150 likes | 294 Views
Teori personaliteti. Java 10. Sandor F erenczi. Është i pari që pati një katedër në universitet për lëndën e psikanalizës, në Budapest në 1918 dhe ka meritën se bëri njohjen në ambientet akademike, të psikanalizës si shkencë më vete. Ferenczi.
E N D
Teori personaliteti Java 10
SandorFerenczi • Është i pari që pati një katedër në universitet për lëndën e psikanalizës, në Budapest në 1918 dhe ka meritën se bëri njohjen në ambientet akademike, të psikanalizës si shkencë më vete
Ferenczi • Ferenczi e quajti metodën e tij, “terapeutike“, dhe e futi këtë koncept në 1920; një praktikë e përdorur për t’u lejuar pacientëve më të vështirë të kapërcejnë pikat e vdekura të analizës.
Ferenczi • përpunoi të ashtuquajturën teknikë aktive, ku i analizuari pyetet që të bëjë çfarëdo që të dojë për të nisur asosacionet e lira ose në një tjetër këndvështrim të frenojë çdo aktivitet tjetër që pengon asosacionet e lira. • për të ndihmuar ndërmjetësimin e natyrës autoritare të metodës aktive, ai zhvilloi teknikat e elasticitetit dhe tolerancës. Duke shtyrë tolerancën e regresionit në ekstremet e tij, ai lejoi pacientët e traumatizuar të bëjnë eksperiencë të simptomave të veta përsëri. • ai zhvilloi atë që njihet si analiza bipersonale, ose analiza e dyanshme, që faktikisht ai e braktisi menjëherë për shkak të padobishmërisë së saj, në të cilën ai mundohej të ruante pacientët e traumatizuar nga konseguencat e keqkuptimit dhe nga kundërtransferti i analistit.
Konceptet kryesore të tij që gjetën përhapje ishin empatia klinike e reciprocitetit, ndërsubjektiviteti dhe rëndësia e kundërtransfertit të analistit • Ferenczi i mëshonte idesë së një roli më aktiv të analistit. • Ferenczi donte që i analizuari të ishte një bashkëanalist, një ko-pjesëmarrës aktiv i këtij takimi të krijuar nga binomi terapeutik • Vetëhapja e analistit është një forcë e rëndësishme mëshuese terapeutike.
Ferenczi • Praktika e përfshirjes së personalitetit të terapeutit në terapi rezultoi në idenë e takimit reciprok: terapisti lejohet të diskutojë disa përmbajtje nga jeta e vet dhe nga mendimet e tij, nëse këto janë të dobishme për terapinë dhe jo t’i fusë në diskutim pa asnjë motiv. Këtu vërejmë divergjencën me idetë freudiane të përmbajtjes terapeutike, dmth., mospërfshirjen e analistit me jetën e tij personale në terapi dhe me qëndrimin e tij neutral.
Ernest Jones • Koncepti i racionalizimit • Biografi zyrtar i Freudit • Koncepti i afanazës: zhdukjen e dëshirës seksuale • Individipër të evituar dhimbjen, të prejardhur nga mosrealizimi i dëshirës, heq dorë nga objekti i seksualitetit të vet
Paul Federn • Analizae fenomenit social • Ai analizoi sfidën ndaj autoritetit nga brezi i pasluftës si një akt i “vrasjes së atit”, të pandërgjegjshëm tek ata njerëz që besonin në krijimin e një shoqërie pa “baba”, dmth., pa autoritet. • Federn ishte i interesuar në terapinë e psikozës. • Përshkrimi i tij fenomenologjik i Egos si eksperiencë dhe studimi i ndjenjave të Egos, ndryshoi dukshëm kursin e tij nga modeli struktural i Freudit.
Federn • Megjithatë për të treguar besnikërinë e tij preferoi të minimizonte kontributet e tij teorike origjinale, si ndjenjat e Egos, sensi i realitetit, limitet dhe gjendjet e Egos, kateksi (energjia libidinike nga pikëpamja ekonomike) i Egos, natyra ndërmjetësuese e narçizizmit, dhe instikti i vdekjes
Karl Abraham • Melanie Klein, • Karen Horney dhe • Theodor Reik • Abraham plotësoiteorinë e zhvillimitpsikoseksualtëFreudit • Ai studioimëimtësishtzhvillimin e libidos me kontributeorigjinalepërndikimin e libidos nëçrregullimetmendore. Pika e referimit për studimet e tij ishte zhvillimi psikoseksual freudian, kryesisht studimi i stadeve pregjenitale
Abraham • Ai bëri një diferencim në fazën e zhvillimit të libidos të përshkruar nga Freudi si faza orale duke propozuar ekzistencën e dy aspekteve të aktivitetit oral – thithjes dhe kafshimit • Abraham interpretoi çrregullimet e Egos së adultit melankonik: ambivalenca (dyanshmëria) e jetës instiktuale shkakton një tërheqje të kateksit libidinik (është energjia libidinike e investuar mbi diçka ose dikë) nga objekti; libidoja e liruar atëherë drejtohet drejt Egos, i cili përvetëson objektin
Ai gjithashtu bëri një zbulim me rëndësi në studimin e skizofrenisë në saktësimin e karakteristikave dalluese mes histerisë dhe demencës (çrregullim mendor) së parakohshmei • Ishte i pari që përdori konceptin e autizmit • Bashkëpunoi me Freudin në kuptimin e sëmundjeve maniako-depresive • Studioi rolin e seksualitetit fëminor në zhvillimin e karakterit dhe në sëmundjen mendore
Abraham • Sugjeroi se nëse zhvillimi psikoseksual fiksohet në një stad do të shfaqen çrregullime mendore • Ai i përshkroi tiparet e personalitetit dhe psikopatologjinë si rezultante të fazës orale dhe anale të zhvillimit. • Sodisfaksioni oral mund të rezultojë në vetësigurinë dhe optimizmin, ndërkohë që fiksimi oral mund të udhëheqë drejt pesimizmit dhe depresionit
Abraham • Një person me fiksim në fazën orale do të paraqesë mos-gatishmëri për t’u përkujdesur për veten dhe do të kërkojë përkujdesjen e të tjerëve. Në fazën anale, kur trajnimi në pastërti fillon shumë shpejt, konflikti mund të rezultojë mes zakonit të ndërgjegjshëm të bindjes dhe një dëshire të pandërgjegjshme rezistence. Si rezultat i këtij fiksimi në fazën anale mund të kemi tipare si të qënit kursimtar, i rregullt, kokëfortë si edhe mund të çojë në neurozat obsesive
William Stekel • problemi i analizës së Stekelit ishte se ajo dilte në një rrugë pa krye sa më shumë rritej i ashtuquajturi transferti negativ. • Stekel pati kontribut të rëndësishëm në simbolizmin në ëndrra • Freudi e shihte Stekelin si një studiues me të ardhme sidomos përballë koncepteve të tilla si urrejtja të cilën e konsideronte si pararendëse të dashurisë në radhën e zhvillimit të personalitetit në neurotikët obsesivë. Sipas tij është urrejtja dhe jo dashuria emocioni primar kur dy njerëz takohen për herë të parë.