410 likes | 861 Views
E DREJTA BIZNESORE. LIGJERATA SHTETI DHE E DREJTA - E drejta bisnesore NORMA JURIDIKE Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5. Shteti, karakteristikat dhe rëndësia.
E N D
E DREJTA BIZNESORE LIGJERATA SHTETI DHE E DREJTA - E drejta bisnesore NORMA JURIDIKE Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5
Shteti, karakteristikat dhe rëndësia • Për të kuptuar konceptet, nocionet, institucionet dhe institutet e shtetit dhe të së drejtës në përgjithësi, të drejtës biznesore në veçanti, parësisht lypset poseduar njohuri përkitazi me shtetin , shtetin e së drejtës si dhe organizmat e institucionet e tjera shoqërore të një vendi.
Shteti . Shteti gjatë këtij procesi të gjatë, specifik e të ndërlikuar, do të përcillet me luftë të ashpër dhe të vazhdueshme në mes të klasave, kategorive dhe shtresave të caktuara shoqërore,rrethana dhe faktorë të ndryshëm, sa interesant aq edhe kompleks.
Nocione për shtetin Nocionin, definicionin dhe karakteristikat sipas: • Hegelit –shtetin nuk e konsideron që është produkt hyjnor, por është kreaturë e shoqërisë klasore, është instrument për zgjidhjen ose zbutjen e kundërthënieve shoqërore. • Digit dhe Lokut – shteti është krye procesori dhe krye koordinatori i mekanizmave relevantë.
H. Kelzen për shtetin Shteti - ”personifikim i rendit juridik”, çdo veprim i pushtetit shtetëror, duhettë jetë paraprakisht i rregulluar me të drejtën (me normë juridike)
Tjerë për shtetin Andrassi- funksioni shoqëror i të cilit është mbajtja dhe ruajtja e mënyrës së caktuar të prodhimtarisë, e cila i përgjigjet më së miri eksponenteve të klasës sunduese në pushtet; Engelsi- shteti -njëprodukt të vetëdijes.
Veçoritë kryesore të shtetit • organizatë shoqëroree nivelit të lartë; • organizatë specifikee shoqërisë, sepse ka forcënmë tëorganizuar brenda territorit të vet; • forca apo dhuna që ka shteti në dispozicion vëhet në lëvizje kurdo që i duhet shtetit;
Veçoritëtjera • funksion kryesor nga aspekti shoqëror ka zhvillimin e procesit të prodhimit dhe ruajtjen e tij; • Organizatë shoqërore e cila ushtron dhe zhvillon edhe shërbime të ndryshme publike në interes të përgjithshëm (sipas prof.Dr. Osman Ismaili )
Elementet kryesore të shtetit • Pushteti shtetëror (sovran) • Popullsia dhe • Territori i caktuar
Rëndësia e shtetit - Shteti sot nuk është represent dhe asprototip i dhunës. • mbronë të drejtat natyrore të individit. * e drejta në jetë, në liri dhe e drejta në pasuri. Idea e Rusosë për rrolin e shtetit në kontratën shoqërore pothuajse është pranuar në të gjitha demokracitë perëndimore.
E drejta dhe rendi juridik E drejta është: • sistem i normave të domethënies së veçantë logjike; • rend i veçante i imponimit apo dhunës. Në teorinë juridike dhe filozofike e drejta përcaktohet, jo vetëm si dukuri ideale (si tërësi e mendimeve), por edhe si fenomen real.
E drejta – fenomen real • Si fenomen real e drejta është e lidhur me apo për njerëzit, psiken e tyre si dhe për shoqërinë e tyre.
E drejta - fenomen shoqëror E drejta është: • tërësi e normave, • koncepteve psikologjike, • koncepteve logjike- linguistike. pra është sistem i rregullave dhe normave shoqërore, që rregullojnë marrëdhëniet në mes të njerëzve.
E drejta - Aspekte të ndryshme • juridik-teknik, e drejta është tërësi e normave juridike, • politik, e drejta është vullnet i klasës sunduese, e drejta e një shteti është tërësi e rregullave të detyrueshme të sjelljestë cilat i ka përcaktuar (sanksionuar) nga shteti e të cilat e bëjnë një tërësi të harmonizuar-sistemin juridik të shtetit përkatës.
E drejta dhe rendi juridik • E drejta paraqet vullnetin e shtetit, e shprehur përmes akteve të përgjithshme (kushtetuta, ligji, aktet nënligjore) dhe përmes akteve të veçanta juridike. • Rendi juridik praraqet tërësi ose grumbull të normave juridike dhe ka: • Elementin faktik, manifestimi real i verpimeve njerëzore • Elementin normativ, normën juridike
Sistemi Juridik Elementet e sistemit juridik janë: • Dega e së drejtës, • Norma juridike (rregulla juridike), • Institutet juridike etj.
