230 likes | 709 Views
E DREJTA BIZNESORE. LIGJERATA: KONTRATAT NË EKONOMI Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5. Kontratat kryesore në lëmin e ekonomisë. Kontrat e lëmis së ekonomisë ndryshe quhen
E N D
E DREJTA BIZNESORE LIGJERATA: KONTRATAT NË EKONOMI Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5
Kontratatkryesorenëlëmin e ekonomisë • Kontrat e lëmissëekonomisëndryshequhen Kontratatmbiqarkullimin e mallrave,nëkuadërtëekonomisënacionaledhendërkombëtare. • Disangakarakteristikat e kontratavekryesoretëekonomisë: • Lidhenngasubjektet ekonomike/bisnesore • Kryhetqarkullimiimallravedheshërbimeve • Kryesishtjanë “kontratafomulare”, sepseqëmëparëcekentëgjithaelementet e rëndësishmepërlidhjen e tyre • Përgjegjësia e palëveështëmë e madhe, dheeksistojnëdispozitat e veçanta “lexspecialisderogatlexgeneralis”.
Kontrata për shitblerje • Kontrata për shitblerje- është punë juridike, nga e cila për njërën palë kontraktuese shitësin krijohet detyrimi që, palës tjetër kontraktuese, blerësit t’ia dorëzojë një gjësend të caktuar, në mënyrë që blerësi, ta fitojë të drejtën e disponimit, përkatësisht të pronësisë në atë gjësend, për të cilin detyrohet që shitësit t’ia paguaj kundër-vlerën (çmimin) e caktuar. • Elemtet themelore – SENDI dhe CMIMI • Subjetet – SHITËSI DHE BLERËSI -
Kontrata komisionare • Kontrata komisionare - është punë juridike në ekonomi e cila i krijon detyrim njërës palë kontraktuese, që në emër të vet e sipas urdhrit dhe llogarisë së palës tjetër kontraktuese, lidhë punën e caktuar të së drejtës biznesore krahas shpërblimit që merr. • Personi (pala kontraktuese) që e kryen këtë punë si profesion, në emër të tij e sipas urdhrit dhe llogarisë e palës tjetër, quhet komisionar, ndërsa pala tjetër quhet Komitent.
Kontrata për shpedicionin • Kontrata për shpedicionin-e detyron njërën palë që të organizojë transportimin e gjësendeve, në emër të vetë e sipas urdhrit dhe për llogari të palës tjetër kontraktuese, me shpërblim. Kjo palë quhet shpeditor ose organizator i transportimit të mallrave, ndërsa pala tjetër komitent ose urdhërdhënës ose edhe klient.
Kontrata për lizingun(leasing) • Kontrata për lizingun (leasing) -me këtë kontratë dhënësi i lizingut si palë kontraktuese, detyrohet që, palës tjetër t'ia jap në shfrytëzim gjësendin e kontraktuar dhe ti kryej veprimet e kontraktuara, që kanë të bëjnë me shfrytëzimin adekuat ekonomik të atij gjësendi - palës tjetër kontraktuese - marrësit të lizingut i cili detyrohet që për shërbimin e bërë ndaj tij, të paguaj shpërblimin kontraktues (qiranë).
Kontrata përsigurimin • Kontrata përsigurimin - është punë juridike me të cilën siguruesi detyrohet që të siguruarit ose ndonjë personi të tretë (shfrytëzuesit të sigurimit) t’ia paguaj kompensimin, përkatësisht shumën e kontraktuar ose të bëj diçka tjetër, në rast të ndodhjes së rastit të paraparë me kontratë (rasti i sigurimit), për çka kontraktuesi i sigurimit, detyrohet që të paguaj shumën e caktuar nëpara ( preminë e sigurimit).
Kontratapërndërtim • Kontrata për ndërtim- është punë juridikebiznesore, nga e cila për njërën palë kontraktuese investitorin, rezulton detyrimi, që sipas projektit të caktuar të ndërtohet në afatin e kontraktuar një objekt i caktuar ndërtimor, në truall të caktuar ose që në atë truall përkatësisht në objektin ekzistues të kryhen punë tjera ndërtimore për palën tjetër kontraktuese - porositësin, për ç’gjë kjo palë detyrohet, që për këtë t’ia paguaj çmimin e caktuar
Kontratapërfaktoring • Kontrata për faktoring -Është punë specifike bankiere, që ka të bëj me realizimin e kërkesave kontabilore të subjekteve të interesuara nga ana e bankës përkatëse ose të ndonjë institucioni tjetër financiar të specializuar për punë të faktoringut.
Kontrata për llogarinë rrjedhëse bankare • Kontrata për llogarinë rrjedhëse bankare-me këtë kontratë banka e caktuar detyrohet që, një personi - deponuesit i cili ka cilësinë e palës tjetër kontraktuese, t’ia hapë një llogari të veçantë, përmes së cilës deponuesi i bën pagesat e tij për të tjerët dhe pranon pagesat e të tjerëve që i bëhen atij, në suazat e mjeteve që disponon apo të kredive të lejuara.
