1 / 31

Teori personaliteti

Teori personaliteti. Mekanizmat mbrojtes. Mekanizmat mbrojtes. Mbrojne Egon ne jeten e perditshme duke u munduar te mbajne nje ekuiliber ne situatat e ndryshme ku ai vepron. Rimocioni.

leanne
Download Presentation

Teori personaliteti

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Teori personaliteti Mekanizmat mbrojtes

  2. Mekanizmat mbrojtes • Mbrojne Egon ne jeten e perditshme duke u munduar te mbajne nje ekuiliber ne situatat e ndryshme ku ai vepron

  3. Rimocioni • Përfaqëson atë mekanizëm mbrojtës automatik të pandërgjegjshëm të mosnjohjes së imazheve vetiake mendore të sikletshme, instikte seksuale ose agresive, të mbushura me një ngarkesë emocionale të veçantë, ndonjëherë të lidhura me kompleksin edipik që mbron shumë mirë individin nga rreziqet që vijnë nga ripërjetimi.

  4. Projeksioni • Përfaqëson një mekanizëm mbrojtjeje nga simptoma e ankthit zëvendësues i mossuksesit të paraqitur nga mekanizmi i rimocionit.

  5. Identifikimi • Duke qenë se bën pjesë tek mekanizmat fiziologjikë të ndërtimit të Egos në çdo formë edukimi, mund të transformohet në mekanizëm mbrojtës patologjik aty ku psh., gjejmë imitim servil ose në perversionin sado-mazokist ku verifikohet identifikimi pikërisht me atë nga e cila kemi frikë dhe që duam të shtypim: agresorin.

  6. Identifikimi projektiv • Është mekanizmi mbrojtës që konsiston kur “vendosim” tek tjetri pjesë të vetes sonë të “mira” dhe të “këqija”. • Pjesët e këqija projektohen në mënyrë që të kontrollojmë objektin për t’u liruar dhe për ta shkatërruar. Pjesët e mira i projektojmë për të evituar ndarjen nga objekti kur kemi frikë se mos e humbim

  7. Introjeksioni • Mekanizëm që ka tendencë të përvetësojë pjesët e dëshirueshme të botës së jashtme si për shembull siguria, si edhe pjesët e padëshirueshme dhe pakënaqësinë duke i fshehur brenda vetes për shembull zia melankolike e shumë fantazive neurotike.

  8. Brendesimi • Sinonim i introjeksionit ose identifikimit, është në të vërtetë një transformim i një lidhjeje ndërpersonale me një lidhje ose një raport ndërpsikik, për shembull lidhja e autoritetit baba-fëmijë brendësohet si një lidhje mes Super-Egos dhe Egos ose në lidhjet e konflikteve sociale aty ku brendësohet raporti mes Autoritetit, Pushtetit, Lirisë, etj. Në praktikë mund ta konsiderojmë identifikimin si inkorporim objektesh, personash fizikë ose tipare të tyre ndërsa brendësimi si inkorporim i një lidhjeje ndërhumane.

  9. Fiksimi • Raprezanton një arrest të zhvillimit evolutiv-emotiv-afektiv prandaj personi qëndron “i fiksuar”, i imobilizuar në një fazë të mëparshme evolutive shtyrë nga një nevojë e pandërgjegjshme për të mbrojtur ekuilibrin e vet psikologjik.

  10. Regresioni • Një mekanizëm që mund të instalohet edhe në eksperienca normale të jetës së përditshme në kërkim të një kthimi, edhe tranzitor në një moment kënaqësie të kaluar • Mekanizëm mbrojtës që nga kauza të jashtme finalizohet relativisht në mënyrë të pandërgjegjshme në rekuperimin e ekuilibrave psikikë

  11. Racionalizimi • Proçes diferencimi që mundohet të mbyllë një hendek në proçesin jo të realizuar me sukses të rimocionit. Për këtë arsye themi se kryhet në mënyrë të pandërgjegjshme një modifikim i ideve, motivacioneve, perceptimeve dhe interpretimeve më qëllimin për t’u justifikuar përballë vetes dhe të tjerëve. Pak a shumë si fabula e dhelprës me rrushtë.

  12. Intelektualizimi • Shfaqet sa herë gjatë një bisede, preket një argument që për individin është burim shqetësimi motivacional. Atëherë ai filozofon, interpreton ose justifikon intelektualisht ankthet e veta më të thella. Këtë e kryen për të qetësuar nevojën e tij për të kontrolluar gjithçka.

  13. Mohimi • Mekanizëm mbrojtjeje që zhduk nga ndërgjegjia dëshira, mendime, ndijime ose situata traumatizuese, të dhimbshme apo të papëlqyeshme. • Mundohemi të largohemi, të ikim nga gjendje shpirtërore ankthi, duke mohuar realitetin e papëlqyeshëm që ka provokuar gjendjen e sikletshme.

