1 / 17

Makroekonomia II

Makroekonomia II. Valmir nuredini. Oferta Agregate: Pagat, çmimet dhe punëzënia. Kurba e ofertës agregate ndërtohet nga lidhjet midis pagave, çmimeve, punëzënies dhe produktit.

jovita
Download Presentation

Makroekonomia II

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Makroekonomia II Valmir nuredini

  2. Oferta Agregate: Pagat, çmimet dhe punëzënia Kurba e ofertës agregate ndërtohet nga lidhjet midis pagave, çmimeve, punëzënies dhe produktit. Modeli klasik i teorisë makroekonomike predikon që ekonomia është gjithmonë në punëzënie të plotë. Ndonjë papunësi që vihet re është papunësia friksionale. Por natyrisht, nuk është kështu në realitet, dhe nuk mund të pranohet që tregu i punës është gjithmonë në ekuilibër ose në punëzënie të plotë Valmir nuredini

  3. Kurba e Filipsit Kurba e Filipsit përfaqëson lidhjen inverse në mes të papunësisë dhe normës së rritjes së pagës nominale. Sa më e lartë të jetë norma e papunësisë aq më e ulët është norma e inflacionit të pagës. Me fjalë të tjera, ekziston një kompensim midis inflacionit të pagës dhe papunësisë. Valmir nuredini

  4. Norma e inflacionit 6 4 2 0 -2 -4 Norma e papunësisë Figura 1. Kurba e Filipsit Kurba e Filipsit tregon se norma e inflacionit të pagës bie me rritjen e normës së papunësisë. Valmir nuredini

  5. W – W-1 gw= W-1 Norma e inflacionit të pagës, gw, përcaktohet si : ... … … … … … … … … (1) Ku, me W – shënojmë pagat e periudhës vijuese W-1 – shënojmë pagat e periudhës paraprake. Nëse me u* shënojmë normën natyrore të papunësisë, atëherë kurba e thjeshtë e Filipsit do të jetë: – E ( u – u * ) … … … … … … … . (2) ku me E – shënojmë ndjeshmërinë e pagave ndaj papunësisë, u – norma e papunësisë, u * – norma natyrore e papunësisë. gw= Valmir nuredini

  6. u >u* - atëherë pagat zvogëlohen, u*> u - pagat rriten, dhe u = u* - atëherë nuk kemi papunësi fare. Sipas Kurbës së Filipsit pagat dhe çmimet përshtaten ngadalë ndaj ndryshimeve në kërkesën agregate. Pse? Valmir nuredini

  7. Po supozojmë se ekonomia është në ekuilibër me çmime të qëndrueshme dhe papunësi në normën natyrore ( u = u* ). Tani kemi një rritje në stokun monetar, ta zëmë, për 10%. Që ekonomia të rikthehet përsëri në ekuilibër duhet që çmimet dhe pagat të rriten më 10% shtesë. Por, kurba e Filipsit tregon që do të duhet të ulet papunësia që pagat të rriten me 10% shtesë. Kjo do të sjellë në rritjen e normës së rritjes së pagës. Pagat do të fillojnë të rriten dhe në fund, ekonomia do të rikthehet në nivelin e produktit dhe punëzënies në punëzënien e plotë. Valmir nuredini

  8. Lidhja Pagë – Papunësi: Pse pagat janë jofleksibile Në teorinë neoklasike të ofertës, pagat përshtaten menjëherë për të siguruar që produkti është gjithmonë në nivelin e punëzënies së plotë. Por produkti nuk është gjithmonë në nivelin e punëzënies së plotë, dhe kurba e Filipsit sugjeron që pagat përshtaten ngadalë ndaj ndryshimeve të kërkesës agregate. Valmir nuredini

  9. Çështje themelore e teorisë së ofertës agregate është pse paga nominale përshtatet ngadalë ndaj ndryshimeve në kërkesë ose pagat janë jofleksibile. Pagat janë jofleksibile, ose përshtaten ngadalë, kur lëvizin ngadalë gjatë kohës, në vend që të jenë plotësisht fleksibile, të tilla që të garantojnë punësim të plotë në çdo moment kohe. Valmir nuredini

