140 likes | 419 Views
Ne përgjithësi per Ndërmarrjet (Organizatat ose Formacionet Biznesore). E drejta Biznesore. www.Ligjerata.info.
E N D
Ne përgjithësi per Ndërmarrjet(Organizatat ose Formacionet Biznesore) E drejtaBiznesore www.Ligjerata.info
Çdo ndërmarrje e regjistruar më ligj është organizatë e pavarur dhe i ka organet e veta dhe pasurinë e që vet harton politikën dhe strategjinë e zhvillimit, me emrin e vet merr pjesë në qarkullimin afarist dhe vet vendos rreth ndryshimeve eventuale rreth pozitës së vet. • Sipas formave të pronësisë, ndërmarrjet mund të jetë: • Publike • shoqërore, • të përziera dhe • private
KUPTIMI I NDËRMARRJES • Të gjitha vendet duke iu përshtatur standardeve dhe kushteve të ekonomisë së tregut synojnë, që përmes ligjeve të vet, sa më saktë dhe drejtë, të definojnë ndërmarrjen si subjekt juridik e cila ka për qëllim zhvillimin e veprimtarisë së caktuar dhe arritjen e profitit. • Me veprimtarinë të cilën e zhvillon një ndërmarrje nënkuptojmë qëllimin rreth prodhimit, afarizmit dhe ofrimit të shërbimeve në treg. • Të gjitha vendet duke iu përshtatur standardeve dhe kushteve të ekonomisë së tregut synojnë, që përmes ligjeve të vet, sa më saktë dhe drejtë, të definojnë ndërmarrjen si subjekt juridik e cila ka për qëllim zhvillimin e veprimtarisë së caktuar dhe arritjen e profitit. • Me veprimtarinë të cilën e zhvillon një ndërmarrje nënkuptojmë qëllimin rreth prodhimit, afarizmit dhe ofrimit të shërbimeve në treg.
Me ndërmarrja kuptojmë një numër të caktuar të njerëzve (pronarëve dhe punëtorëve) të cilët e mundtekanë cilësinë e personit juridik. • Ndërmarrja ka statutin e subjektit të veçantë juridik, pozitë kjo pa të cilën nuk ka mundësi që të merr pjesë në marrëdhëniet juridiko-ekonomike në treg. • Ndërmarrjet, në përputhshmëri me dispozitat ligjore, kanë mundësi që të zhvillojnë një ose disa veprimtari. • Qëllimi themelor për të cilin vepron ndërmarrja është krijimi i profitit. • Ndërmarrjet të cilat nuk arrin që të funksionojnë dhe të sigurojnë profit rrezikojnë të likuidohen ose falimentohet tërësisht.
Shoqëritë ekonomike ose tregtare sipas themelimit ndahen në: • shoqëri me bashkim personal dhe • shoqëri me bashkimin e kapitalit. • Shoqëritë e bashkimit personal janë: shoqëritë komandite dhe shoqëritë ortakie. • Shoqëritë me bashkimin e kapitalit janë: shoqëritë aksionare dhe shoqëritë më përgjegjësi të kufizuar.
Ndërmarrjet sipas madhësisë varën nga numri i të punësuarve. Në bazë të këtij kriteri ndërmarrjet ndahen në: • ndërmarrje të vogla (deri në 50 punëtor), • ndërmarrje të mesme (nga 50 deri në 250 të punësuar) dhe • ndërmarrje të mëdha (mbi 250 punëtor).
Sipas shtetësisë së investitorëve të kapitalit ndërmarrja ndahet në: • vendore (me investimin e kapitalit nga personat fizikë dhe juridikë vendor), • ndërkombëtare (me investimin e kapitalit nga personat fizikë dhe juridikë nga vendet e jashtme) dhe • të përzier (me investimin e kapitalit nga personat fizikë dhe juridikë të vendit dhe atyre të jashtëm).
