të thotë dhe të përqëndrohet në atë që ne i kërkojmë manipulim i ndërgjegjshëm • Bërja e pyetjeve që nuk përbëjnë problem për tjetrin por për neve manipulim i pandërgjegjshëm Induktimi përmes seleksionimit tëpyetjes
Përdorimi i pyetjeve me fjalë të pasakta, të dyshimta apo të dyanshme (mungon objektiviteti dhe vlefshmëria) Induktimi përmes formulimit të pyetjes
I pyeturi i përmbahet rregullave sociale: qëndrueshmerisë, koherencës konjitive ose ideologjike • Ky rregull i ndalon atij të formulojë një përgjigje në kundërshtim të plotë me pyetjet e mëparshme. Ai ndikohet nga pyetjet e mëparshme. Efekti ndikues i pyetjeve quhet efekti Halo Induktimi përmes vendosjes së pyetjeve
Konsiston në interesimin e A për atë që thotë B. • A dëgjon për të kuptuar dhe jo për të gjykuar dhe shprehet me anë të riformulimit të shprehjes • Riformulimi: konsiston në rikthimin tek ajo që tjetri shpreh. Ai që formulon është plotësisht i varur nga ai që shprehet • Krijon një status të ndryshëm por njëkohësisht edhe të kundërt me katër qëndrimet e mëparshme • Krijon varësi nga tjetri • Është qëndrimi më i privilegjuar kundrejt tjetrit Qëndrimi i kuptueshmërisë
Krijimi i një klime marrëdhëniesh lehtëson të shprehurit. Klima përcaktohet nga dy faktorë: thellësia e të shprehurit dhe rreziku i interpretimit • Klima dëshmon interes për tjetrin, redukton kërcënimet, paragjykimet, interpretimet, pyetjet klima e kuptueshmërisë redukton marrëdhëniet mbrojtëse Pasojat e qëndrimit të kuptueshmërisë
Thellësia e të shprehurit: duke e qendërzuar tjetrin tek vetja, ky qëndrim e lehtëson atë të vazhdojë reflektimin, dhe nxit zhvillimin e opinioneve dhe ndjenjave të tjetrit • Rreziku i interpretimit: përqëndrimi mbi tjetrin. Kuptueshmëria nuk duhet interpretuar, duhet vetëm të dëgjojmë tjetrin pa u pozicionuar Pasojat e qëndrimit të kuptueshmërisë
Parimi i pestë: mos-kanalizimi, klima relacionale e favorshme, pra kuptueshmëria. • Kuptueshmëria na lejon për të ndihmuar tjetrin Qëndrimi i kuptueshmërisë
Mos-interpretim • Mos-vlerësim • Mos-këshillim • Mos-bërje pyetje sistematikisht • Kuptueshmëria 5 parimet e dëgjimit aktiv
Është situata kur tjetri ndihet i dëgjuar. • Nuk duhet të ndihet i gjykuar, i analizuar, i interpretuar, i drejtuar nga këshilla, i manipuluar nga pyetjet. • Dëgjimi: karakteristikë themelore e komunikimit. • Dëgjuesi duhet të jetë i kuptueshëm, aktiv, të dijë të dëgjojë, të kontrollojë reagimet spontane • Ndihmon autenticitetin e tjetrit Situata optimale e komunikimit
Përdoret në situata jo direktive • Krijuar nga C. Rogers • E përdorshme në terapinë me klient të qendërzuar Orientimi jo direktiv
Klienti zbulon një ngjarje të veçantë • Terapisti interesohet për të, ndërgjegjësim. • Klienti ndihet i pranuar, njeh problemet e tij, ndërgjegjësohet • Klienti komunikon me vetveten • Është e rëndësishme të krijohet një marrëdhënie e veçantë në terapi, të ndërtohet një klimë komunikimi me katër përbërës: Procesi i orientimit jo direktiv
Pranimi i pakushtëzuar i tjetrit (pranim në heshtje dhe refuzim i gjykimeve mbi ato që tjetri shpreh) • Neutraliteti pozitiv (është një impenjim/përkushtim pa gjykime, pozitiv dhe që mbështetet në interesin e tjetrit) • Autenticiteti (terapisti të interesohet realisht për atë që tjetri shpreh) • Empatia (të jemi të aftë të kontrollojmë reagimet tona socio-afektive derisa t’i bëjmë të mundshme për tjetrin. Të zhytemi në botën subjektive të tjetrit, të kuptojmë brendësinë e tij) 4 përbërësit
1. Marrja e ndjenjave të jetuara nga tjetri 2. Aftësia verbale për të komunikuar kuptueshmërinë • Empatia duhet të jetë aktive dhe e transmetueshme. Empatia e patransmetuar është thjesht një qëndrim i brendshëm pa efekt mbi cilësinë e komunikimit Empatia: dy përbërës
