270 likes | 570 Views
Studimi i politikave (Hyrje). Analizë Politike + Vlerësim programesh. Analiza e politikës është nocion shkencor, sipas të cilit përcaktohet cila prej strategjive të ndryshme alternative është
E N D
Studimi i politikave (Hyrje) Analizë Politike + Vlerësim programesh
Analiza e politikës është nocion shkencor, sipas të cilit përcaktohet cila prej strategjive të ndryshme alternative është • më optimale për të arritur një qëllim, duke pasur gjithnjë në konsideratë marrëdhënien midis politikës dhe objektivave të • saj. Megjithatë, analiza politike mund të ndahet në dy fusha të mëdha. • Analiza e politikës është analitike dhe përshkruese: -dmth, bëhen përpjekje për të shpjeguar politikat dhe • zhvillimin e tyre. • Analiza e politikës është parashikuese: ajo përfshin jo vetëm formulimin e politikave por edhe propozime • konkrete për realizimin e tyre.
Fusha e interesit dhe qëllimet e analizës përcaktojnë edhe llojin e analizës së kryer. Një kombinim i analizës së politikës, së bashku me vlerësimin e programit do të përkufizohet si studim i politikës. • Analiza politike aplikohet shpesh në cështjet e sektorit publik, por gjithashtu edhe në fusha të tjera dhe forma organizimi. • Analiza e politikës i ka rrënjët e saj në analizën e sistemeve të krijuar nga Shtetet e Bashkuara RobertMcNamara Sekretari i Mbrojtjes gjatë Luftës së Vietnamit. Megjithë kompleksitetin e tematikave rreth analizës politikejanë pranuar tre forma të analizës: parashtrimi, procesi politik dhe meta politika.
Parashtrimi ka të bëjë me problemet individuale dhe zgjidhjet e tyre. Në parashtrimin e kësaj forme të • analizës vend të rëndësishëm zënë niveli mikro, pra detajet teknike me qëllim për të identifikuar zgjidhje më • efektive dhe më efikase në aspektin teknik dhe ekonomik (p.sh. shpërndarja më efikase të burimeve).
Procesi politik bazohet në proceset politike dhe aktorëve të përfshirë në to. Paraqitja e problematikes eshte • ne nivelin e mesem dhe ne interpretimin e saj problemi është zakonisht i një natyre politike. Ky proces synon • të përcaktojë cfarë veprimesh duhet të ndërmerren dhe cfarë mjetesh duhet të përdoren për të bërë të mundur • sqarimin e rolit dhe ndikimit të grupeve të ndryshme të interesit në procesin e vendimmarrjes politike. Ai synon • përcaktimin se çfarë procese dhe mjetet janë përdorur dhe përpiqet të shpjegojë rolin dhe ndikimin e palëve të • interesuara në procesin e politikave. Duke ndryshuar fuqinë relative dhe ndikimin e grupeve të caktuara (p.sh, • rritjen e pjesëmarrjes publike dhe konsultime), zgjidhjet e problemeve mund të identifikohen.
Meta-politika është niveli më i lartë i analizës. Ajo ka të bëjë me strukturën politike, analizën strukturore dhe • faktorët politikë dhe ekonomikë që bashkëveprojnë me të. Synimi është që përmes kësaj analize të gjenden • pikat dhe problemet strukturore të cilat duhet të ndryshohen në mënyrë që problemi I ngritur të marrë rrugën e • zgjidhjes.
Metodologjia e analizës politike • Analiza e politikave realizohet përmes metodologjive të ndryshme duke përdorur njëkohësisht të dy metodat: • cilësoredhe metoda sasiore, si dhe raste studimore, analiza statistikore sondazhieetj. Një • metodologji e zakonshmeështë përcaktimi i problemit dhe kriteret e vlerësimit, identifikimitë gjitha alternativat, vlerësimiityredhe të rekomandojë një axhendë më të favorshme politike. • Modele të analizës politike • Ekzistojnë shumë modele për të analizuar krijimin dhe zbatimin e politikave publike. Analistë përdorin këto modele për • të identifikuar aspekte të rëndësishme të politikës, si dhe të shpjegojnë dhe të parashikojnë politikën dhe pasojat e saj.
Disa modele janë: • Modeli analizocentrik (që vë në qendër të vëmëndjës analizën si proces): përqëndrohet në probleme të vecanta dhe në zgjidhjet e tyre. Qëllimi i metodës përmblidhet në një shkallë të vogël dhe interpretimi që i bën problemit është zakonisht teknik. Qëllimi bazë është identifikimi i zgjidhjes më efikase në këndvështrimin teknik dhe ekonomik.
