1 / 25

UNIVERZITETI SHTETROR I TETOVËS FAKULTETI I TEKNOLOGJIS DHE USHQIMIT DEGA E BIOTEKNOLOGJI

UNIVERZITETI SHTETROR I TETOVËS FAKULTETI I TEKNOLOGJIS DHE USHQIMIT DEGA E BIOTEKNOLOGJI. -Punimi I diplomës- TEMA: Mjalti në rethinën e Kumanovës Mentorë: Kandidati: Doc.Dr.Zehra H.Musliu Halil Ibraimi Tetovë 2007. NJOHURI MBI INSEKTIN E QUAJTUR BLETË.

july
Download Presentation

UNIVERZITETI SHTETROR I TETOVËS FAKULTETI I TEKNOLOGJIS DHE USHQIMIT DEGA E BIOTEKNOLOGJI

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. UNIVERZITETI SHTETROR I TETOVËSFAKULTETI I TEKNOLOGJIS DHE USHQIMITDEGA E BIOTEKNOLOGJI • -Punimi I diplomës- • TEMA:Mjalti në rethinën e Kumanovës • Mentorë:Kandidati: • Doc.Dr.Zehra H.MusliuHalil Ibraimi • Tetovë 2007

  2. NJOHURI MBI INSEKTIN E QUAJTUR BLETË • Ky insek i vogël i quajtur Bletë punon e frimzuar nga krijuesi i tijë.Bleta duhet të përshkroje 360-460mijë km për të bërë 1 kg mjalë,poahtu një nga mrekullite e Bletës është paraqitja gjashtëkënshe e hojëzave (1) për të cilën Xhelaludin Rumi ka thënë • “Nëse në planetët e tjerado të kishte njerëz më të përparuar, më të ngritur , ne do të krenoheshim me hojëzat e bletës”. • Në gjuhën shkencore të gjitha bletat i përkasin familjes Apis .Bleta komunikon me bletat tjera me anë të një gjuhe të vecantë , të ashtuquajtur “vallëzuese”. • Shkencëtari Gjerman Karl von Frishi në unuverzitetin e Münihut në Gjermani,në vitin 1940 e zbuloi i pari domethënjen e vallëzimit të bletëve.Bleta sapo e zbulon burimin e ushqimit ato kthehet në zgjua nëpërmjet tingujve e gjuhes së saje “vallëzuese”ua tregon shoqëve vendnodhjen e ushqimëve të sapo zbuluar. • Sipas zbulimeve shkencore, bleta është shum më e zgjuar se superkompjuterët e fuqishëm.Truri mund ti kryje 10 triljon veprime për një sekond . • Në pranverën e vitit 1983 instituti i Smithsonianit mbajti një simpozium për intelegencën e insekteve . Në atë simpozium ishte edhe etnologu i njohur gjermane Xhejms L. Gould. • Në eksperimentin e tije ai paraqiti dëshmi të shumta për rrugët dhe mënyrën se si gjejnë bletat burimet e reja të ushqimit . Për të arritur këtë Gould u siguroi bletëve ushqim të mjaftueshëm. Më pasë ai e çoi ushqimin më largë. Ashtu siq e kishte parashikuar Gouldi, pas disa levizjeve të pakta bletët e gjetën vendodhjen e re të ushqimit .