  10. Tani me N* – shënojmë nivelin e punësimit në punëzënie të plotë, dhe me N – nivelin aktual të punësimit. … ... ... ... ... ... ... ...(3) Kjo nënkupton që norma e papunësisë është 0, në punësimin e plotë kur N = N*, por në realitet edhe kur është punësimi i plotë ka një papunësi friksionale pozitive. N* – N u = N* Valmir nuredini

  11. Duke zëvendësuar ekuacionin (3) dhe (2) fitojmë lidhjen e kurbës së Filipsit, midis nivelit të punësimit dhe normës së ndryshimit të pagave dhe kemi: ...... ... ... (2a) Duke rishikuar ekuacionin, kurbën e Filipsit e paraqesim si një lidhje midis pagës së kësaj periudhe, pagës së periudhës së kaluar dhe nivelit aktual të punëzënies dhe kemi: W – W-1 N* – N gw= = ) E ( W-1 N* Valmir nuredini

  12. Nëse në këtë periudhë ka mbipunësim, atëherë në periudhën tjetër kurba WN zhvendoset lart. Ky ekuacion paraqet lidhjen midis pagës – papunësisë që shënohet me WN. Kjo lidhje është e paraqitur në fig. në vijim. Kjo kurbë tregon se paga rritet me rritjen e nivelit të punësimit. WN’’ WN W WN’ Por nëse në këtë periudhë ka një punëzënie më të vogël se ajo e plotë, në periudhën tjetër kurba WN do të zhvendoset poshtë në WN’. W 0 N* N Valmir nuredini

  13. Kjo kurbë tregon se paga rritet me rritjen e nivelit të punësimit. Nëse është punësimi i plotë N = N* atëherë paga e kësaj periudhe është e barabartë me pagën e periudhës së kaluar, nëse N ≠ N* atëherë WN zhvendoset vet. Pjerrësia e kurbës WN varret nga E (ndjeshmërinë e pagave ndaj papunësisë ), nëse E është më e madhe atëherë WN është më e pjerrët, d.m.th. papunësia ka efekte të mëdha mbi pagën. Valmir nuredini

  14. Mosfleksibiliteti i pagës Faktorët të cilët ndikojnë në mosfleksibilitetin e pagës janë: • Pastrimi i tregjeve në kushtet e informacionit jo të plotë, • Problemet e koordinimit, • Pagat efiçente dhe kostot e ndryshimit të çmimit. Valmir nuredini

  15. Pastrimi i tregjeve në kushtet e informacionit jo të plotë – kur rriten pagat nominale sepse janë rritur çmimet, punëtorët besojnë në mënyrë të gabuar se janë rritur pagat reale dhe janë të gatshëm të punojnë më shumë. Kjo zgjat deri sa punëtorët të marrin informatën se rritja e pagës është rezultat i rritjes së çmimeve d.m.th. kalon një kohë deri sa punëtorët e kuptojnë. Valmir nuredini

  16. Problemet e koordinimit – edhe problemet e koordinimit është një faktor i cili ndikon në mosfleksibilitetin e pagës. Pse? P.sh. nëse rritet oferta monetare, rriten çmime, dhe vetëm në një firmë ndërsa në të tjerat jo, atëherë ajo firmë do të humb konsumatorët për shkak të çmimeve më të larta. Rritja e çmimeve do të zvogëlon kërkesën, e kjo firmë gjithashtu do të ulë pagat, mirëpo të gjitha firmat nuk do të veprojnë kështu, sepse mungon koordinimi, gjithashtu kësaj firme do t’i ikin punëtorët, kështu që në firmat tjera pagat nuk ndryshojnë. Valmir nuredini

  17. Pagat efiçente dhe kostot e ndryshimit të çmimit – këtu vjen në shprehje paga si mjet motivimi për punë, kështu ka raste kur firmat i paguajnë punëtorët mirë për t’i mbajtur ata në punë një kohë më të gjatë. Kontratat Valmir nuredini

More Related