70 likes | 602 Views
Sistemet Politike Krahasuese REGJIMET AUTORITARE. KOLEGJI UNIVERSITAR VICTORY, PRISHTINË. MR. GËZIM SELACI gezimselaci@yahoo.com. Çfarë janë regjimet autoritare?. Regjimet autoritare janë të gjitha sistemet politike jodemokratike. Janë shumë të ndryshme dhe kanë shumë karakteristika.
E N D
Sistemet Politike KrahasueseREGJIMET AUTORITARE KOLEGJI UNIVERSITAR VICTORY, PRISHTINË. MR. GËZIM SELACI gezimselaci@yahoo.com
Çfarë janë regjimet autoritare? • Regjimet autoritare janë të gjitha sistemet politike jodemokratike. • Janë shumë të ndryshme dhe kanë shumë karakteristika. • Të përbashkët kanë censurën dhe shtypjen. • Shfaqen në fillim të shek.XIX. • Prototip është diktatori ushtarak N. Bonaparta në Francë më 1799 pas Revolucionit Francez.
Kush sundon? REGJIMET AUTORITARE MONARKI DIKTATURË Sundim personal Sundim i organizatës Një parti (ideologjike: komunist, fashist, Bota e Tretë) Ushtria Monarki sunduese (trashëguese: Botë arabe) Diktaturë personale (liderë të ushtrisë ose partisë dhe diktatorë personalë) Monarki presidenciale (president i zgjedhur shndërrohet në diktator) Monarki presidenciale populiste
Legjitimiteti i sundimit • Pretendimet fetareE drejta hyjnore për të sunduar. • Pretendimet ideologjike Komunizmi • Pretendimet ‘demokratike’Diktaturat pretendojnë se janë një formë e demokracisë ose se përgatisin vendin për demokraci. Demokraci më pak se minimaliste: votim, por i manipuluar, ose jo i lirë, ose pa zgjedhje.
Si sundon? • Totalitarizmi Mënyra më ekstreme e diktaturës,Kontroll i plotë i së jashtmes dhe së brendshmes,Indoktrimin idologjik (media, arsimi),Udhëheqje ideologjike. • AutoritarizmiMë i butë,Mungon një ideologji udhëheqëse,Ushtrim më i kufizuar i pushtetit.
Ushtrime • Përse ka kaq shumë regjime autoritare në Lindjen e Mesme?Krahaso Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Jordaninë, Marokun. • Përse Kina ende kategorizohet si shtet komunist përkundër ekonomisë kapitaliste të saj?