  3. 1.1HISTORIKU DHE PËRDORIMI I MJALTËS • Njohuritë mbi vlerën dhe përdorimin e mjaltës janë njohur që nga kohnate e lashta ,dhe gjatë periudhave të ndryshme hitorike mjalta është përdorë për qëllime të ndryshme. Egjiptjanët e vjetër kanë ditur për aftesinë shëruese të mjaltit 3.000 vjetë para erës sonë. Edhe asirinët 2950-2050 vjetë para erës sone kanë ditur mjaft për bletarinë . • Në kohën e Saragonit trupat e vdekur i kanë lyer me mjaltë dhe me dyell. • Edhe në Indi dhe në Kinë kanë pasur një dashuri dhe respekt të vecantë për bletarinë dhe kanë ditur në mënyrë të shkëlqyeshme të përdorin mjaltin për të shëruar sëmundje të ndryshme . • Në palestinë bletaria ka qenë aqë e zhvilluar, saqë e quanin “Tokë në të cilën rrjedh mjaltë dhe qumësht “.Udhëpërshkruesi grek Straboni në vitin 63 p.e. s. re thotë se prodhimi dhe përdorimi i mjaltit në Arabi ishte tejet i madhë.Arabët sipas tij, e quanin mjaltin si dhunti të Zotit dhe eliksir(5) jetësore . • Mjeku i njohur bullgarë Dr .Stojmir Mladenov në librin e tijë të njohur “Mjalti dhe shërimi i tij me mjaltë “, në mes të tjerash theksonë “Muhamedanët kanë qenë bletarë të afirmuar dhe me shumicë e kanë përdorur mjaltin”.Më tutje ky thotë:”Edhe Kur’ani bën fjalë për vetitë shëruese të mjaltit”. Gjithashtu duke u bazuar në hadithët e Muhamedit a.s ai i këshillonë të sëmurit me këto fjalë:”Hani mjaltë se nga ai keni shërim “. • Edhe sotë mjalti ka një përdorim të fuqishëm në lami të nryshme, si për ushqime ashtu edhe në industri, në farmaci ,në kozmetikë , në konzervim etj.

  4. 2.1 MJALTI • Çka quajm në të vertetë mjalte?Sipas direktives 74/409/EEC,Mjalti është produkte i bletëve mjaltëprodhuese prej nektarit të luleve apo taitje e sekrecionit që rrjedhin nga pjesët e gjalla të bimëve , ku bletët e mbledhin , transformojne , kombinojne me materjet e tyre specifike dhe i ruajn dhe lene të maturohen në hojet e zgjojeve . Ku ai ushqim mund të jete i lëngët,viskoze, apo i kristalizuar. • Nektari është lëng i ëmbël i cili formohet nga nektarina e bimëve të cila lulëzon. • Taitja e sekretit është nje lëng i ëmbël i cili formohet nga gjethet në formë të vesave të imëta nëpër gjethe dhe pjesëve të tjera të bimës.Në disa vende të ndryshme , në bazë të prejardhjes së mjaltit dallojmë dy lloje të mjaltëve edhe atë:Mjaltë nga nektari dhe mjaltë nga vesa .Mjalti nga nektari mund të jete një lulore (monoflor), i cili fitohet nga një llojë nektari i një bime ( i bagremëve , blinit,gështejëve etj )dhe shumë lulore • ( poliflor ) mjalië i cili fitohet nga nektari i bimëve të ndryshme , ku njihen si(mjaltë i livadheve , mjaltë i malit dhe të tjera lloje).Tek ne në bazë të rregullores 4/85 , për nga prejardhja e mjaltit dallojme :1) Mjaltë i cili mund të jetë vetëm nga një lloj bime edhe atë (i blinit, bagremit ,sherbelasë etj),2)mjaltë lulorë dhe 3) mjaltë i malit. Mjalti icili mund të jetë vetëm nga një lloj bime është prodhim nga bletët mjaltëprodhuese të cilët e prodhojnë nga nektari i një lloji bime mjaltore .Mjalti i cili llogaritet si mjaltë vetëm nga një llojë bime,ai patjeter të ketë shije dhe erë të asaje bime për të cilën bëhet fjalë.Më ane të së cilës të dominoje numri i polenit të bimës së caktuar në fjalë.

  5. Mjalti lulorë është prodhim nga bletët mjaltëbartëse të cilat e prodhojnë nga nektari i luleve të ndryshme mjaltore ku ne mund të dallojmë lloje të ndryshme të mjalteve lulore. • Mjaltet lulore më të rëndësishme që mund ti dallojmë janë: • Mjalti i bagremit, • Mjalti i krenit, • Mjalti i blinit , • Mjaltë prej sherbelasë , • Mjaltë i livadheve, • Mjalti i lucerjës, • Mjalti nga pambuki , • Mjaltë nga lule dyelli , • Mjaltë nga duhani, • Mjaltë nga molla , • Mjaltë nga mjedra , • Mjaltë nga zhumbrica , • Mjaltë nga panxhari , • Dhe shumë lloje të tjera të mjalteve lulore.Por me gjithë ate rallë herë bletët orjentohen në një llojë lule, andaj ne i dallojme në baë të dominimit të ngjyrës ,shijes apo aromës kuptohet edhe analizat laboratorike dhe përcaktojmë se çfare lloji i mjaltit është .

