710 likes | 1.12k Views
Kapitulli II-të. NOCIONI I DHE KONCEPTI I SHPEN ZIMEVE. Në këtë ligjëratë do të njiheni me: Konceptin e shpenzimeve bazike të menaxhmentit Strukturën dhe klasifikimin e shpenzimeve Faktorët që ndikojnë në lartësinë e shpenzimeve Sistemimin e shpenzimeve nëpër zona të përgjegjësisë
E N D
Kapitulli II-të NOCIONI I DHE KONCEPTI I SHPENZIMEVE Në këtë ligjëratë do të njiheni me: • Konceptin e shpenzimeve bazike të menaxhmentit • Strukturën dhe klasifikimin e shpenzimeve • Faktorët që ndikojnë në lartësinë e shpenzimeve • Sistemimin e shpenzimeve nëpër zona të përgjegjësisë • Sjelljen e shpenzimeve • Analizën e pragut të rrezikut apo analiza: Kostoja-Vëllimi-Prodhimi (KVP)
NOCIONI I DHE KONCEPTI I SHPENZIMEVE • Ligjërata do të mbahet më: • 17/10/07 • 24/10/07
KONCEPTI I MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE • Nocioni shpenzim është nocion i afërt me secilin dhe e përdorim saherë që diskutojmë për blerje të diçkaje • Roli i kontabilitetit menaxherial është të gjejë dhe të klasifikojë shpenzimet në mënyra dhe rrugë të ndryshme për qëllime të ndryshme • Kuptimi i nocionit shpenzim, koncepti dhe klasifikimii shpenzimeve janë faktor bazë për çdo studim të kontabilitetit menaxherial
TEST I SHPEJT ROLI I KONTABILITETIT MENAXHERIAL ËSHTË QË TË? A) Regjistroj në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet e ndodhura në ndërmarrje B) Të gjejë dhe klasifikoj shpenzimet në mënyra dhe rrugë të ndryshme për qëllime të ndryshme C) Siguroj shënime nga dora e parë për përpilimin e pasqyrave financiare D) A, B dhe C
…KONCEPTI I MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE Shpenzimet si faktor me rëndësi gjatë marrjes sëvendimeve afariste, në ndërmarrje i shfrytëzojmë kryesisht për tri qëllime: • Si faktor gjatë përcaktimit të të ardhuravenë ndërmarrje • Si instrument i kontrollit të efikasitetit të afarizmit të ndërmarrjes • Si faktor me rëndësi gjatë vendosjes për problemet e planifikimit dhe politikës afariste të ndërmarrjes
…KONCEPTI I MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE Në literaturë dhe në praktikë ekziston një klasifikimdhe kuantifikim i shpenzimeve dhe atë: • Në bazë të dispozitave ligjore duke iu përmbajtur SNK • Në bazë të nevojave interne të ndërmarrjes • Në bazë të literaturës së brendshme dhe asaj të jashtme e që mund të kenë rëndësi praktike dhe teorike
DEFINIMI I SHPENZIMEVE Shpenzimet paraqesin shprehjen monetare të sasisë së punës së gjallë, mjeteve të punës dhe të objektit të punës të nevojshme për prodhimin e të mirave materiale Definicioni më i përgjithësuar i shpenzimeve nënkupton shpenzimet si shprehje vlerore e harxhimit të të të mirave ekonomike, respektivisht të faktorëve prodhues me qëllim të prodhimit dhe shitjes së efekteve të ndërmarrjes dhe të realizimit të fitimit sipas kësaj baze Definimi i tillë i shpenzimeve na drejton në tri karakteristikat kryesore të tyre: • Si parim bazë i tyre duhet të jetë shprehja sasiore e harxhimit të të mirave ekonomike (faktorëve prodhues) • Harxhimi i të mirave ekonomike duhet të jetë në lidhje me efektet (produktet), respektivisht e kushtëzuar me prodhimin e atyre efekteve (produkteve) dhe se shpenzime mund të konsiderohen vetëm ato që janë të provokuara nga prodhimi i efekteve (produkteve) • Sasitë e harxhuara të të mirave ekonomike duhet të jenë të shprehura në vlerë, respektivisht të vlerësuarit sipas çmimeve përkatëse, me fjalë tjera duhet të ekzistoj komponenta çmimore e shpenzimeve
