250 likes | 696 Views
E DREJTA BIZNESORE. LIGJERATA: LETRAT ME VLERË Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5. Shqyr t ime të përgjithshme.
E N D
E DREJTA BIZNESORE LIGJERATA: LETRAT ME VLERË Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5
Shqyrtime të përgjithshme • Nuk është e njohur saktësisht, se kur ka filluar zëvendësimi i parave të gatshme me letrat me vlerë, por rastet e para thuhet te jenë aplikuar që nga koha antike greke. • Fundi i shekullit XII, vë në pah këtëmetodë të kreditimit, e cila sidomos përdoret në mes tregtarëve në ltali. • Roli dhe rëndësia e letrave me vlerë dhe qarkullimit të tyre në biznes dhe në ekonomi të shteteve të ndryshme, është shtuar, derisa në qarkullimin bashkëkohor ekonomik- biznesor letrat me vlerë kanë siguruar masivitet dhe predominancë në aplikim. • Letrat me vlerë janë zhvilluar nga dokumente me shkrim, me të cilat dhënësi i atij dokumenti, ka premtuar, që poseduesit të dokumentit (letrës me vlerë) t’ia bëj ndonjë veprim, atë veprim (bërje) e cila është shënuar në atë letër.
Nocioni, emërtimi e përkufizimi • Letra me vlerë është dokument për një të drejtë civile pasurore e cila është ngushtë e lidhur, për atë letër (me vlerë) dhe shfrytëzimi i së cilës është i kushtëzuar me mbajtjen e atij dokumenti (letre me vlerë). • Letrat me vlerë janë dokumente të veçanta të shkruara, në të cilat është shenjëzuar (përmbajtur) një e drejtë e caktuar kreditore, ekzistimi i së cilës të drejtë, është në lidhje më të ngushtë, me ekzistimin e vetë dokumentit. Karakateristikat e përbashkëta të lëtrave me vlerë: • - jane dokumete me shkrim • - kane të bëjnë me ndonë të drejtë pasurore-juridike • - e drejta buron nga letra në vlreë dhe ësthë në lidhje të ngushtë me letrën.
Elementet themelore dhe veçoritë e letrave me vlerë Për tu trajtuar dhe pranuar në qarkullim si letër valide me vlerë, çdo letër duhet ti përmbajë këto elemente themelore : • Shenjen e llojit të letrës me vlerë; • Emëtimin/titullin dhe selinë; • Emrin dhe vendbanimin e emetuesit të letrës me vlerë; • Emërtimi/titullin ose emrin e personit, në emër të cilit është lëshuar urdhri për letrën me vlerë ose shenjën se letra është në emër të prurësit; • Detyrimin saktësisht të shënuar të emetuesit, që rezulton nga letra me vlerë; • Vendin dhe datën e emetimit të letrës me vlerë, kurse te ata që i emetojnë në seri edhe numrin e tyre serik; • Nënshkrimin e emetuesit të letrës me vlerë, përkatësisht faksimilin e emetuesit të letrave me vlerë, që emetohen në seri.
Elementet e negociabilitetit Për të qenë negociabilnjë instrumentduhet ti përmbushë disa kërkesa: • Të jetë me shkrim; • Të nënshkruhet nga dhënësi, të jetë premtim i pakushtëzuar ose urdhër për pagesë; • Të ketë të shënuar shumën e saktë të pagesës; • Të jetë i pagueshëm në kërkesë ose në kohën e caktuar dhe • Të jetë i pagueshëm për tu urdhëruar ose për tu bartur, përveç nëse është çek-u.
Ndarja e letrave me vlerËsipas përmbajtjes • Letrat korporative -përmbajnë të drejtën e pjesëmarrjes, anëtarësisë në ndonjë korporatë, që ka bazë pasurore- juridike, ndyshe quhetn fletë-aksione. Poseduesit e këtyre LV marrin pjesë në udhëheqjen e punëve të korporatës e cila i ka emërtuar LV. • Letratreale- juridike- përmbajnë të drejtën reale e cila mund të shfrytëzohet, vetëm në bazë të asaj LV. Ato janë: konosmani, fletëngarkesa, fletë-magazinimi etj. • Letrat obligacionale - përmbajtja e letrave obligacionalc është ndonjë kërkesë e cila më së shpeshti drejtohet në para ose veprim tjetër siç janë kambiali, çeku, fletë- obligacioni. • Letrat e lojrave te fatit
Ndarja e letrave me vlerËsipas bartësit të së drejtësnga letra përkatëse me vlerë • Gjykuar sipas mënyrës, se si në një letër me vlerë, është shenjëzuar i autorizuari- ndaj bartësit të të drejtave nga letra, dallohen LV: • -Në bartësin • -Në emër • -Sipas urdhrit.
Ndarja sipas skadencës-maturimit Sipas kohës brenda se cilës duhet të kryhen veprimet nga letrat përkatëse me vlerë,ato ndahen në: • Letrat e afatizuara, në letërshënohet afati në kuader të cilit duhet përmbushur veprimi, pra caktohet • Letrat në kërkesë të parë / në syzim - a vista, këto letra debitori është i obliguar për të vepruar, në qastin kur këtë e kërkon shfrytëzuesi i së drejtës - pra menjëherë. • Letrat me afat të pacaktuar, afati për përmbushjen e veprimit nga letra nuk caktohet. Poseduesi i letrës e realizon të drejtën e tij nga letra, në afatin e caktuar me kontratë ose me ndonjë akt tjetër.
