360 likes | 1.5k Views
Pasqyra e te ardhurave. Pasqyra e te ardhurave – eshte pasqyra e dyte qe bene pjese ne grupin e pasqyrave financiare, ndryshe quhet edhe pasqyra e Fitimit-Humbjes . Kjo pasqyre tregon rezultatin financiar te nje firme per nje periudhe kohore (mujore, tremujore apo vjetore).
E N D
Pasqyra e te ardhurave Pasqyra e te ardhurave– eshte pasqyra e dyte qe bene pjese ne grupin e pasqyrave financiare, ndryshe quhet edhe pasqyra e Fitimit-Humbjes. Kjo pasqyre tregon rezultatin financiar te nje firme per nje periudhe kohore (mujore, tremujore apo vjetore). Ajo permbledh te ardhurta e krijuara dhe kosotot (shpenzimet) e bëra per krijimin e ketyre të ardhurave. Diferenca ne mes te ardhures se krijuar dhe kostos paraqet pjesen e tretë, pra të ardhuren neto apo fitimin neto. Gjithashtu ne pasqyre te te ardhurave hyne edhe fitimi per aksionper nje periudhe kontabel. Lidhur ngushte me pasqyren e te ardhurave eshte edhe pasqyra e fitimit te pashperndare.
E ardhura-paraqet shumen e aseteve te krijuara përmes operacioneve të biznesit • Shpenzimet- paraqesin shumën e aseteve te konsumuara gjatë operacionit te biznesit, perkatsisht rrjedhjet dhe obligimet e arritura nga prodhimi i mallrave dhe sherbimeve. • Shpenzimet ndahen ne dy grupe: • Kostoja e mallit te shitur (KMSH)eshte vlera blerese e atij malli (vlera se sa ka kushtuar blerja e atij malli) • Shpenzimet operative
Kur nga të ardhurat nga shitja ezbresimKMSH, e fitojmë bruto fitimin, ndërsa kur nga bruto fitimi i zbresimshpenzimet operative atëher fitojme të ardhurat operative ose të ardhurat para taksave, dhe ne fund fitimi netofitohetkur nga të ardhurat para tatim e zbresimtatimin ne fitim.
E ardhura neto Raporti i te ardhurave te ndermarrjes “x” te dates 31.12.2009
KMSH në vete përmban: Stoqet fillestare + te gjitha blerjet - gjendja e mallit në fund të periudhës B) shpenzimet operative- jane shpenzimet te përgjithshme që krijon çdo biznes por që nuk janë të lidhura me prodhimin e produkteve (KMSH).
Kostoja e mallrave, produkteve apo shërbimeve të shitura Kostua e mallrave, produkteve dhe shërbimeve të shitura, është një nga treguesit kryesorë për përcaktimin e të ardhurës bruto dhe neto nga aktiviteti i shitjes të njësisë ekonomike. Në këtë kuptim, llogaritja e saktë e kësaj kostoje është me shumë rëndësi. Kostoja e mallrave të shitura (KMSH) llogaritet si shumë algjebrike e kostos së mallrave, prodhimeve, shërbimeve, gjendje në fillim të periudhës (T1) + blerjetneto gjatë periudhës (Bn) - gjendjen në fundtëperiudhës (T2).