TEST I SHPEJT PËR KONTABILITETIN MENAXHERIAL, SHPENZIMET JANË FAKTOR ME RËNDËSI GJATË MARRJES SËVENDIMEVE AFARISTE DHE SI TË TILLASHPENZIMET KRYESISHT SHFRYTËZOHEN?: • Si faktor gjatë përcaktimit të të ardhuravenë ndërmarrje • Si faktor me rëndësi gjatë vendosjes për problemet e planifikimit dhe politikës afariste të ndërmarrjes • Për të kënaqur nevojat e rregullta te raportimit tek autoritetet tatimore • Si instrument i kontrollit të efikasitetit të afarizmit të ndërmarrjes • A dhe C
...DEFINIMI I SHPENZIMEVE THËNË SHKURT: • Shpenzimet mund të definohen si sakrificë apo dhënie e burimeve për qëllime të posaçme • Shpenzimet shpesh maten me njësi monetare që duhet të paguhen për mallra apo shërbime
TEST I SHPEJT SHPENZIMET MUND TË DEFINOHEN EDHE SI SAKRIFICË APO DHËNIE E BURIMEVE PËR QËLLIME TË POSAÇME? A) E saktë B) E pasaktë
STRUKTURA DHE KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE SIPAS KONTROLLIT TË SHPENZIMEVE: • Shpenzimet e kontrolluara përfshijnë shpenzimet të cilat menaxheri mund t’i kontrolloj dhe të ndikoj në lartësinë e atyre shpenzimeve • Shpenzimet e pakontrolluara përfshijnë shpenzimet në të cilat menaxheri nuk mund të ndikoj në këto shpenzime
…KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE SIPAS SHKALLËS SË SHFRYTËZIMIT TË KAPACITETEVE: • Shpenzimet relevante dhe jo relevante • Shpenzimet e depozituara apo shpenzimet e shkaktuara në të kaluarën (sunk cost) • Shpenzimet e arritura dhe të pa arritura • Shpenzimet oportune • Shpenzimet e shtuara dhe margjinale
…KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE SHPENZIMET OPORTUNE Paraqesin një koncept ekonomik dhe mund të definohen si vlerë e alternativës më të mirë të zgjedhur me qëllim të marrjes së vendimit adekuat afarist
…KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE SHEMBULL: Nëse kemi blerë një artikull me çmim prej 2,10 €, të cilin e kemi shitur me çmim prej 2,30 €, ku çmimi i tregut është 2,40 €, sipas evidencës kontabile ne kemi fituar 0,20 €, mirëpo nëse bazohemi në procesin e marrjes së vendimeve ne kemi humbje për 0,10 €. Me fjalë tjera, pasi që objektiv i shpenzimeve në procesin e marrjes së vendimeve është gjetja e profitit relativ të njërës alternativë ndaj tjetrës, bazë për vlerësimin e të gjitha resurseve matëse dhe aktiviteteve (produkti apo shërbimi) duhet të jetë maksimumi i profitit potencial
…KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE SHPENZIMET E SHKAKTUARA NË TË KALUARËN (SUNKS COSTS) Shembull: Blerja e sistemit kompjuterik i cili nuk mund të përdoret më për nevojat e parapara
TEST I SHPEJT SIPAS KONTROLLIT TË SHPENZIMEVE KEMI KËTO LLOJE TË SHPENZIMEVE? A) Shpenzimet e arritura dhe të pa arritura B) Shpenzimet e kontrolluara • Shpenzimet oportune • Shpenzimet e pakontrolluara
SHPENZIMET E DREJTPËRDREJTA Çka janë shpenzimet e drejtpërdrejta? Shpenzimet e drejtpërdrejta janë ato shpenzime të cilat lehtë mund të lidhen për produktin apo vendin e shpenzimit Shembull: Shpenzimet e ngjyrosjes në vendin e ngjyrosjes së automobilit
TEST I SHPEJT KUR BËHET FJALË PËR SHPENZIMET E DREJTPËRDREJTA, ATËHER DUHET TË KONSTATOJMË SE? A) Nuk e ngarkojnë çmimin përfundimtar e produktit final prandaj nuk ka rëndësi nëse mund të lidhen apo jo me produktin apo vendin e shpenzimit B) Nuk mund të lidhen për produktin apo vendin e shpenzimit C) Lehtë mund të lidhen për produktin apo vendin e shpenzimit D) Asnjëra nga të mësipërmet
SHPENZIMET E MATERIALIT DIREKT Përfshijnë sigurimin e shpenzimeve të materialeve që fizikisht mund të identifikohen si pjesë e produkteve të prodhuara si dhe që mund të lidhen me produkte të prodhuara në një rrugë ekonomikisht të realizueshme
