1 / 13

SISTEMET ARSIMORE EVROPIANE

SISTEMET ARSIMORE EVROPIANE. Prof. Erlehta MATO. ARSIMI PARASHKOLLOR DHE FILLOR. Fillon në moshën 2,5 vjeç dhe nuk është i detyruar në shumicën e vendeve Arsimi fillor nis nga mosha 4 deri në 6 vjeç. I detyruar. Është një nivel arsimimi i ndarë ose pjesë e një njësie strukturore në vazhdim.

hashim
Download Presentation

SISTEMET ARSIMORE EVROPIANE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. SISTEMET ARSIMORE EVROPIANE Prof. Erlehta MATO

  2. ARSIMI PARASHKOLLOR DHE FILLOR • Fillon në moshën 2,5 vjeç dhe nuk është i detyruar në shumicën e vendeve • Arsimi fillor nis nga mosha 4 deri në 6 vjeç. I detyruar. • Është një nivel arsimimi i ndarë ose pjesë e një njësie strukturore në vazhdim. • Në pothuaj të gjitha vendet e BE arsimi fillor është një nivel unik arsimi, i ndarë dhe në shumicën e vendeve zgjat nga 4 deri në 6 vjet. • Arsimi i detyruar është i organizuar në një njësi me strukturë të vazhduar pa ndarje midis fillores dhe të mesmes së ulët. • Arsimi fillor është i ndarë në 3 nivele në Belgjikë dhe Spanjë, dhe në dy nivele në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. • Struktura e vetme në Portugali dhe në Finlandë ndahet respektivisht në dy dhe tre nivele. • Në pjesën tjetër të vendeve të Evropës lindore dhe qendrore arsimi i detyruar zhvillohet në një strukturë të vetme e cila ndahet në dy nivele.

  3. Grupimi i nxënësve (klasat) • Nxënësit grupohen sipas moshës, por në mjaft vende kryesisht në zonat rurale gjenden edhe grupimet në klasat kolektive. (moshat mix) • klasat formohen sipas zhvillimit të aktivitetit mësimor. • klasat mund të bashkohen për disa lëndë. • nxënësit mund të grupohen sipas lëndës që kanë zgjedhur. • klasat grupojnë fëmijë të së njëjtës moshë për disa aktivitete dhe fëmijë të moshave të ndryshme për disa aktivitete të tjera.

  4. Mësuesit • Në arsimin fillor të vendeve të BE, zakonisht një mësues është përgjegjës për klasën. Këta mësues zhvillojnë thuajse të gjitha lëndët dhe zëvendësohen me të tjerë për aktivitete speciale si edukimi fizik, muzikë apo fe. • Në Danimarkë çdo lëndë zhvillohet nga mësues të ndryshëm, ndërsa në Itali dy ose tre mësues zhvillojnë të gjitha lëndët. • Në Gjermani, Irlandë, Finlandë, Mbretërinë e Bashkuar është një mësues përgjegjës për klasën. Në Francë, Holandë, Suedi gjejmë disa modele të ndarjes së të mësuarit midis mësuesve të ndryshëm në të njëjtën kohë. • Në Mbretërinë e Bashkuar apo në Itali në vitet e para të arsimit fillor mësuesi ndihmohet edhe nga një asistent. • Në vendet e sapo pranuara në BE në fillore ka vetëm një mësues i cili është edhe përgjegjës për klasën. Të veçantë janë vetëm mësuesit që zhvillojnë edukim fizik dhe muzikë

  5. Planifikimi i orëve vjetore • Mësimi në shumicën e vendeve të BE është 5 ditë në javë, 6 ditë mësimi zhvillohen në Luksemburg dhe në disa rajone në Itali. • Ka një shumëllojshmëri variantesh në planifikimet e kohës mësimore. Norvegjia për ciklin fillor planifikon një ditë në javë ekskursione në natyrë, ndërsa Franca zhvillon aktivitete kulturore 1 ditë në javë. • Sasia e orëve mësimore për 7 vjeçarët është mesatarisht 800 orë vjetore. Kjo ngarkesë është e ndryshme në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore; atje shkon rreth 600 orë vjetore. • Sasia e orëve mësimore për 10 vjeçarët është mesatarisht rreth 1000 orë. Drejt kësaj ngarkese orësh po shkojnë edhe vendet e sapo pranuara në BE.