  6. Mjalti i malit është një prodhim i bletëve mjaltëprodhuese nga përberja mjaltore e pjesëve te gjalla te bimës i cili mund të gjendet si mjaltë i gjethegjilpërs apo i gjethehapurave dhe kanë shije dhe erë të llojit të ndryshëm nvarësisht nga bima e caktuar.

  7. Nvarësisht nga mënyra e përpunimit mjalti i bletëve lëshohet në shitje si : • Nvarësisht nga mënyra e përpunimit mjalti i bletëve lëshohet në shitje si : • Mjaltë në dyllë i cilin nuk ka qenë i shtrirë dhe i cili ka qenë i mbyllur në 9/10 kafazë , • Mjaltë me copëza të dyllit i cili dyllë nuk ka qenë i shtrirë dhe ka qenë i mbyllur më së paku në 4/5 kafazë .Pesha e mjaltit në krahasim me mjaltin në dyellë duhet të jetë më së paku 1:4, • Mjaltë i centrifuguar nëse është fituar me anë të centrifugimit në bazë të rregullave të dyellit të pa shtrire • Mjaltë i shtridhur, në rastë se është fituar me shtridhjen të ftofët të dyellit • Mjaltë i ngrohur ,në rastë së është fituar me anë të nxemjes së coptuer të dyellit në50°C.

  8. 2.2 PËRBERJA KIMIKE E MJALTIT • Mjalti i blets prëmbane mbi 70 materje të ndryshme, të cilat shërbejnë për zhvillim dhe funksionin e organizmit të njeriu • Përbërësit parësore të mjaltit janë karobohidratet .Ata paraqesin 95-98% nga materjet e thata .Karbohidratet në mjaltë janë të paraqitura prej 2 monosaharideve ,11 disaharideve ,dhe 12 oligosaharideve .Një numër i madhë i këtyre sheqernave nuk janë të pranishëm në bimë dhe kafshë ,por sintetizohen vetëm nën veprimin e enzimit invertaza mbi nektarin dhe sekrecionet e taitura nga bima . • Nga të gjitha sheqernat e pranishëm në mjaltë pjesa më e madhe (mbi 68% nga mjalti i nektarit dhe mbi 62% nga mjalti i tajimit të sekretit bimorë )bien në monosaharide –glukozë dhe fruktozë , të cilët janë të pranishëm si sheqerna inverte .Sheqeri invert i jepë mjaltit një rëndësi të madhe biologjike dhe profillaktike , pasi që të pa ndryshuara kalojnë në gjakë , pa u paraqitur rritje e sheqerit në gjak. • Mjalti i bletëve nga më shumë bimë përmbanë 5% saharozë, por disa lloje mjaltesh tjera si (i bagremit , i dudës(10))pëqindja e saharozës është edhe nga 8-10% .Por ama në qofte se bletët ushqehen vetm me lule , transformimi i saharozës në sheqer invertë ,thuaj se , gjithnje është i plotë , dhe ai mjaltë përmbanë numër të vogël të saharozës (më pak se 1%). Në qoftë se bletëve i japim qëllimishte saharozë atëherë ata nuk arrinrë që ta invertojnë , dhe në mjaltë ngelën një përbërje relative e madhe e saharozës . • Gjithashtu paraqitja e njëtë mund të ndodhë në qofte se zgjoat mbahen në afersi të ndonjë ndërmarje të sheqerit ,në të vërtetë afër ndonjë deponije trektare të sheqerit , pasi që bletat në keta vende gjejnë ushqim të mjaftueshëm të saharozës.