Përdorimi i saj ndihmon tjetrin të kuptojë veten dhe të jetë efikas dhe i qartë në zgjidhjen e problemeve vetiake • Për ta përdorur duhet të krijojmë klimën e marrëdhënies pozitive Empatia
Vështirësia juaj mund të përfaqësohet nga: • - Bllokimi ikomunikimit • - Vështirësi për të thënë atë që doni të thoni • - (Mos)kuptime nga ana e tjetrit • - Fakti që keni paraqitur një komunikim shumë direkt, kritik, invadent Vështirësi në marrëdhëniet ndërpersonale
Çdo individ bashkëvepron me të tjerët duke mbajtur një pozicion të përcaktuar jete, me fjalë të tjera, të ketë një bindje bazë për veten, për të tjerët dhe për botën. Kjo bindje strukturohet në kuadrin e eksperiencave ndërlidhëse të kaluara dhe konsolidohet në kohë. Analiza tranzicionale
1. Une jam ok, ti je ok ---------pozicioni i shëndetshëm (reciprocitet) • 2. Unë jam ok, ti nuk je ok ----------- pozicioni paranoik • 3. Unë nuk jam ok, ti je ok ------------------pozicioni depresiv • 4. Unë nuk jam ok, ti nuk je ok ------pozicioni i padobishmërisë 4 pozicionet e jetës sipas A.T.
Pozicioni ekzistencial (me 4 mundësitë e tij), jep një ide përmbledhëse të perceptimit të vetes dhe të tjetrit, si dhe të botës, që personi ka konsoliduar në kohë në bazë të tërësisë së eksperiencave të tij dhe jep një orientim të rëndësishëm në konkluzionet për veten dhe për të tjerët që personi ka tendencë të konfirmojë. Çdo person ka një kuadrat të preferuar në të cilin kalon pjesën më të madhe të kohës në bazë të vendimeve të marra në fëmijëri. Analiza tranzicionale
Çdo pozicion i jetës karakterizohet nga një lloj i veçantë marrëdhënieje sociale: • - Pozicioni i parë: personi përballon jetën dhe zgjidh problemet për të arritur qëllimin, objektivat që dëshiron në mënyrë konstruktive, duke u relacionuar me të tjerët me reciprocitet. Nga kjo kemi evolucion dhe një pozicion të shëndetshëm që mund ta përkufizojmë me pohimin e marrëdhënies sociale “eci përpara me......reciprocitet” Analiza tranzicionale
- Pozicioni i dytë: personi ndjehet inferior ndaj të tjerëve dhe sillet në mënyrë të tillë që konfirmon këtë pozicion në mënyrë të pandërgjegjshme. Marrëdhënia sociale karakterizohet nga pohimi “iki, largohem nga.....provokimi”. Kemi të bëjmë me një pozicion depresiv/vetëvrasës Analiza tranzicionale
- Pozicioni i tretë: personi vendoset në një pozicion paraprak mbrojtës me synimin për të mbetur superior ndaj të tjerëve. Këtë ndjenjë ka tendencën ta perjetojë si agresive, dhe personi bëhet i pandjeshëm. Kemi të bëjmë me një pozicion paranoik/vrasës. Pohimi karakterizues i marrëdhënies sociale është “lirohem nga...... limitimi”. Analiza tranzicionale
- Pozicioni i katërt: personi është i bindur që bota, të tjerët, vetja e vet janë të padobishme, të kota, të pasens. Kemi të bëjmë me pozicionin e padobishmërisë, marrëdhënia sociale karakterizohet nga pohimi “nuk mund të bëhet gjë....., dështim me......” Analiza tranzicionale
Ndryshimi bëhet duke kaluar progresivisht nga pozicioni i katërt në atë të parë. Kjo implikon pohimin e një raporti ok në relacionimin me të tjerët “shkoj dakord me ........”, si dhe përfshin transaksione pozitive që aktivizojnë A e pacientit. Terapia
Të analizojmë dhe të njohim procesin komunikativ do të thotë të pranojmë kompleksitetin dhe të kemi sa më shumë bindje , vetëdije, të mënyrës sesi secili prej nesh flet apo dëgjon. Kompetenca komunikative bazë
- Kur është i dykuptimtë, i paqartë - Kur çon në një efekt të ndryshëm nga ai i dëshiruari - Kur bën të shfaqet tek ai që dëgjon, një reagim të papritur (siklet) Kur nuk funksionon komunikimi?