  6. Përmbajtja mësimore • Lëndët e detyruara pothuajse janë të njëjta; ndryshimet shihen në thellësinë e zhvillimit të tyre. Vend kryesor në kurrikul zënë gjuha amtare, matematika dhe artet. Për 7 vjecarët afërisht zënë: gjuha amtare 20 – 25 % , matematika 11-22 %, shkencat dhe studimet shoqërore 15-20 % dhe artet 13-20 %. Pjesën tjetër e zënë aktivitetet e lira. • Për 10 vjeçarët gjuha amtare dhe huaj vjen duke e rritur volumin e kohës mësimore. Shkencat gjithashtu konsiderohen të rëndësishme. Vitet e fundit kemi një peshë të rëndësishme edhe gjuhët e huaja. Kontakti me një gjuhë të huaj fillon zakonisht në klasë të tretë, po ka edhe mjaft vende që e fillojnë që në klasë të dytë, si Holanda, Belgjika, Zvicra, etj. Anglishtja është gjuha e huaj më e përhapur

  7. ARSIMI I MESËM I ULËTDHE I LARTË • Mosha në të cilën nxënësit fillojnë arsimin e mesëm të ulët në vendet e BE varion nga një vend nga tjetri. Zakonisht ata fillojnë në 11 ose 12 vjeç; në Gjermani dhe Austri fillojnë në moshën 10 vjeç. Niveli i parë i arsimit të mesëm zgjat 3 ose 4 vjet, përjashtuar Gjermaninë ku zgjat 5 ose 6 vjet, Belgjikën ku zgjat vetëm 2 vjet • Në Danimarkë, Portugali, Suedi nuk kemi arsim të mesëm të ndarë; arsimi i detyruar është organizuar si njësi e vetme, në një strukturë që vazhdon mbi 9 vjet. • Në shumicën e vendeve të BE në arsimin e mesëm të ulët, të gjithë nxënësit ndjekin një kurrikul të përbashkët të formimit të përgjithshëm, vetëm në pak vende kemi kurse të tipeve të ndryshme në këtë nivel shkollimi

  8. ARSIMI I MESËM I ULËTDHE I LARTË • Në arsimin e mesëm të lartë, kurset e diferencuara të arsimimit janë të zakonshme. Pa pasur parasysh diferencat në emërtime, ato mund të klasifikohen dy llojesh: të përgjithshme që sigurojnë udhëheqjen për të ndjekur shkollën e lartë me qëllim studimi për të ardhmen dhe profesionale që sigurojnë përgatitjen për punë. • Në Danimarkë, Portugali dhe Suedi arsimi i mesëm i lartë korrespondon me atë që në vendet e tjera konsiderohet shkollë e mesme, pasi arsimi i mesëm i ultë përfshihet brenda strukturës së fillores. • Në Greqi, Francë dhe Itali dy nivelet e arsimit të mesëm (të ultë dhe të lartë) zhvillohen në shkolla të ndryshme. Niveli i parë konsiderohet si i integruar, për faktin se të gjithë nxënësit ndjekin të njëjtën kurrikul të arsimimit të përgjithshëm. Në Francë është e mundur të zgjidhen disa kurse teknike të tipeve të ndryshme në dy vitet e fundit të kolegjit. Në arsimin e mesëm të lartë të këtyre 3 vendeve nxënësve u ofrohen një sërë kursesh me zgjedhje. • Në Belgjikë, Spanjë, Irlandë, Mbretëri të Bashkuar të gjithë nxënësit përgatiten me një nivel të përgjithshëm arsimor në vitet e para të arsimit të mesëm. Këto kurse të përgjithshme vazhdojnë deri në fund të arsimit të detyruar.

  9. ARSIMI I MESËM I ULËTDHE I LARTË • Nxënësit mund të kompletojnë gjithë arsimin e mesëm në të njëjtën shkollë në Belgjikë, Spanjë, Irlandë dhe në disa shkolla në Mbretërinë e Bashkuar. • Një ndryshim i shkollës mund të jetë i nevojshëm në fund të arsimit të mesëm të ultë ose të arsimit të detyruar për nxënësit që do të ndjekin arsimin profesional. • Në Gjermani, Holandë, Austri të gjithë nxënësit marrin arsim të përgjithshëm në arsimin e mesëm të ultë, por në nivele akademike të ndryshme në varësi të tipit të shkollës. Ekziston megjithatë një kurrikul e harmonizuar në 5 vitet e përgatitjes së nxënësve për të marrë drejtimin e studimit. • Luksemburgu ka dy drejtime të dallueshme: të përgjithshëm dhe teknik që në fillimet e arsimit të mesëm të ultë. • Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ekzistojnë dy tipe të strukturave. Në Çeki, Hungari, Sllovaki nxënësit mund të ndjekin arsimin sipas një strukture unike deri në 15-16 vjeç ose të zgjedhin të transferohen drejt një shkolle të mesme në moshën 10 ose 11 vjeç. • Në Bullgari dhe Rumani të gjithë nxënësit hyjnë në arsimin e mesëm të ultë në fund të arsimit fillor 4 vjeçar dhe ndjekin kurrikulën e arsimit të përgjithshëm. • Shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ndryshime të mëdha në strukturat e arsimit të mesëm të lartë ku nxënësit marrin arsim të përgjithshëm ose profesional.