  9. Ujiështë komponenta e dytë që gjendet në mjaltin e bletëve .Përmbajtja e ujit gjendet nga 15 deri në 23%.nga ajo nvaren disa dukuri fizike të mjaltit si p.sh(kristalizimi ,viskoziteti,fortesija relative etj). Acideorganike gjenden në sasira të vogla në mjaltë si p.sh acidi citrik, acidi oleik , acidilaktik,acidi i venës , acidi i mollës, acidi benzonik etj.Një numër i madhe i këtyre acideve qëndrojn në mjaltë si estere nga e cila nvaret aroma e mjaltit . Kripera minerale gjithashtu janë të pranishem në mjaltë edhe ate më së shumti ,fosfate ,kloride dhe sulfide ,poashtu mikro dhe makroelemente.

  10. 2.3 KARAKTERISTIKAT E MJALTIT • Mjalti është ushqim më i tretshëm nga të gjitha produktet ushqimore .Ilustrimi i kësaje është ajo se organizmi i njeriut e përdorë atë ashtu siq hi nga jashtë duke mos mbetur asgjë.Vlera energjetike e 1 kg mjaltë është gati 13.800 J,kurse masa specifike e mjaltit është gati1,41 -1,45 në 20°C.Nga praktika dihet se mjalti nuk miket dhe nuk mbinë. • Don të thotë se posedojnë antimikrobik të ashtu quajtura aftesi baktericide, në të vërtetë ka aftesi konzervuese për shkak se ka masa inhibuese ,gjithasgtu në këteë drejtim ndihmon edhe sasija e madhe e sheqernave (nje arsije për ta mbajtur në shtipjen osmotike të lartë) dhe thartirë të ulët me pH të mjaltit 3,2-6,5 dhe në bazë të disa autorve të tjerë 3,7-6,5 ,ku në bazë të ketyre kushteve mikroorganizmat nuk munden të zhvillohen. • Edhe pse shumë rrallë, por në literaturë janë potencuar lloje të helmueshme të mjaltit ,në të vërtetë helmim nga mjalti .Asi lloj mjalti është i prodhuar nga bletët të cilat thithin nektarë nga lulet e disa bimëve të posaçme si p.sh. Azalea pontika,Azalea indika etj. Arsija për helmim nga ky lloj mjalti është se përmbanë drogën e cila quhet adreometotoksin dhe disa glikozide të cilët gjenden në këtë lloj mjalti.

  11. Konzistenca e mjaltit mundë të jetë i lëngët ,gjysëm i krisalizuar dhe i krisalizuar. • Konzistenca e mjaltit nvaret nga pëmbajtja e ujit .Kurë uji është mbi 21% ajo është një shenjë se mjalti është fituar me anë të centrifugimit, bëhet fjalë për mjaltin i cili nuk është maturuar.Në konzistencën e mjaltit nuk nvart vetëm nga prqëndrimi i ujit, por edhe nga lloji i sheqerit.Mjati e ruan konzistencën e vetë deri në një kohë, dhe pastajë kristalizonë. Më së shpeshti kristalizojnë ato lloje të mjaltrave të cilët përmbajnë më shumeë glikozë dhe saharozë,kurse fruktoza nuk kristalizonë. • Gjatë kristalizimit dallojmë dy pjesë,nga lartë lëngun dhe nga poshtë pjesën e ngurtë.Kjo nvaret nga mardhënja në mesë teë fruktozës dhe glukozës. • Disa lloje të mjalteve si p.sh.(i bagremit , i gështejës) nuk kristalizojnë, kurse të tjerët si p.sh. nga (panxhari,duda etj) kristalizojnë shum shpejtë. Mjaltin e kristalizuar mund të shëndrrohet në të lëngët me anë të nxemjes në banjo ujore.Por ama për të ruajtur dobitë biologjike te mjaltit, temperatura e nxemjes nuk duhet të jetë më e madhe se 50°C.Dhe në qoftë se mjalti e ndërronë gjengjen e tijë në më të lëngët atëherë bëhet fjalë për falcifikim apo mjalt të thartuar.