Marrëdhëniet juridike Marrëdhëniet juridike janë pjesë e marrëdhënieve shoqërore të rregulluara nëpërmjet normave juridike. Ato janë edhe pjesë e rendit juridik dhe krijohen sipas normës së përgjithshme dhe asaj lë veçantë juridike. Marrëdhëniet juridike, në parim janë marrëdhënie të vullnetshme
Marrëdhëniet juridike Mirëpo, ato mund të krijohen dhe sendërtohen edhe në mënyrë imperativeurdhëruese- të pavullnetshme. Psh. relacionet në mes të organit të administratës tatimore. Dëmi duhet kompenzuar,
Elementet e marrëdhënieve juridike • Autorizimet dhe detyrimet; • Të drejtat, detyrimet, • subjektet e së drejtës dhe • objekti i së drejtës
Norma Rregull e sjelljes së njerëzve
Elementet kryesore të normës juridike Dispozicioni, pjesa kryesore e normës juridike - kërkesa (urdhëri) i dedikohet subjekteve të së drejtës; Sanksioni i normës juridike, paraqet një pjesë të normës – që parasheh pasojat në rast të mosrespektimit apo edhe të mosekzekutimit (moszbatimit) të normës
Normat juridike–tri elemente kryesoreHIPOTEZA (SUPOZIMI) Normat juridike kushtëzuese Elementin përshkrues – që në fakt nuk është pjesë normative, sepse përshkruan situatën faktike në mënyrë që të gjejë zbatim dispozicioni – e që këtë pjesë nuk e kanë normat juridike jokushtëzuese. Hipoteza e dispozicionit Hipoteza e sanksionit
Hipoteza e sanksionit Paraqet pjesën jonormative të normës juridike, që në fakt përshkruan ndonjë sjellje e cila është kundër kërkesës kryesore-dispozicionit, pra paraqet shkeljen e rregullës parësore- (një pjesë e autorëve e konsiderojnë elemet përbërs të n.j)
Norma juridike me elementet e saj • Kush ka pasuri të patundshme 1- HIPOTEZA E DISPOZICIONIT • Duhet të paguaj tatimin, (fakti i ekzistimit te pasurisë paraqet ndërtimin e rregullës parësore) 2 - DISPOZICIONI • Nëqoftëse kështu nuk veprohet, do të pësojë dënimi (sjellja e kundërt mospagimi i tatimit-borgjit paraqet faktin tjetër, pra kjo paraqet: HIPOTEZA E SANKSIONIT (sjellja kundërt – mospagimi i tatimit/borgjit, paraqet faktin tjetër, pra hipotezen e saksionit që mundëson zbatimin e sanksionit, pra dënimi paraqet sanksionin) 4 - SANKSIONI
Ndarja e normave juridike- sipas rëndësisë- Norma imperative/cogente,zbatohenpavarësisht dëshirës sënjeriut. “Ndalimiimarreveshjeveteorg.eko.qekaneqellimarritjen e marreveshjevemonopolistike” • Norma dispozitive,ruajnelirinepersonale • Norma alternative, kurlihetmundësia e zgjedhjes - mbiemritekurorizimi - debitoritilihetmundesia e pageses me tëhollaapo me mall.
E drejta biznesore - disiplinë shkencore, e paraqitur relativisht vonë - në dekadat e fundit të shekullit XX-të. Fillet e para shtytëse dhe paraprirës të kësaj disipline shkencore, janë paraqitur dhe konsoliduar në SHBA. në vendet tjera me zhvillim ekonomik
Zhvillimi i drejtës biznesore Zhvillimi i hovshëm i së drejtës biznesore varësisht ka qenë i ndërlidhur me proceset tejet intensive, dinamike dhe gjithnjë e më shumëdimensionale të zhvillimit ekonomik dhe të biznesit të fushave të ndryshme. - E drejtë biznesore, fillimisht është shfrytëzuar si sinonim për të drejtën tregtare;
E drejta bisnesore - paraqet një tërësi të rregullave juridike, normave dhe institucioneve, me të cilat përfshihen: • faktet, • veprimet dhe • aktivitetet, Pra realisht dhe objektivisht është tërësi e dispozitave normative.
E drejta bisnesore ngërthen të gjitha fazat e biznesit apo afarizmit: • Prodhimin; • Distribuimin, qarkullimin; • Konsumin. Caku përfundimtar – PROFITI/FITIMI
Biznesi Biznesi ose afarizmi përfshinë çdo lloj: • pune, • aktiviteti, • veprimi/veprimtarie pozitive, dhe • akti juridik që ndërmerret nga PJ dhe PF brenda subjektit biznesor, përkatësisht ekonomisë dhe shoqërisë së një vendi.
Objekt i rregullimit juridik të biznesitafarizmit Kontratat Transaksionet komerciale Të drejtat e kreditorit dhe bankrotimi Organizatat biznesore Rregulativa shtetërore Pasuria dhe mbrojtja e saj Çështjet apo objektet e veçanta
Emërtimi i të drejtës biznesore Business Law; Commercial Law; Economic Law; Merchantile Law. E drejta biznesore: • Disiplinë e veçantë shkencore • Degë komplekse e së drejtës
Lidhja me degete tjera • Kushtetuese • Administrative • Financiare • Sigurimit social • Penale • Civile • Detyrimore • Pronësisë intelektuale • Ekonomike dhe tregtare • Elektronike-bisnesore – pagesa/nesnhkrime, mbotjetn e soft.hardwer,