  10. Planifikimi vjetor • Nxënësit marrin sasi të ndryshme mësimore në përputhje me vendin, kursin dhe vitin e studimit. • Në shumicën e vendeve në arsimin e mesëm të ultë, numri vjetor i orëve mësimore varion sipas një minimumi të detyruar (që ndiqet nga të gjithë nxënësit) dhe një maksimumi. • Në vende si Danimarkë, Gjermani, Greqi, Spanjë dhe Austri numri i kohës mësimore rritet sipas progresit të nxënësve. Shkollat kanë liri në përcaktimin e orarit mësimor (sidomos në Finlandë, Suedi, Mbretëri e Bashkuar). Irlanda dhe Holanda kanë minimumin më të lartë të orëve në arsimin e mesëm të ultë (mbi 1000 orë vjetorë). Në Itali disa klasa kanë rreth 1200 orë mësimore pasi lidhet me mësimet me zgjedhje (opsionale) të gjuhëve të huaja. Në Danimarkë dhe Gjermani mësimi i ngarkesës vjetore është rreth 800 orë. Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore orët vjetore shkojnë rreth 700 orë vjetore. Në Greqi, Itali dhe Portugali minimumi vjetor është më i ultë se në arsimin e mesëm të lartë, ndërsa në Belgjikë, Luksemburg, Angli, etj është i barabartë për të dy nivelet. Minimumi i orëve mësimore është më i ultë në Danimarkë, Gjermani, Spanjë, Francë dhe Austri. • Në arsimin e mesëm të lartë ndryshimet mund të zvogëlohen dhe kjo shpjegohet me numrin e opsioneve që ndjekin nxënësit (gjuhë, matematikë, shkencat, letërsi, etj) në drejtime të ndryshme. Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ngarkesa vjetore e nxënësve është më e madhe në arsimin e mesëm të lartë se në arsimin e mesëm të ultë.

  11. Përmbajtja mësimore • Në moshën 13 vjeç, në arsimin e përgjithshëm të gjithë nxënësit mësojnë të njëjtat lëndë të detyruara, por me shpërndarje të ndryshme kohore nga njëri vend tek tjetri. • Në këtë nivel arsimimi gjuha amtare, matematika dhe gjuhët e huaja janë relativisht lëndët më të rëndësishme për shumicën e vendeve, kurse periudha e studimit të gjuhës zë pothuajse 1/5 e kohës mësimore në Danimarkë, Itali dhe Spanjë; në Holandë dhe Finlandë minimumi i detyruar i kohës për këtë lëndë zë 10 % të kohës totale. Në Belgjikë, studimi i matematikës zë përqindjen më të lartë: 18 %. • Në disa vende të BE për 13 vjecarët në orarin mësimor përfshihen edhe lëndë me zgjedhje. Në Holandë dhe në Finlandë këto lëndë zënë 22 % të kohës mësimore. • Në Greqi një vend të rëndësishëm në studimin e detyruar zë Greqia e lashtë, në Spanjë një vend të konsiderueshëm zë teknologjia. • Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Hungaria dhe Rumania i japin një vend të rëndësishëm të studimit të shkencave më shumë se ¼ e kohës mësimore. Në Poloni 40 % të kohës mësimore e zënë gjuha amtare dhe matematika. • Bullgaria dhe Rumania shpërndajnë 13 % të kohës mësimore për studimin e gjuhëve të huaja. • Në Ceki më shumë së gjysma e kohës mësimore është e organizuar në mënyrë fleksibël.

  12. Përmbajtja • Në arsimin e mesëm të lartë si lëndët më të rëndësishme shihen gjuha amtare, matematika, gjuhët e huaja. Gjithashtu aty ku kurrikula nuk është shumë fleksibël, sipas zgjedhjeve të nxënësve, raporti i kohës së vënë në dispozicion të shkencës rritet në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me moshën 13 vjeç. Artit dhe sportit në arsimin e mesëm të lartë i lihen më pak vend se në të mesmen e ultë. Bën përjashtim vetëm Danimarka. Në vende të tjera kjo kohë i kalon mësimit të gjuhëve të huaja. • Orari fleksibël është karakteristikë e Gjermanisë, Irlandës, Finlandës, Suedisë dhe Anglisë. Në Gjermani lëndët jepen në kurse bazë dhe të avancuar sipas qëndrimeve dhe arritjeve të nxënësve. • Kurrikula përfshin lëndët e detyruara në masën e 2/3 plus zgjedhjet e detyruara nga fusha të dhëna 1/3. Raporti i kohës për lëndët e zgjedhura të detyruara është veçanërisht i lartë në Holandë (rreth 70 % të orarit) • Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si Çeki, Hungari, Poloni planifikojnë veprimtari artistike. Pothuajse në të gjitha vendet koha e vënë në dispozicion të matematikës dhe gjuhës amtare është më pakët se për 13 vjecarët.

  13. Faleminderit! Vazhdon

More Related