  12. Ngjyra mund të varirojë nga njgyra e çelët në niansë të errët.Mjalti nga nektari mund të jetë i pa ngjyrë,e verdhë në të çelët me shkëlçim të gjelbërt,e verdhë deri në të verdhë të mbyllur,e verdhë limonit,e verdhë e artë,i kuqë deri në të kuqë të kaftë.Mjalta e dudave është i errët edhe atë në të errët kafe ,të errët të gjelbërt, por kur te fitohet nga drunjët gjilpanorë është më i çelët.Ngjyra e mjaltit nvaret nga materjet përbërëse të cilet gjenden në nektarin:karotine,ksianofile,hlorofile etj. • Aroma lloje të ndryshme të mjaltrave kanë aromë specifike,në bazë të asaj se nga e ka prejardhjen d.m.th nga cila bimë.Ajo nvaret nga materjet organike ,të ndara nga qelizat speciale,të cilat gjenden në nektaret. Me gjithë ate ,aroma është e këndshme, karakteristike, dhe në shumë raste nvaret nga bima,nga e cila perfitohet mjalti.Disa lloje të mjaltrave kanë aromë të dobët si p.sh.i gështejeve, i panxharit,por disa të tjere,janë pa aromë.Mjalti mund të pranoj aroma edhe nga jashtë, andaj nuk duhet të skladohet në vende ku nuk është rrymimi i ajrit i mire, apo në një vend të përbashkët me produkte të cilat posedojnë erë të forteë si.p.sh me peshqit ,djathin,me turshija etj. • Shija mjalti i bleteve ka shije të ëmbël,specifike për lloje të ndryshme.Ëmbëlsira e mjaltit nvaret nga koncentrimi i llojit të sheqerit i cili gjendet në të .Mjalti i cili ka më shumë fruktozë është më i ëmbël.Mjalti, i fituar nga bletët të cilat ushqehen me sirup të sheqerit apo i fallcifikuar me sheqer invert artificial, me glikozë industriale, pekmezë,me zhelatinë është me ëmbëlsirë të zvogluar.Disa lloje të mjaltrave si.p.sh.i duhanit ,gështejëve etj kanë shije djegës më të dobët apo më të fortë. • Materjet fizike nuk janë të lejuara në mbrendi të mjaltit apo sipër të gjenden materje fizike si.p.sh gjethe,kashtë,mbetje nga pita e bletës,krahë te bletës apo edhe vetë bleta etj.(22)

  13. 2.4 CILËSIT E MJALTIT NË SHITJE

  14. 2.5 KONTROLLI I CILËSISË SË MJALTIT • Për tu vërtetuar cilësija e mjaltit bëhen analiza me të cilat do të vërtetonim cilësitë biologjike,përbërsit kimik,cilësija e mjaltit dhe gjitha analizat tjera me të cilat mundet të vërtetohet fallcifikimi i mjaltës.Për kët qëllim shfritdzohen shumë mënyra edhe atë: • 1.Analizat organoleptike, • 2.Analizat fiziko-kimike , • 3.Analizat e pluhurit të lules në mjaltë, • 4.Analizat biologjike.

  15. 2.6 FALLCIFIKIMI I MJALTIT • Për shkak se mjalti është ushqim relativisht i shtrejtë dhe për arsije se është rritur përdorimi i mjaltës në vitet e fundit ,për arsije trgëtare,shumë shpesh bletarët (dhe jo bletarët) të cilët në mënyrë jo të drejtë të perfitojnë ata prodhojnë dhe lëshojnë në shitje mjaltë i cili është i falcifikuar. • Falcifikimi i mjaltitit bëhet ne dy mënyra edhe ate me pjesmarrjen e bletave dhe pa pjesmarrjen e bletave. • Mënyra e parë e falcifikimit të mjaltit papjesmarrene ebletave është shum thjeshtë kurse mjalti shum jo cilsorë,dhe bëhet në atë mënyrë ku i shtohet sheqerë i dendur sirup i cili përzihet me mjaltin natirorë ,më shumë nxefet duke e përziher vazhdimisht.Në këtë mënyrë rritet sasija e të ashtuqujturës “mjaltë”.Në kohën e fundit ky falcifikim i mjaltit në vend të sirupit të sheqerit përdorin sheqerë –glikoza i cili shitet në formë të sirupit të dendur dhe ka çmim të ulët.I cili falcifikim bëhet duke e nxefur në mënyrë të vazhdueshme dhe duke i shtuar sasira të vogla të mjaltit natyrorë dhe në këtë menyrë prodhojnë mjaltë të falcifikuar bletarët e pa ndërgjegjshëm. • Mënyra e ditë e përfitimit të mjaltit të falcifikuar i cili përfitohet me pjesmarjen e bletëve .Bletët ushqehen me një sasi të madhe me sirup të sheqerit,dhe mjalta e përfituar në atë menyrë shëndrrohet në një mjaltë me sasitë madhe të saharozës,dhe me sasira të vogla të materjeve minerale ,të cilat materje i posedonë mjalta natyrale.

