1 / 17

Nënë Tereza e Kalkutës Llampa që...

Nënë Tereza e Kalkutës Llampa që. Që një llampë të qëndrojë e ndezur duhet t’i hedhim vaj. PESË FRYTET E JETËS SË KRISHTERË Fryti i qetësisë është lutja. Fryti i lutjes është besimi. Fryti i besimit është dashuria. Fryti i dashurisë është shërbimi.

fritz
Download Presentation

Nënë Tereza e Kalkutës Llampa që...

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Nënë Tereza e Kalkutës Llampa që...

  2. Që një llampë të qëndrojë e ndezur duhet t’i hedhim vaj.

  3. PESË FRYTET • E JETËS SË KRISHTERË • Fryti i qetësisë është lutja. • Fryti i lutjes është besimi. • Fryti i besimit është dashuria. • Fryti i dashurisë është shërbimi. • Fryti i shërbimit është paqja.

  4. Nuk ka rëndësi se sa jep, por sa dashuri ke kur jep.

  5. Duhet të dish se çfarë domethënë varfëri. Ndoshta njerëzit kanë shumë të mira materiale, ndoshta kanë gjithçka, por besoj se nëse shohim brenda shtëpive tona, do të shohim se sa e vështirë është të gjesh një buzëqeshje dhe buzëqeshja është themeli i dashurisë.

  6. Sëmundja më e keqe sot është të mos ndihesh i dëshiruar, as i dashur, të ndihesh i braktisur.Ka shumë persona në botë që vdesin nga uria, por një numër akoma më i madhvdes nga mungesae dashurisë.Secili ka nevojë për dashuri. Secili duhet të dijëse është i dëshiruar, është i dashur, dhe është i rëndësishëm për Hyjin.Ka etje për dashuri, e ka etje për Hyjin.

  7. JETOJE JETËN Jeta është një shans, KAPEJeta është bukuri, ADHUROJEJeta është bekim, SHIJOJEJeta është ëndërr, BËJE REALITETJeta është sfidë, PËRBALLOJEJeta është detyrë, KRYEJEJeta është lojë, LUAJEJeta është e çmuar, KUJDESU PËR TËJeta është pasuri, RUAJEJeta është dashuri, JETOJEJeta është mister, ZBULOJEJeta është premtim,MBAJEJeta është trishtim, KALOJEJeta është himn, KËNDOJEJeta është luftë, PRANOJEJeta është aventurë, RREZIKOJE Jeta është lumturi, MERITOJEJeta është jetë, MBROJE

  8. Të takohemi me një buzëqeshje e kur të kemi filluar ta duam njëri-tjetrin bëhet e natyrshme të bësh diçka për të tjerët.

  9. MË TË MIRËN NGA VETJA Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoicentrik: nuk ka rëndësi, duaje.Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste:s'ka rëndësi, bëj mirë. Po realizove objektivat e tu, do të takosh persona që të pengojnë:s'ka rëndësi, realizoji. E mira që bën, do të harrohet nesër;s'ka rëndësi, bëj mirë. Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm:s'ka rëndësi, ji i sinqertë dhe i ndershëm. Ajo që për vite ke ndërtuar mund të shkatërrohet: s'ka rëndësi, ndërto. Njerëzit që ke ndihmuar, ndoshta nuk do të jenë mirënjohës:s'ka rëndesi, ndihmoji. Jepi botës më të mirën nga vetja, e bota do të shkelmojë;s'ka rëndesi, jep më të mirën nga vetja.

  10. Njerëzit që duhen në mënyrë të plotëe të sinqertëjanë më të lumturit e botës.Ndoshta kanë pak,ndoshta nuk kanë asgjë,por janë njerëz të lumtur.Gjithcka varet nga mënyra se si ne duhemi.

  11. Nëse do të ngjitesh deri në qiell, duhet të zbresësh deri tek ai që vuan e t’i japësh dorën të varfërit.

  12. Duhet të bëj punën time sikur gjithçka të varej prej meje,e të pres rezultatin sikur gjithçka të varej nga Hyji.Ai nuk më thërret drejt suksesit, por drejt besnikërisë.Sekreti i realizimit qëndron egzaktësisht në këtë besnikëri … pa hezitime.

  13. Mund të bëhemi shenjtër shumë të mëdhenj nëse duam.Shenjtëria nuk është një luks i disave, por një detyrë e thjeshtë edhe për ty e për mua.Nëse ndonjëherë do të bëhem shenjte, do të jem sigurisht një shenjte e fshehtësisë, do të mungoj vazhdimisht në parajsë, për të arritur mbi tokëqë të ndez dritën e atyre që gjenden në errësirë.

  14. Fjalët e sjellshme janë të shkurtra e të lehta për tu thënë, por jehona e tyre është e amshuar.

  15. Dita më e bukur? Sot.Pengesa më e madhe? Frika.Gjëja më e lehtë? Të gabosh.Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.Mëndjeheqja më e mirë? Puna.Humbja më e madhe? Humbja e guximit.Profesionistët më të mirë? Fëmijët.Nevoja e parë? Komunikimi.Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.Misteri më i madh? Vdekja.E meta më e keqe? Të qenit pa humor.Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.Dhurata më e bukur? Falja.Ajo më e domosdoshmja? Familja.Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.Pritja më e mirë? Buzëqeshja.Ilaçi më i mirë? Optimizmi.Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.Forca më e madhe? Besimi.Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë ).Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

  16. E dimë mirë se ajo që bëjmë nuk është gjë tjetër vetëm një pikë uji në oqean. Por nëse nuk do të ishte kjo pikë, oqeanit do t’i mungonte.

  17. Në buzëqeshjen, në gjestet e në fjalët e Nënë Terezës, Jezusi ka ecur akoma në rrugët e botës si Samaritani i Mirë. Gjon Pali II

More Related