Modeli institucional: Politika publike është e përcaktuar nga institucionet politike, që i japin legjitimitetin e • politikave. Qeveria përgjithësisht aplikon politika që vlejnë për të gjithë qytetarët dhe shoqërisë; njëherësh ajo ka • monopolin e përdorimit të pushtetit për zbatimin e këtyre politikave. Pushtetet kushtetuese si legjislativi, ekzekutiv, • dhe gjyqësor, janë shembuj të institucioneve që i japin legjitimitet politikave. •
Modeli i Procesit: Krijimi i politikave është një proces kompleks që realizohet përmes këtyre hapave: • Identifikimi i problemit dhe kërkesa e qeverisë për veprim • Formulimi i propozimeve të ndryshme nga partitë politike e grupe interesi • Përzgjedhja dhe vendimmarrja politike, proces që i jep legjitimitet politikës • Zbatimi i politikës dhe vendimmarrjes së zgjedhur • Ky model ka ndeshur në kritika të shumta për arsyen se konsiderohet si model linear dhe shumë i thjeshtë. Në praktikë rrallë ndodh që fazat e modelit të jenë kaq lineare, zakonisht problemet që kërkojnë zgjidhje janë komplekse dhe përpasojë, mund të ndodhë që procesi zgjidhës i tyre të mos respektojë këto faza shkencore
Modeli racional: Modeli racional i vendimmarrjes ka të bëjë me marrjen e vendimeve logjike në aplikimin e • politikave publike. Ai zbatohet njëherësh edhe në sferën private për shkak të funksionit dhe rezultateve të tij • positive. Herbert Simon, babai i modeleve racionale, e përshkruan racionalitetin si "një stil të sjelljes që është e • përshtatshme për arritjen e qëllimeve të caktuar, brenda kufijve të imponuar nga kushtet e dhëna dhe kufizimet".
Është e rëndësishme të theksohet modeli realizohet në disa parakushte që e bëjnë atë efektiv e të realizueshëm. • Të tilla janë, psh, • o Modeli duhet të zbatohen në një sistem të qëndrueshëm • o Qeveria është një aktor racional dhe unitar dhe se vendimet e saj lexohen si zgjedhje racionale • Problemi politik është shumë i qartë • o Nuk ka kufizime në afate kohore dhe në kosto • Modelet racionale synojnë që në kontekstin politik të arrijnë qëllime maksimale sociale. Bazuar në këtë qëllim madhor • Simon ka identifikuar hap pas hapi të gjitha analizat e nevojshmë për vendimet racionale që priten të merren.
Mbledhje dhe analizë për infomacionet inteligjente mbi të dhënat, identifikimin e problemeve dhe shanseve të • mundshme • Hetimi dhe analiza e detajuar i problemeve • Vlerësimi i pasojave të të gjitha opsioneve • Pasojat që kanë të bëjnë me vlerën e të gjitha vendimeve të mundshme, duke pasur parasysh se cila vlerëështë më prioritare për analizën politike (psh, realizueshmëria ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit), të cilat mëpas ballafaqohen dhe gjykohen me pasojat e mundshme të të gjitha opsioneve vendimmarrëse • Zgjedhja e opsioneve të preferuara, kuptimin si duhet të të gjitha problemeve , mundësive e pasojave, si dhegjykimi më pas i tyre në raport me synimin kryesor
Autorë të tjerë, si studiuesët, Wiktorowicz dhe Deber, përshkruajnë në studimin e tyre "Rregullimi i bioteknologjisë: një • politikë racionale në politikat e zhvillimit" një këndvështrim tjetër racional mbi zhvillimin e politikave. Sipas këtyre • autorëve, hapat kryesorë të përfshirë në marrjen e një vendimi të arsyeshëm janë: • 1. Organizim i kuptueshëm dhe analizim i informacionit • 2. Pasojat e mundshme të secilit opsion në diskutim • 3. Probabiliteti që çdo rezultati i mundshëm do të materializohet • 4. Vlera (dobia) e përllogaritur në rast të cdo rezultati të mundshëm
Renditja e fazave të vendimmarrjes për një analizë politike racionale kanë qënë objekt diskutimi dhe debati edhe nga • autorë të tjerë të politologjisë. Psh, dy studiues të tjerë, Patton dhe Saëicki bëjnë një renditje tjetër të fazave drejt njëanalize politike racionale. Sipas tyre këto faza janë: • Përcaktimi i problemit duke analizuar të dhënat dhe informacionin e mbledhur. • Identifikimi i kritereve për vendimmarrje, të cilat kanë rol specifik në zgjidhjen e problemit.