  14. Represioni i afekteve • Është një variant i rimocionit, me ndryshimin që mekanizmi i mbrojtjes shfaqet në një nivel më sipërfaqësor ose më mirë të themi të parandërgjegjshëm. Ndonjëherë shfaqet edhe me vetëdije të plotë për arsye kontrollimi të rregullave të raporteve sociale

  15. Sublimimi • Konsiston në modifikimin e orientimit të instikteve të veta seksuale ose agresive primitive drejt një objektivi më fisnik e më të pranueshëm nga ana sociale, psh., idealizimi i gruas në përgjithësi, ëndërrimi me sy hapur etj.

  16. Ashketizmi • Verifikohet në shumë adoleshentë, i ngjashëm me sublimimin në fillesat e tij por ndryshon për kërkesën e tij për të aderuar në jetën ashketike, aderon në rregullat strikte (zgjimi shpejt në mëngjes, të bësh dush të ftohtë, dieta të rrepta etj.).

  17. Formacioni reaktiv • Tipike e neurozave obsesive-kompulsive dhe në histeri • Dëshirë e pandërgjegjshme e shprehur me të kundërtën e saj

  18. Anullimi • Me anullimin tentohet të plotësohen njëkohësisht dy sjellje: ajo instiktive e fshirë nga kujtesa dhe ajo e mbrojtjes.

  19. Translatimi • Mekanizëm zhvendosjeje ose spostimi të afekteve drejt personave të tjerë, kafshë ose gjëra. Kjo kryhet si rrjedhojë e frustrimeve që individi ka përjetuar. Tipik i personave të vetmuar ose që jetojnë vetëm.

  20. Izolimi • Konsiston në intelektualizimin inafektiv ekstrem në situata emocionale penalizuese për individin për shkak të një mekanizmi hipermbrojtës.

  21. Largimi emotiv • Verifikohet në rast frustrimesh intense ose të zgjatura me largimin afektiv-emotiv-ndërpersonal nga frika e zhgënjimeve eventuale të tjera si psh.: toksikomanët, alkolikët, ëndrra me sy hapur ose një dedikim i tepruar në punë.

  22. Autizmi • Në renditje është i përfaqësuar nga psikotiku që shfaq mekanizëm radikal arratisjeje nga realiteti që e penalizon dhe që ka frikë ta përballojë. Jeton në një botë tërësisht imagjinare pa kontakt me realitetin, me individë të tjerë, me gjëra apo aspekte të botës reale.

  23. Psikosomatizimi • Përfaqëson një mekanizëm mbrojtës më veç. Është i karakterizuar nga grumbullimi nëpërmjet rrugës neuro-humorale të emocioneve, mendimeve ose sjelljeve penalizuese për funksionet fiziologjike, pra për trupin.

  24. Kategorizimi • Bën fjalë për një nevojë absolute për të kryer një ndarje neto të objekteve: ato tërësisht të mira dhe ato tërësisht të këqija. Nuk pranon ko-ekzistencën fiziologjike të një pjese të mirë dhe një pjese të keqe në çdo njeri. Është e papranueshme për të një pjesë e keqe te një njeri, i cilësuar zakonisht si i mirë. I sheh gjërat bardhezi. Për të kjo gjë është e padurueshme dhe rrjedhimisht e rrezikshme për personalitetin e tij.

  25. Idealizimi primitiv • Është një variant i kategorizimit dhe shfaqet kur ngre në qiell një objekt me qëllimin për të evituar konseguencën e pranimit të ambivalencës (që ky person mund të ketë edhe pjesë të këqija).

  26. Plotfuqishmeria • Mënyrë të menduari fëminore që përkthehet në “....... bindje që vetë fakti se po mendoj ose po dëshiroj diçka mund të veprojë mbi botën e jashtme, me efekte irreale”

  27. Zhvlerësimi • Mund të konsiderohet e kundërta e plotfuqishmërisë. Individi në këtë rast e konsideron veten të paaftë të realizojë atë që dëshiron.

  28. Teori personaliteti • Crregullimet e personalitetit

  29. Crregullimet e personalitetit • DSM-IV-TR • Manuali per crregullimet i American Psychiatric Association • ICD-10 • Organizata Boterore e Shendetesise

  30. 5 akse te DSM-IV-TR • Aksi 1: • Aksi 2: Crregullimet e personalitetit • Aksi 3: • Aksi 4: • Aksi 5:

  31. Aksi 2: Crregullimet e personalitetit • Cluster A • Cluster B • Cluster C

More Related