Letrat me vlerë me të drejtë pasurore- ekonomike Në letrat me vlerëtë cilat përmbajnë ndonjë të drejtë pasurore- ekonomike, bëjnë pjesë: • Kambiali; • Çeku; • Fletëobligacioni/fletëakcioni; • Letrat kualifukuese legjitimuese
Kambiali • Kambiali është njëri nga llojet e letrave me vlere. • Funksioni dhe roli kryesor është që të shërbej si mjet parësor kreditues, poredhe si mjet pagese. • Kambiali përkufizohet si Leter me vlerë sipas urdhrit, me të cilën lëshuesi në qarkullim (dhënësi) i kambialit (trasanti) ia jep urdhrin e pakusht personit tjetër (trasatit), që shfrytëzuesit të dokumentit (dmth, kambialit), (remitentit), t’ia paguaj shumën e caktuar të parave ose vetëlIëshuesi (dhënësi) premton që ta kryej atë pagesë. • Kambiali duhet të përpilohet në formë të shkruar, ta përmbaj emrin (emërtimin kambial) dhe të gjitha elementet dhe veçoritë që i parasheh ligji gjegjës.
Llojet e kambialit • Kambialiblanko - nuk i përmban të gjitha elementet qenësore. • Kambialikreditor - shërben si mbulesë për kredi. • Kambialicirkulativ (qarkullues) – poseduesi i ri i kambialit mund ta lëshojë në qarkullim ose ta eskontojë të ndonjë bankë tjetër dhe në atë mënyrë të vij deri te mjetet monetare. • Kambiali i domiciluar - karakterizohet me atë që trasanti e ka caktuar që shuma kambialore. • Kambiali garantues - shpesh përdoret për hapjen e llogarive rrjedhëse. Atëherë kur banka e krediton komitentin e saj, nëpërmjet të llogarisë rrjedhëse.
Llojet e kambialit • Kambiali kreditues- luan rrol të veçantë të dhënia e kredisë dhe huave. • Kambiali kthyes (regresues) - paraqitet për aplikim në procedurën e regresit. • Kambiali prejudikues - ekziston në ato raste kur poseduesi i tij, nuk i ka ndermarrur me kohë veprimet obligative. • Kambialivetanak - personal - ekziston atëherë kur dhënësi i tij, nuk i ka dhënë urdhrin trasantit, por individualisht obligohet që ta paguaj shumën e shenuar në kambial. • Kambialii trasuar - paraqet llojin e rregullt te kambialit dhe më të rendesishem.
Kambialii trasuar • Kambiali i trasuar sipas urdhërit nje person TRASANTI i jep urdhër presonit tjeter TRASANTIT që personit të tretë REMITENDIT ti paguajë pa kusht shumën e caktuar në kambial. Trasati zakonisht eshte banka, por mund të jetë PF ose PJ. • Kambiali i trasuar në trasatin
Çeku • Është dokument i shkruarnë të cilin, një person (trasanti), ia jep urdhrin personit tjetër — (trasatit), te i cili ai ka mjete në dispozicionqë në mënyrë të pakushtëzuar tia paguaj a vista - (në syzim- kur kërkohet menjëhere), shumën e caktuar të parave, shfrytëzuesit të shënuar — remitentit ose ndonjë tjetri, sipas urdhrit të remitentit ose prurësit.
çeku duhet të përmbajë • shenjën që është çek; • urdhrin e pakushtëzuar, që të paguhet shuma e caktuar e parave ngallogaria (mbulesa ) e trasantit; • emri i atij që duhet të paguaj (trasati); • vendi ku duhet paguar çeku.; • data dhe vendi i lëshimit (dhënies) së çekut.; • nënshkrimi i lëshuesit të çekut. (trasantit);
Elementet fakultative të çekut mungesa e ketyre elementebe nuk ndikon në vlerëshmerinë e çekut. Elementet më të rëndësishme jo qenësore janë: • Dispozita ose klauzola “sipas urdhrit”, e cila mund edhe të mos jetë e shënuar me çek; • Dispozita “pa protestim” ose “pa shpenzime, nënkupton ndalimin e inicimit të protestës. • Dispozita - “me raport”, lajm.qetë mos e paguaj çekun pa e marr nga ai raportin e veçantë. • Emertimi i remitentit në çek nëse nuk përmendet, ai ç. vlen si ç. në prnrësin. • -Dispozita « mbi monedhën » (klauzola e efektivitetit) – urdhërohet trasatiqë pagesen e çekut te behet në lloj të veçantë të valutës. • Dispozita « pa detyrim » ; « pa regresion » , do të thotë heqja e përgjegjesisë për paguesin e çekut.
Çeku – llojet • Llojetsipasmënyrëssëpërcaktuarngaposeduesindahen: • Çekunëëmër • Çekusipasurdhërit • Çekusipasprurësit • Çekualternativ • Llojetsipasqëllimit të çekut: • Çekupagues • Çekuvirmanues • Çekuibariruar/nënvizuar • Çekuiudhëtimit • Çekuiakreditivit
Letratkualiikueselegjitimuese Grup posaçëm i letrave me vlerë, lëshohen në emër, por e kanë edhe klauzolën e veçantë për verpimin që duhet ndërmirret. Ato janë: • Libreza e kursimit; • Fletëpengu; • Vërtetimi i depozitës; • Taloni.
Fletëaksionet / fletëobligacionet • Fletëaplikacioni është letër më vlerë me të cilën realizohet pronësia në mjetet e deponuara në ndërmarrje, subjekt tjetër ekonomik, bankë, organizatë financiare apo person tjetër që mund të arrinë fitimin. • Dallojmë: • Fletëaplikacionet me emër • sipas urdhërit, • sipas prurësist • Fletëaplikacionet sipas përmbajtjes së të drejtave: • Rëndomta dhe • Me prioritet • (mund të jenë kumalative dhe participuese)