  16. 2.7 SKLADIMI I MJALTIT • Panvarsishtë se mjalta e bletëve është një ushqim i qëndrueshëm , skladimi i mjaltës në mënyrë të rregullt ka domethanje në ruajtjen e përbërësve organoleptik dhe në kualitetin.në qoftë se ka një sasi të madhe të ujit dhe temperatura të larta T°C e shpejtonë fermentimin.Për tu mbrojtur nga lagështija, dhe duke e ditur se mjalta pranonë erëra të huaja , kerkohet ai të skladohet në enë të ndryshme,kanta dhe bure të nryshme të cilat munden të mbyllen hermetikisht.Këta mund të jenë enë nga metali ,limë i ngjirosur me zinge , qelqë, por në kohën fundit gjithnjë e më shumë po përdoret enë nga plastika të cilat janë në gjenjgje të durojnë tamperatura të larta,dhe pa erëra. • Mjalta ruhet në enë hermetikish të mbillura, edhe ate në enë të thata,të pastra,të errëta dhe vende me rrimim ,ku vendi më i mirë është në qoftë se T°C në të është 10°Cdhe 15°C,dhe • Lagështia e ajrit të jetërreth 50-80%.Mjalti në hoja skladohet në kushtet të njëta , ku hojat mbështillen me letra të cellofanit.Në qoftë se i përmbahemi rregullave mjati mund të qendroj më gjatë. Por me gjitateë në qoftë se mjala rrinë më gjatë e humbë aromën. • Gjithashtu në vendet ku ruhet mjalti nuk duhet të mbahen asnjë çfar hemikalije por edhe ushqime të cilat kanë erëra të rënda siçjanë qepa, peshqi,djathë ,turshijë,benzin,naftë etj, pasi që në qoftë se mjalti nuk është i mbyllur hermetikisht mund që ti pranojë këta erëra të këtyre produkteve dhe ky mjaltë më nuk është për përdorim.Poashtu ruajtja e mjatit në vende me lagështi nuk është e preferushme pasi mjalti është produkt hidroskopik dhe shum letë dhe shpejtë e thithën lagështinë, ku pëqindja e ujit rritet në mjaltë dhe në të fillojnë disa reaksione kimike ku vjen deri te prishja e mjatit.

  17. 2.8. PËRDORIMI I MJALTIT NË LAMI TË NRYSHME • Mjalti përdoret në lami të nryshme edhe ate : • Në mjeksi popullore, • Në kozmetikë, • Në stomatologji, • Në veterinari, • Në ushqimin e fëmijëve etj.

  18. 3.1.REZULTATET E FITUARA NGA ANALIZAT LABORATORIKE • Analizat laboratorike janë bërë në institutin e veterinarisë në Shkup. Nga lloje të dnyshme të mjaltrave dhe vendeve te ndyshme në rrethinen e Kumanovës, ku mjalti i bagremit eshtë marë në fshatin Opaj të komunës së Likovës Kumanovë kurse mjaltin e malit në fshatin Orashac të Kumanovës dhe një është i blerë.Dhe nga këto lloje të mjaltrave jan bërë këto analizat :aciditeti i përgithshëm,uji, sheqernat e reduktuar,materjet minerale,materjet jo të tretëshmë në ujë,dhe saharoza dhe nga këto analiza kemi përfituar këto të dhëna.

