150 likes | 322 Views
Treguesit me ndjeshmëri gjinore në arsim. Rezart Xhelo Specialist për politikat – Buxheti i Ndjeshëm Gjinor & Statistikat, UN Women, Shqipëri. PSE?. Mandati i UN Women për t'i integruar çështjet gjinore në të gjitha fushat;
E N D
Treguesit me ndjeshmëri gjinore në arsim Rezart Xhelo Specialist për politikat – Buxheti i Ndjeshëm Gjinor & Statistikat, UN Women, Shqipëri
PSE? Mandati i UN Women për t'i integruar çështjet gjinore në të gjitha fushat; Të dhënat e ndara sipas gjinisë janë të rëndësishme për hartimin e politikave të mbështetura në fakte; Statistikat nevojiten për të monitoruar angazhimet për barazinë gjinore të qeverisë së Shqipërisë; Neni 10 i CEDAW – gratë dhe burrat kanë mundësi të barabarta për arsimim dhe formim.
OZHM2: Kryerja universale e arsimit bazë të cilësisë së lartë
Përqindja e regjistrimit në arsimin parashkollor Garantimi i regjistrimit universal deri në vitin 2015 (100%) - Progresi nga viti 2002 deri në 2005; Rënie drastike në vitin 2008, ndoshta për shkak të rritjes së numrit të institucioneve private... Burimi: LSMS 2002, 2005 dhe 2008
Regjistrimi bruto në arsimin fillor Synimi për vitin 2015 100% - Tendencë në rënie, kërkohet investigim i mëtejshëm, sidomos për vajzat! Burimi: INSTAT, 2011
Regjistrimi neto në arsimin fillor Synimi për vitin 2015 100% - Regjistrimi neto ka rënë me 19% për djemtë dhe 16,3% për vajzat; - Ka një tendencë të kundërt paksa më e ulët për djemtë që prej vitit 2008. Burimi: Baza e të dhënave e BB-së, 2012
Përqindja e personave që dinë shkrim e lexim (15+ vjeç) Synimi për vitin 2015 100% ka një rritje të hendekut gjinor; - dyfish më shumë analfabetë tek të varfrit sesa te jo të varfrit; - dyfish më shumë femra analfabete sesa meshkuj analfabetë; - 4% popullsi analfabete në zonat urbane kundrejt 6% në zonat rurale; Burimi: Baza e të dhënave e BB-së, 2012
OZHM 3: Nxitja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i rolit të gruas • Gratë punësohen kryesisht në punë që kërkojnë ose nivele shumë të ulëta , ose nivele shumë të larta arsimimi.
Regjistrimi neto në arsimin e detyrueshëm Synimi për vitin 2015 100% Ndryshimet gjinore janë të dukshme në nivelin e arsimit parashkollor, të detyrueshëm dhe të mesëm. Burimi: INSTAT, 2011
Përfundimi i shkollës së mesme - Ka një tendencë të meshkujve që të braktisin arsimin pas atij të detyrueshëm. Nuk ka dallime ndërmjet zonave rurale dhe urbane.
Raporti në arsimin profesional - Arsimi profesional nuk është shumë tërheqës për vajzat; - Shumica e kurseve që ofrohen janë të ashtuquajtura “profesione për meshkuj” - Pak vajza ndjekin kurset profesionale në mjediset rurale. Burimi: INSTAT, 2011
Gjinia dhe arsimi Në të gjitha llojet e arsimit: ndarje e dukshme sipas gjinisë e kurseve dhe disiplinave sipas roleve dhe stereotipave tradicionale gjinore. Femrat përbëjnë rreth 70% të stafit akademik Por, më pak se 30% e femrave janë drejtuese në institucionet arsimore. Programet universitare janë bërë gjithmonë e më shumë të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore.
Gjinia dhe arsimi Pas arsimit të detyrueshëm, djemtë janë 10% më të prirur të vijojnë me arsimin e mesëm; Sidoqoftë, në përfundim të shkollës së mesme, një numër shumë më i lartë vajzash sesa djemsh marrin një diplomë të shkollës së mesme; Rreth 2/3 e të gjithë studentëve me kohë të plotë në universitet në Shqipëri janë femra; Qasja në arsim ende nuk është garantuar plotësisht për grupet e minoriteteve; Nevojiten studime mbështetëse në fushat e regjistrimit neto, të shkrim-leximit dhe të braktisjes së shkollës. Duhet të trajtohet karakteri i stereotipit gjinor në arsimin profesional.
Çfarë bëjmë ne Deri më tani... Në të ardhmen … • Tregues të harmonizuar për barazinë gjinore dhe statusin e grave në Shqipëri; • Raport kombëtar për statusin e grave dhe barazinë gjinore • Raport për hendekun gjinor të pagave • Rishikim me ndjeshmëri gjinore të teksteve shkollore; • Ndërgjegjësim gjinor të mësuesve; • Program statistikor zyrtar 5-vjeçar. • Program i përbashkët për statistikat; • Monitorim dhe raportim; • Analizë specifike dhe interpretim të vjetarit statistikor vjetor; • Përpunim të të dhënave sipas etnisë, aftësisë së kufizuar dhe hapësirës së banimit; • Zbatim të programeve të veçanta të mbështetjes për krijimin e profileve profesionale jo tradicionale për vajzat dhe për djemtë.
Faleminderit Email: Rezart.xhelo@unwomen.org Tel: +355 4 450 7575 Tiranë, Shqipëri