KMSH = T1 + Bn – T2 Pra e paraqesim formulën si më poshtë: Elementët e formulës llogariten si më poshtë: • Gjendja (teprica) në fillim të periudhës. Dihet që në kontabilitet si gjendje e mallrave, produketeve apo shërbimeve në fillim të periudhës shërben gjendja e tyre në fund të periudhës paraardhëse. 2) Gjendja (teprica) në fund të periudhës, përcaktohet duke u nisur nga sasia e mallrave, materialeve, produketeve, shërbimeve në fund të periudhës sipas invetarizimit fizik të tyre. Për vlerësimin e kësaj sasie në kontabilitet përdoren metoda të ndryshme. Sipas metodës së inventarit të vazhdueshëm sasia e mallrave fizikisht gjendje në fund të periudhës vlerësohet me koston për njësi. Kjo sepse evidenca e mallrave, materialeve, produkteve, etj. mbahet e veçantë përçdo lloj të tyre(kartelë për çdo artikull). Kurse sipas metodës së inventarit periodik sasia e mallrave, materialeve, produkteve etj., gjendje fizike në fund të periudhës vlerësohet me një nga metodat e njohura të vlerësimit (kostoja mesatare, çmimi mesatar, Lifo, Fifo). 3) Kostoja e blerjeve neto të mallrave, lëndëve të para, produkteve, etj. Kjo kosto përcaktohet nga tepricat e llogarive “Blerje mallrash”, “Kthime dhe ulje të blerjeve”, “Zbritje të blerjeve”, “Shpenzime transporti” dhe kur është rasti “Shpenzime dogane”.
Këto llogaritje të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve paraqiten: Kostoja e mallrave, lëndëve të para, produkte, etj. të shitura 1 Gjendje më 1 janar 2009 60.000 euro 2 + Blerjet gjithsej gjatë vitit 240.500 euro Plus: shpenzime transporti 2.500 euro 243.000 euro Minus: a) Kthime dhe zbritje të blerjeve (2.700 euro) b) Zbritje të blerjeve (2.200 euro) (4.900 euro) = Kostoja e Blerjeve neto 238.100 euro 3 Kostoja e mallrave të vlefshme për shitje (1+2) 298.100 euro 4 Zbritet: Gjendja më 31 dhjetor 2009 (32.500 euro) = Kostoja e mallrave, materjaleve etj. (KMSH)265.600 euro Kostoja e blerjeve neto = Blerjet + trasport 243.000 – Kthime të blerjeve -2.700 – Zbritje të blerjeve -2.200 238.100
Kostoja e mallrave të vlefshme për shitje = Gjendjen në fillim të mallrave + 60.000 + Koston e blerjeve neto 235.600 + Shpenzimet e transportit 2.500 298.100 Kostoja e mallrave të shitura = Koston e mallrave të vlefshme për shitje 298.100 - Gjendjen e mallrave në 31 dhjetor ( - 32.500) 265.600 Siç është theksuar edhe më parë, kostoja e shitjes është një tregues shumë i rëndësishëm për llogaritjen e rezultatit të njësisë ekonomike. Ajo paraqet elementin kryesor të shpenzimeve që bënë njësia ekonomike në aktivitetin e saj. Për këtë arsye është e rëndësishme organizimi i saktë i evidencës kontabël dhe llogaritja e drejtë e tyre gjatë një periudhe kontabël.
Pasqyra e fitimeve te mbajtuar • Kjo pasqyrë identifikon ndryshimet në fitimet e majtuar nga nje periudhe në tjetrën. • Pasqyra e fitimeve të mbajtura-tregon balancen fillestare te fitimeve te mabjtura, të ardhurave neto të periudhes, zbritrjen per cdo dividend te paguar dhe ne fund bilancin perfundimtar te fitimeve te majtuar. • E ardhura neto- rezulton në rritjen e aseteve dhe ajo rrite fitimet e mbajtura, të cilat rrisin ekuitetin e pronarëve. • Dividenta-zvoglon asetet dhe në menyre të njëjte edhe fitimet e mabjtura, të cilat zvogëlojne ekuitetet e pronarëve.