Kontrata për deponimin e Letrave me Vlerë • Kontrata për deponimin e letrave me vlerë - është punë bankiere, me të cilën banka si palë në cilësitë kontraktuese, detyrohet që, nga pala tjetër e kontratës - deponenti, ti pranojë për ti ruajtur LV dhe për ti ushtruar të drejtat dhe detyrimet, që kanë të bëjnë me to, pra me letrat me vlerë. Deponenti nga ana tjetër detyrohet që bankës për këtë t'ia paguaj kompensimin, si dhe shpenzimet e veçanta që janë bërë gjatë kryerjes së atyre veprimeve.
Kontrata për sefin • Kontrata për sefin - lidhet në mes të bankës dhe shfrytëzuesit të sefit me qëllim të ruajtjes dhe kujdesit të gjërave me vlerë të veçanta (LV, gjësendet e çmuara, objektet artistike etj.) • Me këtë kontratë banka detyrohet që shfrytëzuesit të sefit, t’ia jap në përdorim - dispozicion sefin, për vuajtjen e gjësendeve të caktuara, për një periudhë të caktuar, ndërsa shfrytëzuesi, detyrohet që për këtë bankës t’ia paguaj kompensimin e caktuar.
Kontrata për themelimin e marrëdhënies së punës • Kontrata për themelimin e marrëdhënies së punës - me këtë kontratë punëdhënësi dhe punëtori i rregullojnë marrëdhëniet e tyre, të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga puna e punëtorit të punëdhënësit. Marrëdhënia e punës themelohet me kontratën për themelimin e marrëdhënies së punës.Themelimi i marrëdhënies së punës është ndër aktet me të veçanta dhe të rëndësishme në jetën e individit. Kjo marrëdhënie krijohet në mes të punëtorit dhe punëdhënësit.
Kontrata për Know - How • Kontrata për know – how, përmban në vete detyrimin e një pale kontraktuese, që palës tjetër, t’ia bartë dituritë dhe përvojat e caktuara teknike-teknologjike, financiare, si dhe diturisë dhe përvojat biznesore. • Pala tjetër kontraktuese (pala e dytë, nga ana tjetër, detyrohet që për këtë, palës së parë, t'ia paguaj çmimin (shpërblimin) e caktuar.
Kontrata për franshizing • Kontrata për franshizing - Objekti i kësaj kontrate është bartja e të drejtave të shfrytëzimit të franshizës, në këmbim të një kompensimi të caktuar financiar të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Me këtë kontratë njëra palë kontaktuese - dhënësi i franshizës ia bartë palës tjetër kontraktuese -marrësit të franshizës të drejtën e shfrytëzimit të franshizës, me qëllim marketingu, shitje të llojeve të caktuara të mallrave dhe të shërbimeve.
Kontrata e Forfetingut • Kontrata e forfetingut- Kjo kontratë lidhet në mes palëve me qëllim të dhënies dhe marrjes përsipër të kërkesave (borxheve) afatgjata, të cilat skadojnë në një kohë të ardhshme e që kanë të bëjnë me porositë e mallrave dhe shërbimeve, kryesisht në eksport.
Kontrata për alotman • Kontrata për alotmanin - është kontratë për angazhimin e kapaciteteve hoteliere. • Kjo kontratë lidhet në mes të agjencionit përkatës turistik dhe hotelierit, respektivisht subjektit të caktuar biznesor, që merret me veprimtari hoteliere, si veprimtari ekonomike.
Kontrata për qiranë • Kontrata për qiranë - është kontratë joformale- ngase ligji, në parim nuk e cakton ndonjë formë të veçantë për lidhjen e saj. Me këtë kontratë detyrohet qiradhënësi që gjësendin e caktuar t’ia jap me qira -palës tjetër qiramarrësiti cili për këtë arsye, është i detyruar që qiradhënësit t’ia paguaj qiranë e caktuar. Përdorimi (shfrytëzimi) i objektit të dhënë me qira nënkupton edhe mbledhjen e fryteve, nëse ndryshe nuk është paraparë.
Kontrata për licencë • Kontrata për licencë - është kontratë barrësore, me të cilën dhënësi i licencës, detyrohet që fituesit të licencës t’ia bartë në tërësi të drejtën e shfrytëzimit ekonomik të patentit, shpikjes, diturisë teknike dhe përvojës, markës, mostrës ose modelit, shenjës së dallimit ose knoë-hoëit, ndërsa shfrytëzuesi i licencës, detyrohet që objektin e licencës ta shfrytëzoj në mënyrën e kontraktuar, si dhe dhënësit të licencës t'ia paguaj çmimin (kompensimin) e caktuar.
Kontrata për tajmsheringun • Me këtë kontratë njëra palë kontraktuese, dhënësi i tajmsheringut, detyrohet që palës tjetër kontraktuese - shfrytëzuesit që palës tjetër kontraktuese - shfrytëzuesit të tajmsheringut, t’ia jap në shfrytëzim të drejtën e shfrytëzuesit ekonomik të një objekti të caktuar ekonomik, në interval të caktuar kohor, ndërsa pala tjetër - shfrytëzuesi i tajmsheringut ka për detyrë që objektin përkatës ekonomik - të paraparë me kontratë, ta shfrytëzojë me vëmendje të lartë biznesore, në mirëbesim, në mënyrën dhe sipas kritereve që i përgjigjen destinimit të objektit gjegjës ekonomik, rregullave dhe parimeve të profesionit dhe nikoqirit të mirë, si dhe që dhënësit të tajmsheringut t’ia paguaj kompensimin e kontraktuar për objektin ekonomik që e shfrytëzon.