Sipas ligjit ndërmarrje mund të themelojnë personat fizikë dhe personat juridikë. Zakonisht personat fizikë mund të themelojnë: • shoqëri ortakrie, • shoqëri komandite, • shoqëri aksionare dhe • shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Personat juridikë mund të themelojnë; • shoqëri aksionare, • shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe • shoqëri komandite në pronësi të komanditorit. • Shteti mund të themelojë ndërmarrje publike. • Subjektet fizike dhe juridike ndërkombëtare mund të themelojnë; • ndërmarrje në territorin e vendit duke i respektuar dispozitat ligjore dhe rregulloret konkrete të cilat e rregullojnë këtë procedurë.
Sipas marrëveshjes për themelimin e ndërmarrjes ndërmarrjes i përcaktohen: • Themeluesit dhe nënshkrimi i tyre, formën e pronësisë, shumën e mjeteve financiare, udhëheqjen e ndërmarrjes, afarizmin lidhur me humbjen dhe fitimin, gjykatën kompetente për zgjidhjen e kontesteve eventuale etj. • Për ndryshim nga legjislacioni aktual, sipas disa ligjeve të vendeve të ndryshme për themelimin e ndërmarrjeve, mund të vërehen ndryshime të vogla lidhur me përmbajtjen elementeve esenciale të aktit të themelimit. • Akti i themelimit ose kontrata për themelimin e ndërmarrjes duhet të jetë në formë të shkruar.
Investimet e themeluesve në ndërmarrje mund të jenë në formë të • parave, • sendeve dhe • të drejtave, ndërsa të shoqëritë individuale puna ose shërbimet e ofruara. • Investimet që nuk janë para të cilat investohen në ndërmarrje, vlerësohen sipas personit që ka detyrime zyrtare me qëllim të vlerësimit, sigurimit dhe mbrojtjes së tyre.
INDIVIDUALITETI I NDËRMARRJES • Ndërmarrjetoseshoqeria duhet që të dallohen nga njëra tjetra dhe të kenë karakteristikat e caktuara individuale. • Sipas rregullores së Ligjit mbi shoqëritë tregtare për bizniset në Kosovë, karakteristikat e ndërmarrjeve duhet të jenë: • firma, • selia dhe • veprimtaria.
KUSHTET PËR NDËRPRERJEN VEPRIMTARISË SË NDËRMARRJES • Ndërmarrja veprimtarinë e vet e ndërprenë; • nëse i është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë; • nëse ndërpriten kushtet dhe shkaqet e që e arsyetojnë ekzistimin e ndërmarrjes; • me kalimin e kohës së kontraktuar për zhvillimin e veprimtarisë; • me vendimin e kuvendit ose të anëtarëve themelues; • nëse numri i anëtrarëve vjen deri në një; • nëse me vendim të gjykatës kompetente vërtetohet inekzistenca e saj në regjistr; • nëse nuk zhvillon veprimtari me gjatë se afati që është përcaktuar sipas ligjit; • falimentim; • nëse kapitlai fillestar zvogëlohet më shumë se minimumi i duhur; • me lidhjen me ndërmarrje tjera ose me ndarje; • dhe në raste tjera të cilat i parashikon ligji.
Ndërmarrja e humbë cilësinë e personit juridik me rastin e shlyerjes nga regjistri. • Ndërmarrësi mund të ndërpresë zhvillimin e veprimtarisë: • lajmërimin e shkruar; • nëse ndërpriten kushtet dhe shkaqet e që e arsyetojnë ndërprerjen e veprimtarisë së ndërmarrjes; • me kalimin e kohës që është kontraktuar dhe përcaktuar në regjistër; • me humbjen e aftësisë për të vepruar; • me vdekje; • nëse nuk e zhvillon veprimtarinë më gjatë se afati i përcaktuar ligjor; • me ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë; • anulimin e vendimit dhe regjistrimin në regjistër; • dhe raste të tjera të cilat i parasheh ligji.