Vendimmarrësi duhet të marrë parasysh cilët janë faktorët më relevantë për një vendim të arsyeshëm dhe • efektiv. • Hartimi i një liste të shkurtër të alternativave të mundshme, të cilat mund të kenë sukses në zgjidhjen e • problemit • Nevoja për një analizë kritike dhe vlerësimi për të gjitha kriteret e aplikuara. Psh, anët e forta dhe të dobta të • cdo alternative të përdorur • Vendimmarrësi vlerëson çdo alternative kundrejt kritereve, dhe zgjedh alternativën e preferuar. • Mbi zgjedhjen e berë krijohet dhe realizohet politika
Modeli i vendimmarrjes racionale mund të jetë i aplikueshëm me sukses në aktivitete private jashtë sferës publike. • Problemi qëndron se vendimmarrja në këtë rast lidhet me tregues dhe synime të tjera nga vendimmarrja politike në • parlamenti apo në qeveri. Në jetën e përditshme ka problematika komplekse sociale, që kërkojnë bashkëveprim për • zgjidhje me një sërë faktorësh të tjerë socialë, politikë, ligjorë etj, gjë që rrallë ndodh të jenë të realizueshme vetëm • përmes interesit privat. Në institucionet politike rreziqet janë më të mëdha, por një pjesë e tyre janë të padukshme dhe • mund të mos kenë menjëherë impakt negativ, ndaj edhe kjo metodë analize është më frutdhënëse
Analizat politike racionale mund të ndahet në gjashtë nivele të ndryshme të analizës. Në këtë pjesë të analizës, janë të • rëndësishme dhe me ndikim direkt të gjithë faktorët politikë, socialë, ekonomikë, etj. Pjesë e analizës është identifikimi I • këtyre faktorëve dhe përqasja e tyre me krirete e vendimmarrjes politike. Për shembull, kriteret e vendimmarrjes të • përdorura në analizat e politikave mjedisore shpesh janë përzierje e një sërë faktorësh specifikë, si: • Ndikimet ekologjike - të tilla si biodiversiteti, cilësia e ujit, cilësia e ajrit, cilësia e banimit, cilësia e jetës, etj. • Efikasiteti ekonomik: - i shprehur me analizën e përfitimeve dhe të kostove •
Drejtësia e shpërndarjes së kapitalit: - ndikimet e politikës në shpërndarjen e të ardhurave, gjendja epopullsisë, investimet në kërkesat e tyre kryesore, të ardhurat, profesioni, etj. • Niveli i pranueshmërisë sociale / kulturore: - përmasat e pranimit ose refuzimit të vendimeve politike për shkak • të tipareve kulturore • Prakticiteti operacional: - kapacitetet e kërkuara për të vënë në jetë politikën • Ligjshmëria: - potenciali që politika të realizohet dhe mbështetet në legjislacion • Pasiguria: - Problemet që mund të krijohen në aplikimin e politikës, rreziqet eventuale.
Disa prej kritereve të mësipërme psh, përfitimi ekonomik, - janë lehtësisht të dallueshme dhe të matshme, por ndërkohë • ka kritere të tjera, psh cilësia e mjedisit, për të cilat është e vështirë të bëhen kalkulime të sakta. Suksesi i politikës • është ndërveprimi i të gjithë faktorëve, duke i dhënë rëndësi atyre që janë më prioritarë, në mënyrë që politika të jetë • efektive dhe analiza e mjedisit politik të jetë sa më e saktë. • Procesi i identifikimit të kritereve prioritare mund të ndikohet edhe nga presionet e jashtme që vijnë nga politika në • nivele të larta. Psh, vendimmarrësit mund të priren ti japin më shumë prioritet cështjeve që kanë efekt të menjëhershëm • social dhe impakt publik.
Metodat e Vendimmarrjes për Analiza Politika • Pasi është bërë evidentimi dhe vlerësimi i alternativave politike, hapi tjetër është vendimi se cilat politika alternative • duhet të zbatohen. Krahasimi i alternativave politike mund të jetë një proces relativisht i thjeshtë nëse ndodh që • qëllimet dhe pritjet politike të analizës janë të dukshme dhe të matshme me të njëjtin kriter klasifikimi. Në këtë rast • vemendja kryesore e analistit politik mbetet vetëm përllogaritja e kostove financiare të procesit. Në anën tjetër kur • mjetet matëse mund të jenë të ndryshme atëherë krahasimi i alternativave politike mund të jetë një proces i komplikuar. • Në këtë rast analisti politik do të duhet të gërshetojë konceptet e shërbimeve të përgjithshme me qëllime të ndryshme • në një rezultat të vetëm, dhe ky është një proces shumë i vështirë.
Studiuesit Weimer dhe Vining sugjerojnë rregullin "të shkojnë, të mos shkojmë", rregull i cili mund të jetë efektiv në • përdorimin e metodave midis shumë alternative politike. Në rastin e kësaj vendimmarrjeje për disa ose të gjitha • ndikimet politike mund të caktohet pragje të cilat shërbejnë për të eliminuar të paktën disa nga alternativat politike. Si e • tillë, çdo alternative politike që nuk e plotëson këtë prag mund të hiqet nga shqyrtimi. Nëse vetëm një alternativë të • vetme politike përmbush të gjitha kufijtë e ndikimit atëherë ajo duhet konsideruar si një "bazë analize" për çdo ndikim • politik. Përndryshe, nëse midis shumë alternativave eleminohen vetëm disa, ato që mbeten duhet të analizohen më • hollësisht në lidhje me vlerën e tyre në publik / treg në mënyrë që një vendim mund të bëhet.
Modeli i grupit • Roli i sistemit politik është të krijojë frymë co-oekzistente dhe zbatimi përmes interesave të ndryshme • konfliktuale në shoqëri. • Modeli Elitë • Politika është pasqyruese e interesave të atyre individëve, të cilët kanë më shumë pushtet në shoqëri, shumë • më tepër sesa masa e madhe e njerëzve.