MATERIALI DIREKT Ato materiale që bëhen pjesë përbërëse (integrale) e produktit dhe që mund të barten në tërësi në produktin e ri Shembull: Radio e instaluar në automobil
SHPENZIMET E PUNËS DIREKTE Përfshijnë pagat e punës që mund të lidhen në mënyrë specifike me produktet e prodhuara në një mënyrë ekonomikisht të realizueshme
PUNA DIREKTE Janë ato kosto të punës që lehtë mund të lidhen me njësinë e produktit Shembull: Pagat e paguara për punëtorët e repartit të prodhimit të automobilit
Pagat e paguara të punësuarve që nuk janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në punët prodhuese Shembull:Punëtorët e mirëmbajtjes, rojet, sigurimi, portierët, etj. Materialet e shfrytëzuara për të përkrahur procesin prodhues Shembull: Materiali për lyerje dhe pastrim i përdorur në repartin e montimit të automobilit SHPENZIMET E PËRGJITHSHME Janë kostot e prodhimtarisë që nuk mundtë lidhen direkt me njësinë e produktit Shembull: Puna indirekte apo materiali indirekt
SHPENZIMET E TËRTHORTA Çfarë janë shpenzimet e tërthorta? Janë shpenzime të cilat duhet të shpërndahen me qëllim të mbulimit nga produkti apo vendi i shpenzimit Shembull: Shpenzimet e shpalljes për një vijë ajrore por që nuk kanë të bëjnë me një fluturim
SHPENZIMET E TËRTHORTA TË PRODHIMIT Janë shpenzimet e përgjithshme të prodhimit,që përfshijnë të gjitha shpenzimet të përcjella me procesin e prodhimit e që nuk mund të lidhen me produktet e prodhuara në një mënyrë ekonomikisht të realizueshme
...KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE Sa i përket pikëvështrimit kontabël dhe atij të përpilimit të kalkulimit të kostos, është e rëndësishme ndarja e shpenzimeve në: • SHPENZIME TË PRODHIMTARISË • SHPENZIME TË PERIUDHËS
SHPENZIMET E PRODHIMTARISË: KATEGORITË Janë të gjitha shpenzimet që eventualisht shpërndahen në produkte dhe të klasifikuara si: • MATERIALI DIREKT • PUNA DIREKTE • SHPENZIME INDIREKTE TË PRODHIMIT
...SHPENZIMET E PRODHIMTARISË: KATEGORITË Lënda e parë, puna apo inpute tjera të shfrytëzuara nga kompania, që në teori mund të identifikohen si shpenzime direkteapo indirekte, varësisht nga objektivi i shpenzimeve
Materiali direkt Puna direkte Shpenzimet e përgjithshme të prodhimtarisë ...SHPENZIMET E PRODHIMTARISË PRODUKTI
...SHPENZIMET E PRODHIMTARISË Shpenzimet e prodhimtarisë shpesh janë të kombinuara si vijon: Materiali direkt Puna direkte Shpenzimet e përgjithshme Shpenzimet e tërthorta Shpenzimet primare
Shpenzimet marketingut dhe shitjes Shpenzimet administrative Shpenzime të domosdoshme për të shpërndarjen dhe shitjen e produktit Shpenzime tjera ekzekutive, organizative dhe shpenzime tjera të zyrës SHPENZIMET JOPRODHUESE
...KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE SHPENZIME TË PERIUDHËS Janë të gjitha shpenzimet tjera që nuk janë shpenzime të produktit. Këto shpenzime me tepër identifikohen me periudhën kohore në të cilën ato janë shkaktuar se sa me njësitë e blera apo të prodhuara Në këtë grup hyjnë: • Shuma e pazakonshme e kallos, punës së panevojshme dhe shpenzime tjera të prodhimtarisë • Shpenzimet e deponimit (përveç nëse ato shpenzime janë të domosdoshme në procesin e prodhimit gjatë fazave të mëtutjeshme të prodhimtarisë) • Shpenzimet e përgjithshme të administratës të cilat nuk kanë të bëjnë me sjelljen e materialit në gjendje dhe lokacion ekzistues • Shpenzimet e hulumtimit dhe të zhvillimit • Shpenzimet e shitjes dhe të administratës, etj.