Nje forme e pasqyres se fitimeve të mbajtura duket kështu: • Pasqyra e fitimeve të mbajtura te kompanisë “Y” me 31.12.209 Fitimet e mbajtura me 12.01.2009 • Plus: e ardhura neto 3785 • Minus: dividentat (600) • Fitimet e mbajtura me 12.31.2009 3185
Pasqyra mbi ndryshimet e ekuiteteve • Tregon rrugen ne te cilen e ardhura neto dhe shperndarja e dividentave efekton në gjendjen financiare të kompanisë gjatë periudhes se caktuar kohore. • Pasqyra mbi ndryshimet e ekuiteteve të ndërrmarrjes “X” me date 31.12.2009 • Kapitali i kombinuar në fillim (2009) 5000 • + kapitali i investuar gjatë (2009) 25.000 • = kapitali i kombinuar në fund (2009) 30.000 • Fitimi i mbajtur në fillim 2009 60000 • + neto fitimi 77000 • - shpërndarjet e dividentave (16000) • = fitimi i mbajtur ne fund te vitit 2009 153000 • Totali i kapitalit 183000
Shembull: • Me te dhenat vijuse te kompanise “X” gjeni totalin e kapitalit; kapitali i kombinuar ne fillim ishte 15.000€; fitimi i mbajtur ne fillim te vitit ishte 30.000€; neto fitimi ishte 35000€; ne fund te vitit ju eshte shperndare dividente pronareve te kompanise ne vlere prej 10.000€. • Zgjidhje:
Shembull: Ngatedhenat e meposhtmetekompanise X” perpilonipasqyrat e teardhuravedhepasqyren e fitimevetembajtura: Shpenzimet e reklames 2760 KMSH 37820 Shpenzimet e qirase 1500 Shpenzimet e pagave 10150 Dividendat 15540 Fitimet e mbajtuara 21180 Teardhuratngakonsultimet 115100 Shpenzimet administrative 7250
Perllogaritja e KMSH • Te ndermarrja prodhuese • KMSH eshte kostoja prodhuese (perfshine punen dhe shpenzimet tjera prodhues) • Te ndermarrja tregtare: • Stoqet ne fillim • + blerjet • - stoqet ne fund • = KMSH
Shembull • “Era” fillon biznesin e shitjes se cantave shkollore. Gjate periudhes ajo beri keto transakcione: • 1) blen 1.000 çanta nga 3.00€ per secilen • 2) shiti 200 çanat nga 5.00€ • Zgjidhja: • Fitimi llogaritet per cantat e shitura dhe ate per 200 çanta • Shitjet 200 X 5.00€ = 1.000€ • - KMSH 200 X 3.00€ = (600)€ • Fitimi bruto 200 X 3.00 = 400€
KMSH • E llogaritur sipas metodes indirekte Stoqet ne fillim 0 • + blerjet gjate periudhes 1000X3=3.000€ • - stoqet ne fund 800X3= 2.400€ • KMSH 200X3 = 600 €
Detyrë • Llogaritni fitimin per vitin ne vijim nese “Era” gjate kesaj periudhe: • 1) blene 100 çana nga 3.00€ • 2) shiti 500 çana nga 5.50€ • LLogaritni KMSH sipas metodes Indirekte • Llogaritja e KMSH-se • Stoqet ne fillim 800X3=2400 • + blerjet 100X3=300 • Stoqet ne fund 400X3=1200 • KMSH 500X3= 1500 • Llogaritja e fitimit • Shitjet 500x 5.5 =2750 • KMSH 500X3=1500 • Fitimi bruto 1250€
Detyre -ushtrime Nr. 1 Përpiloni pasqyren e të ardhurave nese i keni keto te dhena: • Te hyrat nga shitja 37.436€ • KMSH 26.980€ • Shpenzimte administratve 3.624€ • Shpenzimet e interneteti 450€ • Shp. e hulumt.dhe zhvillimit 1.982€ • Tatimi ne fitim 10%
Nr. 1 Perpiloni pasqyren e te ardhurave nese keni keto te dhena: • Te ardhurat nga shitja 60.000€ • KMSH 35.000€ • Shpenzimet e marketingut 7.000€ • Shpenzimet e pagave 9.000€ • Shpenzimet e qirase 600€ • Tatimi ne fitim 10%
Nr. 2 • Ne ndermarrjen “Z” te hyrat nga shitja jane 402.000€, kthimi nga shitja 2.000€, gjendja e mallit ne fillim 30.000€, blerjet e mallit 270.000€, gjendja ne fund te periudhes 67.000€. • Te gjendet KMSH dhe Bruto Fitimi ??