  19. 3.1.1ANALIZAT E ACIDITETIT TË PËGJITHSHËM Në bazë të analizave të bëra kemi përfituar këto të dhana për aciditetin e përgjjithshem ku grafikisht është paraqitur në grafikonin nr 1. ACIDITETI I PËGJITHSHËM nga ky grafikon shifet se mjalti i bagremit aciditetin e përgjithshëm e ka 14.8mmol në 100gr mjaltë të marur për mostër,mjalti i blerë aciditetin e përgjithshëm e ka 14.4mmol në 100gr mjaltë dhe mjalti i malit 12.8mmol në 100gr mjaltë.

  20. 3.1.2 ANALIZAT E UJIT Gjithashtu në bazë të analizave të bëra kemi përfituar këto të dhëna për ujin ku grafikisht është paraqiur në grafikonin nr 2. ANALIZAT E UJIT nga ky grafikon shifet qartë se mjalti i bagremit përçindjen e ujit e ka 13.40%, mjalti i blerë përçindjen e ujit e ka 12.10% dhe mjalti i malit përçindjen e ujit e ka 12.02

  21. 3.1.3 ANALIZAT E SHEQERNAVE TË REDUKTUAR Në baze të analizave të bëra për sheqernat e reduktuar kemi përfituar këto të dhëna ku grafikisht mund të shifen në grafikonin me nr 3. SHEQERNAT E REDUKTUAR pra nga ky grafikon mun të perceptojmë së mjalti i bagremit përmbanë 68.20% sheqerna të reduktuar ,mjalti i blerë përmbanë 65.68% dhe mjalti i malit përmbane 69.40% sheqerna të reduktuar.

  22. 3.1.4 ANALIZAT E MATERJEVE MINERALE Gjatë analizave të materjeve minerale kemi arritur këto rezultate ku janë të shprehura në mënyrë grafike në grafikonin nr 4. MATERJET MINERALE Në këto analiza siq shihet edhe në grafikonin kemi rezultuar me këto të dhëna pra mjalti i bagremit përmban materje minerale 0.35%, mjalti i blerë përmban 0.32% dhe mjalti i malit përmbanë materje minerale 0.40%.

  23. 3.1.5 ANALIZAT E MATERJEVE JO TË TRETSHME NË UJË Poashtu edhe gjatë analizave të materjeve jo të tretëshmë në ujeë kanë rëzultuar këto të dhëna ku janë të paraqitura në grafikonin me nr 5. MATERJET JO TË TRETËSHMË NË UJË edhe në këtë garafikon jane dhënë të dhënat e analizave të materjeve jo të tretëshmë në ujë ku mjalti i bagremit ka materje jo te tretëshmë në ujë 0.030%, pashtu edhe mjalti i blerë ka 0.030% materje jo të tretëshmë në ujë kurse mjalti i malit ka 0.020%.

  24. 3.1.6 ANALIZAT E SAHAROZËS Rezultatet e arritura gjatë analizës së llojeve të mjaltrave pë përçindjen e saharozës janë të paraqitura në mënirë grafike në grafikonin nr 6. ANALIZAT E SAHAROZËS edhe në grafikonin e fituar nga analizat e saharozës kemi këto rezultate ku mjalti i bagremit përmbanë 3.4% saharozë ,mjalti i blerë ka përçindjen e saharozës 6.05% kurse mjalti i malit ka përçindjen e saharozës 3.60%.

  25. 3.2 KONKLUZIONI • Në bazë të gjitha analizave laboratorike vim në përfundim se aciditëti i përgjithshëm nuk është i përshtaqëm në bazë të rregullores 4/85 të R.Maqedonis , por eshtë i rritur , gjithashtu edhe parametrat e ujit nuk janë të përshtaqme, por përqindja e ujit te të gjitha llojet e mjaltrave të analizuara është më i ulët në bazë të të njetës regullore. Kurse sa i përket sheqernave të reduktuar, materjeve minerale, materjeve jo të tretëshme në ujë dhe përmbajtjes së saharozës këto parametra janë në kufi të normales. Andaj në bazë të këtyrë të dhënave ne vime në përfundim se mjaltrat e analizuar të rrethinës së Kumanovës dhe mjalti i blerë, nuk i plotësojnë kushtet për tregti pasi që gjitha parametrat e analizuara duhet ti plotësojnë standardet e kërkuara në bazë të rregulloreve të Republikës së maqedonisë .

More Related