Shpenzimet e produktitpërfshijnë materialin direkt, punën direkte dhe shpenzimet e përgjithshme Shpenzimet e periudhësnuk përfshihen në shpenzimet e produktit. Ato janë shpenzime të raportit të të ardhurave Inventari Shpenzimet KMSH Shitja Bilanci i gjendjes Pasqyra e të ardhurave Raporti i të ardhurave SHPENZIMET E PRODUKTIT PËRBALLË SHPENZIMEVE TË PERIUDHËS
SHPENZIMET E PERIUDHËS APO TË PRODUKTIT • Nëkontabilitetin e tregtisë, sigurimet, zhvlerësimi dhe pagat janë shpenzime periodike (shpenzime të periudhës rrjedhëse) • Nëkontabilitetin e prodhimit, shumë nga këta zëra janë të lidhur me aktivitete prodhuese prandaj si shpenzime indirekte, janë shpenzime të produktit
SHPENZIMIT E PERIUDHËS:TREGTIA DHE PRODHIMI Në të dy llojet e kontabilitetit (prodhues dhetregtar) shpenzimet e shitjes dhe ato administrative janë shpenzime të periudhës
TEST I SHPEJT SA I PËRKET PIKËVËSHTRIMIT KONTABËL DHE ATIJ TË PËRPILIMIT TË KALKULIMIT TË KOSTOS, ËSHTË E RËNDËSISHME NDARJA E SHPENZIMEVE NË: A) Shpenzimet e arritura dhe të pa arritura B) Shpenzimet e kontrolluara e pakontrolluara • Shpenzimet të prodhimtarisë dhe të periudhës • Asnjëra nga të mësipërmet
SHPENZIMET DIFERENCIALE Cili është dallimi në mes të shpenzimeve të diferencës dhe të shpenzimeve diferenciale? • Shpenzimet e diferencës paraqesin diferencën në mes të shumës së tërësishme të shpenzimeve të një shkalle të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe të shumës së tërësishme të shpenzimeve të shkallës së mëparshme të shfrytëzimit të kapaciteteve • Shpenzimet diferenciale janë shpenzimet mesatare për njësi të produktit të prodhuar në shkallën e caktuar të punësimit
...SHPENZIMET DIFERENCIALE Shembull: Shpenzimet vjetore për prodhimin e produkteve nё shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve prej 70% janë 85.000 € Shpenzimet vjetore për prodhimin e produkteve nё shkallen e shfrytëzimit të kapaciteteve prej 60% janë 75.000 € Shpenzimet vjetore diferenciale janë 10.000 €
SHPENZIMET MARGJINALE Çka paraqesin shpenzimet margjinale? • Së pari, shpenzimet margjinale paraqesin ndryshimin në mes të shpenzimeve totale kur prodhimi lëvizë për një njësi • Së dyti, shpenzimet margjinale identifikohen edhe me shpenzimet variabile të tërësishme që njëherit, me rastin e kalkulimit të kostosparaqet një alternativë të metodës së Direct Costingut, apo një alternativë të re të sistemit të përllogaritjes së shpenzimeve
...SHPENZIMET MARGJINALE Shënim: Për qëllime praktike dhe me qëllim të zhvillimit të sistemit të përllogaritjes margjinale, lejohet zëvendësimi i shpenzimeve variabile me shpenzimet margjinale, sepse analiza e vërtetë margjinale operon me shpenzimet mesatare variabile në rolin e shpenzimeve margjinale
SHPENZIMET MARGJINALE DHE MESATARE Shpenzimet totale të prodhimittë ndara për sasinë e prodhuar Ekstra shpenzimet të shkaktuara nga prodhimi i një njësie shtesë Shpenzimet margjinale dhe ato mesatare rriten varësisht nga situata ekonomike dhe sjellja e shpenzimet fikse dhe variabile
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve Gjysmë produktet Shpenzimet e mallrave të shitura Produktet e gatshme Të shitjes dhe administratës Shpenzimet periodike RRJEDHA E SHPENZIMEVE TË PRODHIMIT Shpenzimet Rezervat Lënda e parë Furnizimi me material Puna direkte Shpenzimet indirekte Të shitjes dhe administratës
PREZANTIMI I RAPORTEVE FINANCIARE: KOMPANITË TREGTARE Raporti i të ardhurave Bilanci Shitja – shitur Inventari i mallit KMSH (si shpenzim) = me bruto marzhën – Shpenzimet e shitjes dhe administrative Shpenzimet e periudhës = me të ardhurën operative
PREZANTIMI I RAPORTEVE FINANCIARE: KOMPANITË PRODHUESE Raporti i të ardhurave Bilanci Shitja – Inventari i materialit direkt Shitja KMSH (si shpenzim) = bruto marzha – Inventari i gjysmë produkteve Inventari i produkteve të gatshme Shpenzime të periudhës Shpenzime të shitjes dhe administrative = e ardhura operative
KMSH PËR PRODHUESIT Kosto e produkteve të prodhuara dhe të shitura zakonisht është përbërë nga tri kategori: 1. Materiali direkt 2. Puna direkte 3. Shpenzimet indirekte
KMSH PËR MALLIN TREGTAR KMSH e mallit zakonisht është e përbërë nga kosto e blerjes duke përfshirë edhe transportin dhe ngarkim-shkarkimin si është kërkuar dhe pastaj ri-shitur
C 5 Pyetje Çfarë lloji i llogarisë është llogaria e gjysmëprodukteve”? a. Llogari e pasqyrës së të ardhurave. b. Llogari e inventarit në bilancin e gjendjes. c. Llogari e përkohshme e lirimit nga materiali direkt dhe puna direkte. d. Llogari e mbajtjes së shpenzimeve indirekte dhe punës direkte.